Ruaje tek faqja kryesore
Open the Bible can be just a tap away! Tap the icon at the bottom of your browser and choose "Add to Home Screen"
Mbylle

Hyr

Hyr teHape Biblën:

Regjistrohu

Save your progress by creating a FREE account! Get started by filling out the info below:

Rikuperimi i Llogarisë

Kërko një fjalëkalim të ri:

Vendos adresën tënde të emailit më poshtë dhe një fjalëkalim i përkohshëm do të të dërgohet me email. Ti mund të ndryshosh fjalëkalimin herën tjetër kur të identifikohesh.

Na Kontakto

Na dërgo një mesazh ose shiko pyetjet e shpeshta nëse dëshiron të dish më shumë rreth nesh.

Romakëve 3:19-31

19 Por dimë se sa thotë ligji, e thotë për ata që janë nën ligj, me qëllim që çdo gojë të heshtë dhe gjithë bota të bëhet fajtore përpara Perëndisë,

20 sepse asnjë mish nuk do të shfajësohet para tij përmes veprave të ligjit; sepse me anë të ligjit vjen njohja e mëkatit.

Drejtësimi me anë të besimit në Jezus Krishtin

21 Por tani, e ndarë nga ligji, është manifestuar drejtësia e Perëndisë, për të cilën dëshmojnë ligji dhe profetët,

22 madje, drejtësia e Perëndisë nëpërmjet besimit në Jezu Krishtin për të gjithë e mbi të gjithë ata që besojnë, sepse nuk ka dallim;

23 sepse të gjithë mëkatuan dhe nuk e arrijnë lavdinë e Perëndisë,

24 por janë shfajësuar falas me anë të hirit të tij, nëpërmjet shpengimit që është në Krishtin Jezus,

25 të cilin e paraqiti Perëndia si pajtimore nëpërmjet besimit në gjakun e tij, për të treguar kështu drejtësinë e tij për faljen e mëkateve, që janë kryer më parë gjatë kohës së durimit të Perëndisë,

26 për të treguar drejtësinë e tij në kohën e tanishme, me qëllim që ai të jetë i drejtë dhe drejtësues i atij që beson në Jezusin.

27 Ku është, pra, mburrja? Është përjashtuar. Nëpërmjet cilit ligj? Të veprave? Jo, por nëpërmjet ligjit të besimit.

28 Ne, pra, konkludojmë se njeriu është i shfajësuar nëpërmjet besimit, ndarë nga veprat e ligjit.

29 A është vallë Perëndia vetëm i judenjve? A nuk është edhe i kombeve? Po, edhe i kombeve.

30 Sepse ka vetëm një Perëndi, që do të shfajësojë të rrethprerin prej besimit, dhe të parrethprerin nëpërmjet besimit.

31 A e shfuqizojmë, pra, ligjin nëpërmjet besimit? Kështu mos qoftë; përkundrazi e përforcojmë ligjin.

Tjetra

Ne kemi parë që zemërimi i Perëndisë zbulohet kundër mëkatit, dhe se Krishti na shpëton nëpërmjet ungjillit. Çfarë do të thotë kjo për Jezusin? Dhe çfarë do të thotë për ne? Në shumë prej mësimeve tona ne përqendrohemi në një kapitull të vetëm të Biblës, por sot do të përqendrohemi vetëm në katër fjalë që gjenden të gjitha tek kapitulli i 3-të i Romakëve: pajtim, shpengim, i shfajësuar, dhe besim. Nëse kjo të duket shkurajuese, bëj pak durim. Ajo që do të zbulosh është jetëdhënëse.

Herën e parë që isha në Amerikë, një miku im më shpuri për të parë një lojë bejsbolli. Miku im filloi të flasë për pozicionet e ndryshme të lojtarëve të bejzbollit me termat e lojës, dhe unë as që e kisha idenë se çfarë po thoshte. 

Të gjitha llojet e sporteve kanë fjalorin e tyre të veçantë. Njerëzit që e duan bejsbollin mësojnë fjalët e veçanta të bejsbollit. Njerëzit që e duan Jezusin, mësojnë fjalët e Biblës dhe gjejnë gëzim në atë që përcjellin. Në këtë mësim do të mësojmë katër fjalë të Biblës që do të na sjellin gëzim të madh. 

“Sepse të gjithë mëkatuan dhe nuk e arrijnë lavdinë e Perëndisë, por janë shfajësuar falas me anë të hirit të tij, nëpërmjet shpengimit që është në Krishtin Jezus, të cilin e paraqiti Perëndia si pajtimore nëpërmjet besimit në gjakun e tij” (Romakëve 3:23-25)

Më lejo të të prezantoj me Nelin dhe Sonian. Neli ishte në të njëzetat e tij kur filloi të dilte me Sonian, një vajzë simpatike që e kishte njohur në punë. Ai kishte një reputacion se ishte “pak në anën e egër”, dhe kishte raste kur Sonia nuk ndihej rehat me të. 

Një natë, Neli e çoi Sonian në një festë ku gjërat dolën jashtë kontrolli. Neli filloi të pinte, dhe teksa po ktheheshin në shtëpi në orët e para të mëngjesit, ai mezi po e kontrollonte makinën. Neli po i jepte makinës në një gjendje të mendjes totalisht të turbullt, derisa e pamendueshmja ndodhi. Makina goditi një gungë në rrugë, doli jashtë kontrollit, dhe u rrokullit disa herë. Kur makina ndaloi, të dy Neli dhe Sonia ishin pa ndjenja. 

Disa orë më vonë, Neli u përmend në spital. Koka po i pëlciste dhe kishte dhimbje të madhe në trup, ndërsa përpiqej të kujtonte se çfarë kishte ndodhur. 

“Si është Sonia?” pyeti ai.

“Jo mirë, kam lajme të këqija” i tha doktori. “Ajo është paralizuar dhe nuk do të ecë më dot kurrë.”

“A mund ta shoh?”

“Jo, ajo nuk do të flasë me ty.”

Papritur, Neli e gjeti veten në një makth të vërtetë, dhe nuk kaloi shumë dhe ai mori një letër nga avokati i Sonias. Për shkak të gjëndjes të paralizës së saj të përhershme, ajo po e hidhte atë në gjyq.

Neli qëndronte i shtrirë në spital, duke vrarë mëndje se si mund të ishte treguar kaq budalla, dhe se si një veprim i thjeshtë e kishte vendosur atë në një situatë me pasoja kaq të dëshpëruara afatgjata. Ishte vetëm një natë, por ajo ndryshoi gjithçka. Neli mendon se si mund të jetojë me veten e tij, dhe ai nuk e ka idenë se çfarë duhet të bëjë për Sonian.

Ka tre faktorë në këtë situatë: Së pari, një ofendim ka ndodhur. Neli veproi me pakujdesi dhe papërgjegjshmëri kur vendosi të ngiste makinën i dehur. Së dyti, ekziston një person i ofenduar. Sonia është shumë e zemëruar, dhe me të drejtë. Së treti, ekziston një ofendues. Neli e di që ai është fajtori. Atij i vjen jashtëzakonisht keq për atë që ka bërë, por kjo nuk e ndryshon faktin që Sonia është e paralizuar, dhe se avokatët e saj po përgatisin një betejë ligjore kundrejt tij. 

Neli mori një avokat, i cili bisedoi me avokatin e Sonias për të ditur çfarë duhet bërë që kjo çështje të mbyllet. Diskutimi i tyre përqendrohet në një pikë: Çfarë mund të bëhet që Sonia të ndihet e shlyer për atë që ka pësuar? Çështja nuk është se çfarë Neli mendon se do mjaftojë. Gjithçka ka lidhje me Sonian, sepse ajo është personi i ofenduar. 

Supozo sikur avokatët bien dakort për një shumë parash që do të ishte e pranueshme për Sonian. Pagesa e këtyre parave do të konsiderohej si një “pajtim.” Një pajtim është një pagesë e ofruar për të zbutur zemërimin e atij që është ofenduar, dhe për të përmbushur nevojën për drejtësi, në mënyrë që çështja të mbyllet dhe të mos dalë përpara gjyqit përsëri. 

Duke qënë se mëkati ynë është një ofendim ndaj Perëndisë, kjo do të thotë se Perëndia është Ai që vendos se çfarë duhet bërë për të pasur pajtim. Pyetja është, “Çfarë do e bëjë Perëndinë të ndihet i shlyer?”

Dhe Bibla na jep përgjigjen: “Por janë shfajësuar falas me anë të hirit të tij, nëpërmjet shpengimit që është në Krishtin Jezus, të cilin e paraqiti Perëndia si pajtimore nëpërmjet besimit në gjakun e tij” (Romakëve 3:24-25). Perëndia prezantoi Birin e Tij, Jezus Krishtin, si pajtim. Vdekja e Tij mbi kryq përmbush kushtet e Perëndisë dhe e zbut zemërimin e Tij ndaj mëkatit tonë.

Perëndia, shenjtërinë e të cilit kemi ofenduar, botën e të cilit kemi shkatërruar, dhe zemërimin e të cilit kemi provokuar, dërgoi Birin e Tij të vetëmlindur. Perëndia u bë njeri në Jezus Krishtin dhe mori mbi vete zemërimin e Tij. 

“Shpengimi që është në Krishtin Jezus” 

Shlyerja do të thotë të blesh duke paguar një çmim. E kam mësuar këtë fjalë të Biblës kur isha fëmijë përmes një historie të thjeshtë që më ka mbetur në zemër. Është historia e një djali që i pëlqente të bënte gjëra. 

Një ditë babai i djalit i tha atij, “Pse nuk bën një varkë?” Djali e adhuroi këtë ide, kështu që ai punoi me babanë e tij për të bërë një varkë të bukur me vela. Ai e pikturoi atë në ngjyrë blu dhe të kuqe, dhe kishte një velë të gjatë të bardhë. Kur mbaroi, djali vuri një shenjë të veçantë mbi varkën, në mënyrë që ai të dinte gjithnjë se ishte varka e tij. 

Djali e adhuronte varkën e tij dhe ndjente një gëzim shumë të madh kur e nxirrte për të lundruar në liqen. Por një ditë varka u rrëmbye nga një erë e fortë që e shpuri shumë larg. Djalit ju thye zemra. 

Pak kohë më vonë, djali po kalonte pranë një dyqani lodrash në qytet, kur pa një varkë të bukur në dritare. Ishte blu dhe e kuqe dhe kishte një velë të gjatë të bardhë. Dhe ndërsa po e shihte me vëmendje më nga afër, ai mund të shihte shenjën e veçantë që kishte vendosur, në mënyrë që ai ta dinte gjithnjë se ishte varka e tij. 

Djali shkoi në shtëpi, mblodhi të gjitha paratë që kishte kursyer dhe u kthye në dyqan dhe e bleu varkën. Rrugës për në shtëpi, ai e përqafoi varkën dhe tha: “Ti je dy herë e imja! Je e imja sepse unë të kam bërë, dhe je e imja sepse të kam blerë!” 

Dhe kjo është pikërisht ajo që Jezus Krishti mund të të thotë ty dhe mua! “Ti je dy herë i imi. Je i imi sepse të kam krijuar, dhe je i imi sepse të kam blerë.” Kjo është ajo që do të thotë të shpengohesh. Ti je blerë nga Jezus Krishti përmes derdhjes së gjakut të Tij (1 Pjetrit 1:18-19). 

“Të Shfajësuar nga Hiri i Tij” 

I shfajësuar është një term ligjor. Do të thotë që një person shpallet jo fajtor. Shfajësimi është një vendim i marrë nga një gjyqtar. Çdo person një ditë do të dalë në gjyq para Perëndisë të plotfuqishëm, dhe për çdo njeri Ai do të shpallë një nga dy rezultatet: i shfajësuar, ose i dënuar. 

I shfajësuar është një fjalë që i përket ditës së fundit, por Bibla flet këtu për shfajësimin në kohën e tashme: “Sepse të gjithë mëkatuan dhe nuk e arrijnë lavdinë e Perëndisë, por janë shfajësuar falas me anë të hirit të tij…” (Romakëve 3:23-24). 

Perëndia po i thotë secilit prej nesh: “Unë tani mund të merrem me çështjen tënde! Ti nuk ke nevojë të kalosh tërë jetën tënde duke pyetur veten se cili do të jetë gjykimi përfundimtar i Perëndisë për ty. Ti mund të shfajësohesh, dhe të shpallesh jo fajtor që sot!” 

Kriteri bazë me anë të cilit mund të shfajësohesh është ajo që Jezusi ka bërë për ty kur Ai vdiq në kryq. Ai mbajti zemërimin (pajtimin), dhe Ai pagoi çmimin (shpengimin). Kur Perëndia na shfajëson, Ai bën dy gjëra: Së pari, Perëndia i ngarkon mëkatet tona tek Jezusi, duke i llogaritur ato kundër Tij. Dhe së dyti, Perëndia e vlerëson drejtësinë e Jezusit si tonën. 

Kur Karen dhe unë u martuam, prindërit e mi paguan për një javë në një hotel luksoz në Lake District, në Angli. Nuk kishte asnjë kosto për ne, sepse dikush tjetër u përgjigj për këtë. Perëndia na shfajëson ne falas, duke i’a ngarkuar mëkatet tona Jezusit. Kjo dhuratë është e jona, sepse detyrimet që kemi mbledhur përgjatë viteve janë paguar nga Jezusi. 

Kështu që Perëndia na vlerëson me drejtësinë e Jezusit. 

Pak kohë më parë, vendosa të mbyll një kartë krediti që e kisha përdorur për disa vjet në Angli. Kur mora në telefon, përfaqësuesja e kompanisë më pyeti e habitur, “A jeni në dijeni, zotëri, që keni mbledhur 2,000 pikë në këtë kartë?”.

“A mund t’ia jap këto pikë dikujt tjetër,” e pyeta unë. “Oh, po,” tha ajo, “kushdo tjetër që ka të njëjtën kartë mund t’i marrë”. Unë ia dhashë babait tim dhe ai gëzoi përfitimet e 2,000 pikëve, për të cilat nuk kishte bërë asgjë për t’i fituar. Kur ti vjen me besim tek Jezus Krishti, Perëndia e llogarit si tënden drejtësinë e Tij. Ai të shfajëson ty, jo sepse ti je sjellë mirë në jetën tënde si i Krishterë, por sepse drejtësia e Krishtit bëhet e jotja. 

“E Marrë nga Besimi” 

Duke qënë se e vetmja bazë për shfajësim është vdekja dhe ringjallja e Jezus Krishtit, kjo do të thotë se Perëndia do i shfajësojë të gjithë ata që i përkasin Jezusit. 

“Sepse të gjithë mëkatuan dhe nuk e arrijnë lavdinë e Perëndisë, por janë shfajësuar falas me anë të hirit të tij, nëpërmjet shpengimit që është në Krishtin Jezus, të cilin e paraqiti Perëndia si pajtimore nëpërmjet besimit në gjakun e tij” (Romakëve 3:23-25).

Kushtoi vëmendje faktit, se besimi është mënyra, me të cilin Jezusi bëhet yti. 

Imagjino një çift të ri; po i quajmë Tomi dhe Maria. Ata njihen në një takim me shkesë, dhe ndihen paksa çuditshëm ndërsa bëjnë biseda të përgjithshme. Por, me kalimin e kohës, ata njihen më mirë me njëri-tjetrin dhe marrëdhënia e tyre bëhet më e thellë.

Një mbrëmje, Tomi bën pyetjen e madhe, dhe disa muaj më vonë, Maria është duke ecur drejt altarit. Pastori kthehet dhe pyet Tomin: “Tom, a do ti të marrësh Marinë si bashkëshorten tënde?” Tomi përgjigjet “po”.

Besimi është si një martesë në të cilën ti je bashkuar me Jezus Krishtin. Mendo se çfarë do të thotë bashkimi me ty për Jezusin: Birin i Shenjtë i Perëndisë duhej të merrte mëkatin tënd sikur të ishte i Tij. Por tani mendo se çfarë do të thotë për ty të jesh i bashkuar me Jezusin: ti zotëron drejtësinë e Krishtit sikur të ishte e jotja! Kur ti vjen me besim tek Zoti Jezus Krisht, gjithçka që Ai ka arritur mbi kryq bëhet aktive në përvojën tënde, dhe në atë moment Perëndia deklaron se ti je “i shfajësuar”.

Një Shteg i Hapur

Perëndia i shfajëson mëkatarët në bazë të pajtimit që u dha nga Jezusi mbi kryq. Ai e bën këtë për të gjithë ata që vijnë tek Jezusi me besim. Besimi bashkon një person me Krishtin, i cili na shpengon duke paguar borxhin tonë dhe duke na llogaritur si tonën drejtësinë e Tij. Shfajësimi nuk varet nga performanca jote në jetën e Krishterë por nga Jezusi, dhe gjithçka që Ai përmbushi u bë e jotja.

Tjetra
Përdori këto pyetje për t'u angazhguar më thellë me Fjalën e Perëndisë. Diskuto rreth tyre me një person tjetër, ose përdori ato si pyetje personale reflektimi.
  1. Çfarë t’u duk më e dobishme në këtë mësim? Çfarë t’u duk më e vështirë?
  2. Me fjalët e tua, çfarë është “pajtimi”?
  3. A mund të mendosh për një kohë kur dikush bëri një sakrificë për të të ndihmuar? Çfarë të thotë fjala "shpengim" në lidhje dashurinë e Jezusit për ty?
  4. Çfarë ndryshimi do të kishte në jetën tënde tani, nëse do të dije se cili do të ishte gjykimi përfundimtar i Perëndisë për ty?
  5. Besimi përfshin një angazhim ndaj Jezus Krishtit. Pse do të ndiheshe i tërhequr nga ky angazhim? Çfarë mund të të frenojë?
Save Progress
Shko në fillim