Ruaje tek faqja kryesore
Open the Bible can be just a tap away! Tap the icon at the bottom of your browser and choose "Add to Home Screen"
Mbylle

Hyr

Hyr teHape Biblën:

Regjistrohu

Save your progress by creating a FREE account! Get started by filling out the info below:

Rikuperimi i Llogarisë

Kërko një fjalëkalim të ri:

Vendos adresën tënde të emailit më poshtë dhe një fjalëkalim i përkohshëm do të të dërgohet me email. Ti mund të ndryshosh fjalëkalimin herën tjetër kur të identifikohesh.

Na Kontakto

Na dërgo një mesazh ose shiko pyetjet e shpeshta nëse dëshiron të dish më shumë rreth nesh.

Zanafilla 3:1-24

Mëkati i Adamit dhe premtimi i parë

1 Por gjarpri ishte më dinaku ndër të gjitha bishat e fushave që Zoti Perëndi kishte krijuar, dhe i tha gruas: “A ka thënë me të vërtetë Perëndia: “Mos hani nga të gjitha pemët e kopshtit?”.

2 Dhe gruaja iu përgjegj gjarprit: “Nga fruti i pemëve të kopshtit mund të hamë;

3 por nga fruti i pemës që është në mes të kopshtit Perëndia ka thënë: “Mos hani dhe mos e prekni, ndryshe do të vdisni””.

4 Atëherë gjarpri i tha gruas: “Ju s’keni për të vdekur aspak;

5 por Perëndia e di që ditën që do t’i hani, sytë tuaj do të hapen dhe do të jeni si Perëndia në gjendje të njihni të mirën dhe të keqen”.

Rënia e njeriut

6 Dhe gruaja pa që pema ishte e mirë për t’u ngrënë, që ishte e këndshme për sytë dhe që pema ishte i dëshirueshme për ta bërë të zgjuar dikë; dhe ajo mori nga fruti i saj, e hëngri dhe i dha edhe burrit të saj që ishte me të, dhe hëngri edhe ai.

7 Atëherë iu hapën sytë të dyve dhe e panë që ishin lakuriq; kështu ata qepën gjethe fiku dhe bënë breza për t’u mbuluar.

8 Pastaj dëgjuan zërin e Zotit Perëndi që shëtiste në kopsht në flladin e ditës; dhe burri e gruaja e tij u fshehën nga prania e Zotit Perëndi midis pemëve të kopshtit.

9 Atëherë Zoti Perëndi thirri njeriun dhe i tha: “Ku je?”.

10 Ai u përgjigj: “Dëgjova zërin tënd në kopsht, dhe pata frikë sepse jam lakuriq dhe u fsheha”.

11 Dhe Perëndia i tha: “Kush të tregoi se ishe lakuriq? Mos vallë ke ngrënë nga pema që unë të kisha urdhëruar të mos haje?”.

12 Njeriu u përgjigj: “Gruaja që ti më vure pranë më dha nga pema dhe unë e hëngra”.

13 Dhe Zoti Perëndi i tha gruas: “Pse e bëre këtë?”. Gruaja u përgjigj: “Gjarpri më mashtroi dhe unë hëngra prej saj”.

14 Atëherë Zoti Perëndi i tha gjarprit: “Meqenëse bëre këtë gjë, qofsh i mallkuar ndër gjithë kafshët dhe tërë bishat e fushave! Ti do të ecësh mbi barkun tënd dhe do të hash pluhur gjithë ditët e jetës sate.

15 Dhe unë do të shtie armiqësi midis teje dhe gruas, midis farës sate dhe farës së saj; fara e saj do të shtypë kokën tënde, dhe ti do të plagosësh thembrën e farës së saj”.

16 Gruas i tha: “Unë do të shumëzoj në masë të madhe vuajtjet e tua dhe barrët e tua; me vuajtje do të lindësh fëmijë; dëshirat e tua do të drejtohen ndaj burrit tënd dhe ai do të sundojë mbi ty”.

17 Pastaj i tha Adamit: “Meqenëse dëgjove zërin e gruas sate dhe hëngre nga pema për të cilën të kisha urdhëruar duke thënë: “Mos ha prej saj”, toka do të jetë e mallkuar për shkakun tënd, ti do të hash frutin e saj me mund tërë ditët e jetës sate.

18 Ajo do të prodhojë gjemba dhe bimë gjembore, dhe ti do të hash barin e fushave;

19 do të hash bukën me djersën e ballit, deri sa të rikthehesh në dhe sepse nga ai ke dalë; sepse ti je pluhur dhe në pluhur do të rikthehesh”.

20 Dhe burri i vuri gruas së tij emrin Evë, sepse ajo qe nëna e tërë gjallesave.

21 Pastaj Zoti Perëndi i bëri Adamit dhe gruas së tij tunika prej lëkure dhe i veshi.

22 Dhe Zoti Perëndi tha: “Ja, njeriu u bë si një prej nesh, sepse njeh të mirën dhe të keqen. Dhe tani nuk duhet t’i lejohet të shtrijë dorën e tij për të marrë edhe nga pema e jetës kështu që, duke ngrënë nga ajo, të jetojë përgjithnjë”.

23 Prandaj Zoti Perëndi e dëboi njeriun nga kopshti i Edenit, me qëllim, që të punonte tokën nga e cila kishte dalë.

24 Kështu ai e dëboi njeriun; dhe vendosi në lindje të kopshtit të Edenit kerubinët që vërtisnin nga çdo anë një shpatë flakëruese për të ruajtur rrugën e pemës së jetës.

Tjetra

Adami shijonte shoqërinë e gruas së tij dhe shoqërinë e Perëndisë. Puna e tij ishte përmbushëse dhe tërheqëse. E gjithë jeta e tij ishte e mbushur me bekime dhe gëzim. Kjo ishte situata në fund të Zanafillës 2, por gjithçka ndryshoi, dhe Adami e gjeti veten duke luftuar për të bërë një jetë në një botë shumë ndryshe. Burri dhe gruaja ishin jashtë vendit ku Perëndia i kishte bekuar—pa asnjë kthim mbrapa. Ata përjetuan dhimbje, frikë, dhe faj. dhe nuk e panë më Perëndinë. Diçka kishte shkuar jashtëzakonisht keq. Zanafilla 3 na e tregon këtë histori.

Bibla asnjëherë nuk na jep një shpjegim të plotë për origjinën e së keqes, por tregon se djalli ishte një engjëll që u fry me krenari dhe u përpoq të uzurponte pozitën e Perëndisë (shih Isaia 14:12-14).

Rebelimi i Satanit bëri që ai të përjashtohej nga prania e Perëndisë dhe të dëbohej në tokë. Kështu, që nga fillimi i historisë njerëzore, ekzistonte një armik që ishte i prirur të shkatërronte veprën e Perëndisë. Ky armik, i njohur më së shumti si Satani, djalli, ose “ati i gënjeshtrave” (Gjoni 8:44), u përpoq të bëjë për vete racën njerëzore në rebelimin e tij, dhe qëllimi i tij i parë ishte t’i prezantonte burrit dhe gruas përvojën e së keqes (ligësinë).

Studimi i Strategjisë të Kundërshtarit Tonë

Një trajner i mirë do të kalojë orë të tëra duke studiuar skemat dhe taktikat e lojës të skuadrës kundërshtare, në mënyrë që ai ose ajo të planifikojnë një mbrojtje efektive. Satani përdori strategjitë e tij më të mira në kopsht, dhe pasi t’i kesh mësuar se cilat janë ato, ti do të jesh në gjendje të mbrohesh kundër tyre.

Taktika e Parë: Çoroditja

Taktika e parë e Satanit ishte të shtronte një pyetje: “A ka thënë me të vërtetë Perëndia: “Mos hani nga të gjitha pemët e kopshtit?” (Zanafilla 3:1). Perëndia kishte dhënë një urdhër të thjeshtë, dhe veprimi i parë i Satanit ishte ta vinte atë në dyshim. Duke vënë në dyshim qartësinë e Fjalës së Perëndisë, Satani e bëri më të lehtë për burrin dhe gruan që të mos respektonin urdhrin e Zotit.

Kurdoherë që Satani të tundon të mëkatosh, strategjia e tij e parë do të jetë krijimi i pështjellimit (hutimit). Ai do të përpiqet të ulë mbrojtjen tënde, duke të sugjeruar që ndoshta një mëkat që dëshiron të bësh nuk është i ndaluar me të vërtetë nga Perëndia, ose që të paktën në Bibël nuk ka udhëzime të qarta për këtë çështje.

Taktika e Dytë: Supozimi

Perëndia e kishte bërë të qartë se rezultati i mëkatit do të ishte vdekja (2:17), por Satani i sugjeron gruas që pasojat e mëkatit janë ekzagjeruar shumë: “Ju s’keni për të vdekur aspak” (3:4).

Nuk është e vështirë të kuptohet se çfarë drejtimi po merr kjo strategji. Ai dëshiron që gruaja të bëjë supozime mbi hirin e Perëndisë. “Në fund të fundit, Perëndia të do,” po thotë ai, “kështu që, si mund të lejojë Ai që të të ndodhë ndonjë gjë e keqe?” Kur Satani të tundon të mëkatosh, ai do ta ulë mbrojtjen tënde, duke të sugjeruar që ti mund ta bësh këtë dhe të dalësh prej saj pa pasoja.

Taktika e Tretë: Ambicia

Adami dhe Eva u krijuan sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë, por Satani i sugjeroi atyre që ata tani, mund të shkonin edhe më lartë: “Sytë tuaj do të hapen dhe do të jeni si Perëndia, në gjendje të njihni të mirën dhe të keqen” ( Zanafilla 3:5).

Kjo është një nga strategjitë më delikate të armikut. Atij i pëlqen të sugjerojë që ne duhet të marrim vendin e Perëndisë, jo sepse ai ka vlerësim të lartë për ne, por për shkak të urrejtjes së tij të thellë ndaj Perëndisë. Ai i bën apel krenarisë sonë, kur sugjeron që ne nuk kemi nevojë që Perëndia të na tregojë se çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe. Mesazhi i tij është akoma i njëjtë: “Ti mund të jesh zoti i vetvetes. Ti mund të vendosësh se çfarë është e përshtatshme për ty!”

Njohja e së Keqes

Ligji i parë i Perëndisë ishte, si të gjitha urdhërimet e Tij, një shprehje e mrekullueshme e dashurisë së Tij, “Dhe Zoti Perëndi e urdhëroi njeriun duke i thënë, ‘Ha lirisht nga çdo pemë e kopshtit; por mos ha nga pema e njohjes të së mirës dhe të së keqes” ( Zanafilla 2:16-17).

Perëndia bëri gjithçka të mirë, dhe kur i tha Adamit të mos hante nga kjo pemë, qëllimi ishte për ta mbrojtur atë. “Adam, ti tashmë e njeh të mirën, por gjithashtu duhet të kuptosh se ekziston një realitet i tmerrshëm në univers, i quajtur ligësi. Nuk dua që ta përjetosh kurrë atë, prandaj për këtë arsye po të them, mos ha nga kjo pemë!” Por Adami dhe Eva, menduan se atyre do t’u pëlqente që të kishin këtë njohuri rreth së keqes, dhe ne të gjithë kemi jetuar me këtë njohuri që nga ajo kohë.

Dëbimi nga Parajsa

E keqja nuk ka vend në prani të Perëndisë, kështu që Perëndia e dëboi Adamin dhe Evën, dhe vendosi engjëj të quajtur kerubinë në hyrje të kopshtit, që të mund të prisnin rrugën për tek pema e jetës ( Zanafilla 3:23-24).

Adami dhe Eva ishin jashtë vendit të bekimit të Perëndisë. Martesa e tyre e përsosur u tensionua, dhe puna e tyre u bë zhgënjyese. Ata përjetuan dhimbje, frikë dhe humbje, dhe vdekja ishte një realitet i tmerrshëm që nuk mund ta shmangnin më. Dhe më e keqja, ata u ndanë nga Perëndia, dhe ishin të vetëm në botë. Parajsa ishte e humbur, dhe nuk kishte më rrugë kthimi për ta.

Pasi Perëndia e dëboi burrin dhe gruan, “Vendosi në lindje të kopshtit të Edenit kerubinët që vërtisnin nga çdo anë një shpatë flakëruese për të ruajtur rrugën e pemës së jetës” (Zanafilla 3:24). Shpata flakëruese që lëviz para dhe mbrapa, përfaqëson gjykimin e Perëndisë. Të kaloje pranë ishte e pamundur. Kjo pamje duhet të ketë qenë e tmerrshme për Adamin.

Pra, këtu është diagnoza e Biblës për gjendjen e njeriut: Ne kemi njohuri për të keqen dhe jemi të përjashtuar nga prania e Perëndisë. Ne nuk mund të çlirohemi nga kjo njohuri e së keqes dhe nuk mund të kthehemi në parajsën e Perëndisë. Kjo është diagnoza, kështu që çfarë rekomandohet për këtë?

Shpresa që Filloi me një Mallkim

Shpresa filloi ditën kur Eva dhe Adami mëkatuan, dhe ajo filloi me një mallkim! Perëndia i tha gjarprit, “Qofsh i mallkuar” ( Zanafilla 3:14). Një mallkim është një “shprehje e hyjnisë që i’a dorëzon një person ose diçka shkatërrimit.” 

Kështu që, kur Perëndia e mallkoi gjarprin, Ai po deklaronte që e keqja nuk do të triumfonte. Satani nuk do të kishte fjalën e fundit. Adami dhe Eva duhet të jenë gëzuar tejmase kur e dëgjuan këtë lajm. 

Ne mund ta falënderojmë Perëndinë për mallkimin e Tij mbi të keqen. Pa mallkimin do të kishim ngecur me njohurinë e së keqes përgjithmonë. Por ky mallkim hap derën e shpresës për ne. Nëse Perëndia nuk do t’ia dorëzonte të keqen shkatërrimit, kush tjetër mund ta bënte? Gjatë gjithë historisë njerëzore ne e kemi provuar dhe kemi dështuar. Lajmet tona vazhdojnë të mbizotërohen, nga dhuna dhe abuzimi. Ne nuk mund të çlirohemi prej saj. Por Perëndia i tha Satanit, “Qofsh i mallkuar”, dhe që nga ai moment armiku ynë u dorëzua në shkatërrim përfundimtar.

Atëherë Perëndia shqiptoi një mallkim të dytë. Duke iu drejtuar burrit, ai tha, “Mallkuar …” Adami duhet të ketë ndenjur pa frymë në ato momente. Perëndia sapo kishte mallkuar gjarprin, dhe tani Ai po shikonte në drejtim të Adamit teksa Ai shqiptoi sërisht atë fjalë të llahtarshme. Adami duhet të ketë menduar se edhe ai do të shkatërrohej plotësisht, por përkundrazi ai u befasua. Në vend që t’i thoshte Adamit, “Qofsh i mallkuar,” Perëndia tha, “Mallkuar është toka për shkakun tënd” (3:17).

Këtu zbulojmë një nga gjërat më të rëndësishme që duhet të dimë për Perëndinë. Ai deklaroi se Ai do të shkatërrojë të keqen, por në të njëjtën kohë Ai e devijoi mallkimin e dytë, në mënyrë që të binte në tokë, dhe jo drejpërdrejt mbi burrin ose gruan, duke krijuar hapësirë që ata të pajtoheshin me Perëndinë. 

Perëndia është i drejtë, dhe mallkimi duhet të shkojë diku, kështu që në kohën e duhur Perëndia dërgoi Birin e Tij dhe e drejtoi mallkimin e mëkatit tonë tek Ai. Kjo është e gjithë domethënia e kryqit. Krishti na shpengoi nga mallkimi i ligjit, duke u bërë një mallkim për ne.

Një ditë, arritja e triumfit të Krishtit do të transformojë të gjithë planetin. Duke devijuar mallkimin në tokë, Perëndia e ka nënshtruar krijimin në zhgënjim, por Ai gjithashtu ka premtuar se “vetë krijesa do të çlirohet nga skllavëria e prishjes, për të hyrë në lirinë e lavdisë së bijve të Perëndisë” (Romakëve 8:21).

Beteja e Vazhdueshme

Atëherë Zoti Perëndi i tha gjarprit, “Dhe unë do të shtie armiqësi midis teje dhe gruas, midis farës sate dhe farës së saj; fara e saj do të shtypë kokën tënde dhe ti do të plagosësh thembrën e farës së saj” (Zanafilla 3:15).

“Armiqësia” përmbledh betejën e pamëshirshme kundër së keqes që ka kaluar në brezat e historisë njerëzore. Ne gjithmonë përpiqemi të shpëtojmë nga e keqja, por thjesht nuk mund të kapërcejmë zhgënjimin, dhimbjen, sëmundjen dhe vdekjen. Ne kemi ngecur me “njohjen e së keqes”. Por Perëndia premton që një çlirues do të vijë dhe do të përfshihet në një luftë të madhe kundër të ligut. Ai do të shkaktojë një goditje fatale duke shkelur kokën e armikut, dhe në këtë proces, armiku do të kafshojë thembrën që e shtypi. 

Imagjino që je duke qëndruar mbi kokën e një gjarpri helmues. Ai të kafshon dhe të shkakton një plagë, por pastaj këmba jote e plagosur e shtyp gjarprin dhe e shkatërron atë. Në të njëjtën mënyrë, nëpërmjet vdekjes së Tij Krishti shkaktoi një plagë vdekjeprurëse tek armiku, dhe i hapi rrugën burrave dhe grave që të çliroheshin nga fuqia e tij (shih Kolosianëve 2:15).

Krishti erdhi nga parajsa jo vetëm për të triumfuar mbi fuqinë e së keqes, por edhe për të hapur sërisht një rrugë për në parajsë për ne. Mundohu të imagjinosh veten duke qëndruar jashtë parajsës së Perëndisë, duke parë mbrapa tek kerubinët dhe shpata e ndezur e gjykimit. Ndërsa shikon, dikush del nga prania e Perëndisë dhe qëndron me ty. Pastaj Ai kthehet pas dhe ecën drejt shpatës flakëruese. Ty të rrënqethet mishi ndërsa shikon. 

Shpata flakëruese po lëviz para dhe mbrapa, dhe ti mund të shohësh se çfarë do t’i ndodhë Atij kur të arrijë atje. Por Ai vazhdon të ecë përpara, në mënyrë të qëndrueshme, pa pushim. Shpata e godet dhe e vret Atë. Ajo e copëton trupin e Tij, por duke shkatërruar trupin e Tij, vetë shpata është thyer dhe qëndron e thyer në tokë. Me vdekjen e Tij, hapet sërisht një rrugë në praninë dhe bekimin e Perëndisë për ty.

Një Shteg i Hapur

Ne mund të fillojmë t’i japim kuptim botës sonë vetëm atëherë kur kuptojmë se ne jetojmë me njohurinë e së keqes, dhe jemi të përjashtuar nga prania e Perëndisë. Por Perëndia nuk na ka braktisur. Ai dërgoi Birin e Tij në betejën tonë të vazhdueshme me të keqen. Me anë të vdekjes së Tij në kryq, Ai shkatërroi fuqinë e armikut dhe hapi një rrugë të re dhe të gjallë në praninë dhe bekimin e Perëndisë.

Tjetra
Përdori këto pyetje për t'u angazhuar më thellë me Fjalën e Perëndisë. Diskuto rreth tyre me një person tjetër, ose përdori ato si pyetje personale reflektimi.
  1. Nëse gjithçka që Perëndia krijoi ishte e mirë, cili është shpjegimi i Biblës pse bota është ashtu si është sot?
  2. Ku e ke parë njërën nga strategjitë e Satanit (pështjellimin, përçmimin ose ambicien) duke vepruar në jetën tënde?
  3. Mendo për njërën nga mallkimet që Perëndia shqiptoi në ditën kur mëkatoi Adami dhe Eva. Çfarë të tregon kjo për Perëndinë?
  4. Si i sheh njerëzit që janë duke luftuar kundër së keqes përreth teje? Çfarë beson në lidhje me atë se si një person mund të luftojë kundër së keqes?
  5. Çfarë ka bërë Perëndia për të hapur një rrugë për ne që të kthehemi në praninë dhe bekimin e Tij?
Save Progress
Shko në fillim