Ruaje tek faqja kryesore
Open the Bible can be just a tap away! Tap the icon at the bottom of your browser and choose "Add to Home Screen"
Mbylle

Hyr

Hyr teHape Biblën:

Regjistrohu

Save your progress by creating a FREE account! Get started by filling out the info below:

Rikuperimi i Llogarisë

Kërko një fjalëkalim të ri:

Vendos adresën tënde të emailit më poshtë dhe një fjalëkalim i përkohshëm do të të dërgohet me email. Ti mund të ndryshosh fjalëkalimin herën tjetër kur të identifikohesh.

Na Kontakto

Na dërgo një mesazh ose shiko pyetjet e shpeshta nëse dëshiron të dish më shumë rreth nesh.

1 Mbretërve 8:1-11

Arka çohet në tempull

1 Atëherë Salomoni mblodhi në prani të tij në Jeruzalem pleqtë e Izraelit dhe tërë krerët e fiseve, prijësit e familjeve të Izraelit, për të çuar arkën e besëlidhjes të Zotit në qytetin e Davidit, domethënë në Sion.

2 Tërë burrat e Izraelit u mblodhën rreth e qark mbretit Salomon për festën në muajin e Ethanimit, që është muaji i shtatë.

3 Kështu tërë pleqtë e Izraelit erdhën dhe priftërinjtë morën arkën;

4 dhe çuan lart arkën e Zotit, çadrën e mbledhjeve dhe tërë orenditë e shenjta që ishin në çadër. Priftërinjtë dhe Levitët i mbartën këto gjëra.

5 Mbreti Salomon dhe tërë asambleja e Izraelit, e mbledhur rreth tij, u mblodhën bashkë me të përpara arkës dhe flijuan një numër aq të madh delesh dhe qesh, që nuk mund të numëroheshin as të llogariteshin.

6 Pastaj priftërinjtë e çuan arkën e besëlidhjes të Zotit në vendin e saj, në shenjtëroren e tempullit, në vendin shumë të shenjtë, nën krahët e kerubinëve.

7 Në fakt kerubinët i shtrinin krahët e tyre mbi vendin e arkës dhe mbulonin nga lart arkën dhe shufrat e saj.

8 Shufrat ishin aq të gjata sa që skajet e tyre dukeshin nga vendi i shenjtë, përpara shenjtërores, por nuk dukeshin nga jashtë. Ato kanë mbetur atje deri në ditën e sotme.

9 Në arkë nuk kishte asgjë tjetër veç dy pllakave prej guri që Moisiu kishte depozituar në malin Horeb, kur Zoti bëri një besëlidhje me bijtë e Izraelit, pas daljes së tyre nga vendi i Egjiptit.

10 Por ndodhi që, ndërsa priftërinjtë po dilnin nga vendi i shenjtë, reja e mbushi shtëpinë e Zotit,

11 dhe priftërinjtë nuk mundën të qëndrojnë për të shërbyer për shkak të resë, sepse ladvia e Zotit mbushte shtëpinë e tij.

Tjetra

E gjithë historia e Biblës është shkruar për të na treguar se si burra e gra mund të jetojnë në praninë e Perëndisë. Prania e Zotit humbi në momentin që njeriu zgjodhi mëkatin dhe mosbindjen, dhe prania e Tij rikthehet nga iniciativat e hirit të Perëndisë. Këto iniciativa përfshinin të shfaqurit e Perëndisë para Abrahamit dhe Moisiut, praninë e Tij në malin Sinai ku dha ligjin, dhe mbi Arkën e Besëlidhjes, ku Perëndia premtoi të zbriste dhe të takohej me kryepriftin.

Perëndia kishte thënë se kur populli i Tij do të hynte në Tokën e Premtuar, Ai do të zgjidhte një vend ku Ai do të takohej me ta (Ligji i Përtërirë 12:5). Davidi kuptoi se Jeruzalemi do të ishte ai vend, dhe ai dëshironte ta nderonte Perëndinë duke ndërtuar një tempull ku Arka e Besëlidhjes mund të banonte. Por Perëndia i tha Davidit, “[Yt bir] do të ndërtojë një shtëpi në emrin tim,” (2 Samuelit 7:13) dhe privilegji i ndërtimit të tempullit i’u dha Salomonit.

Koha për Tempullin 

Zakonisht, kantjerët e ndërtimit janë të mbushur me zhurmat e punës e të thirrurat e punëtorëve, por tempulli u ngrit në heshtje të plotë. Çdo gur u pre dhe u latua në gurore, dhe pastaj u transportua në vendin e ndërtimit.

Pasi të gjitha materialet ishin përgatitur, u dha urdhëri për të filluar ndërtimin, dhe tempulli u ngrit në heshtje. “Gjatë ndërtimit të tempullit nuk u dëgjua zhurma e çekiçit, e sëpatës, ose e ndonjë vegle tjetër prej hekuri” (1 Mbretërve 6:7).

Këtë imazh e gjejmë edhe në Dhjatën e Re, ku njerëzit e Perëndisë përshkruhen si “gurë të gjallë” (1 Pjetri 2:5). Gjithçka që Perëndia po bën në jetën tënde, po të formon ty për fatin tënd të përjetshëm. Dhimbjet dhe vuajtjet e tua janë si çekiçi në gurore, ato të përgatisin për të qënë një gur i gjallë në tempullin e Perëndisë. Kur Jezus Krishti të rikthehet, përgatitja do të ketë mbaruar, dhe populli i Perëndisë do të bëhet një tempull i lavdishëm në të cilin do të banojë prania e Tij.

Gurëprerësit e Perëndisë

Disa vite më parë, patëm mundësinë të mirëprisnim pastorin nga Rumania, Jozef Ton, në shtëpinë tonë për disa ditë. Ai kishte qënë i burgosur për besimin e tij, dhe ne dëgjonim me vëmendje ndërsa ai fliste për koston e përkushtimit të tij ndaj Krishtit.

Ai tregonte se si të burgosurit i urrenin rojet për shkak të ligësisë së tyre, por Jozefi lutej për ta dhe për familjet e tyre. Kur një nga rojet e pyeti një ditë, “Përse nuk je i mbushur me vrer karshi meje?” Jozefi i’u përgjigj, “Sepse, për mua, ti je gurëprerësi i Perëndisë.”

Kush janë gurëprerësit e Perëndisë në jetën tënde? Ata mund të të kenë sjellë dhimbje, por Perëndia do ta përdorë këtë dhimbje për të të formuar ty sipas imazhit të Krishtit. Perëndia mund të përdorë gjithashtu situata të vështira me shëndetin, familjen, punën, apo financat e tua, për të të skalitur në formën e duhur. Proçesi është gjithmonë i dhimbshëm, por kur Krishti të rikthehet, ti do të jesh bërë gjithçka që Ai të thërret që të jesh. Dhe do të marrësh vendin tënd në mbretërinë e Tij, ku do të njohësh dhe shijosh praninë e Perëndisë përjetë.

Shërbesa e Dedikimit

Pasi ndërtesa u kompletua, populli u mblodh për shërbesën e dedikimit, e cila hyri në histori si një nga festat më të mëdha për popullin e Perëndisë. Kur priftërinjtë sollën Arkën e Besëlidhjes, brënda Vendit Më të Shenjtë në qendër të tempullit, prania e Perëndisë zbriti poshtë: “Reja e mbushi shtëpinë e Zotit, dhe priftërinjtë nuk mundën të qëndrojnë për të shërbyer për shkak të resë, sepse ladvia e Perëndisë mbushte shtëpinë e tij” (1 Mbretërve 8:10-11).

Këta njerëz nuk e kishin përjetuar kurrë praninë kaq të afërt të Perëndisë. Herën e fundit që lavdia e Perëndisë i kishte vizituar ata kishte qënë në shkretëtirë, më shumë se 400 vjet më parë. Kështu që Salomonit i’u desh tu shpjegonte njerëzve se çfarë po ndodhte: “Zoti ka thënë se do të banojë në një re të dendur” (8:12).

Vendi Më i Shenjtë në qendër të tempullit ishte një dhomë e errët, e ndërtuar posaçërisht për të mbajtur Arkën e Besëlidhjes. Mbi kapakun e Arkës ishin figurat e Kerubinëve, të cilët përfaqësonin gjykimin e Perëndisë. Kështu që, kur prania e Perëndisë zbriti poshtë, Ai theu ndarjen e përfaqësuar nga këto figura dhe erdhi midis njerëzve të Tij. 

Përgjigje në Adhurim

Përgjigja e parë e Salomonit ndaj pranisë së Perëndisë ishte të adhuronte! “I bekuar qoftë Zoti, Perëndia i Izraelit, që i ka premtuar me gojën e Tij atit tim David, dhe që e ka mbajtur premtimin e dhënë me anë të fuqisë së Tij” (1 Mbretërve 8:15). Por Salomoni e dinte që asnjë ndërtesë nuk mund ta mbante Perëndinë, dhe se reja e pranisë së Perëndisë do të largohej po aq shpejt sa kishte ardhur. Salomoni dëshironte shumë më tepër se sa thjesht një përvojë të shkurtër të pranisë së Perëndisë. Ai donte që tempulli të ishte vëndi ku prania e Perëndisë mund të gjendej gjithmonë, kështu që ai bëri këtë kërkesë: “Sytë e Tu u drejtofshin natë e ditë mbi këtë tempull, drejt vendit për të cilin ke thënë: “Aty do të jetë emri im” (1 Mbretërve 8:29).

Salomoni kërkoi gjithashtu që Perëndia të dëgjonte edhe lutjet e njerëzve që jetonin shumë kilometra larg Jeruzalemit: “Dëgjo lutjen e shërbëtorit tënd dhe të popullit tënd të Izraelit kur do të të luten duke t’u drejtuar nga ky vend. Dëgjo nga vendi ku Ti banon në qiejt; dëgjo dhe fal” (1 Mbretërve 8:30). 

Salomoni u mbush me gëzim, ndërsa ai parashikoi një të ardhme të bekuar në praninë e Perëndisë: “I bekuar qoftë Zoti që i dha paqe popullit të Izraelit…. Zoti, Perëndia ynë, qoftë me ne ashtu siç ka qenë me etërit tanë; mos na lëntë dhe mos na braktistë” (1 Mbretërve 8:56, 57).

Historia e Trishtë e Tempullit

Por gëzimi nuk zgjati shumë. Pas kohës së Salomonit, një mbret tjetër me emrin Manase përkrahu adhurimin e perëndive të tjera dhe futi astrologjinë në tempullin e Perëndisë (2 Mbretërve 21:5). Kjo idhujtari ishte kaq ofenduese për Perëndinë, saqë Ai e dorëzoi popullin e Tij në duart e armiqve të tyre. Ushtria Babilonase rrethoi Jeruzalemin, qyteti ra, dhe tempulli u shkatërrua.

Jeruzalemi u shndërrua në një pirg rrënojash, dhe gjatë kësaj kohe, Arka e Besëlidhjes humbi dhe nuk është gjetur kurrë më. Ky fakt ka një domethënie të madhe. Pa arkën, tempulli nuk mund të ishte më vendi ku Perëndia takohet me njerëzit e Tij.  

Tempulli u rindërtua nën udhëheqjen e Ezras dhe Nehemias, por ishte vetëm një kopje e varfër e atij që Salomoni ndërtoi. Njerëzit u mblodhën sërish për të adhuruar, por reja e pranisë së Perëndisë, nuk zbriti më kurrë mes tyre. Dhe në kohën kur Zoti ynë Jezus erdhi, tempulli ishte kthyer në “një shpellë kusarësh” (Mateu 21:13).

Tempulli me Ne

Kur foli për lindjen e Jezusit, Gjoni tha, “Fjala u bë mish dhe banoi ndër ne” (Gjoni 1:14). Fjala “banoi” do të thotë “ngriti tendën/tabernakullin e tij”, pra Gjoni po na thotë se kur Jezusi u lind, prania e Perëndisë zbriti midis njerëzve të Tij. 

Herët në shërbesën e Tij, Jezusi shkoi në tempull dhe tha, “Shkatërrojeni këtë tempull dhe unë për tri ditë do ta ringre!” (Gjoni 2:19). Ata që e dëgjuan menduan se ai po i referohej ndërtesës, por Jezusi po fliste për trupin e Tij, duke na treguar kështu se Ai Vetë është vendi ku Perëndia takohet me njeriun. “Nëse doni të takoheni me Perëndinë,” po u thoshte Ai, “ejani tek Unë.”

Vendi ku çdo njeri mund të takohet me Perëndinë nuk është më një ndërtesë në Jeruzalem apo diku tjetër. Vendi ku mund të takohesh me Perëndinë është përmes Jezus Krishtit. Salomoni kërkoi që Perëndia të dëgjonte lutjet që i drejtoheshin tempullit, por Jezusi premton se Perëndia do i dëgjojë të gjitha lutjet që bëhen në emrin e Tij. “Çdo gjë që t’i kërkoni Atit në emrin tim, ai do t’jua japë” (Gjoni 16:23). 

Fryma në Ne

Kur dishepujt ishin me Jezusin, ata kishin një rrugë të hapur për tek prania e Perëndisë. Perëndia ishte me ta në personin e Jezusit, kështu që kur Jezusi filloi të fliste për largimin e Tij, ata filluan të shqetësoheshin.

Por Jezusi u tha, “Unë do t’i lutem Atit, dhe ai do t’ju japë një Ngushëllues tjetër, i cili do të qëndrojë përgjithmonë me ju. Frymën e së Vërtetës… dhe do të jetë në ju… Nuk do t’ju lë bonjakë, do të kthehem te ju.” (Gjoni 14:16-18). Dishepujt e kishin njohur praninë e Perëndisë me ta në Jezusin, por tani ata do të njihnin praninë e Perëndisë ta nëpërmjet Frymës së Shenjtë.

Dhurata e Frymës së Shenjtë në jetën e besimtarit është kaq e mahnitshme sa që Pali pyet: “A nuk e dini se trupi juaj është tempulli i Frymës së Shenjtë që është në ju?” (1 Korintasve 6:19). Përpiqu ta analizosh mirë këtë fakt: Trupi yt është tempulli i Frymës së Shenjtë. Ashtu si prania e lavdishme e Perëndisë zbriti poshtë dhe banoi në tempullin e Salomonit kur i’u dedikua, po kështu prania e Perëndisë mbush jetët e atyre që i janë dedikuar Atij. Prandaj Pali lutet kështu për besimtarët: “Ta njihni dashurinë e Krishtit që tejkalon çdo njohuri, që të mbusheni në gjithë plotësinë e Perëndisë” (Efesianëve 3:19).

E gjithë historia e njerëzimit po shkon drejt ditës kur Jezusi do e çojë popullin e Tij në praninë e Perëndisë. Apostulli Gjon pa shkurtimisht se si do të jetë kjo. Ai pa një qytet të madh dhe një turmë të pafund njerëzish. Pastaj ai dëgjoi “Një zë të madh prej qiellit që thoshte: ‘Ja tabernakulli i Perëndisë me njerëzit! Dhe ai do të banojë me ta; edhe ata do të jenë populli i tij dhe vetë Perëndia do të jetë bashkë me ta, Perëndi i tyre’” (Zbulesa 21:3).

Një Shteg i Hapur

Reja e pranisë së Perëndisë në tempull tregonte çfarë Perëndia do të bënte në Krishtin. Perëndia u bë mish dhe zbriti midis nesh në Jezus Krishtin. Kur ne besojmë në Të, prania e Perëndisë hyn në jetët tona nëpërmjet Frymës së Shenjtë, duke na dhënë kështu një shije të gëzimit që na pret kur ne do të jetojmë me Të përjetë.

Tjetra
Përdori këto pyetje për t'u angazhuar më thellë me Fjalën e Perëndisë. Diskuto rreth tyre me një person tjetër, ose përdori ato si pyetje personale reflektimi.
  1. A mendon se do të pëlqente të jetoje në prani të Perëndisë? Pse ose pse jo?
  2. Kush janë gurëprerësit e Perëndisë në jetën tënde tani? Fol për dhimbjen që të shkaktojnë. Si mendon se Perëndia mund ta përdorë këtë, në mënyrë që të bëhesh sa më shumë si Krishti?
  3. Në historinë e njerëzimit, kur zbriti Perëndia midis njerëzve të Tij? Nëse duam të takohemi me Perëndinë sot, ku duhet të shkojmë?
  4. Çfarë donte të thoshte apostulli Pal kur tha, “Trupi juaj është tempulli i Frymës së Shenjtë”?
  5. Si mund të shijojmë që tani, se si do të jetë jeta jonë në mbretërinë e Perëndisë?
Save Progress
Shko në fillim