Ruaje tek faqja kryesore
Open the Bible can be just a tap away! Tap the icon at the bottom of your browser and choose "Add to Home Screen"
Mbylle

Hyr

Hyr teHape Biblën:

Regjistrohu

Save your progress by creating a FREE account! Get started by filling out the info below:

Rikuperimi i Llogarisë

Kërko një fjalëkalim të ri:

Vendos adresën tënde të emailit më poshtë dhe një fjalëkalim i përkohshëm do të të dërgohet me email. Ti mund të ndryshosh fjalëkalimin herën tjetër kur të identifikohesh.

Na Kontakto

Na dërgo një mesazh ose shiko pyetjet e shpeshta nëse dëshiron të dish më shumë rreth nesh.

Romakëve 6:1-14

Hiri në vend që të përligjë mëkatin të çliron nga të qenit skllav i tij 

1 Ç’të themi, pra? A të mbetemi në mëkat, që të shtohet hiri?

2 Kurrë mos qoftë! Ne që jemi të vdekur ndaj mëkatit, si do të jetojmë ende në të?

3 A nuk e dini se ne të gjithë që u pagëzuam në Jezu Krishtin, u pagëzuam në vdekjen e tij?

4 U varrosëm, pra, me të me anë të pagëzimit në vdekje, që, ashtu si Krishti u ringjall prej së vdekurish me anë të lavdisë së Atit, kështu edhe ne të ecim në risinë e jetës.

5 Sepse, nëse jemi bërë një me Krishtin në një vdekje të njëjtë me të tijën, do të jemi një edhe në ringjalljen e tij,

6 duke ditur këtë: se njeriu ynë i vjetër u kryqëzua me të, që trupi i mëkatit të shfuqizohet, që ne të mos i shërbejmë më mëkatit.

7 Sepse, ai që ka vdekur është shfajësuar nga mëkati.

8 Por nëse vdiqëm me Krishtin, ne besojmë që edhe do të jetojmë me të,

9 duke ditur se Krishti, që u ringjall prej së vdekurish, nuk vdes më; vdekja nuk zotëron më mbi të.

10 Sepse në atë që vdiq, vdiq për mëkatin një herë e përgjithmonë; por në atë që jeton, jeton për Perëndinë.

11 Kështu edhe ju, llogariteni veten të vdekur për mëkatin, por të gjallë për Perëndinë, në Krishtin Jezus, Zotin tonë.

12 Le të mos mbretërojë, pra, mëkati në trupin tuaj të vdekshëm, që t’i bindeni atij në epshet e veta.

13 As mos ia paraqitni gjymtyrët tuaja mëkatit si mjete padrejtësie, por i paraqisni veten tuaj Perëndisë, si të gjallë prej së vdekurish, dhe gjymtyrët tuaja si mjete drejtësie për Perëndinë.

14 Sepse mëkati nuk do të zotërojë më mbi ju, sepse nuk jeni nën ligj, por nën hir.

Tjetra

Tek Romakët 5 mësuam se kur jemi të shfajësuar me anë të besimit, kemi paqe me Perëndinë, dhe se hiri i Perëndisë mbulon të gjitha mëkatet tona. Nëse është kështu, pse të mos vazhdojmë dhe të mëkatojmë edhe më shumë? Pali i përgjigjet kësaj pyetje tek Romakëve 6: “Ç’të themi, pra? A të mbetemi në mëkat, që të shtohet hiri?” (6:1). Përgjigja për këtë pyetje është “Kurrë mos qoftë” (6:2). Dhe arsyeja është bashkimi me Krishtin.

Disa kohë më parë mora një gjobë për një shkelje trafiku. Polici rrugor më shpjegoi se shkelja do të mbetej në historikun e patentës time, por më pas më tha se shteti i Illinois kishte bërë të mundur një mënyrë për të hequr këtë lloj shkelje. “Ti mund të bësh kursin”, tha ai. “Dhe do të jetë sikur kjo të mos ketë ndodhur kurrë”. 

Tani mendo për mënyrën se si funksionon ky sistem. Ne mund të imagjinojmë që një ditë një administrator mjaft i lodhur dhe me përtesë është duke parë një listë të gjatë të të gjithë personave me mbiemrin Smith, të cilët ngasin makinën në Illinois, me qëllim që të gjejë atë të mjerin që ka marrë një gjobë për shkelje. 

Pastaj, disa javë më vonë, një administrator tjetër bën të njëjtën punë të mundimshme, dhe kërkon në të njëjtën listë me qëllim që të fshijë nga sistemi shkeljen në fjalë. Procesi është i ligjshëm, por është diçka shumë jo-personale. Asnjë marrëdhënie nuk përfshihet. 

Është një e vërtetë e mrekullueshme që Jezusi vdiq për të fshirë listën e mëkateve tona të regjistruara. Por nëse kjo është gjithçka që kuptojmë, dashuria jonë për Perëndinë do të jetë po aq e dobët sa dashuria që kam për punonjësin që fshiu shkeljen në emrin tim. Krishti vdiq jo vetëm për të pastruar listën tënde të mëkateve, por edhe për të të sjellë në një marrëdhënie dashurie me Perëndinë. Shpëtimi nuk është një transaksion i zgjatur, i kryer nga një administrator i panjohur qiellor. Është Perëndia që synon të krijojë një bashkim intim me ty.  

Të Bashkuar me Krishtin 

Kur ti vjen në besim tek Jezusi, Fryma e Shenjtë bën një lidhje midis vdekjes dhe ringjalljes së Jezusit, dhe jetës tënde sot. “Sepse, nëse jemi bërë një me Krishtin në një vdekje të njëjtë me të tijën, do të jemi një edhe në ringjalljen e tij” (Romakëve 6:5). 

Çfarë do të thotë të jesh “i bashkuar” me Jezu Krishtin në vdekjen dhe ringjalljen e Tij? 

Më duket e dobishme ta mendoj në këtë mënyrë: Disa gjëra kanë qenë dikur të vërteta për ty—ti ke qenë nën sundimin e mëkatit, ti ishe i ndarë nga Perëndia, dhe ishe i pafuqishëm për të bërë ndonjë gjë në lidhje me këtë (Romakëve 5:21; Efesianëve 2:12; 2:1). 

Nëse do të kishe qëndruar në atë gjendje, do të kishe përfunduar nën dënim. Por kur besove në Jezusin, ai person ndaloi së ekzistuari (Romakëve 8:1). Ai ose ajo vdiq me Jezusin në kryq. Kjo është ajo që Pali nënkupton kur thotë, ne “vdiqëm me Krishtin” (Romakëve 6:8). Por nuk mbaron këtu. Pali gjithashtu shkroi për ne se, “nëse jemi bërë një me Krishtin në një vdekje të njëjtë me të tijën, do të jemi një edhe në ringjalljen e tij,” (Romakëve 6:5). 

Kur Fryma e Shenjtë krijoi një lidhje të thellë në Krishtin, Ai solli një person të ri në ekzistencë. Tani je nën mbretërinë e hirit, ti je një fëmijë i Perëndisë dhe fati yt është jeta e përjetshme (Romakëve 5:21; Galatasve 4:4-7; Romakëve 6:22-23). Ti ende dështon në shumë mënyra, por pavarësisht se sa shpesh dështon, nuk mund t’i kthehesh kurrë personit që ke qenë dikur. Ai person ka vdekur dhe është zhdukur përgjithmonë. Ai ose ajo ka pushuar së ekzistuari.

Bashkimi me Krishtin është shumë më tepër sesa të bësh një ndryshim të ri ose të marrësh një vendim; është jeta e Krishtit që rrjedh në ty me fuqinë e Frymës së Shenjtë. Jezusi foli për këtë bashkim kur Ai tha, “Unë jam hardhia, ju jeni shermendet” (Gjoni 15:5). Ashtu si lëngësira del nga hardhia dhe rrjedh drejt degëve, kështu edhe jeta e Krishtit do të rrjedhë nga Ai drejt popullit të Tij. Kjo është shumë më tepër se një proces ligjor sipas të cilit mëkatet e tua janë falur dhe pashaporta jote është vulosur për hyrje në parajsë. Kjo është jeta e Perëndisë që po hyn në ty. Është e vështirë të imagjinosh një imazh më intim.

Kur Fryma e Shenjtë na bashkon me Krishtin, Ai pushton jetën tonë me dashurinë e Tij. Një martesë e mirë është edhe e ligjshme, dhe ka edhe një marrëdhënie midis burrit dhe gruas. Është një marrëveshje e përhershme dhe një bashkim intim. Ajo promovon siguri dhe dashuri të thellë. Perëndia dëshiron të na sjellë në një marrëdhënie dashurie që është edhe e sigurt dhe intime. Është e sigurt, sepse Perëndia bën një besëlidhje me ne, dhe është intime sepse përfshin bashkimin me Jezus Krishtin.  

I Bekuar në Krishtin 

Merr në konsideratë ndryshimin midis një palë çorapeve dhe një palë pantallonave. Ti e di çfarë ndodh kur fut çorapet në lavatriçe, apo jo? Njëra prej tyre humbet. Problemi, sigurisht, është se ato nuk i mban asgjë të bashkuara njëra me tjetrën. Pantallonat janë ndryshe. Nuk kam dëgjuar kurrë që pantallonat të dalin nga lavatriçja me një këmbë që u mungon. 

Perëndia nuk i hedh bekimet nga qielli si çorapet:  “A do të dëshironte ndonjëri falje? Ka ndonjë që do jetë të përjetshme?” Perëndia na jep një bekim, Jezus Krishtin. Ai “na bekoi me çdo bekim frymëror në vendet qiellore, në Krishtin” (Efesianëve 1:3). Të gjitha bekimet e Perëndisë na vijnë nëpërmjet Jezusit, dhe asnjë prej tyre nuk na vjen e ndarë nga Ai. Falja gjendet tek Jezusi, jeta e përjetshme gjendet tek Jezusi, shenjtëria gjendet tek Jezusi, dhe fitorja mbi mëkatin gjendet tek Jezusi. Zoti e ka bërë Jezusin për ne “urtësi…drejtësi, shenjtërim dhe shpengim” (1 Korintasve 1:30). Këto dhurata bashkohen të gjitha, të pandara nga Ai, dhe nëse ti je në Krishtin, të gjitha këto bekime bëhen të tuat.

I Çliruar nga Krishti 

Të jesh në Krishtin, të pajis ty për betejën tënde kundër mëkatit. Dikur ti ishe i destinuar për të dështuar në këtë betejë, por tani, në Krishtin, ti je i pozicionuar për fitore. “Sepse mëkati nuk do të zotërojë më mbi ju, sepse nuk jeni nën ligj, por nën hir” (Romakëve 6:14).

Imagjinoje veten në një fushë beteje. Skuadra jote po bombardohet nga të gjitha anët, dhe ti ziesh rob. Ti i dorëzon të gjitha armët, dhe të çojnë aty ku duket si një kafaz i madh. Personi që komandon kafazin duket i llahtarshëm. Kur ai jep urdhëra, njerëzit brenda i binden menjëherë. Ti e vlerëson jetën tënde, ndaj vendos të bësh të njëjtën gjë. 

Për një vit të tërë e gjithë jeta jote jetohet në këtë kafaz. Ti fle, ushqehesh, dhe stërvitesh, por gjatë gjithë kohës je nën fuqinë e armikut tënd, dhe përsa kohë që je në këtë kafaz, nuk ka asgjë që ti mund të bësh për këtë. Por një natë, ti dëgjon zhurmën e një makine dhe të shtëna armësh. Komandanti yt ka ardhur me të gjitha forcat e tij të të çlirojë. Ndërsa ti hipën në makinën ushtarake, ai të jep një armë: “Merre këtë,” të thotë, “ti je prapë në betejë tani.” 

Ditën tjetër ai që drejtonte kafazin, vjen dhe të kërkon. Ai jep urdhëra, por ti nuk je më i detyruar të bësh atë që ai thotë. Ti nuk je më në kafaz; ti je i lirë. Kur ti je në Krishtin, ti je në një pozitë krejt të re. Ti je i lirë, dhe kjo do të thotë që ti je në pozicion për të luftuar. Mëkati gjithmonë do të jetë armiku yt, por ai nuk të komandon më. 

“Le të mos mbretërojë, pra, mëkati në trupin tuaj të vdekshëm, që t’i bindeni atij në epshet e veta…por paraqisni veten tuaj Perëndisë, si të gjallë prej së vdekurish, dhe gjymtyrët tuaja si mjete drejtësie për Perëndinë” (Romakëve 6:12-13). 

I Sigurt në Krishtin 

Besimi të vë në Krishtin, ku je plotësisht i sigurt—edhe kur je plot frikë. 

Një miku im më tregoi historinë e herës së tij të parë kur udhëtoi me një avion. Kur hipi në avion ai ishte në sediljen e mesme prej tre vëndesh. Pranë dritares ishte një zonjë e moshuar që dukej vërtet e nervozuar. Në vendin tjetër, ishte një biznesmen i cili dukej sikur e kishte bërë këtë një mijë herë më parë. Shoku im, i cili ishte në mes, ishte gati për udhëtim, por duke qenë se nuk kishte fluturuar kurrë më parë, ai ishte pak i tensionuar.

Kur avioni u ngrit, biznesmeni hapi gazetën. Miku im u mbajt në krahët e vendit të tij. Zonja e vjetër, zgjati dorën të merrte qesen e emergjencës sepse kishte përzierje. Kur dreka u shërbye, biznesmeni e hëngri të gjithë, shoku im hëngri vetëm gjysmën e vaktit, ndërsa zonja e moshuar thjesht i hodhi një sy të sajës dhe as nuk e preku. 

Këtu është konkluzioni i historisë: të tre këta pasagjerë mbërritën në të njëjtin vend në të njëjtën kohë! Ata patën një përvojë shumë të ndryshme të udhëtimit, por të gjithë ishin të sigurt në të njëjtën mënyrë. Siguria jote e përjetshme nuk varet nga fakti se sa mirë e përjeton jetën e Krishterë; por nga fakti që ti je në Krishtin. 

Një Shteg i Hapur

Një i Krishterë është një person, i cili është bashkuar me Krishtin në vdekjen dhe ringjalljen e Tij. Kur ti u bashkove me Krishtin nëpërmjet besimit, personi që ti ke qenë më parë pushoi së ekzistuari, dhe një person i ri erdhi në ekzistencë. Ti akoma ke shumë beteja për të luftuar, dhe do të dështosh në shumë mënyra, por duke qënë se Krishti të ka çliruar, ti je në një pozicion krejt të ri. 

Të zbulosh pozicionin tënd të ri në Krishtin është një nga faktorët më të rëndësishëm për të jetuar një jetë të Krishterë. Mëkati gjithmonë do jetë armiku yt, por ai nuk të komandon më. Ti tani je në një pozitë ku mund të luftosh.

Tjetra
Përdori këto pyetje për t'u angazhuar më thellë me Fjalën e Perëndisë. Diskuto rreth tyre me një person tjetër, ose përdori ato si pyetje personale reflektimi.
  1. Si do ta përshkruaje llojin e marrëdhënies që Perëndia dëshiron të ketë me ty?
  2. Si do t'i përgjigjeshe një personi që thotë: "Tani që jam shpëtuar, unë do të jetoj ashtu siç dua"?
  3. Me fjalët e tua, çfarë na tregon ilustrimi i çorapeve dhe pantallonave për mënyrën se si na vijnë bekimet e Perëndisë?
  4. Si i përgjigjesh deklaratës: "Mëkati do të jetë gjithmonë armiku yt, por nuk do të të komandojë më"?
  5. Si do të ndikonte në përvojën e jetës tënde të Krishterë të dish se je i sigurt në Krishtin?
Save Progress
Shko në fillim