Ruaje tek faqja kryesore
Open the Bible can be just a tap away! Tap the icon at the bottom of your browser and choose "Add to Home Screen"
Mbylle

Hyr

Hyr teHape Biblën:

Regjistrohu

Save your progress by creating a FREE account! Get started by filling out the info below:

Rikuperimi i Llogarisë

Kërko një fjalëkalim të ri:

Vendos adresën tënde të emailit më poshtë dhe një fjalëkalim i përkohshëm do të të dërgohet me email. Ti mund të ndryshosh fjalëkalimin herën tjetër kur të identifikohesh.

Na Kontakto

Na dërgo një mesazh ose shiko pyetjet e shpeshta nëse dëshiron të dish më shumë rreth nesh.

Hebrenjve 7:23-28

23 Dhe ata qenë bërë priftërinj në numër të madh, sepse vdekja nuk i linte të mbeteshin përgjithnjë,

24 kurse ai, mbasi qëndron përjetë, ka priftëri të patjetërsueshme,

25 prandaj edhe mund të shpëtojë plotësisht ata, që me anë të tij i afrohen Perëndisë, sepse gjithmonë rron që të ndërmjetësojë për ta.

26 Sepse neve një kryeprift i tillë na duhej; i shenjtë, i pafaj, i papërlyer, i ndarë nga mëkatarët dhe i bërë më i lartë se qiejt,

27 që nuk ka nevojë çdo ditë, si ata kryepriftërinjtë, të ofrojë flijime më parë për mëkatet e veta e pastaj për ato të popullit; sepse këtë e bëri një herë e përgjithmonë, kur ofroi vetveten.

28 Sepse ligji vë kryepriftërinj njerëz që kanë dobësi, por fjala e betimit, sipas ligjit, vë Birin, që është i përkryer përjetë.

Tjetra

Jezusi ka një punë të përfunduar për ne në të kaluarën, një punë të vazhdueshme për ne në të tashmen, dhe një punë për ne në të ardhmen. Puna e përfunduar e Jezusit është se Ai ka dhënë jetën e Tij si një flijim për mëkatet tona. Ai e bëri këtë “një herë e përgjithmonë” (Hebrenjve 7:27). Puna e ardhshme e Jezusit rrotullohet rreth kthimit të Tij të lavdishëm. Në këtë mësim, ne do të shqyrtojmë punën e vazhdueshme të Jezusit.

Të qënit nënë përfshin një ngjarje fillestare dhe të dhimbshme në të cilën gruaja lind një fëmijë, dhe gjithashtu një proces të vazhdueshëm gjatë të cilit ajo kujdeset për fëmijën. Nëse ti je një nënë, ti e di se si është kjo. Ti qëndron shtrirë e rraskapitur pas orëve të gjata të dhimbjeve të lindjes që ke duruar, dhe brenda pak minutash infermierja vendos një krijesë të vogël në krahët e tua dhe të thotë: “Ky vogëlush ka nevojë të ushqehet!” 

Përfundimi i punës së lindjes të foshnjes vijon menjëherë me punën e vazhdueshme të përkujdesjes dhe sigurimit të nevojave të fëmijës. Puna e një nëne nuk mbaron kurrë! Shërbesa e Jezusit, Kryeprifti ynë i madh, përfshin në të njëjtën mënyrë edhe një vepër të përfunduar, edhe një punë të vazhdueshme. Vepra e përfunduar ishte ngjarja e dhimbshme në të cilën Ai ofroi Veten e tij si flijim për mëkatet tona kur vuajti dhe vdiq në kryq. 

Puna e vazhdueshme është shërbesa në të cilën Ai zbaton për ne atë që ka përmbushur në kryq, dhe siguron gjithçka që na duhet për të na shpënë në mënyrë të sigurt në qiell. Puna e vazhdueshme është shërbesa e Krishtit për kujdesin, mbrojtjen, dhe edukimin që Bibla e quan ndërmjetësimin e Tij. 

Shumë Priftërinj, Shumë Sakrifica

Ka pasur shumë priftërinj përgjatë historisë së Dhjatës së Vjetër. “Dhe ata qenë bërë priftërinj në numër të madh, sepse vdekja nuk i linte të mbeteshin përgjithnjë” (Hebrenjve 7:23).

Kur Aroni ishte në prag të vdekjes, ai u ngjit në malin e Horit me vëllain e tij, Moisiun, dhe djalin, Eleazarin. Moisiu i hoqi rrobën Aronit dhe i’a veshi birit të tij, duke treguar kështu që Eleazari do të merrte rolin e kryepriftit (Numrat 20:22-29). Përgjatë Dhjatës së Vjetër kishte një kryeprift pas tjetrit. Ata të gjithë shërbyen për një periudhë kohore, por vdekja i pengoi të vazhdonin në detyrë. Herët a vonë, të gjithëve i’u desh të hiqnin rrobën e tyre të kryepriftit. 

Kishte gjithashtu shumë sakrifica në Dhjatën e Vjetër. Hebrenjve na tregon se priftërinjtë e Dhjatës së Vjetër u duhej të “ofronin flijime çdo ditë”, së pari për mëkatet e tyre, dhe më pas për mëkatet e të tjerëve (7:27). Sa herë që kryhej një mëkat i ri, duhej të bëhej një sakrificë e re. Pra, puna e priftit nuk mbaronte kurrë. 

Kjo pikë u ilustrua nga modeli i tabernakullit, ku priftërinjtë ushtronin shërbesën e tyre. Në dhomën e parë kishte një llambë, një tryezë, dhe bukë (Hebrenjve 9:2). Kushtoi vëmendje faktit se çfarë mungon. Kjo dhomë ishte e ndriçuar bukur. Kishte një tavolinë dhe pak bukë, por nuk kishte karrige. Priftërinjtë nuk mund të uleshin, sepse puna e tyre nuk kishte të mbaruar. Gjithmonë kishte një mëkat tjetër me të cilin duhet të merreshin, një tjetër sakrificë për të ofruar. 

Kjo ishte historia përgjatë gjithë Dhjatës së Vjetër—shumë priftërinj dhe shumë sakrifica. Mëkati ishte një problem me të cilin njerëzimi nuk ishte marrë kurrë për të gjetur një zgjedhje, dhe bërja e sakrificave ishte një punë që nuk mbaronte ndonjëherë. 

Një Prift, Një Sakrificë

Por tani Perëndia na ka dhënë një kryeprift i cili jeton përgjithmonë: Jezusi “mbasi qëndron përjetë, ka priftëri të patjetërsueshme” (Hebrenjve 7:24). Jezusi kaloi përmes vdekjes dhe triumfoi mbi të. Ai jeton në fuqinë e një jete të pafund. Nuk do të ketë kurrë një kohë kur rrobat e kryepriftit t’i merren Jezusit! Ai është Kryeprifti ynë përgjithmonë. 

Jezusi nuk është si priftërinjtë e tjerë: Ai “nuk ka nevojë çdo ditë, si ata kryepriftërinjtë, të ofrojë flijime më parë për mëkatet e veta e pastaj për ato të popullit; sepse këtë e bëri një herë e përgjithmonë, kur ofroi vetveten” (Hebrenjve 7:27).

Në ndryshim nga priftërinjtë e Dhjatës së Vjetër, puna e të cilëve nuk mbaronte kurrë, Jezusi e ofroi Veten e tij njëherë e përgjithmonë në kryq, dhe kur u ngjit në qiell, Ai u ul. “Ne kemi një kryeprift të tillë, i cili u ul në të djathtë të fronit të Madhërisë në qiejt” (Hebrenjve 8:1). Jezusi është ulur, sepse puna e Tij për të ofruar Veten e tij si flijim për mëkatin ka mbarur: “U krye!” (Gjoni 19:30). Ai bëri shlyerjen për mëkatin tonë, në mënyrë që të mos ketë më nevojë për asnjë sakrificë tjetër për mëkatin. 

Mendo për mëkatet e tua si gurë të mëdhenj, të cilët ti i mban në një çantë mbi shpinën tënde. Në Dhjatën e Vjetër, çdo herë që ti ndjeje peshën e një guri në çantën tënde, ti shkoje tek prifti, i cili ofronte një sakrificë për këtë mëkat specific. Çdo herë që ti kryeje një mëkat tjetër, ti duhej të shkoje prapë te prifti, dhe kishe nevojë për një tjetër sakrificë.

Priftërinjtë e Dhjatës së Vjetër hiqnin gurët nga çanta. Jezusi heq çantën nga shpina jote! Ai merret me të gjitha mëkatet e tua duke e ndarë atë prej teje. Ai mbarti mëkatet tona mbi kryq dhe i mbajti ato për ne (1 Pjetri 2:24). 

Bibla na tregon se nëse pretendojmë se jemi njerëz pa mëkat ne po mashtrojmë veten (1 Gjonit 1:8). Çanta jote nuk mbetet kurrë pa gurë, dhe Perëndia të thërret që ti të merresh me mëkatin në jetën tënde. Por shpëtimi yt nuk varet nga fakti që ti përpiqesh të zbrazësh çantën. Varet nga Jezusi, i cili e heq çantën komplet nga shpina jote. 

Të Krishterët ndonjëherë jetojnë sikur të ishim ende në epokën e Dhjatës së Vjetër. Kur mëkatojmë, ndihemi sikur jemi nën dënim. Por Jezusi është marrë me mëkatet tona—të kaluarës, të tashmes, dhe të ardhmes—duke i gozhduar ato në kryq (Kolosianëve 2:14). Arsyeja pse nuk ka asnjë dënim për ty në Krishtin Jezus, nuk është se nuk ka më asnjë gur në çantën tënde, por sepse vetë çanta është hequr nga shpina jote. Jezusi e largoi atë nga ti. Ai u mor me të plotësisht dhe përfundimisht në kryq.  

Jezusi Jeton për të të Shpëtuar Ty

Si do ta plotësoje këtë fjali: Jezusi është në gjendje të shpëtojë ata që i afrohen përfunduarsë nëpërmjet Tij, sepse _________________? 

Nëse do thoje, “sepse Ai vdiq në kryq për mëkatet tona”, do të kishe të drejtë. Por Hebrenjve thotë diçka tjetër. Jezusi “mund të shpëtojë plotësisht ata që me anë të tij i afrohen Perëndisë, sepse gjithmonë rron që të ndërmjetësojë për ta” (Hebrenjve 7:25). Ndërmjetësimi është shërbesa e vazhdueshme e Jezusit. Ai po bën gjithçka që duhet që të bëjë të mundur për ty të kalosh nëpërmjet githçkaje që duhet të përballosh në jetë, derisa të arrish i sigurt në praninë e Tij në parajsë. 

Supozo sikur, pasi Jezusi vdiq në kryq dhe u ringjall prej së vdekurish, Ai të ishte ngjitur në parajsë dhe thjesht të qëndronte duke parë se si do ja dilnim ne. Nëse Ai do të kishte hapur vetëm një rrugë shpëtimi dhe pastaj të na e kishte lënë ne në dorë ta ndiqnim, sa njerëz do mbërrinin në parajsë? Asnjë! Shpëtimi do të mbetej një mundësi teorike, dhe askush nuk do të shpëtohej në të vërtetë. 

Por Jezusi jeton për të ndërmjetësuar për ne, dhe kur ti i afrohesh Perëndisë nëpërmjet besimit në Të, Jezusi do të të dhurojë gjithçka që bleu me anë të derdhjes së gjakut të Tij në kryq. Falja, shfajësimi, pajtimi me Perëndinë, birësimi në familjen e Tij, një zemër e re, dhurata e Frymës së Tij të Shenjtë—çdo bekim që gëzon dhe çdo dhuratë hiri që merr vjen përmes shërbesës ndërmjetësuese të Zotit Jezus Krisht. 

Jezusi gjithmonë jeton për të ndërmjetësuar për ne. Ai nuk merr kurrë një ditë pushim! Ai nuk shpërqëndrohet kurrë nga diçka tjetër! Shërbesa e vazhdueshme e Jezusit është të sigurojë gjithçka që ne kemi nevojë, dhe të sigurohet që të gjithë fëmijët e Tij të sillen të sigurt në shtëpi. Jezusi vdiq për të të shpëtuar, Ai jeton për të të mbajtur ty, dhe Ai nuk do të heqë kurrë dorë nga ty. 

Çfarë e Bën të Mundur Jetën e Krishterë 

Përgjatë gjithë jetës tënde të Krishterë ti do të përballesh me të gjitha llojet e sprovave, sfidave, tundimeve, hidhërimeve dhe konflikteve. Si do të mbijetosh? Krishti jeton gjithmonë që të bëjë ndërmjetësim për ty. Ai i shpie nevojat e tua tek Ati, në mënyrë që gjithçka që të nevojitet të të jepet. 

Ka një ilustrim të bukur të kësaj tek Ungjijtë. Jezusi e dinte se Pjetri do ishte nën një presion të madh, dhe i tha atij, “Para se të këndojë gjeli, do të më mohosh tri herë” (Mateu 26:34). Pjetri ishte i sigurt që ai mund të përballej me sfidën e të ndjekurit Jezusin, por Jezusi e dinte që Pjetri do dështonte. Ai i tha Pjetrit, “Satani ka kërkuar t’ju shoshë ashtu siç shoshet gruri. Por unë jam lutur për ty, që besimi yt të mos mpaket” (Luka 22:31-32).

Pjetri dështoi keq kur e mohoi Jezusin, dhe ky mund të kishte qenë fundi i historisë së tij. Por Jezusi u lut që besimi i tij të mos dështonte dhe lutjet e Jezusit u përgjigjën kur Pjetri u rikthye në pozitën e tij të mëparshme. Ajo që Jezusi bëri për Pjetrin është një imazh i mrekullueshëm i asaj që Ai vazhdon të bëjë për ne. Krishti ndërmjetëson për ty. Kjo nuk do të thotë se Ai është në gjunjë në qiell duke u lutur në agoni, ashtu siç bëri në kopshtin e Gjetsemanisë. Jo, Ai është ulur në të djathtën e Atit, dhe atë që Ai kërkon, Ati e jep. 

Ndërmjetësimi i Jezusit është ajo që e bën të mundur jetën e Krishterë. Krishti flet me autoritet në praninë e Atit, dhe fjala e Tij lëshon burimet e qiellit për presionet dhe tundimet me të cilat ti përballesh sot. Krishti jep forcë që përputhet me ngarkesat e veçanta që ndesh në çdo stinë ose rrethanë të jetës tënde. Kur Ai e dyfishon ngarkesën tënde, Ai gjithashtu mund të dyfishojë edhe forcën tënde. 

Ndihmë kur Lutesh

Duke ditur që Jezusi ndërmjetëson për ty, kjo do të të japë një nxitje të re për t’u lutur. Kur ndiejmë se lutjet tona janë të pafuqishme dhe se besimi ynë është i dobët, ne mund të preferojmë që një pastor ose prift të lutet për ne sesa të lutemi vetë. Por ajo që po na thuhet këtu është se ne tashmë kemi një prift që lutet për ne. 

Jezusi është Kryeprifti yt i madh dhe Ai ndërmjetëson për ty. Ai qëndron në boshllëkun midis teje dhe Atit, dhe Ai i’a shpie kërkesat e tua Atit në emrin tënd. Kështu që, kur bën një përpjekje të lëkundur në lutje, mos harro se Jezusi e paraqet lutjen tënde përpara Atit. 

Jezusi tha, “Çdo gjë që t’i kërkoni Atit në emrin tim, ai do t’jua japë” (Gjoni 16:23). Të kërkosh në emër të Krishtit do të thotë të kërkosh sipas vullnetit të Tij. Premtimi është që, çdo herë që lutesh për diçka që përputhet me vullnetin e Jezusit, Ai ia paraqet kërkesën tënde Atit. Me Krishtin si ndërmjetësuesin tënd asgjë që kërkon në emër të Tij nuk do të të mohohet, sepse asgjë që Ai kërkon nga Ati nuk do t’i mohohet kurrë Atij. 

Një Shteg i Hapur

Jezus Krishti e ka përfunduar punën e ofrimit të Vetes së Tij si sakrificë për mëkatet tona. Ai tashmë angazhohet në shërbesën e Tij të vazhdueshme për ne në qiell. Ai na shpëton duke zbatuar atë që Ai përmbushi në kryq. Ai ndërmjetëson për ne duke liruar gjithçka që na nevojitet për jetën e Krishterë. Dhe Ai i paraqet lutjet tona Atit, duke na dhënë siguri se lutjet tona do të dëgjohen dhe do të marrin përgjigje.

Tjetra
Përdori këto pyetje për t'u angazhuar më thellë me Fjalën e Perëndisë. Diskuto rreth tyre me një person tjetër, ose përdori ato si pyetje personale reflektimi.
  1. Cila pjesë e punës së Jezusit si Kryeprifti ynë është më inkurajuese për ty?
  2. Çfarë ndryshimi bën nëse Jezusi heq gurët e rëndë të mëkatit nga çanta jote, ose heq tërë çantën nga shpina jote?
  3. Reflekto për udhëtimin tënd. Çfarë mjetesh përdori Jezusi për të të sjellë në besim?
  4. Në cilin aspekt në jetën tënde këtë javë të duhet të kujtosh se Jezusi po lutet për ty?
  5. Ku mendon se lutjet e tua janë të dobëta dhe/ose të pafuqishme? Si do të të ndihmojë ajo që ke mësuar për ndërmjetësimin e Jezusit?
Save Progress
Shko në fillim