Ruaje tek faqja kryesore
Open the Bible can be just a tap away! Tap the icon at the bottom of your browser and choose "Add to Home Screen"
Mbylle

Hyr

Hyr teHape Biblën:

Regjistrohu

Save your progress by creating a FREE account! Get started by filling out the info below:

Rikuperimi i Llogarisë

Kërko një fjalëkalim të ri:

Vendos adresën tënde të emailit më poshtë dhe një fjalëkalim i përkohshëm do të të dërgohet me email. Ti mund të ndryshosh fjalëkalimin herën tjetër kur të identifikohesh.

Na Kontakto

Na dërgo një mesazh ose shiko pyetjet e shpeshta nëse dëshiron të dish më shumë rreth nesh.

Zanafilla 12:1-9

Thirrja e Abramit, Abrami në Kanaan 

1 Por Zoti i tha Abramit: “Largohu nga vendi yt, nga të afërmit e tu dhe nga shtëpia e babait tënd, dhe shko në vendin që do të të tregoj.

2 Unë prej teje do të bëj një komb të madh, do të të bekoj dhe do ta bëj të madh emrin tënd, dhe ti do të jesh një bekim.

3 Dhe unë do të bekoj të gjithë ata që do të të bekojnë dhe do të mallkoj ata që do të të mallkojnë, te ti do të jenë të bekuara tërë familjet e tokës”.

4 Atëherë Abrami u nis siç i kishte thënë Zoti dhe Loti shkoi me të. Abrami ishte shtatëdhjetë e pesë vjeç kur u nis nga Harani.

5 Dhe Abrami mori me vete Sarajn, gruan e tij, dhe Lotin, birin e të vëllait, dhe të gjithë pasurinë që kishin grumbulluar dhe personat që kishin blerë në Haran, dhe u nisën për të vajtur në vendin e Kanaanëve. Kështu ata arritën në vendin e Kanaanit.

6 Abrami e kapërceu tokën deri te vendi i Sikemit, deri tek lisi i Morehut. Në atë kohë ndodheshin në atë vend kanaanejtë.

7 Atëherë u shfaq Zoti përpara Abramit dhe i tha: “Unë do t’ua jap këtë vend pasardhësve të tu”. Atëherë Abrami i ndërtoi aty një altar Zotit që i ishte shfaqur.

8 Së këtejmi u zhvendos drejt malit në lindje të Bethelit dhe ngriti çadrat e tij, duke pasur Bethelin në jug dhe Ainë në lindje; dhe ndërtoi aty një altar kushtuar Zotit dhe i bëri thirrje emrit të Zotit.

9 Pastaj Abrami filloi një udhëtim, duke vazhduar të zhvendoset në drejtim të Negevit.

Tjetra

Që nga fillimi Bibla është një histori shprese. Kur mëkati hyri në botë, Perëndia premtoi se nuk do të qëndronte. Perëndia do të dërgonte një çlirimtar, një pasardhës i gruas që do të shtypte kokën e gjarprit. Historia se si Perëndia do ta përmbushë premtimin e Tij fillon te Zanafilla 12.

Një ditë Perëndia iu shfaq Abrahamit ashtu si i ishte shfaqur Adamit dhe Evës në kopsht (Veprat 7:2). Perëndia tha: “Do të të bekoj dhe do ta bëj të madh emrin tënd, dhe ti do të jesh një bekim…Te ti do të jenë të bekuara tërë familjet e tokës” (Zanafilla 12:2, 3). Pra, premtimi për Abrahamin është një premtim për ne. Kjo është arsyeja pse, nga Zanafilla 12 e tutje, historia e Biblës ndjek linjën dhe familjen e Abrahamit.

Premtimi i Perëndisë është një Dhuratë e Hirit 

Ka dy specifika në premtimin e Perëndisë për bekimin e Abrahamit. Së pari, një popull i bekuar: “Unë prej teje do të bëj një komb të madh” (Zanafilla 12:2). Së dyti, një vend i bekuar: “Perëndia i tha Abrahamit: “Largohu nga vendi yt, nga të afërmit e tu dhe nga shtëpia e babait tënd, dhe shko në vendin që do të të tregoj” (Zanafilla 12:1). Abrahami shkoi në këtë vend, dhe kur mbërriti atje, Perëndia i tha: “Unë do t’ua jap këtë vend pasardhësve të tu” (Zanafilla 12:7).

Kjo është historia e Biblës me pak fjalë. Gjithçka ka të bëjë me faktin se si Perëndia ndërhyn në këtë botë të rënë në mëkat për të mbledhur një popull të bekuar, dhe për t’i shpurë ata në një vend të bekuar. Kjo është arsyeja pse në fund të historisë shohim gëzimin e një turme të madhe njerëzish nga çdo fis dhe komb, dhe ata janë në prani të Perëndisë (Zbulesa 7:9).

Por kishte dy probleme. Së pari, Perëndia premtoi se do t’i bënte pasardhësit e Abrahamit një komb të madh, por Abrahami nuk kishte fëmijë. Ai ishte 75 vjeç, dhe Sarah ishte vetëm 10 vjet më e re se ai, kështu që të dy kishin të drejtë për sigurime shoqërore dhe e kishin kaluar kohën dhe shpresën për të pasur fëmijë. Dhe problemi i dytë ishte se, kur Abrahami arriti në Tokën e Premtuar, ai zbuloi se ajo ishte tashmë e zënë. “Në atë kohë ndodheshin në atë vend kanaanejtë” (Zanafilla 12:6). Vetëm Perëndia mund të sjellë premtimin. Bekimi i premtuar vjen nga Perëndi dhe kjo varet nga Perëndia. Është një dhuratë e hirit.

Premtimi i Perëndisë Merret nga Besimi

Vitet kaluan dhe nuk kishte asnjë shenjë të ardhjes të një foshnje apo të largimit të kananejve. Por Abrahami i besoi Zotit, që ia vuri në llogari të drejtësisë” (Zanafilla 15:6). Ky është një nga vargjet më të rëndësishëm në Dhjatën e Vjetër, sepse na tregon se si mund të hyjmë në një marrëdhënie të drejtë me Perëndinë.

Nëse e lexon historinë, do të kuptosh që Abrahami ishte larg të qenit njeri i drejtë. Ai gënjeu dhe mashtroi. Ai e ekspozoi gruan e tij në rrezik dhe nuk e mbrojti atë. Në rastin më të mirë, bindja e Abrahamit ndaj Perëndisë ishte e pjesshme, kështu që si mund ta konsideronte Perëndia atë të drejtë? E gjithë Bibla është një histori, e dhënë nga vetë Perëndia, dhe ajo që është e vështirë të kuptohet në një histori, shpesh shpjegohet në një fragment tjetër. Ne e interpretojmë Shkrimin e Shenjtë nën dritën e vetë Shkrimit.

Kur shikon historinë biblike në kohën e Jezusit, ti e gjen Zotin tonë duke folur për Abrahamin: “Abrahami, ati juaj, ngazëllehej në shpresën që të shihte ditën time; e pa dhe u gëzua” (Gjoni 8:56). Dy mijë vite para lindjes së Jezusit, Abrahamit iu dha një vizion i Jezus Krishtit. Ai e kuptoi që Perëndia do t’i jepte një pasardhës, nëpërmjet të cilit premtimi i Perëndisë për të bekuar botën do të përmbushej. Ky pasardhës është Jezusi, Biri i Perëndisë, i cili erdhi në botë përmes Marisë, një pasardhëse e Abrahamit.

Libri i parë i Biblës na tregon se si mund të jemi të drejtë me Perëndinë, dhe na tregon se kjo është e mundur me anë të besimit. Abrahami u shpëtua në të njëjtën mënyrë si ne, duke besuar në Zotin Jezus Krisht. Ai pa ditën kur Krishti do të vinte edhe pse ishte në një distancë të largët, dhe e besoi këtë. Megjithëse nuk e dinte emrin e Jezusit ose detajet e kryqit, Abrahami shikonte drejt të ardhmes, dhe priste me padurim atë që do të realizonte Krishti, ashtu si ne shikojmë mbrapa me besim. Është duke besuar në Zotin Jezu Krisht, që jemi bërë të drejtë me Perëndinë.

Pyetja thelbësore nuk është thjesht: “A ke besim?” Por “A beson në Zotin Jezus Krisht?” A beson siç bëri Abrahami? Si na drejtëson besimi në Jezusin me Perëndinë? 

Supozo se ke një llogari bankare që është në deficit, dhe një mik vendos që të të ndihmojë. Ai të pyet se sa lek i ke borxh bankës. Ti i thua “$10,000.” Miku yt është dakort që të të ndihmojë, dhe kur paratë e tij depozitohen në llogarinë tënde bankare, borxhi është shlyer. Fitimi yt është humbja e tij. 

Kjo është ajo që po shprehet edhe këtu, Abrahami “i besoi Zotit, që ia vuri në llogari të drejtësisë” (Zanafilla 15:6). Nëse Krishti do t’i japë drejtësinë secilit prej nesh, Ai duhet të ngarkohet me një borxh shumë të madh, dhe Ai e bëri këtë në kryq. Kostoja totale e borxhit tonë ishte ngarkuar mbi Krishtin. Atë që nuk njihte mëkat, Perëndia e ngarkoi me mëkatet tona, në mënyrë që nëpërmjet tij Perëndia të na bëjë të drejtë (shih 2 Korintasve 5:21).

Premtimi i Perëndisë Vjen me një Çmim të Paimagjinueshëm 

“Mbas këtyre gjërave Perëndia e vuri në provë Abrahamin dhe i tha: “Abraham!” Ai u përgjigj: “Ja ku jam”. Dhe Perëndia tha: “Merr tani birin tënd, birin tënd të vetëm, atë që ti do, Isakun, shko në vendin e moriahve dhe sakrifikoje në një nga malet që do të të tregoj” (Zanafilla 22:1-2). Kur i lexon këto vargje, ti mund të pyesësh veten, “Çfarë kuptimi mund të ketë kjo gjë? Pse Perëndia do t’i kërkonte Abrahamit të bënte një gjë të tillë?“

Perëndia i kishte premtuar se bekimi i Tij do të vinte në botë përmes pasardhësit të Abrahamit, por nuk kishte akoma asnjë pasardhës. Pastaj në një mrekulli hiri, Perëndia i dha atij pasardhësin e parë. Dhe tani Zoti thotë që pasardhësi i bekuar duhet të flijohet! Ishte përmes Isakut dhe linjës së pasardhësve të tij që Mesia do të vinte në botë, kështu që Isaku duhej të jetonte; ai duhej të martohej dhe të kishte fëmijë. Si mund të përmbushet premtimi nëse Isaku flijohet?

Abrahami nuk e dyshoi nevojën e sakrificës. Perëndia tha, “Merr tani birin tënd, birin tënd të vetëm, atë që ti do, Isakun, shko në vendin e moriahëve dhe sakrifikoje në një nga malet që do të të tregoj” (Zanafilla 22:2). Kur Perëndia njoftoi Abrahamin për gjykimin mbi Sodomën, Abrahami qëndroi para Tij dhe u lut që qyteti të kursehej dhe të shpëtonte (18:22-23). Por kur Perëndia i tha se duhej të bënte një flijim, Abrahami nuk ngriti asnjë kundërshtim.

Abrahami duket se e kupton që nëse bekimi i Perëndisë do të derdhet në botë, atëherë duhet të bëhet një flijim. Ndoshta ndërgjegjia e tij ia tregoi këtë. Perëndia kishte thënë: “ec në praninë time dhe qëndro i ndershëm” (Zanafilla 17:1). Ky ishte burri që në një moment kishte gënjyer për gruan e tij, dhe në një tjetër kishte qeshur me premtimin e Perëndisë. Ai nuk mund të ngrinte kokën dhe të thoshte, “Unë kam bërë gjithçka që Perëndiaa më ka urdhëruar të bëj”. Ai nuk ishte njeri pa të meta, dhe as ne nuk jemi.

Pra, si mund të përmbushet premtimi i Perëndisë për bekimin e botës nëse Abrahami nuk i ka përmbushur kushtet e tij? Kjo është pyetja madhore. Si mund të rrjedhë bekimi i Perëndisë në jetën e një njeriu që nuk ka qenë plotësisht i bindur? Duhet të bëhej një sakrificë, dhe Abrahami e dinte këtë. 

Perëndia Siguron Sakrificën

Kjo histori na tregon se premtimi i Perëndisë për të bekuar botën e rënë mund të vijë vetëm përmes flijimit. Por na tregon edhe më shumë se kaq: Vetë Perëndia siguron sakrificën. Ndërsa Abrahami ngjitet në mal me djalin e tij, kemi një moment prekës: “Isaku i foli të atit të tij dhe i tha: ‘Ati im!’ Abrahami u pergjigj, ‘Ja ku jam, biri im’. Dhe Isaku tha, ‘Ja zjarri dhe druri, po ku është qengji për sakrificën?’ Abrahami u përgjigj, ‘Djali im, Perëndia do ta sigurojë vetë qengjin për sakrificën” (Zanafilla 22:7-8).

Kur mbërritën në majën e malit, në pamje të parë dukej se Isaku do të ishte flijimi. Ai u lidh dhe u vu mbi altar. Isaku do të ketë qenë një djalë i ri në atë kohë, kështu që largoje nga mendja çdo imagjinatë që mund të kesh pasur të një fëmije të vogël të pafajshëm që lidhet në altar. Isaku ishte në gjëndje të mbante vetë drutë e flijimit në krahë (22:7). Ai ishte në lulen e rinisë dhe mund ta kishte mposhtur shumë lehtë Abrahamin, i cili ishte tashmë mbi 100 vjeç, nëse do të donte. Por Isaku nuk e bëri këtë. Ai ishte i gatshëm të jepte jetën e tij. 

Ajo që kemi këtu është një baba që është i gatshëm të heqë dorë nga djali i tij, dhe një djalë që është i gatshëm të japë jetën e tij. Dhe ata kanë rënë në një mendje në atë që po bëjnë, në mënyrë që të sjellin bekimin në botë. 

Më pas, në momentin më kritik, engjëlli i Perëndisë thërret nga parajsa: “Mos e zgjat dorën kundër djalit dhe mos i bëj asnjë të keqe” (Zanafilla 22:12). Pastaj Perëndia siguron sakrificën. “Atëherë Abrahami i ngriti sytë dhe shikoi; dhe ja prapa tij një dash i zënë për brirësh në një kaçube. Kështu Abrahami shkoi, mori dashin e tij dhe e ofroi si sakrificë në vend të të birit” (Zanafilla 22:13).

Shpresoj se do të reagosh ndaj kësaj historie në dy mënyra. Së pari, shpresoj që të zmbrapsesh nga tmerri. Qëllimi i kësaj historie për ty është që ta lexosh dhe të thuash: “Çfarë çmim i paimagjinueshëm është ky?!” Së dyti, shpresoj të shohësh me një një ndjesi mrekullie drejt realitetit ku të drejton kjo histori. 

Nuk ishte kurrë qëllimi i Perëndisë që Abrahami të flijonte Isakun. Por kjo histori shqetësuese e një babai që ishte i gatshëm të hiqte dorë nga biri i tij, dhe i një biri që ishte i gatshëm të dorëzonte jetën e tij, është duke na treguar se cili ishte çmimi i përmbushjes së premtimit të Perëndisë, dhe që bekimi i Tij të vinte në botë. 

Premtimi i Perëndisë na vjen me një çmim të paimagjinueshëm, dhe ky çmim ishte për Atin, si dhe për Birin. Perëndia bëri atë që Abrahami dhe Isaku vetëm mund ta ilustronin. Perëndia Atë hoqi dorë nga Biri i Tij. Perëndia Bir e dha Veten lirisht për ne. Sikurse Isaku mbajti drutë në shpinën e tij, ashtu edhe Jezusi mbajti kryqin mbi supet e tij. Ai u bë sakrifica. Ai zuri vendin tonë në zjarrin e gjykimit të Perëndisë. 

Çfarë është më e vështirë, të japësh jetën tënde apo të heqësh dorë nga ai person që do? Perëndia i përjetoi të dy agonitë në të njëjtën kohë. Ati nuk e kurseu Birin e tij, por e dha lirisht për ne të gjithë (Romakëve 8:32). Biri i Perëndisë “më deshi dhe dha vetën për mua” (Galatasve 2:20). Bekimi i premtuar i Perëndisë erdhi me një çmim të paimagjinueshëm që vetë Zoti e mbarti për ne.

Një Shteg i Hapur

Premtimi i Perëndisë për të bekuar botën përmes pasardhësve të Abrahamit, përmbushet në Jezus Krishtin. Perëndia Atë ishte i kënaqur që dërgoi Birin e Tij në botë, ku Ai mbajti mëkatet tona në kryq dhe e dha jetën e Tij si flijim, në mënyrë që drejtësia e Tij t’u llogaritej të gjithë atyre që vijnë në besim tek Ai.

Tjetra
Përdori këto pyetje për t'u angazhuar më thellë me Fjalën e Perëndisë. Diskuto rreth tyre me një person tjetër, ose përdori ato si pyetje personale reflektimi.
  1. Pse Bibla ndjek historinë e Abrahamit dhe linjën e pasardhësve të tij?
  2. Abrahami i “besoi Zotit dhe iu llogarit si drejtësi” (Zanafilla 15:6). Çfarë na tregon ky varg?
  3. A beson në të njëjtën mënyrë siç bëri Abrahami? Si është i ngjashëm besimi yt? Si është ndryshe?
  4. Si “vepron” besimi? Si e bën një person të drejtë me Perëndinë?
  5. Cili është reagimi yt ndaj deklaratës: “Perëndia ka siguruar flijimin për mëkatet e tua”?
Save Progress
Shko në fillim