Ruaje tek faqja kryesore
Open the Bible can be just a tap away! Tap the icon at the bottom of your browser and choose "Add to Home Screen"
Mbylle

Hyr

Hyr teHape Biblën:

Regjistrohu

Save your progress by creating a FREE account! Get started by filling out the info below:

Rikuperimi i Llogarisë

Kërko një fjalëkalim të ri:

Vendos adresën tënde të emailit më poshtë dhe një fjalëkalim i përkohshëm do të të dërgohet me email. Ti mund të ndryshosh fjalëkalimin herën tjetër kur të identifikohesh.

Na Kontakto

Na dërgo një mesazh ose shiko pyetjet e shpeshta nëse dëshiron të dish më shumë rreth nesh.

Isaia 53:1-12

1 Kush i ka besuar predikimit tonë dhe kujt iu shfaq krahu i Zotit?

2 Ai erdhi lart para tij si një degëz, si një rrënjë nga një tokë e thatë. Nuk kishte figurë as bukuri për të tërhequr shikimin tonë, as paraqitje që ne ta dëshironim.

3 I përçmuar dhe i hedhur poshtë nga njerëzit, njeri i dhembjeve, njohës i vuajtjes, i ngjashëm me dikë para të cilit fshihet faqja, ishte përçmuar, dhe ne nuk e çmuam aspak.

4 Megjithatë ai mbante sëmundjet tona dhe kishte marrë përsipër dhembjet tona; por ne e konsideronim të goditur, të rrahur nga Perëndia dhe të përulur.

5 Por ai u tejshpua për shkak të shkeljeve tona, u shtyp për paudhësitë tona; ndëshkimi për të cilin kemi paqen është mbi të, dhe për shkak të vurratave të tij ne jemi shëruar.

6 Ne të gjithë endeshim si dele; secili prej nesh ndiqte rrugën e vet, dhe Zoti bëri që të bjerë mbi të paudhësia e ne të gjithëve.

7 I keqtrajtuar dhe i përulur, nuk e hapi gojën. Si një qengj që e çojnë në thertore, si një dele e heshtur përpara atyre që i qethin nuk e hapi gojën.

8 U çua larg nga shtypja dhe nga gjykimi; dhe nga brezi i tij kush mendoi se ai ishte larguar nga toka e të gjallëve dhe ishte goditur për shkak të shkeljeve të popullit tim?

9 Kishin caktuar ta varrosnin bashkë me të pabesët, po kur vdiq e vunë me të pasurin, sepse nuk kishte kryer asnjë dhunë dhe nuk kishte pasur asnjë mashtrim në gojën e tij.

10 Por i pëlqeu Zotit ta rrihte dhe ta bënte të vuante. Duke ofruar jetën e tij si flijim për mëkatin, ai do të shikojë pasardhës, do të zgjasë ditët e tij, dhe vullneti i Zotit do të ketë mbarësi në duart e tij.

11 Ai do të shikojë frytin e mundimit të shpirtit të tij dhe do të jetë i kënaqur; me anë të diturisë së tij, i drejti, shërbëtori im, do të bëjë të drejtë shumë veta, sepse do të marrë përsipër paudhësitë e tyre.

12 Prandaj do t’i jap pjesën e tij midis të mëdhenjve, dhe ai do ta ndajë plaçkën me të fuqishmit, sepse e ka përkushtuar jetën e tij deri në vdekje dhe u përfshi midis keqbërësve; ai ka mbajtur mëkatin e shumë vetave dhe ka ndërhyrë në favor të shkelësve.

Tjetra

Perëndia premtoi se bekimi i Tij do të vinte tek kombet, por në njëmijë-e-treqind vjet që kishin kaluar që nga koha e Abrahamit, nuk kishte pasur shumë përparim. Zoti e kishte bekuar popullin e Tij, por ata ishin kthyer te perënditë e tjera. Dhe tani ata po vinin nën gjykimin e vetë Perëndisë. Atëherë, çfarë shprese kishte që bekimi i Perëndisë t’u vinte kombeve?

Nuk do ta harroj kurrë herën e parë që pashë Rishikesh, në Indi. Rrugët ishin mbushur me imazhe idhujsh në format e luanëve, majmunëve dhe gjarpërinjve. Vetë Beatles’at kishin ardhur këtu në vitet 60 për të kërkuar kuptim shpirtëror. Vendi dukej i braktisur nga prania e Perëndisë, dhe ndërsa ecja nëpër qytet, vrisja mëndjen, Çfarë duhet të ndodhë që vullneti i Perëndisë të bëhet në këtë vend?

E njëjta pyetje të vjen në mëndje edhe në vendet më pak ekzotike–në qendrat e qyteteve, në kolegjet e studentëve, apo lagjet e pasanikëve. Nuk ishte shumë më ndryshe në kohën e Isaias: Çfarë duhet të ndodhë që vullneti i Perëndisë të bëhet?

Ai që Kryen Vullnetin e Perëndisë

Përgjigja e Perëndisë ishte: “Ja shërbëtori im…” (Isaia 42:1). Shërbëtor, është ai që respekton dhe kryen vullnetin e zotërisë së tij. Nëse ti je një shërbëtor, puna jote është shumë e thjeshtë: Çfarëdo që zotëria yt të thotë të bësh, ti e bën! 

Kështu që kur Perëndia prezanton shërbëtorin e Tij, Ai po thotë, “Më lejo të të tregoj, për personin që do të bëjë vullnetin Tim në botë”. Fjalët e Perëndisë për shërbëtorin na japin një model për llojin e shërbesës që lejon vullnetin e Perëndisë të kryet, dhe për llojin e personit që Ai përdor për të sjellë bekimet e Tij në botë.

Shërbëtori i Perëndisë ka privilegje të jashtëzakonshme: “Ja shërbëtori im, që unë përkrah, i zgjedhuri im që më kënaq shpirtin. Kam vënë Frymën time mbi të; ai do t’ju sjellë drejtësinë kombeve” (Isaia 42:1). Shërbëtori është i zgjedhur, i vajosur, i dashur, i mbështetur, dhe thirrja e tij është të sjellë drejtësi në botë. Drejtësi do të thotë shumë më tepër se marrja e vendimeve të drejta nëpër gjykata. Detyra e shërbëtorit është të vërë gjërat në rregull dhe t’i bëjë ato ashtu siç duhet të jenë—jo më korrupsion, mashtrim, apo shfrytëzim.

Sido që të gjykosh, tu sjellësh drejtësi kombeve do të ishte një arritje e jashtëzakonshme. Kush mund ta sjellë këtë transformim? Dhe si mund të realizohet kjo?

Nëse do të të ishte dhënë detyra të sillje drejtësi në botë, nga do t’ia filloje? Do të mbaje një konferencë shtypi, do filloje një program edukimi, apo do deklaroje ligjin ushtarak dhe do të nxirrje ushtrinë në rrugë? Shërbëtori i Perëndisë nuk do bënte asnjë nga këto gjëra. Në vend të kësaj, ne lexojmë, “Ai nuk do të bërtasë, nuk do ta ngrejë zërin, nuk do të bëjë të dëgjohet zëri i tij nëpër rrugë” (Isaia 42:2).

Shërbëtori i Perëndisë nuk do të reklamojë veten. Ai nuk do të jetë lloji i personit që përpiqet të sundojë mbi të tjerët. Ai nuk do të bërtasë. Në fakt, ai do shquhet për shërbesën e tij të qetë. Vullneti i Perëndisë përmbushet jo nga njerëz të zemëruar që reklamojnë punët e tyre, por nga njerëz të mbushur me hir që kërkojnë të mirën e të tjerëve. 

Fuqia e Mëshirës

Vullneti i Perëndisë nuk bëhet në këtë botë nëpërmjet programeve mbresëlëse apo imazheve shkëlqyese të personaliteteve të njohura. Stili i shërbëtorit është krejt ndryshe: “Ai nuk do ta copëtojë kallamin e thyer dhe nuk do ta shuajë kandilin që bën tym” (Isaia 42:3).

Kur një kallam thyhet, atë zakonisht e shkelin me këmbë. Dhe nëse një kandil është duke mbaruar, ti e shuan dhe ndez një tjetër. Por Perëndia thotë se shërbëtori i Tij nuk do e bëjë këtë. Ai nuk do e copëtojë kallamin e thyer dhe nuk do e shuajë kandilin që bën tym.

Ndoshta ti identifikohesh me kallamin e thyer. Ty të kanë shkelur dhe ti po lufton të ngrihesh nga kjo peshë dërrmuese që duket shumë e madhe për t’u duruar. Ose ndoshta e gjen veten më shumë në imazhin e kandilit që bën tym. Ka pasur një kohë kur drita jote ndriçonte fort, por tani nuk ke më vaj. Burimi yt i brendshëm i durimit, shpresës, dhe dashurisë, duket sikur po shterohet, dhe drita brënda teje po shuhet. 

Njerëzit e thyer, të lënduar, dhe pa energji nuk do të ndihen kurrë të tërhequr nga personalitete të shquar që kanë zëra të fuqishëm. Por shërbëtori që kryen vullnetin e Perëndisë ka një shërbesë të përulur dhe jo të zhurmshme, që prek me dhembshuri jetët e atyre që janë të lënduar dhe të lodhur. 

Përmasat e Sfidës 

Njerëzit tek të cilët Perëndia dërgon shërbëtorin e Tij janë jo vetëm të lënduar dhe të thyer, por edhe të verbër dhe të lidhur. Kështu që, shërbëtori përballet me një sfidë të paimagjinueshme. Ai duhet tu hapë sytë të verbërve”, dhe “të nxjerrë nga burgu të burgosurit” (Isaia 42:7).

Nëse njerëzit do të kishin aftësinë e shikimit shpirtëror, do të ishte relativisht e lehtë ta mbushje botën me lajmin e mirë të ungjillit. Ata do ta dallonin menjëherë nevojën e tyre dhe do të vinin tek Krishti. Por problemi me të cilin përballet shërbëtori i Perëndisë është se, edhe kur përshkruan lavdinë e Perëndisë, dëgjuesit e tij janë të verbër ndaj së vërtetës dhe nuk kanë aftësinë për t’iu përgjigjur asaj. 

Nëse mëkati do të ishte thjesht një zgjedhje, do të ishte relativisht e lehtë ti edukoje njerëzit të bënin zgjedhje më të mira. Por mëkati është një fuqi që na mban të lidhur. Pa punën e Frymës së Shenjtë, ne të gjithë jemi si njerëz të verbër në një galeri arti, apo si të burgosur në një ishull tropikal.

Kush i Përgjigjet Këtij Profili? 

Kur Perëndia foli në fillim për shërbëtorin e Tij, Isaias duhet t’i jetë dukur se Ai po fliste për Izraelin. “Por ti, Izrael, shërbëtori im, Jakob, që kam zgjedhur, pasardhës i Abrahamit, mikut tim, ty që të mora nga skajet e tokës, që kam thirrur nga cepat më të largëta të saj dhe të kam thënë: ‘Ti je shërbëtori im” (Isaia 41:8-9). 

Populli i Perëndisë, Izraeli, ishte thirrur të përmbushte rolin e shërbëtorit të Tij midis kombeve. Atyre u ishte dhënë drita e të vërtetës së Perëndisë, ligji dhe sakrificat. Populli i Perëndisë ishte mjeti nëpërmjet të cilit bekimi i Tij do vinte në botë.

Por populli i Perëndisë nuk mund të ishte në lartësinë e thirrjes së tij. Shërbëtori ishte thirrur për t’i sjellë shikim të verbërit dhe liri të burgosurit, por Perëndia tha, “Kush është i verbër, në mos shërbëtori im?… Ky është një popull që e kanë … mbyllur në burgje” (Isaia 42:19, 22). Njerëzit që ishin zgjedhur t’u sillnin shikim dhe liri të tjerëve, ishin të verbër dhe të burgosur vetë!

A Mund të Jetë Isaia Shërbëtori?

Meqë Izraeli ishte e qartë që nuk ishte në pozitë të përmbushte rolin e shërbëtorit të Perëndisë, a mund të ishte Isaia mjeti nëpërmjet të cilit vullneti i Perëndisë do përmbushej? Duke folur direkt me Isaian, Perëndia tha, “Ti je shërbëtori im, Izrael, në të cilin do të përlëvdohem” (49:3). Perëndia e thirri Izraelin për tu sjellë dritë kombeve, por Izraeli dështoi, ndaj Perëndia po i thotë Isaias, “Ti je Izraeli. Ti je shërbëtori Im.” Por si mundet që Isaia të jetë mjeti nëpërmjet të cilit bekimi i Perëndisë do të vijë tek bota?

Isaia e dinte që kjo detyrë ishte përtej kapacitetit të tij. Kur ai tha, “Më kot jam lodhur” (49:4), ai në të vërtetë po thoshte, “Nuk ka gjasa që shërbesa ime e vogël me rezultate mikroskopike të përmbushë rolin e shërbëtorit!”

Por Perëndia shkoi përtej kësaj: Është tepër pak që ti të jesh shërbëtori im për të lartuar përsëri fiset e Jakobit dhe për të kthyer ata që kanë shpëtuar nga Izraeli. Të kam vendosur si dritën e kombeve, me qëllim që të jesh Shpëtimi im deri në skajet e tokës” (Isaia 49:6). Ky ishte një mision i pamundur! Asnjë profet nuk e ka arritur këtë, ose dhe vetëm t’i jetë afruar realizimit të kësaj detyre. Kështu që, kush mund ta përmbushte thirrjen e shërbëtorit dhe të plotësonte vullnetin e Perëndisë? 

Kush do ta Besonte? 

Kur Perëndia zbuloi personin i cili do i sillte dashuri, drejtësi, dritë, dhe shpëtim botës, Isaia u shtang kaq shumë, saqë pati frikë se askush nuk do e besonte atë që ai kishte parë. “Kush i ka besuar predikimit tonë dhe kujt iu shfaq krahu i Zotit?” (Isaia 53:1). “Nëse do të tregoja atë që kam parë,” po thoshte Isaia, “ti nuk ke për ta besuar.” 

Ajo që Isaia nuk arrinte të kuptonte, ishte fakti që shërbëtori që do përmbushte vullnetin e Perëndisë, ishte i urryer dhe i përbuzur. Dhuna ishte derdhur mbi të, dhe shërbëtori ishte shpërfytyruar kaq keq, saqë njerëzit mbulonin fytyrën me duart e tyre, që të mos ta shihnin. Ata nuk mund të duronin ta shihnin. 

Isaia duhej të ishte tkurrur teksa ka parë se çfarë do t’i ndodhte shërbëtorit tek i cili qëndronte e gjithë shpresa e bekimit të Perëndisë: “Por ai u tejshpua për shkak të shkeljeve tona, u shtyp për paudhësitë tona; ndëshkimi për të cilin kemi paqen është mbi të, dhe për shkak të vurratave të tij ne jemi shëruar” (Isaia 53:5).

Pas kësaj, Perëndia i tha Isaias diçka që duhet ta ketë lënë atë të shtangur. “Por i pëlqeu Zotit ta rrihte dhe ta bënte të vuante” (Isaia 53:10). Si mund të jetë vullneti i Perëndisë që shërbëtori i dhembshur dhe i përulur i Perëndisë të vuajë? A do të thotë kjo se shërbëtori i Perëndisë do dështonte? Isaia duhet të ketë menduar thellë për këtë. Por Perëndia tha: “Vullneti i Perëndisë do të ketë mbarësi në duart e tij” (53:10). Shërbëtori i Perëndisë do i sillte bekim kombeve. Dhe kjo do vinte nëpërmjet vuajtjeve dhe vdekjes së tij. 

Jezus Krishti është identifikuar qartësisht në Dhjatën e Re si shërbëtori i dhembshur dhe zemërbutë i Perëndisë. Shërbesa e tij përmbushi atë që u tha nga profeti Isaia: “Ja shërbëtori im, që e zgjodha; i dashuri im, që e pëlqen shpirti im. Do ta vë Frymën tim mbi të, dhe ai do t’u shpallë gjyqin popujve. Nuk do të zihet dhe as nuk do të bërtasë dhe as nuk do ta dëgjojë dikush zërin e tij nëpër rrugë. Kallamin e përkulur nuk do ta thyejë dhe kandilin që bën tym nuk do ta shuajë, derisa të çojë gjyqin në fitore. Dhe kombet do të shpresojnë në emrin e tij” (Mateu 12:18-21).

Jezusi hap sytë tanë të verbër që të njohim Perëndinë, dhe Ai na çliron nga fuqia e mëkatit që na mban të lidhur. Ti mund të vish tek Ai, duke ditur se Ai ka dhembshuri për të lënduarin, të dobëtin, dhe të thyerin.

Një Shteg i Hapur

Jezus Krishti është shërbëtori i cili përmbush vullnetin e Perëndisë. Ai u tha dishepujve të Tij, “Sikurse më ka dërguar mua Ati, ashtu unë po ju dërgoj ju” (Gjoni 20:21). Ata që e njohin Jezusin, duhet të shkojnë në një botë të thyer dhe të shpallin dhembshurinë e Krishtit. Ne duhet të shpallim të vërtetën e asaj që Perëndia ka bërë në Jezusin, në mënyrë që njerëzit që nuk e njohin Atë, të kenë mundësi të vijnë dhe të gëzojnë lirinë që Ai jep.

Krishti dërgon shërbëtorët e Tij në të gjitha kombet e tokës. Ndërsa ne shkojmë dhe shërbejmë në emër të Tij, bekimi i Perëndisë do të vijë tek shumë njerëz, dhe Krishti do të gjejë kënaqësi teksa do të shohë frytin e mundimeve të shpirtit të Tij.

Tjetra
Përdori këto pyetje për t'u angazhuar më thellë me Fjalën e Perëndisë. Diskuto rreth tyre me një person tjetër, ose përdori ato si pyetje personale reflektimi.
  1. Çfarë është një shërbëtor? A e konsideron veten një shërbëtor të Perëndisë?
  2. Përse mendon se Perëndia zgjedh ta realizojë punën e Tij nëpërmjet dhembshurisë?
  3. Çfarë e bën sfiduese punën e Perëndisë nëpër botë?
  4. Çfarë ishte më befasuese për ty në lidhje me shërbëtorin që Isaia përshkroi?
  5. Cilat janë mënyrat me anë të cilave ky Shërbëtor sjell bekimin e Perëndisë në botë?
Save Progress
Shko në fillim