Ruaje tek faqja kryesore
Open the Bible can be just a tap away! Tap the icon at the bottom of your browser and choose "Add to Home Screen"
Mbylle

Hyr

Hyr teHape Biblën:

Regjistrohu

Save your progress by creating a FREE account! Get started by filling out the info below:

Rikuperimi i Llogarisë

Kërko një fjalëkalim të ri:

Vendos adresën tënde të emailit më poshtë dhe një fjalëkalim i përkohshëm do të të dërgohet me email. Ti mund të ndryshosh fjalëkalimin herën tjetër kur të identifikohesh.

Na Kontakto

Na dërgo një mesazh ose shiko pyetjet e shpeshta nëse dëshiron të dish më shumë rreth nesh.

Zanafilla 11:1-9

Kulla e Babelit

1 Por tërë toka fliste të njëjtën gjuhë dhe përdorte të njëjtat fjalë.

2 Dhe ndodhi që, ndërsa po zhvendoseshin nga lindja, ata gjetën një fushë në vendin e Shinarit dhe u vendosën atje.

3 Dhe i thanë njëri tjetrit: “Eja, të bëjmë tulla dhe t’i pjekim me zjarr!”. Dhe përdorën tulla në vend të gurëve dhe bitum në vend të llaçit.

4 Dhe thanë: “Eja, të ndërtojmë për vete një qytet dhe një kullë maja e së cilës të arrijë deri në qiell, dhe t’i bëjmë një emër vetes që të mos shpërndahemi mbi faqen e tërë dheut”.

5 Por Zoti zbriti për të parë qytetin dhe kullën që bijtë e njerëzve ishin duke ndërtuar.

6 Dhe Zoti tha: “Ja, ata janë një popull i vetëm dhe kanë të gjithë të njëjtën gjuhë; dhe kjo është ajo që ata filluan të bëjnë; tani asgjë nuk ka për t’i penguar ata të përfundojnë atë që kanë ndërmend të bëjnë.

7 Eja, të zbresim pra atje poshtë dhe të ngatërrojmë gjuhën e tyre, në mënyrë që njëri të mos kuptojë të folurën e tjetrit”.

8 Kështu Zoti i shpërndau mbi faqen e tërë dheut dhe ata pushuan së ndërtuari qytetin.

9 Prandaj këtij vendi iu dha emri i Babelit, sepse Zoti aty ngatërroi gjuhën e tërë dheut dhe i shpërndau mbi tërë faqen e dheut.

Tjetra

Kapitujt e parë të Zanafillës përshkruajnë fuqinë në rritje të mëkatit në botë. Kjo njohuri e së keqes që dukej kaq tërheqëse në fillim, doli të ishte një fuqi shkatërruese dhe një armik i hidhur. Mëkati i Adamit dhe Evës qëndroi tek ta, dhe kur Kaini, foshnja e parë në botë lindi, e keqja ishte tashmë e lidhur me të.

Vetëm një shtytje më shumë dhe ai erdhi në jetë. Dhe pas një momenti, zhurma filloi teksa fëmija i parë në botë njoftoi ardhjen e tij në skenë. Nëna e tij nuk kishte asnjë doktoreshë mami pranë. Ajo kishte vetëm bashkëshortin e saj për ndihmë, dhe ai nuk e kishte idenë se çfarë duhej të bënte. Po ta mendosh mirë, as ajo nuk ia kishte idenë; por në një farë mënyre, në mëshirën e Perëndisë ata të dy ia dolën mbanë, dhe më pas ajo mundi ta mbante djalin e tyre të vogël, Kainin, në krahë.

Eva duhet ta ketë parë bekimin e Perëndisë në lindjen e fëmijës së saj. Mbi të gjitha, Perëndia kishte thënë se koka e gjarprit do të shkatërrohej nëpërmjet frytit të barkut të gruas. Ndoshta ndërsa ka parë në sytë e djalit të saj, ajo do ketë menduar se si ai mund të ndryshonte drejtimin e së keqes dhe t’i rivendoste ata në parajsë.

Nëse këto kanë qenë mendimet e saj, ajo duhet të ketë mbetur shumë e zhgënjyer, sepse foshnja që ajo shikonte me ata sy të pafajshëm, doli të ishte vrasësi i parë në botë. Larg nga të qenit personi që do të shpëtonte familjen nga e keqja, Kaini ishte ai që futi në botë thellësi të reja të së keqes, dhe thellësi të reja dhimbjeje në zemrat e prindërve të tij.

Fuqia e Mëkatit në Rritje 

Tek Zanafilla 3 ne lexojmë për një akt mosbindjeje ndaj Perëndisë. Kjo mund të duket si një gjë e vogël, por çështja është se mëkati nuk mbaroi këtu. Është pothuajse e pamundur të kryesh një mëkat të vetëm, sepse mëkati është një fuqi, dhe kur asaj fuqie i jepet hapësirë, ajo rritet. Mëkati i Adamit dhe Evës iu bashkua atyre, dhe kur Kaini, fëmija i parë në botë, lindi, mëkati i ishte bashkangjitur edhe atij.

Zanafilla 4 përshkruan se si Kaini u bë një i ri i zemëruar. Një shtysë për të luftuar kundër Perëndisë ishte tashmë brenda tij, dhe duke parë vëllanë e tij që shijonte bekimin e Zotit, kjo gjë e përkeqësoi edhe më shumë zemërimin e tij.  

“Dhe Kaini foli me të vëllanë, Abelin”. Ata dolën në fushë dhe, ndërsa ishin atje vetëm,  “Kaini u ngrit kundër vëllait të tij Abelit dhe e vrau” (Zanafilla 4:8). E keqja kishte arritur një thellësi të re, dhe dhuna shpërtheu për herë të parë. 

Është e natyrshme për ne të mendojmë se nëse u sigurojmë një mjedis të dashur fëmijëve tanë, t’u japim atyre një edukim të mirë, dhe t’i shpiem në kishë, rezultati do të jetë të kemi fëmijë të perëndishëm. Por, siç e zbuluan edhe prindërit e parë të botës, nuk është gjithmonë kështu. 

Kur Adami dhe Eva më në fund kuptuan se e keqja ishte një fuqi në rritje, ata filluan të thërrasin emrin e Perëndisë (4:26). Ajo ishte lutja e parë. Ndoshta edhe ti do të zbulosh realitetin e lutjes në dhimbjen tënde. 

Në brezat që erdhën më pas, mëkati u bë i shfrenuar. Ligësia e njeriut në tokë u bë e madhe dhe “tërë synimet e mendimeve të zemrës së tyre nuk ishin gjë tjetër veçse e keqja në çdo kohë” (Zanafilla 6:5). Bota ishte “plot e përplot me dhunë” (6:11). 

Në një kohë të shkurtër historia njerëzore përfundoi nga një akt mosbindjeje në kopsht, në një valë dhune që përfshiu tokën. Shumë larg nga e thëna se natyra njerëzore bëhet më e mirë (siç dëshiron të besojë kultura jonë), Bibla na thotë që ne bëhemi më keq ndërsa largohemi nga Perëndia. 

Perëndia Pakëson Mëkatin

Perëndia dërgoi një përmbytje për të kontrolluar fuqinë mbizotëruese të së keqes. Kjo përmbytje ishte një gjykim shkatërrues, në të cilin Perëndia e shkurtoi tërë popullsinë njerëzore vetëm në një familje prej tetë personash, të cilët u shpëtuan përmes arkës (Zanafilla 7:23).

Noeu pati një mundësi të mrekullueshme ndërsa doli nga arka në një fillim të ri, në një mjedis të ri, pa probleme të vjetra për të zgjidhur, dhe pa armiq për të luftuar. Por Noeu i mbarti me vete farërat e mëkatit në botën e re, dhe nuk kaloi shumë kohë kur ai u gjend i dehur (Zanafilla 9:20-23) dhe farat e cinizmit po rriteshin tek një nga fëmijët e tij.

Kur unë dhe bashkëshortja ime Karen jetonim në Londër, ne kaluam gjashtëmbëdhjetë vjet duke luftuar me një bimë të egër, një nga barërat e këqija me rritje të shpejtë, si hardhia, që rrotullohet rreth trëndafilave. Kjo bimë kishte krijuar rrënjë të thella në dheun e kopshtit tonë, dhe duke qenë se ishte rrotulluar përreth rrënjëve të bimëve tona, ishte e pamundur të hiqej. Më e mira që mund të bënim, ishte ta pakësonim atë, dhe të përpiqeshim ta mbanim atë nën kontroll.

Mëkati është i tillë. Kur vendos të shkelësh një nga urdhrat e Perëndisë, ti je duke mbjellë një farë të gjallë dhe ajo do të rritet. Djalli do të thotë se përvoja do të zgjerojë horizontet e tua, por realiteti është se mëkati do të vendosë beteja të tmerrshme në shpirtin tënd.

Gjëja e parë që Bibla na thotë për mëkatin është, “Mos shko atje”. Largohu nga e keqja. Qëndro sa më larg të jetë e mundur nga mëkati sepse është një fuqi në rritje. Mos e vendos veten në një pozicion ku mund të plagosesh, dhe ku do të duhet të luftosh kundër saj për vite me rradhë. 

Ndoshta po mendon, “Do të doja të kisha menduar për këtë vite më parë, sepse kam bërë disa gjëra që kanë krijuar zakone të këqija në jetën time dhe tani ato janë beteja brenda shpirtit tim.” Kjo është një përgjigje e shkëlqyeshme. Ti je i sinqertë për barërat e këqija që ke lejuar të rriten, dhe nuk dëshiron që ato të marrin jetën tënde nën kontroll. Tani është koha që ti të luftosh kundër tyre, dhe ti mund ta bësh këtë përmes forcës që të jep Perëndia (shih Filipianëve 4:13).

Perëndia nuk do të lejojë që barërat e këqija të zotërojnë kopshtin e Tij, kështu që Ai i shkurton ato. Nëse Perëndia nuk do ta ushtronte gjykimin në këtë mënyrë, mëkati do të shkatërronte gjithçka të mirë, kështu që Zoti vazhdon ta heqë atë. Adami dhe Eva nuk i’u bindën Perëndisë, kështu që Ai kontrolloi përparimin e mëkatit të tyre duke i përjashtuar ata nga kopshti. Kaini u bë vrasësi i parë, kështu që Perëndia e ndau atë nga familja e tij. Në kohën e Noeut e keqja u shumëfishua, kështu që Perëndia e pakësoi atë me anë të përmbytjes. 

Por mëkati vazhdoi të rritej, dhe nuk kaloi shumë kohë kur një komunitet njerëzish në Babel gjetën një mënyrë të re për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj Perëndisë.

Pështjellim në Katin e 22 të Kullës

Me kalimin e kohës u zhvillua një teknologji e re që hapi një botë mundësish. Tullat hapën rrugën për një projekt të mrekullueshëm: “Eja, të ndërtojmë për vete një qytet dhe një kullë maja e së cilës të arrijë deri në qiell, dhe t’i bëjmë një emër vetes që të mos shpërndahemi mbi faqen e tërë dheut” ( Zanafilla 11:4).

Problemi me këtë ndërtesë nuk ishte lartësia e tij, por qëllimi i tij, i cili ishte për të shpallur madhështinë njerëzore. Njerëzit donin të bënin një emër për veten e tyre dhe të siguronin vetë sigurinë e tyre. Edhe një herë, ne po përpiqeshim të kapnim fronin e Perëndisë.

Perëndia vëzhgoi ndërtimin e qytetit të njeriut dhe e lejoi atë të vazhdojë deri në një pikë të caktuar, por pastaj Ai i ndaloi. Zoti tha: “Ja, ata janë një popull i vetëm dhe kanë të gjithë të njëjtën gjuhë; dhe kjo është ajo që ata filluan të bëjnë; tani asgjë nuk ka për t’i penguar ata të përfundojnë atë që kanë ndërmend të bëjnë. Eja, të zbresim pra atje poshtë dhe të ngatërrojmë gjuhën e tyre, në mënyrë që njëri të mos kuptojë të folurën e tjetrit” ( Zanafilla 11:6-7).

Imagjino që për dy muajt e fundit ke qenë duke punuar së bashku me të njëjtin person në katin e njëzet-e-dytë të Kullës së Babelit. Një ditë, kur mbërrin në punë dhe e përshëndet, ai përgjigjet me tinguj të pakuptueshëm. Dhe ti mendon me vete: “Çfarë ka që nuk shkon me këtë djalë?” Më pas zbulon se edhe pjesa tjetër e ekipit duket se po flet në një gjuhë të pakuptueshme dhe pyet veten nëse kjo është ndonjë lloj shakaje. 

Si përfundim, për lehtësimin tënd ti gjen dikë tjetër në vendin e ndërtimit që flet të njëjtën gjuhë si ti. Kështu që ti i thua atij: “Pjesa tjetër e këtyre personave janë çmendur. Le të ikim nga këtu.” Më pas, ju të dy gjeni edhe të tjerë që flasin si ju, dhe së bashku shkoni për të krijuar një komunitet të ri, ku të gjithë do të flasin të njëjtën gjuhë.

Perëndia e ndërpreu rebelimin e njeriut duke ngatërruar gjuhën njerëzore, dhe në këtë mënyrë i shpërndau mbi tërë faqen e dheut (11:9). Babeli ishte braktisur nga grupe të vogla familjesh që shkonin në çdo drejtim me farat e konfliktit të ardhshëm, tashmë të mbjella në zemrat e tyre. Për ironi, ndarja që njerëzit po përpiqeshin të shmangnin ishte pikërisht gjëja që Perëndia bëri që të ndodhte, dhe Ai e bëri atë në mënyrë që të frenojë përparimin e së keqes.

Hapësirë për Hirin e Perëndisë

Kur Perëndia e shkurton mëkatin, Ai gjithmonë krijon hapësirë ​​për hirin e Tij. Adami dhe Eva u përjashtuan nga kopshti, por Perëndia u premtoi një çlirues. Kaini vrau vëllanë e tij, por Perëndia u dha një djalë tjetër, Sethin, nga i cili filloi një linjë e re shprese. Përmbytja shkatërroi tërë jetën njerëzore, por Perëndia shpëtoi Noeun dhe familjen e tij në arkë. Kështu që, kur Perëndia solli gjykimin e Tij në Kullën e Babelit, ne mund të pyesim veten se si hiri i Tij do të marrë iniciativën.

Në fund të historisë të Kullës së Babelit ne lexojmë një gjenealogji që fillon me Semin dhe përfundon me Terahun (11:10-26), babai i Abrahamit. Perëndia iu shfaq Abrahamit ashtu si i ishte shfaqur Adamit në kopsht (Veprat 7:2). Deri në atë kohë Abrahami nuk dinte asgjë për Perëndinë. Familja e tij kishte adhuruar idhuj (Jozueu 24:2). Por Perëndia premtoi të bekojë Abrahamin dhe pasardhësit e tij, dhe Ai u zotua që përmes linjës së tij, çdo komb në faqen e dheut do të bekohej (Zanafilla 12:1-3).

Pjesa tjetër e Dhjatës së Vjetër ndjek këtë linjë familjare që na çon te Krishti, i cili u kryqëzua dhe u ringjall ditën e tretë. Dhe dyzet ditë më vonë Ai u ngjit në parajsë. Pastaj, në Ditën e Rrëshajëve, Perëndia bëri gjënë e kundërt që kishte bërë në kullën e Babelit. Kur erdhi Fryma e Perëndisë, apostujt e gjetën veten duke folur në mënyrë spontane në gjuhë që nuk i kishin mësuar kurrë, kështu që njerëzit nga e gjithë bota, të mund të dëgjonin dhe të kuptonin lajmin e mirë të Jezus Krishtit në gjuhën e tyre (Veprat 2:5-8, 11).

A e sheh kontrastin? Në Babel, gjuhët ishin një gjykim nga Perëndia që çoi në hutim, dhe njerëzit u ndanë nga njëri tjetri. Në Pentekost, gjuhët ishin një bekim nga Perëndia që çoi në mirëkuptim, dhe që njerëzit të mblidheshin së bashku.

Historia e Perëndisë që mbledh popullin e Tij e arrin kulmin tek Zbulesa, libri i fundit i Biblës, ku ne gjejmë një turmë shumë të madhe njerëzish nga çdo fis, komb, dhe gjuhë, të bashkuar si një, pasi adhurojnë Krishtin që i shpengoi dhe i bashkoi. “Shpëtimi është i Perëndisë tonë që është ulur mbi fron dhe Qengjit” (Zbulesa 7:10).

Një Shteg i Hapur

Perëndia e ndau njerëzimin në grupe të ndryshme gjuhësh me qëllim që të frenonte rebelimin në rritje të njeriut. Frena ka qenë jashtëzakonisht e efektshme. Gjatë historisë njerëzore ka pasur përpjekje të shumta për të bashkuar kombet, por çdo sukses ka qenë gjithmonë i kufizuar dhe jetëshkurtër.

Por Perëndia po mbledh njerëzit nga të gjitha kombet së bashku nëpërmjet Jezu Krishtit. Në parajsë të gjitha barrierat që kanë ndarë njerëzit përgjatë historisëraca, klasa, dhe gjuhado të hiqen plotësisht, dhe Perëndia i thërret njerëzit e Tij që të fillojnë ta shprehin atë unitet tani në kishën e Tij.

Tjetra
Përdori këto pyetje për t'u angazhuar më thellë me Fjalën e Perëndisë. Diskuto rreth tyre me një person tjetër, ose përdori ato si pyetje personale reflektimi.
  1. Çfarë mendon për ndjenjën e përbashkët në kulturën tonë, që njerëzit janë përgjithësisht të mirë? Si përputhet kjo me kapitujt e parë të Zanafillës?
  2. Ku e ke parë realitetin e fuqisë së mëkatit në jetën tënde?
  3. A mund të mendosh për një kohë kur mund të kesh provuar personalisht Perëndinë të shkurtojë mëkatin në jetën tënde?
  4. Cili është reagimi yt ndaj kësaj të vërtete? - "Kur Perëndia heq mëkatin, Ai gjithmonë krijon hapësirë për hirin e Tij".
  5. A ke menduar ndonjëherë, pse kemi kaq shumë gjuhë në botë sot?
Save Progress
Shko në fillim