Ruaje tek faqja kryesore
Open the Bible can be just a tap away! Tap the icon at the bottom of your browser and choose "Add to Home Screen"
Mbylle

Hyr

Hyr teHape Biblën:

Regjistrohu

Save your progress by creating a FREE account! Get started by filling out the info below:

Rikuperimi i Llogarisë

Kërko një fjalëkalim të ri:

Vendos adresën tënde të emailit më poshtë dhe një fjalëkalim i përkohshëm do të të dërgohet me email. Ti mund të ndryshosh fjalëkalimin herën tjetër kur të identifikohesh.

Na Kontakto

Na dërgo një mesazh ose shiko pyetjet e shpeshta nëse dëshiron të dish më shumë rreth nesh.

Luka 23:26-49

Kryqëzimi

26 Ndërsa po e çonin, kapën njëfarë Simoni nga Kirena, që po vinte nga fusha, ia vunë kryqin që ta mbartte pas Jezusit.

27 Dhe e ndiqte një turmë e madhe populli dhe grash që i binin kraharorit dhe vajtonin për të.

28 Por Jezusi u kthye nga ato dhe u tha: ”Bija të Jeruzalemit, mos qani për mua, por qani për veten tuaj dhe për fëmijët tuaj.

29 Sepse ja, do të vijnë ditët kur do të thonë: “Lum gratë shterpa dhe lum barqet që nuk kanë pjellë dhe gjinjtë që nuk kanë mëndur!”.

30 Atëherë do të fillojnë t’u thonë maleve: “Bini përmbi ne!”, dhe kodrave: “Na mbuloni!”.

31 Sepse, nëse bëhet kështu me drurin e njomë, ç’do të bëhet me të thatin?”.

32 Dhe dy të tjerë, që ishin keqbërës, i prunë bashkë me të, për t’i vrarë.

33 Dhe kur arritën në vendin që quhet ”Kafka”, aty e kryqëzuan atë dhe keqbërësit, njërin në të djathtë dhe tjetri në të majtë.

34 Dhe Jezusi tha: ”O Atë, fali ata sepse nuk dinë ç’bëjnë”. Pastaj, pasi i ndanë rrobat e tij, hodhën short.

35 Dhe populli rrinte aty për të parë; dhe kryetarët me popullin e përqeshnin, duke thënë: ”Ai i shpëtoi të tjerët, le të shpëtojë veten, po qe se me të vërtetë është Krishti, i zgjedhuri i Perëndisë”.

36 Edhe ushtarët e tallnin, duke iu afruar dhe duke i ofruar uthull,

37 dhe duke thënë: ”Nëse ti je mbreti i judenjve, shpëto veten”.

38 Përveç kësaj përmbi kryet e tij ishte një mbishkrim me shkronja greke, latine dhe hebraike: “KY ËSHTË MBRETI I JUDENJVE”.

39 Tani një nga keqbërësit e kryqëzuar e shau duke thënë: ”Nëse ti je Krishti, shpëto vetveten dhe neve”.

40 Por ai tjetri duke e përgjigjur e qortoi duke i thënë: ”A s’ke frikë nga Perëndia, që je nën të njëjtin dënim?

41 Në realitet, ne me të drejtë jemi dënuar, sepse po marrim ndëshkimin e merituar për ato që kemi kryer, ndërsa ky nuk ka bërë asnjë të keqe”.

42 Pastaj i tha Jezusit: ”Zot, kujtohu për mua kur të vish në mbretërinë tënde”.

43 Atëherë Jezusi i tha: ”Në të vërtetë po të them: sot do të jesh me mua në parajsë”.

Vdekja e Jezusit

44 Ishte afërsisht ora e gjashtë dhe errësira e mbuloi gjithë vendin deri në orën e nëntë.

45 Dielli u err dhe perdja e tempullit u nda në mes.

46 Dhe Jezusi bërtiti me zë të lartë dhe tha: ”O Atë, në duart e tua po e dorëzoj frymën tim!”. Dhe, si tha këto, dha frymë.

47 Atëherë centurioni, kur pa ç’ndodhi, përlëvdoi Perëndinë duke thënë: ”Me të vërtetë ky njeri ishte i drejtë!”.

48 Dhe gjithë turma, që ishte mbledhur për të parë ç’po ndodhte, kur e pa këtë, u kthye duke rrahur kraharorin.

49 Të gjithë të njohurit e tij dhe gratë që e kishin ndjekur që nga Galileja qëndronin larg, duke parë këto gjëra.

Tjetra

Po të kishe qenë afër kryqit, do të kishe dëgjuar gozhdat që shponin duart dhe këmbët e Jezusit. Ti do të kishe parë dy kriminelë të kryqëzuar në të dy anët e Tij. Dhe do të kishe parë mbishkrimin mbi kokën e Tij që lexonte: “Ky është Mbreti i Judenjve” (Luka 23:38). Jezusi u var në kryq për gjashtë orë, dhe ajo që ndodhi gjatë asaj kohe na çon në zemër të historisë së Biblës.

Dita kur Jezusi vdiq ishte dita më e errët në historinë njerëzore, dhe megjithatë kjo ishte dita kur u pëmbush plani i Perëndisë për shpëtimin e njerëzimit. Në kryq, mëkati ynë arriti tmerrin e plotë dhe shprehjen e tij më të tmerrshme. Pasi nuk iu bindëm urdhrave të Perëndisë, tani po kryqëzonim Birin e Perëndisë.

Nëse ka pasur ndonjëherë një moment në historinë njerëzore kur gjykimi i Perëndisë duhej të binte mbi ne, ky ishte ai. Por Jezusi thirri: “O Atë, fali ata, sepse ata nuk dinë ç’bëjnë” (23:34).

Krishti e dinte që gjykimi i Perëndisë do të vinte atë ditë, por Ai ishte duke thënë, “Mos e lër që të bjerë mbi ta. Le të bjerë mbi Mua. Dhe vetëm mbi Mua. Më lejo të jem “devijimi” për gjykimin tënd ndaj mëkatit të tyre.” Sikurse Perëndia e kurseu Adamin kur mallkimi ra mbi tokën, Perëndia gjithashtu i kurseu ata që qëndronin rreth kryqit, pasi gjykimi i Tij për mëkatet e tyre dhe për mëkatet tona ra mbi Jezusin.

Kjo është zemra e ungjillit. Jezusi qëndroi nën gjykimin e Perëndisë për mëkatet tona. Ai i thirri Atit që ta devijonte ndëshkimin nga ne, dhe e mori atë mbi veten e tij. Dhe kështu falja u çlirua. Kur Jezusi u lut, “O Atë, fali ata”, lutja e Tij përfshiu priftërinjtë që e dënuan, turmat që e përqeshën, dhe ushtarët që e kryqëzuan. Gjithashtu përfshiu dishepujt që e braktisën dhe besimtarët e Dhjatës së Vjetër që e kishin pritur Atë. Lutja e Jezusit mbuloi mëkatin e çdo personi që do të vinte tek Ai. Dhe nëse lutja e Tij mund të mbulojë mëkatet e atyre që e gozhduan në kryq, ajo është gjithashtu mjaft e madhe për të mbuluar edhe të gjithë mëkatin tënd.

Parajsa Është Hapur

Disa metra larg Jezusit ishte një njeri që e kishte shpërdoruar në mënyrë tragjike jetën e tij. Pasi kishte ndjekur një jetë krimi, ai ishte përballur me drejtësinë njerëzore dhe tani po paguante çmimin. Së shpejti vdekja do t’ia lehtësonte vuajtjet, por pastaj ai do të hynte në praninë e Perëndisë, atje ku do të përballej me drejtësinë hyjnore. Pozita e tij dukej e pashpresë.

Ai nuk dinte shumë për Jezusin, dhe vetëm pak çaste më parë ai ishte bashkuar me keqbërësin në krahun tjetër të Jezusit, duke u tallur me deklaratat e Tij. Por ndërsa vdekja po afrohej, diçka ndryshoi. Ai dukej se kishte një vetëdije të re se çfarë do të thoshte për një mëkatar të hynte në praninë e Perëndisë. Prandaj, ta përqeshte Jezusin nuk i dukej më e përshtatshme.

Kur Jezusi u kryqëzua, Ai u lut që ata që e gozhduan Atë në kryq të faleshin. Ndoshta, ky njeri mendoi se nëse Jezusi mund t’i falë këta ushtarë, ai ndoshta mund të më falë edhe mua. Kështu që ai iu kthye Jezusit dhe i tha: “Zot, kujtohu për mua kur të vish në mbretërinë tënde.” (23:42). Dhe Jezusi u përgjigj: “Në të vërtetë po të them: sot do të jesh me mua në parajsë” (23:43).

Parajsë! Jeta e këtij njeriu kishte qenë një seri zgjedhjesh katastrofike, por Jezusi i premtoi atij një transferim të menjëhershëm përmes vdekjes në një jetë me gëzim të pafund. Para se të mbaronte dita, Jezusi do ta shoqëronte këtë njeri në praninë e Perëndisë. Papritmas ky njeri për të cilin bota nuk mbante asgjë, zbuloi se falë Jezusit ai do të hynte shumë shpejt në gëzimin më të madh që një qenie njerëzore mund të njohë ndonjëherë. Historia e këtij njeriu është një shembull mahnitës i asaj që Jezus Krishti është në gjendje të bëjë për çdo person që i drejtohet Atij me besim dhe pendim, pa marrë parasysh sa vonë në jetë kjo mund të ndodhë. Parajsa është shtëpia e Krishtit. Ai i mban çelësat, dhe Ai ua hap atë të gjithëve që kthehen tek Ai me pendim dhe besim, pa marrë parasysh se çfarë mund të kenë bërë.

Çfarë Vuajti Jezusi

Jezusi u kryqëzua në orën nëntë të mëngjesit, dhe gjatë tre orëve të para të vuajtjes së Tij Ai u lut për armiqtë e tij dhe iu përgjigj lutjes së një krimineli që iu afrua Atij me besim. Pastaj, në mesditë, “errësira e mbuloi gjithë vendin” (23:44), dhe për tre orët në vijim Krishti hyri në thellësinë e vuajtjeve të Tij.

Ajo që ndodhi në errësirë është përtej kuptimit tonë, por ka disa gjëra që ne i dimë, sepse Perëndia na i ka treguar. Jezusi barti mbi vete mëkatet tona kur vdiq në kryq. “Ai vet i barti mëkatet tona në trupin e tij mbi drurin e kryqit” (1 Pjetrit 2:24). “Sepse atë që nuk njihte mëkat, e bëri mëkat për ne” (2 Korintasve 5:21). “Zoti bëri që të bjerë mbi të paudhësia e ne të gjithëve” (Isaia 53:6). Jezusi i barti mëkatet e tua në vdekjen e Tij, në mënyrë që ti të mos i bartësh ato në vdekjen tënde.

Mbajtja e mëkateve tona do të thotë që Jezusi e duroi ndëshkimin që na takonte ne: “ndëshkimi për të cilin kemi paqen është mbi të” (Isaia 53:5). Jezusi duroi gjithë këtë ferr në kryq. Ai ishte në vuajtje të vetëdijshme në errësirën më të zezë, i rrethuar nga fuqitë djallëzore. Ai mbarti fajin e mëkatit, Ai përthithi zemërimin hyjnor dhe Ai e duroi gjithë këtë i vetëm, i ndarë nga ngushëllimi i dashurisë së Atit. Njerëzit shpesh diskutojnë nëse ferri është i vërtetë apo jo. Ferri është po aq i vërtetë sa kryqi. Krishti hyri në të gjitha dimensionet e ferrit në errësirë, ​​dhe Ai e bëri këtë në mënyrë që ti kurrë të mos e përjetosh se si është ferri.

Në thellësinë e vuajtjeve të Tij, Jezusi thirri, “Perëndia im, Perëndia im, përse më ke braktisur?” (Mateu 27:46). Asnjë fjalë nuk mund të shprehë thellësinë e kësaj vuajtjeje. Perëndia Atë dhe Perëndia Bir kanë ndarë gjithmonë një jetë, një dashuri, një qëllim dhe një vullnet të vetëm. Por kur Biri i Perëndisë u bë bartësi ynë i mëkatit, ngushëllimet e dashurisë së Atit ishin përtej mundësive të Tij. Ai ishte plotësisht i vetëm, i pezulluar midis parajsës dhe tokës—dhe i refuzuar nga të dyja.

Si Vdiq Jezusi 

Pas tre orësh, gjykimi i derdhur mbi Jezusin mbaroi. Drejtësia ishte përmbushur dhe Jezusi thirri me triumf, “U krye” (Gjoni 19:30). Gjykimi i drejtë i Perëndisë për mëkatin tonë ra mbi Jezusin. Ai e përthithi atë. Ai e kulloi atë. Ai e shteroi atë. Ferri u dogj mbi Jezusin për të gjithë ata që besojnë tek Ai. Pasi liroi ​​faljen dhe hapi parajsën duke ofruar Veten e Tij si flijim për mëkatet tona, Jezusi kishte përfunduar gjithçka që Ati i kishte dhënë për të bërë. Beteja mbaroi dhe fitorja u fitua. Mbeti vetëm që Jezusi të dorëzonte jetën e Tij. Ai thirri me një zë të lartë: “O Atë, në duart e tua po e dorëzoj frymën time!” (Luka 23:46).

Kur dikush është duke vdekur, forca e tyre zvogëlohet dhe zëri i tyre dobësohet. Askush nuk flet me zë të lartë në momentin e vdekjes. Por ja që Jezusi e bëri një gjë të tillë. Jezusi nuk u mund nga vdekja. Ai tha: “Askush nuk e merr nga unë… unë kam pushtet ta lë dhe pushtet ta marr përsëri” (Gjoni 10:18). Jeta e Krishtit nuk u mor nga Ai, ajo u dha. Ai e dha Veten e Tij për ne (Galatasve 2:20).

Bibla flet për vdekjen si një luginë e errët nëpër të cilën të gjithë duhet të ecim. Luginat e errëta janë vende të frikshme, veçanërisht nëse atje ka armiq të fshehur. Por Krishti ka kaluar nëpër luginën e vdekjes dhe ka larguar të gjithë armiqtë. Vdekja është ende një vend i errët, por është një vend i sigurt për të gjithë ata që i përkasin Jezusit. Nëse je në Krishtin, kur të vijë momenti i vdekjes, do të jesh në gjendje të thuash me Jezusin: “O Atë, në duart e tua po e dorëzoj shpirtin tim.” Dhe ti do të jesh i sigurt në duart e Atit. Vdekja nuk do të çojë në pavetëdije ose në një periudhë të gjatë përgatitjeje. Nëse je në Krishtin, të jesh larg trupit do të thotë të jesh në shtëpi me Perëndinë (2 Korintasve 5:8).

Pse Vdiq Jezusi në Kryq

Shumë njerëz e kalojnë jetën me ndjenjën se Perëndia është kundër tyre. Por ja çfarë duhet të dish: Jezusi nuk erdhi në botë dhe vdiq në kryq në mënyrë që ta bënte Atin të të dojë. Ai erdhi në botë dhe vdiq në kryq sepse Ati të do.

Një mënyrë se si mund të matësh dashurinë e Perëndisë, është duke numëruar gëzimet dhe bekimet e jetës tënde. Pra, nëse ke shëndet të mirë, je i rrethuar nga njerëz që të duan dhe ke një punë që të pëlqen, ti mund të gëzohesh me këto dhurata si shenja të dashurisë së Tij. Por çfarë ndodh nëse e humb atë punë të mrekullueshme? Apo nëse dikush nga familja jote sëmuret? Apo nëse një person që ti e do humbet interesin për ty? Si do ta dish atëherë që Perëndia të do?

Nëse mundohesh të dallosh dashurinë e Perëndisë nga përvoja jote, gjithmonë do të jesh në pështjellim. Kur të vijnë bekimet, ti do të ndjesh se Perëndia të do. Kur të vijnë kohët e vështira, do të ndjesh se Ai duhet të jetë kundër teje dhe do të humbësh ndjenjën e dashurisë së Tij, pikërisht atëherë kur ke më shumë nevojë! Përvoja jote e jetës në këtë botë të rënë në mëkat do të jetë gjithmonë e hutueshme. Kjo është arsyeja pse ne duhet të ecim me anë të besimit, jo ​​me anë të shikimit. Nëse e mat dashurinë e Perëndisë me përvojën e jetës tënde në këtë botë, kurrë nuk do të jesh në gjendje të arrish në përfundimin e sigurt se Perëndia të do.

Ja se si mund ta dish me siguri që Perëndia të do: Ai e dha Birin e Tij për ty. “Perëndia e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne” (Romakëve 5:8). “Në këtë është shfaqur dashuria e Perëndisë ndaj nesh, se Perëndia dërgoi Birin e tij të vetëmlindurin në botë që ne të rrojmë përmes tij” (1 Gjonit 4: 9).

Një Shteg i Hapur

Gjithçka që Perëndia kishte planifikuar të bënte që nga fillimi i kohërave, u përmbush në kryq. Jezusi mbajti mëkatin tonë, duroi ferrin tonë, dhe u braktis nga Ati. Përmes vuajtjeve të Tij, Ai bleu faljen tonë, na pajtoi me Perëndinë dhe siguroi hyrjen tonë në parajsë. Nëse ndonjëherë e gjen veten duke dyshuar dashurinë e Perëndisë, shiko kryqin: “Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme” (Gjoni 3:16).

Tjetra
Përdori këto pyetje për t'u angazhuar më thellë me Fjalën e Perëndisë. Diskuto rreth tyre me një person tjetër, ose përdori ato si pyetje personale reflektimi.
  1. Cilat janë disa nga gjërat që do të kishe parë dhe dëgjuar nëse do të kishe qenë atje ditën që Jezusi u kryqëzua?
  2. Kur Jezusi u lut: “O Atë, fali ata,” kë përfshinte kjo lutje?
  3. A mendon se Jezusi mund të bëj për këdo atë që bëri për hajdutin në kryq? Pse ose pse jo?
  4. Çfarë po ndodhte gjatë tre orëve të errësirës, ndërsa Jezusi ishte në kryq? Si e dimë ne këtë?
  5. A beson se Perëndia të do? Pse ose pse jo?
Save Progress
Shko në fillim