Ruaje tek faqja kryesore
Open the Bible can be just a tap away! Tap the icon at the bottom of your browser and choose "Add to Home Screen"
Mbylle

Hyr

Hyr teHape Biblën:

Regjistrohu

Save your progress by creating a FREE account! Get started by filling out the info below:

Rikuperimi i Llogarisë

Kërko një fjalëkalim të ri:

Vendos adresën tënde të emailit më poshtë dhe një fjalëkalim i përkohshëm do të të dërgohet me email. Ti mund të ndryshosh fjalëkalimin herën tjetër kur të identifikohesh.

Na Kontakto

Na dërgo një mesazh ose shiko pyetjet e shpeshta nëse dëshiron të dish më shumë rreth nesh.

Luka 1:26-38

Lajmërimi i lindjes së Jezusit 

26 Por në muajin e gjashtë, engjëlli Gabriel u dërgua nga Perëndia në një qytet të Galilesë, që quhej Nazaret,

27 te një e virgjër, që i ishte premtuar një burri me emër Jozef, nga shtëpia e Davidit; dhe emri i virgjëreshës qe Maria.

28 Dhe engjëlli hyri tek ajo dhe tha: Përshëndetje, o hirplote, Zoti është me ty; e bekuar je ti ndër gratë”.

29 Por ajo, kur e pa, u trondit nga fjalët e tij, dhe arsyetonte se ç’lloj përshëndetje ishte kjo.

30 Dhe engjëlli i tha: ”Mos ki frikë, Mari, sepse ke gjetur hir para Perëndisë.

31 Dhe ja, ti do të mbetesh shtatzënë dhe do të lindësh një djalë, dhe do t’ia vesh emrin Jezus.

32 Ai do të jetë i madh dhe do të quhet Biri i Më të Lartit; dhe Zoti Perëndi do t’i japë fronin e Davidit, atit të tij;

33 dhe do të mbretërojë mbi shtëpinë e Jakobit përjetë, dhe mbretëria e tij nuk do të ketë kurrë të sosur”.

34 Dhe Maria i tha engjëllit: ”Si do të ndodhë kjo, përderisa unë nuk njoh burrë?”.

35 Dhe engjëlli duke u përgjigjur, i tha: ”Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ty dhe pushteti i Më të Lartit do të të mbulojë me hijen e vet; prandaj i shenjti që do të lindë prej teje do të quhet Bir i Perëndisë.

36 Dhe ja, Elizabeta, e afërmja jote, edhe ajo, në pleqërinë e saj, mbeti shtatzënë me një djalë; dhe ky është muaji i gjashtë për të, që e quanin shterpë,

37 sepse me Perëndinë asgjë s’është e pamundshme”.

38 Atëherë Maria tha: ”Ja shërbëtorja e Zotit; le të më ndodhë sipas fjalës sate”. Dhe engjëlli u largua prej saj.

Tjetra

Historia Vazhdon

Jo shumë nga njerëzit e Zotit e dëgjuan ftesën e Tij. Që nga koha e Isaisë e më pas, shumica prej tyre i rezistuan urdhërimeve të Zotit dhe i krijuan besimet dhe sjelljet e tyre, sipas dëshirave të tyre. 

Ndërsa e braktisnin besimin në Zot, e keqja u shtua në tokë. Korrupsioni, lakmia dhe dhuna ishin të përhapura kudo. Zoti vazhdonte t’i fliste popullit të Tij nëpërmjet profetëve, duke i paralajmëruar ata, se nëse nuk largoheshin nga idhujt dhe ligësia, Ai do të hiqte bekimin e Tij dhe do t’i drejtonte ata, drejt e në duart e armiqve të tyre. 

Me kalimin e kohës, paralajmërimet e Zotit u bënë më specifike. Por asgjë nuk ndryshoi. Në vitin 586 (Para Krishtit), ushtria babilonase shkatërroi qytetin e Jeruzalemit. Shumë vdiqën, disa u arratisën dhe të tjerë u morrën si të internuar në Babiloni. 

Ishte në këtë pikë që disa nga njerëzit e Zotit, filluan të pendoheshin dhe ta kërkonin Atë në një mënyrë të re. Pas shtatëdhjetë vitesh në internim, një komunitet i vogël, u kthye në qytetin e shkatërruar të Jeruzalemit.  Ata restauruan muret e qytetit dhe ndërtuan një tempull të ri. Por reja e pranisë së dukshme të Zotit, nuk u shfaq më në tempullin e ri siç kishte bërë më parë. 

Njerëzit duhet të kenë qenë të dëshiruar, që Zoti të shfaqej sërisht tek ata. Por asgjë e jashtëzakonshme nuk ndodhi, për më shumë se katërqind vjet derisa një natë, lindi një fëmijë. 

Imagjino sikur të jesh duke jetuar në një ishull të madh dhe të bukur, dhe shtëpia jote, është afër një plazhi me rërë pranë oqeanit. Banorët e ishullit, janë të gjithë pasardhës të të mbijetuarve që kishin përfunduar atje, pas një katastrofe të madhe shumë vite më parë. 

Shumë nga banorët e ishullit, dinë pak ose asgjë për të. Në fakt, shumica e banorëve modernë të ishullit, nuk besojnë se ekziston diçka përtej horizontit. 

Në qendër të ishullit, ndodhet një mal i lartë me një krater në majën e tij. Disa njerëz thonë se është një vullkan. Por skenarët e tmerrshëm të parashikuar nga disa nuk kanë ndodhur kurrë, dhe shumica e njerëzve kanë arritur në përfundimin, se këto parashikime nuk do të ndodhin kurrë. 

Mesazh në një Shishe

Një mëngjes, ndërsa je duke shëtitur buzë detit, gjen një shishe jeshile që ka dalë në breg. Brenda ka një mesazh: “Ndihma po vjen”. 

Sa e çuditshme. Për çfarë lloj ndihme mund të kesh nevojë?

Disa javë më vonë, ti gjen një shishe tjetër, me një mesazh të ngjashëm: “Ndihma do të vijë së shpejti!” 

Këto zbulime janë çuditërisht shkurajuese. Në fund të fundit, ti je duke jetuar në një vend jashtëzakonisht të lumtur, në një ishull paqësor dhe je duke shijuar një jetë të plotë dhe të kënaqshme. Por shënimet në shishe sugjerojnë që je në një farë rreziku. 

Ti vendos ti tregosh fqinjit tënd, Bill.  

“Bill, a ke gjetur ndonjë shishe jeshile anës detit?”

“Jo. Pse?”

“Epo disa ditë më parë gjeta një, me një shënim brenda. Nuk i kushtova shumë rëndësi, por pastaj gjeta një tjetër me të njëjtin mesazh. Është dikush atje përtej horizontit. Ata po na tregojnë, se ne jemi në një farë rreziku, dhe mesa duket ata kanë një plan për të na ndihmuar.”

“Oh, kjo po më duket më tepër si fantashkencë,” thotë Bill. “Mesazhet me shumë mundësi janë shkruar nga fëmijë, që banojnë më tutje nga ana tjetër e ishullit. Nëse ata i kanë hedhur shishet në det, është mjaft e mundshme, që batica e detit t’i ketë nxjerrë sërisht në breg. Nuk ke pse shqetësohesh për disa mesazhe në një shishe!”

Por në një farë mënyre, nuk arrin dot t’i heqësh nga mendja shishet dhe mesazhin e tyre. “Ndihma po vjen.” 

Ndihma Do Të Vijë

Historia e banorëve të ishullit, mund të na ndihmojë të kuptojmë mesazhin e Biblës. Pasi prindërit tanë të parë mëkatuan, ata u “përzunë” nga prania e Zotit dhe ne jetojmë në një botë, që edhe me gjithë bukurinë e saj, ka një mallkim të varur mbi të. Problemi me të cilin përballemi, nuk është gjetja e përmbushjes në ishull. Është se i gjithë ishulli është duke u zhdukur.  

Por Zoti ka premtuar se ndihma do të vijë. Kjo është arsyeja pse Jezus Krishti erdhi në botë. Ai erdhi nga “kontinenti” i parajsës. Bibla na tregon se si ndodhi. 

Zoti e Merr Iniciativën

“Por në muajin e gjashtë, engjëlli Gabriel u dërgua nga Perëndia në një qytet të Galilesë, që quhej Nazaret, te një e virgjër, që i ishte premtuar një burri me emër Jozef, nga shtëpia e Davidit; dhe emri i virgjëreshës qe Maria” (Luka 1:26-27).

Engjëlli shpalli “Dhe ja, ti do të mbetesh shtatzënë dhe do të lindësh një djalë” (1:31). Por Maria nuk mund të kuptonte se si mund të ishte e mundur kjo, duke pasur parasysh faktin që ajo ishte e virgjër (1:34).

Përgjigjja e engjëllit, na çon në zemrën e misterit më të madh dhe më të mrekullueshëm, në të gjithë Biblën. “Dhe engjëlli duke u përgjigjur, i tha: ‘Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ty dhe pushteti i Më të Lartit do të të mbulojë me hijen e vet; prandaj i shenjti që do të lindë prej teje do të quhet Bir i Perëndisë” (1:35).

Bibla përmban histori të tjera lindjesh të mrekullueshme. Lindja e Isakut ishte një mrekulli, pasi Abrahami dhe Sarah, ishin të dy të moshuar dhe e kishin kaluar moshën për të bërë fëmijë. Por Zoti, punoi nëpërmjet bashkimit të një babai dhe një nëne. Të dy, si Abrahami edhe Sarah, ishin të përfshirë. 

Por Maria ishte e virgjër. Jozefi nuk kishte asnjë lidhje me fëmijën që ajo mbante. Jo vetëm që ai nuk ishte bashkuar me të para se të lindte fëmija, por ai nuk e njohu atë, deri pas lindjes së fëmijës (shih Mateu 1:25).

Zoti po merrte iniciativën. Jezusi nuk doli nga raca njerëzore. Perëndia ia dërgoi Birin e Tij racës njerëzore. Perëndia Bir u bë njeri, duke marrë trajtën njerëzore, nga virgjëresha Mari. 

Dhjata e Re na mëson tre të vërteta themelore, rreth identitetit të Jezusit. Së pari që Ai është Zot, së dyti që Ai është njeri, dhe së treti që Ai është i Shenjtë. 

Udhëtimi i Jashtëzakonshëm

Jeta jote filloi kur u ngjize në barkun e nënës tënde. Para atij momenti ti nuk ekzistoje. Zoti përdori bashkimin e babait dhe nënës tënde, për të të sjellë në jetë. Para këtij bashkimi nuk ekzistoje, dhe pa atë nuk do të kishe ekzistuar. Por me Krishtin është ndryshe. Jeta e tij nuk filloi në barkun e virgjëreshës. Para se të lindte në stallë, ai ndau jetën e Zotit. “Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte me Perëndinë, dhe Fjala ishte Perëndi” (Gjoni 1:1).

Duke folur për lindjen e Tij, Pali thotë  “Duke qenë i pasur, u bë i varfër për ju” (shih 2 Korintasve 8:9). Para se të lindte nga Virgjëresha Mari, Perëndia Bir, tashmë gëzonte jetën më të mrekullueshme. Kjo është diçka që nuk mund ta thuash për asnjë person tjetër. 

Apostulli Pal na thotë se Ai ishte Zot nga natyra, por Ai nuk e konsideroi barazinë me Zotin, si diçka për t’u mbajtur fort. Në vend të kësaj, Ai e uli vlerën e Vetes, duke marrë natyrën e vërtetë të një shërbëtori dhe duke u bërë i ngjashëm me njeriun (shih Filipianëve 2:5-7).

Kjo është arsyeja pse engjëlli i tha Marisë që fëmija i saj do të ishte  “Biri i Më të Lartit” (Luka 1:32) dhe “Bir i Perëndisë” (Luka 1:35). Ai është “Perëndia me ne” (shih Mateu 1:23).

A Ka Rëndësi Pohimi i Biblës, se Jezusi është “Zoti me Ne”? 

Absolutisht po. Është e një rëndësie të madhe, sepse vetëm Zoti, mund të pajtonte njeriun me Zotin. Shpëtimi duhet të jetë nga lart poshtë. Supozo se ndodhesh në mëshirë të fatit mbi një gomone dhe ke nevojë të të shpëtojnë. Dikush i lidhur mbas një helikopteri ulet drejt teje. Ndërsa shtrëngohesh fort pas tij, ti fillon të ngrihesh bashkë me të deri në lartësinë që ai erdhi. Shpëtimi vjen nga lart. Vetëm Zoti mund të shpëtojë. 

Krishti erdhi në një udhëtim të pabesueshëm nga qielli në tokë dhe me anë të Tij, Zoti i afrohet çdo personi. 

Ai Është Me Të Vërtetë Njëri Prej Nesh

Pasi të kemi kuptuar që Jezusi është Zot, është shumë e rëndësishme për ne të kuptojmë, se Ai është një njeri. 

Në disa raste në Dhjatën e Vjetër, Zoti u shfaq në një formë të dukshme. Por këto shfaqje ishin vetëm të përkohshme. Ato mund të krahasohen me një aktor që vishet me një maskim. Por lindja e Jezusit është krejtësisht ndryshe. Biri i Perëndisë mori trajtën njerëzore. Ai nuk pushoi së qeni Zot, por Ai u bë njeri. 

Mishërimi është, në vetvete, një mister i pathyeshëm, por ka kuptim për gjithçka tjetër që përmban Dhjata e Re. Çdo gjë tjetër në Dhjatën e Re, sillet përreth kësaj mrekullie. 

Nëse Zoti u bë njeri në Jezusin, ne nuk duhet të habitemi me deklaratat e Tij, mrekullitë e Tij apo me ringjalljen e Tij. Pasi e kupton se kush Ai është, gjithçka fillon të përputhet së bashku. 

Siç ka thënë C.S. Lewis, “Ne besojmë se dielli është në qiell në mesditë gjatë verës, jo sepse mund ta shohim qartë diellin (në fakt nuk mundemi), por sepse mund të shohim gjithçka tjetër.”

A Ka Rëndësi Trajta Njerëzore e Jezusit?

Absolutisht që po. Fakti që Jezusi është një njeri, është po aq e rëndësishme për shpëtimin tonë, sa fakti që Ai është Zot. Vetëm njeriu mund të mbajë dënimin e mëkatit të njeriut. 

Biri i Zotit u bë njëri prej nesh, në mënyrë që Ai të mund të qëndronte në vendin tonë, nën gjykimin për mëkatet tona. Kjo është arsyeja pse Atij iu dha emri Jezus, sepse ai do ta shpëtonte popullin e tij nga mëkatet e tyre (shih Mateu 1:21).

Një Tjetër Lloj Race Njerëzore 

“Prandaj i shenjti që do të lindë prej teje do të quhet Bir i Perëndisë.” (Luka 1:35)

Jezus Krishti ishte si ne në çdo aspekt, përveç njërit. Ai ishte i Shenjtë. Kjo do të thotë, se ai në asnjë moment nuk bëri një mëkat të vetëm. Por kjo do të thotë, edhe më shumë se kaq. Ai ishte i shenjtë në mendimet e tij, në qëllimet e tij dhe karakterin e tij. Vetë natyra e tij ishte e shenjtë. 

Shenjtëria e Jezusit, hap një botë krejt të re shprese për ne. Ne jemi mësuar aq shumë me njerëzimin e degraduar, sa është e vështirë për ne të imagjinojmë një qenie njerëzore, që nuk i nënshtrohet mëkatit dhe pasojave të tij—vdekjes.  

“Të gabosh është njerëzore”, themi ne, sikur fakti që gabojmë të ishte i pandashëm me natyrën tonë njerëzore. 

Por Jezusi, krijoi shtegun për një njerëzim të ri që do të jetë i shenjtë; i lirë nga mëkati; që nuk është më i nënshtruar ndaj vdekjes. Ky ka qenë gjithmonë qëllimi i Zotit. 

Për këtë e kishte fjalën Jezusi kur tha, “Unë kam ardhur që të kenë jetë e ta kenë me bollëk” (shih Gjoni 10:10). Kjo është jeta që Ai të ofron edhe ty. Ai ka ardhur për të na udhëhequr në një jetë të shenjtë. Për ata që besojnë, ai udhëtim fillon tani dhe do të përfundoj në parajsë. Kur ta shohim Atë, do të jemi si Ai (shih 1 Gjoni 3:1).

Një Moment Lutje

O At i Hirshëm, 

Faleminderit që dërgove Birin tënd në botë, që të bëhej Shpëtimtari im. Faleminderit që Ai është plotësisht Zot, kështu që është në gjendje të shpëtojë, dhe plotësisht njeri në mënyrë që t’më shpëtojë mua. Faleminderit që në Të, mund të pajtohem me ty.

E pranoj se e kam shumë të vështirë, të imagjinoj ndonjë botë tjetër përveç kësaj. Por unë besoj se kjo botë po shuhet dhe e di se jeta ime në të është e shkurtër. Faleminderit që Krishti erdhi të më sjellë një jetë të re në praninë tënde.

Unë i besoj Atij, që të më bëjë të shenjtë dhe të më sjellë në praninë tënde. Faleminderit që Ai u bë si unë, në mënyrë që edhe unë të mund të bëhem si ai. Faleminderit që mund të vij te Ti, sepse Ai erdhi për mua. 

Unë vij në emrin e Tij, Amen. 

Tjetra
Përdori këto pyetje, për t'u përfshirë më tepër në Fjalën e Zotit. Diskuto rreth tyre me një person tjetër, ose përdori si pyetje personale reflektimi.
  1. Mesazhi në shishe thoshte: "Ndihma po vjen." Pse kemi nevojë për ndihmë?
  2. Nëse Jezusi do të ishte një njeri, por jo Zot, çfarë ndryshimi do të bënte?
  3. Jezusi erdhi të na bëjë të shenjtë. Nëse ti do të ishe i shenjtë, si do të ishe ndryshe?
  4. Nëse Jezusi mund të ndryshonte jetën tënde, a do të dëshiroje që Ai ta bënte këtë?
Save Progress
Shko në fillim