Ruaje tek faqja kryesore
Open the Bible can be just a tap away! Tap the icon at the bottom of your browser and choose "Add to Home Screen"
Mbylle

Hyr

Hyr teHape Biblën:

Regjistrohu

Save your progress by creating a FREE account! Get started by filling out the info below:

Rikuperimi i Llogarisë

Kërko një fjalëkalim të ri:

Vendos adresën tënde të emailit më poshtë dhe një fjalëkalim i përkohshëm do të të dërgohet me email. Ti mund të ndryshosh fjalëkalimin herën tjetër kur të identifikohesh.

Na Kontakto

Na dërgo një mesazh ose shiko pyetjet e shpeshta nëse dëshiron të dish më shumë rreth nesh.

Mateu 4:1-11

Tundimi i Jezusit

1 Atëherë Jezusi u çua prej Frymës në shkretëtirë, që djalli ta tundonte.

2 Dhe, mbasi agjëroi dyzet ditë e dyzet net, në fund e mori uria.

3 Atëherë tunduesi, pasi iu afrua, i tha: ”Në qoftë se je Biri i Perëndisë, thuaj që këta gurë të bëhen bukë.”

4 Por ai, duke iu përgjigjur, tha: ”Është shkruar: “Njeriu nuk rron vetëm me bukë, por me çdo fjalë që del nga goja e Perëndisë.”

5 Atëherë djalli e çoi në qytetin e shenjtë dhe e vendosi në majë të tempullit

6 dhe i tha: ”Nëse je Biri i Perëndisë, hidhu poshtë, sepse është shkruar: “Ai do t’u japë urdhër engjëjve të tij për ty; edhe do të të mbajnë mbi duart e tyre që të mos ndeshësh me këmbën tënde ndonjë gur.”

7 Jezusi i tha: ”Është shkruar gjithashtu: “Mos e tundo Zotin, Perëndinë tënd.”

8 Djalli e çoi sërish mbi një mal shumë të lartë dhe i tregoi të gjitha mbretëritë e botës dhe lavdinë e tyre,

9 dhe i tha: ”Të gjitha këto do të t’i jap, nëse ti bie përmbys dhe më adhuron.”

10 Atëherë Jezusi i tha: ”Shporru, satan, sepse është shkruar: “Adhuro Zotin, Perëndinë tënde, dhe shërbeji vetëm atij.”

11 Atëherë djalli e la; dhe ja, u afruan engjëjt dhe i shërbenin.

Tjetra

Jezusi ishte tridhjetë vjeç kur Ai filloi shërbesën e Tij publike. Kur Ai u pagëzua në lumin Jordan, Fryma e Shenjtë zbriti mbi Të dhe një zë i dëgjueshëm nga qielli tha: ”Ky është Biri im i dashur, në të cilin gjeta pëlqim’ (Mateu 3:17). I mbushur me Frymën e Shenjtë, Jezusi shkoi në shkretëtirë, ku duroi një periudhë tundimesh të forta që zgjatën për dyzet ditë.

Imagjino një ndërtesë me zyra me qindra kompjutera, të gjithë të lidhur në një rrjet interneti. Nëse një armik do të donte të sabotonte të gjithë ndërtesën, ai thjesht mund të krijonte një virus shkatërrues kompjuteri, i cili pasi të ngarkohej në server, do të transferohej në çdo aparat në rrjet. Virusi gradualisht do të korruptonte programet në çdo kompjuter, në një mënyrë të tillë që, edhe pse disa pjesë mund të funksiononin mjaft mirë, asgjë nuk do të funksiononte si më parë. 

Teknikët e kompjuterave do të thirreshin, por nëse askush nuk do mund të gjente një mënyrë për ta hequr virusin, i gjithë sistemi do të shkatërrohej nga brenda. Armiku nuk ka nevojë të sabotojë personalisht çdo terminal qëndror të shpërndarjes së rrjetit në ndërtesë, sepse rrjeti e shpërndan virusin për të. Një virus do korruptonte çdo terminal qëndror, sepse të gjitha pajisjet janë të lidhura me njëra-tjetrën.  

Por supozo sikur një kompjuter të mos jetë i lidhur me rrjetin. Ndërsa të gjithë kompjuterat e tjerë në zyrë janë korruptuar, ky mbetet i lirë nga fuqia shkatërruese e virusit. Nëse armiku dëshiron ta shkatërrojë këtë pajisje, atij do t’i duhet të sulmojë nga jashtë atë që nuk mund të korruptonte dot nga brenda.

Asnjë Virus Nuk u Gjet 

Kompjuteri që nuk është i lidhur me rrjetin mund të na ndihmojë të kuptojmë se si Jezusi është plotësisht njeri dhe megjithatë plotësisht i lirë nga fuqia korruptuese e mëkatit që prek çdo qënie të racës njerëzore. Ai nuk kishte prirje kundrejt mëkatit në natyrën e Tij. 

Kjo ngre pyetjen nëse tundimet e Jezusit ishin të vërteta. Ne tundohemi nga dëshirat tona të liga (Jakobi 1:14). Por meqë Krishti nuk kishte një natyrë mëkatare, si mund t’i njohë Ai betejat tona?  Ne e dimë nga historia e Biblës që është e mundur të jesh pa mëkat dhe të tundohesh. Kur Adami dhe Eva ishin në kopsht, tundimi nuk u erdhi atyre nga brenda, por nga jashtë, nëpërmjet një sulmi të drejtpërdrejtë të armikut. Po kështu ndodhi edhe me tundimin e Jezusit.

Shpërndarja e Virusit

Kur ne shohim me kujdes sulmin e Satanit në kopsht, ne vëmë re se ai përdori 3 strategji: krijoi pështjellim, provokoi supozime, dhe nxiti ambicje. Nëse kjo do të ishte thjesht një histori e lashtë, nuk do na interesonte shumë, por ajo që ndodhi në kopsht, ka pasoja të drejtpërdrejta në jetën tënde dhe timen sot. Ashtu siç shkroi edhe apostulli Pal, “nëpërmjet mosbindjes së një njeriu të vetëm, të shumtët u bënë mëkatarë” (Romakëve 5:19).

Qëniet njerëzore nuk janë si gurët e plazhit: ne jemi si gjethet e një peme. Sëmundja rrjedh nga rrënja, dhe shenjat e mëkatit duken në çdo gjethe. Ne nuk jemi të ndarë: ne jemi një familje, dhe të gjithë rrjedhim nga e njëjta prejardhje. Disa vite më parë Britania e Madhe pësoi një shpërthim masiv të një sëmundje ngjitëse që prek këmbët dhe gojën. Në momentin që sëmundja hasej në një lopë, e gjithë kopeja çohej për therje. 

Kjo është tragjedia e racës njerëzore. “Në Adamin të gjithë vdesin” (1 Korintasve 15:22). Adami mëkatoi si kreu i racës njerëzore, dhe mëkati i tij solli vdekje për të gjithë njerëzimin. Për të përdorur një analogji tjetër, nëpërmjet mëkatit të Adamit, një virus hyri në rrjetin e njerëzimit dhe ka prekur çdo qënie. Dhe nuk ka asnjë lloj mbrojtje për këtë. 

Duke Përndjekur Armikun 

Perëndia merr gjithmonë iniciativën. Në Kopshtin e Edenit, Satani erdhi duke kërkuar Adamin dhe Evën, por Fryma e Perëndisë e drejtoi Jezusin në shkretëtirë për t’u përballur me armikun dhe për të triumfuar atje ku Adami kishte dështuar (Mateu 4:1). Strategjitë e Satanit në shkretëtirë ishin të njëjta si ato që ai kishte përdorur në kopsht: pështjellim, supozim, dhe ambicje.

Në fillim Satani u përpoq të krijonte konfuzion në mëndjen e Jezusit në lidhje me identitetin e Tij. “Në qoftë se je Biri i Perëndisë…” (Mateu 4:3) tunduesi filloi. “A je i sigurt për këtë?” po pyeste Satani. “Nëse Perëndia është Ati Yt, nuk duket sikur Ai po kujdeset shumë për Ty. Merre situatën në dorë—ktheji këta gurë në bukë.”

Pastaj armiku ndërroi taktikë dhe përdori një argument tjetër. Në vend që të vinte në dyshim identitetin e Krishtit, ai tashmë e pohoi atë dhe u përpoq ta përdorte sigurinë e Krishtit si Biri hyjnor, si baza për tundimin e tij të dytë. “Meqënëse Perëndia është Ati Yt, Ti mund të jesh i sigurt se Ai do kujdeset për Ty në çdo situatë. Ti mund të realizosh gjëra që njerëzit e tjerë as që mund t’i ëndërrojnë. Ti edhe mund të hidhesh poshtë nga ky tempull dhe engjëjt e Perëndisë do të të presin në krahët e tyre. Ç’pret pra, provoje!”

Tundimi i tretë rrotullohej rreth faktit, se sa e kushtueshme do të ishte që Jezusi t’i bindej vullnetit të Atit të Tij.  “Mendo se sa do të të kushtojë kjo! Duhet të ketë një mënyrë më të lehtë. Unë mund të të jap mbretëritë e kësaj bote nëse vetëm do të më adhurosh.”

Satani e dinte që Krishti kishte ardhur për ta mposhtur atë, kështu që ai po bënte vetëm atë që çdo gjeneral do bënte kur përballet me një kundërshtar që nuk e mund dot: ai po ofronte armëpushim. Ai do të pranonte një botë të mbushur me mësimet e Jezusit, për aq kohë sa Krishti nuk do vazhdonte me planin e Atit dhe të përfundonte në kryq. Por Jezusi nuk po negocionte. 

Duke u Përballur me Forcën e Plotë të Tundimit 

Edhe pse Krishti kishte një natyrë jo mëkatare, tundimi me të cilin Ai u përball ishte më i madh nga sa ne do të njohim ndonjëherë.

Imagjino tre pilotë që fluturojnë me avionë mbi territorin e armikut gjatë një lufte. Ata rrëzohen, kapen dhe më pas merren nga armiku për t’u marrë në pyetje. Një nga një ata i fusin në një dhomë të errët. 

Piloti i parë jep emrin e tij, gradën dhe numrin e serialit. Ata i bëjnë presion që të japë informacionin që ai e di që nuk duhet të japë, por ai di gjithashtu se armiku është mizor dhe në fund ata do ta torturojnë atë. Ndaj pse të vuajë kot? Kështu që ai u tregon atyre ato që di. 

Piloti i dytë sillet brenda gjithashtu. Edhe ai jep emrin e tij, gradën dhe numrin e serialit, dhe ata fillojnë të kërkojnë nga ai më shumë informacion. Ai është i vendosur të mos dorëzohet. Kështu që torturat fillojnë. Si përfundim tortura është e padurueshme. Ai dorëzohet dhe u tregon atyre ato çfarë di. 

Pastaj marrin pilotin e tretë dhe ai i jep emrin, gradën dhe numrin e tij serial. “Ju nuk do t’më mposhtni,” thotë ai. “Oh po, do ta bëjmë. Ne kemi shkatërruar çdo njeri që ka hyrë ndonjëherë në këtë dhomë. Është thjesht çështje kohe; ke për të parë.” 

Tortura fillon, por ai nuk dorëzohet. Kështu që ajo bëhet edhe më intesive, por prap ai nuk dorëzohet. I shtohet intensiteti edhe një herë, derisa i duket e padurueshme, por gjithsesi ai nuk dorëzohet. Më në fund vjen një pikë ku ata kanë provuar gjithçka që dinë. “Është e kotë”, thonë ata. “Ai nuk është njësoj si të tjerët që kemi pasur në këtë dhomë. Ne nuk mund ta mposhtim atë.” 

Cili prej këtyre pilotëve u përball me forcën e plotë të armikut? I vetmi që di forcën e plotë të sulmit të armikut është ai që nuk u dorëzua. Kështu që mos mendo kurrë se tundimet e Krishtit ishin më pak se të tuat. Vetëm Krishti e di fuqinë e plotë të tundimit, sepse vetëm Krishti i ka rezistuar forcës së plotë të sulmit të armikut. Jezusi u tundua në çdo aspekt, ashtu si edhe ne, por Ai ishte pa mëkat (Hebrenjve 4:15). 

Lidhja me Rrjetin 

Ashtu siç e kemi prejardhjen të gjithë te Adami nga natyra, dhe në këtë mënyrë jemi të lidhur me rrjetin e tij, po kështu është e mundur, nëpërmjet besimit, për burrat dhe gratë të jenë pjesë e “rrjetit të Krishtit” ose, ashtu si e thotë Bibla, “jemi bërë një me Krishtin” (Romakëve 6:5).

Ashtu si pasojat e dështimit të Adamit rrodhën në ne, nëpërmjet bashkimit me të, po kështu edhe bashkimi me Krishtin do bëjë që pasojat e triumfit të Tij të rrjedhin në ne. “Sepse, ashtu si nëpërmjet mosbindjes së një njeriu të vetëm, të shumtët u bënë mëkatarë, ashtu edhe nëpërmjet bindjes së një të vetmi, të shumtët do të bëhen të drejtë” (Romakëve 5:19).

Njeriu i parë mëkatoi në kopsht, dhe rezultati ishte ndëshkimi i gjithë racës njerëzore. Por Perëndia nuk na braktisi aty. Biri i Perëndisë mori trajtë njerëzore dhe u bë “njeriu i dytë” (1 Korintasve 15:47). Ky njeri i dytë u përball me armikun tonë, dhe ashtu si dështimi i Adamit të parë solli vdekje për gjithë familjen e tij, kështu edhe triumfi i Adamit të dytë sjell jetë për të gjithë ata që i përkasin Atij (1 Korintasve 15:45).

Fuqia e Parimit të Rrjetit

Historia njerëzore zhvillohet rreth dy njerëzve, Adamit dhe Krishtit. E gjithë raca njerëzore është e lidhur me Adamin, dhe kështu ne të gjithë vuajmë nga sëmundja e quajtur mëkat, e cila të çon në vdekje. Nëse Perëndia do na kishte braktisur aty, ne nuk do të kishim shpresë. “Në Adamin të gjithë vdesin” (1 Korintasve 15:22).

Por Perëndia vendosi të ndërtojë një rrjet tjetër–një rrjet të atyre që janë të bashkuar me Jezus Krishtin. Ata janë të bashkuar me Të jo nga lindja fizike, por duke rilindur nëpërmjet Frymës së Shenjtë.

Ashtu si pasojat e mëkatit të Adamit rrodhën nëpërmjet rrjetit të tij, duke sjellë prishje dhe vdekje për të gjithë pasardhësit e tij, pasojat e drejtësisë së Jezusit gjithashtu rrjedhin në rrjetin e Tij, duke ndryshuar fatin e përjetshëm për të gjithë ata që bashkohen me Të. “Sepse, ashtu sikurse në Adamin të gjithë vdesin, kështu të gjithë do të ngjallen në Krishtin” (15:22).

“Parimi i rrjetit” që Perëndia krijoi është i tmerrshëm kur konsiderojmë mëkatin e Adamit, por është i mrekullueshëm kur konsiderojmë drejtësinë e Jezusit. Parimi i rrjetit, do të thotë se triumfi i një njeriu, mund të hapë derën për shumë të tjerë që të marrin jetën e përjetshme, me kushtin e vetëm që ata të bashkohen me Të. 

Ti dhe unë jemi të dy në Adamin nga natyra. A je ti “në Krishtin” nëpërmjet besimit? Kur ne vijmë te Jezusi në pendim dhe besim, Fryma e Shenjtë na bashkon me Të. Sigurisht, ne ende jemi në Adamin–ne dështojmë në shumë aspekte dhe një ditë do të vdesim. Por kur ti vjen tek Jezusi, gjëja më e rëndësishme për ty është se ti je “në Krishtin,” dhe kjo do të thotë se ti do të ndash triumfin e Tij.

Një Shteg i Hapur

Bibla e bën të qartë se Krishti u tundua në çdo mënyrë, ashtu si ne, megjithatë Ai ishte pa mëkat (Hebrenjve 4:15). Ndryshimi midis tundimeve me të cilat Jezusi u përball dhe tonave, është se mëkati banon në ne dhe ne tundohemi nga dëshirat tona të liga (Jakobi 1:14). 

Kjo nuk do të thotë se tundimet e Krishtit ishin më të lehta se tonat: në fakt, ato ishin më të mëdha. Krishti mbajti qëndrim të palëkundur kundrejt gjithçkaje që armiku i hodhi Atij—dhe triumfoi. Kur të bashkohesh me Jezusin me anë të besimit, do të jesh në gjendje të kapërcesh fuqinë e tundimeve me të cilat përballesh.

Tjetra
Përdori këto pyetje për t'u angazhuar më thellë me Fjalën e Perëndisë. Diskuto rreth tyre me një person tjetër, ose përdori ato si pyetje personale reflektimi.
  1. Çfarë provash sheh që raca njerëzore është infektuar nga virusi i mëkatit?
  2. A mund ta identifikosh një kohë kur ke qenë i tunduar? Si u përballe me këtë?
  3. Me fjalët e tua, si do i krahasoje tundimet e tua me tundimet që Jezusi u përball?
  4. Cilat janë disa nga efektet e të qënit “të lidhur në rrejtin” e Adamit? Po me Jezusin?
  5. Si mendon se dikush mund të “lidhet me rrjetin” e Jezusit? Pse?
Save Progress
Shko në fillim