Ruaje tek faqja kryesore
Open the Bible can be just a tap away! Tap the icon at the bottom of your browser and choose "Add to Home Screen"
Mbylle

Hyr

Hyr teHape Biblën:

Regjistrohu

Save your progress by creating a FREE account! Get started by filling out the info below:

Rikuperimi i Llogarisë

Kërko një fjalëkalim të ri:

Vendos adresën tënde të emailit më poshtë dhe një fjalëkalim i përkohshëm do të të dërgohet me email. Ti mund të ndryshosh fjalëkalimin herën tjetër kur të identifikohesh.

Na Kontakto

Na dërgo një mesazh ose shiko pyetjet e shpeshta nëse dëshiron të dish më shumë rreth nesh.

Luka 4:1-13

Tundimi i Jezusit 

1 Dhe Jezusi, plot me Frymën e Shenjtë, u kthye nga Jordani dhe Fryma e çoi në shkretëtirë, 

2 ku për dyzet ditë e tundoi djalli; gjatë atyre ditëve ai nuk hëngri asgjë, dhe kur ato kaluan, në fund e mori uria. 

3 Dhe djalli i tha: “Nëse je Biri i Perëndisë, i thuaj këtij guri të bëhet bukë.” 

4 Por Jezusi u përgjigj duke thënë: “Është shkruar: “Njeriu nuk do të rrojë vetëm me bukë, por me çdo fjalë të Perëndisë”.

5 Pastaj djalli e çoi në një mal të lartë dhe, për një çast, i tregoi të gjitha mbretëritë e botës. 

6 Dhe djalli i tha: “Unë do të të jap gjithë pushtetin e këtyre mbretërive dhe lavdinë e tyre, sepse mua më është dhënë dhe unë ia jap kujt të dua. 

7 Në qoftë se ti, pra, duke rënë përmbys, më adhuron, do të jetë krejt jotja.”

8 Por Jezusi, duke u përgjigjur, i tha: “Largohu prej meje, satan. Sepse është shkruar: “Adhuro Zotin, Përëndinë tënd dhe shërbeji vetëm atij”. 

9 Pastaj e çoi në Jeruzalem, e vuri në majë të tempullit, dhe i tha: “Nëse je Biri i Perëndisë, hidhu poshtë që këtej; 

10 sepse është shkruar: “Ai do t’u urdhërojë engjëjve të vet rreth teje të të ruajnë. 

11 Dhe ata do të të mbajnë mbi duart e tyre që këmba jote të mos ndeshë në gur”.

12 Dhe Jezusi u përgjigj dhe i tha: “Është thënë: “Nuk do të tundosh Zotin, Perëndinë tënd”.

13 Dhe kur djalli e mbaroi të gjithë tundimin, u largua prej tij, për një kohë.

Tjetra
Audio
1 x

Lindja e Zotit Jezu Krisht duhet të ketë bërë që kambanat e alarmit të kumbonin në ferr. Prania e dritës lajmëron fundin e errësirës, dhe prania e dukshme e Perëndisë mbi tokë, si njeri, do të nënkuptonte shkatërrimin e së keqes–nëse Satani nuk do të mund të gjente një mënyrë për të shkatërruar Jezusin.

Përpjekja e tij e parë erdhi përmes tërbimit të mbretit Herod, i cili bëri një krim të patolerueshëm, duke vrarë fëmijë të pafajshëm në krahinën e Betlehemit. Por kur ajo vepër e errët dështoi, Satani u detyrua të dilte hapur në një ballafaqim të drejtpërdrejtë me Jezusin. 

PAGËZIMI DHE MBUSHJA ME FRYMËN E SHENJTË

Jezusi ishte tridhjetë vjeç kur filloi shërbesën e Tij publike. Ai u pagëzua në lumin Jordan, duke e identifikuar plotësisht Veten me burrat dhe gratë, që kërkonin të jetonin për lavdinë e Perëndisë. Fryma e Shenjtë zbriti mbi Jezusin dhe një zë që u dëgjua nga qielli, tha: “Ky është Biri im i dashur, në të cilin gjeta pëlqim” (Mateu 3:17).

I mbushur me Frymën e Shenjtë, Jezusi shkoi në shkretëtirë ku duroi një periudhë tundimesh të forta, që zgjati dyzet ditë. Është domethënës fakti që Fryma e çoi Jezusin në shkretëtirë (Luka 4:1). Krishti po gjurmonte armikun. Ai kishte ardhur në botë për të shkatërruar veprën e Satanit, dhe hapi i parë në shërbesën e Tij publike ishte të përballej me armikun tonë dhe të triumfonte atje ku Adami kishte dështuar. 

PËSHTJELLIM, SUPOZIM DHE AMBICIE

Satani duket se ka një numër të kufizuar strategjish. Kjo është e qartë nga ngjashmëritë mes tundimit të tij të suksesshëm të Adamit dhe Evës, dhe dështimit të tij të plotë për ta njollosur integritetin e Zotit Jezu Krisht. 

Në të dyja rastet, strategjia e parë e Satanit ishte një përpjekje për të krijuar pështjellim. Në Kopshtin e Edenit ai e pyeti Evën: “A ka thënë me të vërtetë Perëndia: ‘Mos hani nga të gjitha pemët e kopshtit?’” (Zanafilla 3:1). Në shkretëtirë, armiku u përpoq të krijonte pështjellim në lidhje me identitetin e Jezusit. Ai tha: “Në qoftë se je Biri i Perëndisë, thuaj që këta gurë të bëhen bukë” (Mateu 4:3). 

Strategjia e tij e dytë në kopsht ishte një përpjekje për të nxitur supozimin. Satani u përpoq ta bindte Evën se ajo mund të mos i bindej urdhrit të Perëndisë pa marrë pasoja. “Ju s’keni për të vdekur aspak”, tha ai (Zanafilla 3:4). Ai përdori të njëjtën mënyrë argumentimi kundër Jezusit, kur e çoi në pikën më të lartë të tempullit dhe i tha: “Nëse je Biri i Perëndisë… hidhu poshtë” (Mateu 4:6). 

Strategjia e tretë përqendrohej tek ambicia. Satani i premtoi Evës se përqafimi i pavarësisë së saj do ta vendoste atë në një pozitë barazie me Perëndinë. “Do të jeni si Perëndia në gjendje të njihni të mirën dhe të keqen”, tha ai (Zanafilla 3:5). Duke qenë se kishte pasur sukses me këtë strategji një herë, armiku provoi të njëjtën qasje kundër Jezusit: “Unë do të të jap gjithë pushtetin e këtyre mbretërive dhe lavdinë e tyre, sepse mua më është dhënë dhe unë ia jap kujt të dua. Në qoftë se ti, pra, duke rënë përmbys, më adhuron, do të jetë krejt jotja.” (Luka 4:6-7).

Satani përdori gjithçka që kishte në dorë, në sulmin e tij kundër Zotit Jezu Krisht, por ai nuk mundi ta mposhtte Atë. Pasi kishte përdorur çdo strategji që dinte, ai nuk kishte më asnjë zgjedhje tjetër, përveçse të tërhiqej.

PËRBALLJA ME FORCËN E PLOTË TË ARMIKUT 

Jezusi u përball me forcën e plotë të armikut. Edhe pse Ai kishte një natyrë pa mëkat, tundimi me të cilin u përball ishte shumë më i madh nga sa mund ta përfytyrojmë ndonjëherë.

Përfytyroni tre pilotë, që gjatë luftës fluturojnë me avionë mbi territorin e armikut. Avioni rrëzohet, pilotët zihen rob dhe më pas merren në pyetje nga armiku. Ata dërgohen në një dhomë të errët njëri pas tjetrit. 

Piloti i parë jep emrin, gradën dhe numrin e tij identifikues. Kapësit e tij e pyesin për pozicionet e forcave të tij. Ai e di se nuk duhet ta japë këtë informacion, por gjithashtu e di se armiku është mizor dhe që në fund ai do të dorëzohet para torturave të tyre. Ndaj pse t’i kalojë të gjitha këto? Kështu që ai u thotë gjithë sa di.

Pastaj sjellin pilotin e dytë. Edhe ai u jep emrin e tij, gradën dhe numrin identifikues. Ata fillojnë t’i kërkojnë më shumë informacion. Ai është i vendosur të mos dorëzohet. Kështu që fillon tortura. Si përfundim tortura është e padurueshme. Ai dorëzohet dhe u tregon atyre çfarë di. 

Piloti i tretë hyn brenda dhe u jep emrin, gradën dhe numrin e tij identifikues. “Nuk më thyeni dot”, u thotë ai.

“Oh, po, do ta bëjmë. Ne kemi mposhtur çdo burrë që ka hyrë në këtë dhomë. Është thjesht çështje kohe; ke për ta parë.”

Nis tortura, por ai nuk dorëzohet. Ndaj ajo bëhet edhe më e ashpër, por ai nuk dorëzohet. Sërish torturat ashpërsohen, derisa bëhen të padurueshme, por ai prapë nuk dorëzohet.  

Më në fund vjen një pikë ku ata kanë provuar gjithçka që dinë. “Është e kotë”, thonë ata. “Ai nuk është njësoj si të tjerët, që kemi pasur në këtë dhomë. Nuk e thyejmë dot.” 

Cili prej këtyre pilotëve u përball me forcën e plotë të armikut?

I vetmi që e di forcën e plotë të sulmit të armikut, është ai që nuk u dorëzua. Prandaj, mos mendo kurrë se tundimet e Krishtit ishin më të lehta se të tuat. Vetëm Krishti e di fuqinë e plotë të tundimit, sepse vetëm Krishti i ka rezistuar forcës së plotë të sulmit të armikut. 

Pamja e luginës së parë

Kur Biri i Perëndisë mori natyrën tonë njerëzore, Ai u bë një Adam tjetër. Jezusi u ballafaqua me armikun tonë dhe triumfoi atje ku Adami kishte dështuar. Dështimi i Adamit solli pasojën tragjike të vdekjes mbi të gjithë racën njerëzore. Por triumfi i Jezusit sjell jetë të përjetshme për të gjithë ata që me anë të besimit janë bashkuar me Të. 

Lugina e parë e errët përmes së cilës duhet të kalonte Zoti ynë Jezu Krisht, ishte ballafaqimi dyzetditor me Satanin në shkretëtirë. Pas përballjes dhe shterimit të plotë të forcës së sulmit të armikut, Ai ishte gati të fillonte një shërbesë publike, ku njerëzit do të shihnin bekimet e jetës në mbretërinë e Perëndisë.

Tjetra
Përdore këtë pyetje për t’u përfshirë më thellë me Fjalën e Perëndisë. Diskuto rreth saj me një person tjetër, ose përdore atë si një pyetje personale reflektimi.
  1. Cilat janë presionet më të mëdha me të cilat përballesh në jetën tënde? Deri në çfarë mase mendon se Jezusi mund të identifikohet me ato përleshje? Pse?
Save Progress
Shko në fillim