Ruaje tek faqja kryesore
Open the Bible can be just a tap away! Tap the icon at the bottom of your browser and choose "Add to Home Screen"
Mbylle

Hyr

Hyr teHape Biblën:

Regjistrohu

Save your progress by creating a FREE account! Get started by filling out the info below:

Rikuperimi i Llogarisë

Kërko një fjalëkalim të ri:

Vendos adresën tënde të emailit më poshtë dhe një fjalëkalim i përkohshëm do të të dërgohet me email. Ti mund të ndryshosh fjalëkalimin herën tjetër kur të identifikohesh.

Na Kontakto

Na dërgo një mesazh ose shiko pyetjet e shpeshta nëse dëshiron të dish më shumë rreth nesh.

Scripture Audio
1 x

Eksodi 32:1-16

Viçi i Artë

1 Por populli, duke parë që Moisiu po vononte të zbriste nga mali, u mblodh rreth Aaronit dhe i tha: “Hajt tani, na bëj një perëndi të shkojë para nesh, sepse sa për Moisiun, njeriun që na nxori nga vendi i Egjiptit, nuk dimë çfarë i ka ndodhur”.

2 Aaroni iu përgjigj atyre: “Hiqni unazat prej ari që janë në veshët e grave tuaja, të bijve tuaj, dhe të bijave tuaja dhe m’i sillni mua”.

3 Kështu tërë populli hoqi unazat prej ari që kishin në veshët dhe ia çoi Aaronit,

4 i cili i mori nga duart e tyre dhe, mbasi i modeloi me daltë, bëri një viç prej metali të shkrirë. Atëherë ata thanë: “O Izrael, ky është perëndia yt që të nxori nga vendi i Egjiptit!”.

5 Kur Aaroni pa këtë, ngriti një altar përpara tij dhe vuri kasnecë që thanë: “Nesër do të jetë festë për nder të Zotit!”.

6 Të nesërmen ata u ngritën herët, ofruan olokauste dhe çuan fli falenderimi; populli u ul për të ngrënë e për të pirë, pastaj u ngrit për të dëfryer.

7 Atëherë Zoti i tha Moisiut: “Tani shko, zbrit, sepse populli yt, që ti nxore nga vendi i Egjiptit, është korruptuar;

8 u larguan shpejt, janë përdalë nga rruga që unë e kisha urdhëruar të ndiqte; bëri një viç prej metali të shkrirë, u përkul para tij, i ofroi flijime dhe tha: “O Izrael, kjo është perëndia jote që të nxori nga vendi i Egjiptit””.

9 Zoti i tha akoma Moisiut: “E pashë këtë popull, dhe ja, është një popull me qafë të fortë.

10 Më lër, pra, të veproj, në mënyrë që zemërimi im të ndizet kundër tyre dhe t’i konsumoj; por nga ti do të bëj një komb të madh”.

11 Atëherë Moisiu e luti Zotin, Perëndinë e tij, dhe i tha: “Pse, o Zot, zemërimi yt duhet të ndizet kundër popullit tënd që e nxore nga vendi i Egjiptit me fuqi të madhe dhe me dorë të fortë?

12 Pse duhet që Egjiptasit të thonë: “Ai i nxori për t’ju bërë të keq, që të vriten mbi malet dhe për t’i shfarosur nga faqja e dheut”? Hiq dorë nga zemërimi yt i zjarrtë dhe nga qëllimi yt për t’i bërë keq popullit tënd.

13 Kujto Abrahamin, Isakun dhe Izraelin, shërbëtorë të tu, të cilëve u je betuar mbi veten tënde, duke u thënë atyre: “Unë do të shumëzoj pasardhësit tuaj si yjet e qiellit dhe do t’u jap pasardhësve tuaj tërë atë vend për të cilin të fola, dhe ata do ta zotërojnë përjetë””.

14 Kështu Zoti ndryshoi mendim lidhur me të keqen që kishte thënë se do t’i bënte popullit të tij.

15 Atëherë Moisiu u kthye dhe zbriti nga mali me dy pllakat e dëshmisë në duar, pllaka të shkruara nga të dy anët, si përpara ashtu edhe prapa.

16 Pllakat ishin vepër e Perëndisë dhe shkrimi i tyre ishte shkrimi i Perëndisë, i gdhendur mbi pllakat.

Tjetra

Imagjino sikur të përjetoje një tërmet, një zjarr të ashpër dhe rrufetë gjitha në të njëjtën kohë! Do të ishte absolutisht e tmerrshme. Kështu ndodhi kur Perëndia zbriti në malin Sinai (Eksodi 19:16-20). Moisiu kishte mbledhur popullin për t’u takuar me Perëndinë. Por “tërë populli dëgjonte bubullimat, tingullin e borisë, dhe shihte shkreptimat” (Eksodi 20:18). Duke ndjerë terrorin e pranisë së mahnitshme të Perëndisë, populli iu lut Moisiut: “Fol ti me ne dhe ne do të të dëgjojmë, por të mos na flasë Perëndia, që të mos vdesim” (Eksodi 20:19).

Moisiu kishte dyzet ditë e dyzet netë që kishte ikur (Eksodi 24:18), dhe afër fundit të kësaj kohe njerëzit ishin të lodhur nga pritja. Të lodhur nga pritja, ata u mblodhën rreth Aaronit, vëllait të Moisiut, dhe thanë: “Na bëj një perëndi të shkojë para nesh, sepse sa për Moisiun, njeriun që na nxori nga vendi i Egjiptit, nuk dimë çfarë i ka ndodhur” ( Eksodi 32:1). 

Kishin kaluar më pak se gjashtë javë që kur Perëndia e kishte urdhëruar popullin që të mos bënin idhuj, por tashmë efektet e dëgjimit të zërit të Zotit ishin zbehur, dhe ata e kundërshtuan urdhrin e Perëndisë. Ti nuk mund të jetosh duke u bazuar në përvojën e kaluar shpirtërore. Përvoja e kaluar nuk është kurrë një zëvendësues i mirë për bindjen e tanishme. 

Një Lëvizje e Re Fetare

Aaroni dukej të ishte zgjedhja më e natyrshme për t’u bërë pasardhësi i Moisiut. Ai tashmë kishte një shërbesë të njohur, dhe kur populli i Perëndisë i’u afrua, ata e gjetën atë gati për t’i udhëhequr. Hapi i parë i Aaronit ishte të mblidhte fonde për fillimin e shërbesës së tij të re. Njerëzit i dhuruan stolitë e tyre të çmuara, dhe nga këto dhurata ai krijoi një viç prej ari. Aaroni u bë ati i trishtuar i atyre njerëzve, shërbesa e të cilëve nxitet kryesisht nga pyetja “Çfarë duan njerëzit?” Të lejosh parimet e tregtisë që të drejtojë një shërbesë, shumë shpejt kjo të shpie në idhujtari. 

Sigurisht, Aaroni dëshironte të pohonte se ajo që ai po bënte ishte një gjë e mirë brenda kufijve të një doktrine të shëndoshë, prandaj ai tha: “Nesër do të jetë një festë për nder të Perëndisë” (Eksodi 32:5). Por festa e Aaronit nuk ishte gjë tjetër veçse një mjet për të shprehur dhe kënaqur veten e tyre. 

Të nesërmen, populli u ul për të ngrënë e për të pirë, pastaj u ngrit për të dëfryer( Eksodi 32:6). Me fjalë të tjera, kur pijet filluan të shërbeheshin, edhe shthurja filloi. Ishte një festë e madhe, por ishte  për të adhuruar perëndinë e gabuar.

Ja vlen të ndalemi dhe të pyesim se si një gazetar i kohëve të sotme do ta përshkruante këtë ngjarje. Mbi të gjitha, viçi i artë do të ishte një temë e shkëlqyeshme për një gazetar që raporton për fenë botërore: “Këtu në shkretëtirën e Sinait, ka lindur një lëvizje e re fetare e jashtëzakonshme,” do të fillonte reporteri ynë. “Njerëzit kanë përvetësuar një stil të ri adhurimi, të karakterizuar nga kreativiteti dhe nga shprehja e vetvetes.” Pastaj do të kishte disa intervista me balerinë të harbuar, të cilët do të thonin se festa e viçit të artë ishte thellësisht domethënëse për ta. 

Prishja e Festës

Njerëzit mund të kenë menduar se ishte nje festë domethënëse, por Perëndia mendoi se ishte e neveritshme. Populli i Zotit e kishte korruptuar veten duke thyer një nga urdhërimet e Tij të para. Kjo ndodhi aq shpejt dhe në mënyrë flagrante, saqë Perëndia ishte i gatshëm t’i fshinte nga toka dhe të fillonte përsëri me Moisiun: Më lër, pra, të veproj, në mënyrë që zemërimi im të ndizet kundër tyre dhe t’i konsumoj; por nga ti do të bëj një komb të madh(Eksodi 32:10).

Detyra e parë e Moisiut, pasi u rikthye tek njerëzit, ishte të përballej me Aaronin: “Çfarë të ka bërë ky popull, të cilin e ke ngarkuar me një mëkat kaq të madh?” (Eksodi 32:21). A e kishte nënshtruar populli Aaronin ndaj ndonje torture të tmerrshme? Në fakt, gjithçka që u desh për ta bindur atë që të mos i bindej ligjit të Perëndisë, ishte një kërkesë publike e popullit. Ai i drejtoi ata në mëkat, sepse nuk ishte në gjendje t’i rezistonte presionit të nevojave që populli ndjente.

Aaroni u përpoq që të shmangte përgjegjësinë. Ai kishte krijuar një idhull me ar duke emodeluar me daltë” (32:4), por kur Moisiu e sfidoi vëllain e tij, Aaroni dha një version më të sofistikuar të ngjarjes: Atëherë unë u thashë atyre: “Kush ka ar të mos e mbajë me vete”. Kështu ata ma dhanë mua dhe unë e hodha në zjarr, dhe na doli ky viç(Eksodi 32:24). Thjesht ndodhi kështu vetvetiu! Pasi u përball me vëllain e tij, pa asnjë rezultat të dobishëm, Moisiu e thirri populli që të merrnin një vendim: “Kushdo që është me Perëndinë, le të vijë tek unë!” (Eksodi 32:26). Të gjithëve iu dha mundësia që të pendoheshin¹, dhe shumica dërrmuese e bëri këtë.

Kuptimi i Shlyerjes 

Të nesërmen Moisiu u tha njerëzve: Ju keni bërë një mëkat të madh(Eksodi 32:30). Këta njerëz tashmë e dinin që kishin mëkatuar, dhe ishin penduar! Atëherë, pse u ngrit Moisiu të nesërmen dhe tha: “Ju keni bërë një mëkat të madh”? Çfarë ndodhi me faljen?

Pse Moisiu nuk e vë në dukje këtë fakt? A nuk është detyrë e tij t’u thotë atyre se janë falur? Këtyre njerëzve u vjen keq për atë që kanë bërë. Çfarë dëshiron më shumë Moisiu prej tyre? A nuk është detyrë e Perëndisë t’i falë ata? Jo. Diçka duhet të ndodhë përpara se mëkati të falet.

Në këtë pikë të tregimit, ne zbulojmë fjalën biblike “shlyerja”. Moisiu i tha popullit: por tani unë do të ngjitem tek Perëndia; ndofta do të mund të bëj shlyerjen për mëkatin tuaj” (Eksodi 32:30). Shlyerja është ajo që duhet për të rregulluar diçka që është e gabuar. Kudo që ka ndonjë shkelje, ne përballemi me pyetjen e shlyerjes. Çfarë do të duhet për t’i vendosur gjërat në vendin e duhur?

Nuk Mjafton Vetëm të Ndihesh Keq 

Mbaj mend njëherë, isha duke luajtur në një ndeshje futbolli kur isha në fakultet. Në një moment kritik në lojë, skuadra tjetër avancoi në sulm për të bërë gol, dhe unë isha një nga mbrojtësit e fundit. Në një vrap të dëshpëruar, arrita ta largoj topin nga zona e fushës afër portës ku rrezikohej të bëhej goli. Fatkeqësisht, topi fluturoi drejt dritares të zyrës së drejtorit të universitetit, dhe theu dritaren e tij. Drejtori u tregua jashtëzakonisht i mirëkuptueshëm për këtëpor ai kërkoi që unë të zëvendësoja xhamin e dritares dhe të pastroja rrëmujën. Ky ishte pakti për shlyerjen e fajit. 

Gjëja e parë që duhet të kuptosh ne lidhje me shlyerjen, është se ajo që kërkohet për t’i rregulluar gjërat, përcaktohet gjithmonë nga pala e dëmtuar. Duke qëndruar atje në uniformën time me baltë, pranë dritares së thyer, nuk u ndjeva se kisha shumë fuqi për të bërë një marrëveshje! “Më vjen keq,” i thashë. Ky ishte një fillim i mirë, por nuk ishte mjaftueshëm. Dëmi ishte bërë dhe duhej të riparohej. Doja të thoja: “Unë nuk do ta bëj përsëri”, por edhe kjo nuk do të kishte bërë një ndryshim të madh. 

“Ja çfarë duhet të bësh”, tha drejtori. “Pastro rrëmujën dhe zëvendëso xhamin e dritares.” Kjo ishte shlyerja, çmimi që duhej të paguhej për të rregulluar gjërat. Çfarë nevojitet që ne të shlyejmë gabimet tona kundër Perëndisë?

Disa njerëz mendojnë se çdo gjë rregullohet thjesht duke u ndjerë keq. Ata mendojnë se nëse vërtet janë penduar dhe përpiqen vërtetë të ndryshojnë, gjërat do të jenë në rregull me Perëndinë. Por nuk mjafton vetem të ndihesh keq. Gati dy milion njerëz u penduan, dhe akoma ekzistonte një problem. Të ndihemi keq për atë që kemi bërë nuk do të heqë fajin për mëkatin tonë. Ne kemi nevojë për një shlyerje.

Një Udhëheqës i Madh Nuk Mund ta Bëjë

Ndoshta shlyerja ishte diçka që Moisiu mund të bënte? Ai e dinte nga ngjarja e vdekjes së qengjit gjatë Pashkës, se Perëndia ishte i gatshëm të pranonte një zëvendësues për të kursyer jetën e njerëzve. Po sikur të ishte Moisiu zëvendësuesi?

Moisiu i tha popullit: por tani unë do të ngjitem tek Perëndia; ndofta do të mund të bëj shlyerjen për mëkatin tuaj(Eksodi 32:30). Kështu që kemi një vullnetar! Udhëheqësi më i madh shpirtëror në Dhjatën e Vjetër u ngrit dhe i tha Perëndisë: Medet, ky popull ka kryer një mëkat të madh…Megjithatë tani, të lutem, falua mëkatin e tyre; përndryshe, më fshi nga libri yt që ke shkruar!” (Eksodi 32:31,32). Moisiu ishte gati të jepte jetën e tij për popullin, edhe nëse do t’i duhej të shkonte në ferr për të bërë shlyerjen për ta, ai ishte i gatshëm ta bënte atë.

Por Perëndia nuk e pranoi ofertën e tij: “Nuk ka marrëveshje me ty Moisi. Bërja e shlyerjes është jashtë mundësisë tënde.” Moisiu kishte mëkatet e tij dhe një njeri me mëkatet e tij, nuk është në gjendje të shlyejë për mëkatet e të tjerëve. Jeta do të vazhdonte për këta njerëz, por pa një shlyerje, dhe ata do të humbisnin praninë e Perëndisë (Esksodi 33:3).

Kur njerëzit e dëgjuan këtë, ata vajtuan (33:4). Tani ata po përballeshin me pyetjen më thelbësore, në mënyrën më personale: “Çfarë do duhet bërë për të rikthyer praninë e Perëndisë? Nëse nuk është e mjaftueshme të ndihesh keq, dhe nëse Moisiu nuk mund ta bëjë, çfarë është e nevojshme të bëhet për shlyerjen e mëkateve tona?”

Bindja e Përpiktë nuk Mjafton

Ndoshta një angazhim serioz për t’iu bindur urdhrave të Perëndisë do ta rikthente praninë e Tij? Tek Eksodi 25–30, Perëndia dha urdhërime të përpikta për ndërtimin e tabernakullit, dhe Eksodi 36–39 na tregon se njerëzit e Perëndisë iu bindën këtyre urdhrave në çdo detaj të hollësishëm. Njerëzit e Perëndisë bënë pikërisht atë që Ai u tha atyre të bënin: Bijtë e Izraelit vepruan sipas të gjitha urdhrave që Zoti i kishte dhënë Moisiut(Eksodi 39:32).

Imagjino një grua që qëndis perdet për tabernakullin. Ndërsa ajo ndjek udhëzimet e hollësishme të Perëndisë, ajo mendon, “nëse unë bëhem e bindur, mbase Zoti do të rikthehet tek ne”. Përfytyro një marangoz i cili dëshiron thellë në zemrën e tij të mos e kishte trishtuar Perëndinë. Ai mendon me veten, nëse duart e mia mund të bëjnë atë që Perëndia ka urdhëruar, mbase Ai do të na bekojë përsëri.

Njerëzit e Perëndisë iu nënshtruan bindjes në mënyrë të përpiktë, por në fund të saj akoma nuk kishte asnjë shenjë që prania e Perëndisë po rikthehej. Ata duhet të kenë pyetur veten se çfarë duhej të bënin që t’i rregullonin gjërat sërisht me Perëndinë.

Vetëm Një Sakrificë e Denjë është e Mjaftueshme

Pas shtatë muajve² që njerëzit kishin dëshiruar thellë që prania e Perëndisë të rikthehej, Moisiu u tha se si kjo mund të ndodhte: “Kjo është ajo që Perëndia ju ka urdhëruar; bëjeni dhe lavdia e Perëndisë do t’ju shfaqet” (Levitiku 9:6). Duhet të ketë pasur një heshtje që i ka lënë njerëzit të shtangur ndërsa prisnin të dëgjonin se çfarë do të thoshte ai. Atëherë Moisiu iu drejtua Aaronit dhe tha: Afroju altarit; paraqit flijimin tënd për mëkatin dhe olokaustin tënd, dhe bëj shlyerjen për veten dhe për popullin(Levitiku 9:7). Prania dhe bekimi i Perëndisë mund të riktheheshin vetëm kur të bëhej shlyerja.

Aaroni bëri siç urdhëroi Perëndia. Populli duhet të ketë ndenjur pa frymë në ato momente ndërsa prisnin të shihnin se çfarë do të ndodhte: Pastaj Moisiu dhe Aaroni hynë në çadrën e mbledhjes; pastaj dolën dhe bekuan popullin. Atëherë lavdia e Perëndisë iu shfaq tërë popullit.(Levitiku 9:23). Zoti ishte rikthyer!tërë populli e pa, shpërtheu në britma gëzimi, dhe u përul me fytyrë për tokë(Levitiku 9:24).

Imagjino një çift të ulur në çadrën e tyre, duke folur për ato që sapo dëshmuan. “Asnjëherë nuk kam parë diçka të tillë,” thotë ai. “Kush do të imagjinonte që derdhja e gjakut të një kafshe do të rikthente praninë e Perëndisë?”

“Po, është e mahnitshme” thotë ajo. “Por unë nuk e kuptoj pse sakrifica e bëri të mundur një gjë të tillë, dhe të gjithë ato muaj duke ndjerë keqardhje, dhe gjithë ato muaj bindjeje, dhe madje edhe oferta e Moisiut për të dhënë jetën e tij për ne nuk bëri asnjë ndryshim. Duhet të ketë diçka shumë të fuqishme në flijimin, që përfshin derdhjen e gjakut.”

Edhe në këtë fazë fillestare të historisë së Biblës, Perëndia po i përgatiste njerëzit për ardhjen e Jezusit. Qëllimi i të gjitha sakrificave në Dhjatën e Vjetër ishte që t’i jepnin formë mendimeve tona, në mënyrë që të kuptonim pse Biri i Perëndisë duhej të vinte në botë. Me vdekjen e Tij në kryq, Jezusi përmbushi atë që sakrificat e Dhjatës së Vjetër mundën vetëm të parashikonin dhe ilustronin. Krishti bëri shlyerjen për mëkatet tona. Ai rikthen praninë dhe bekimin e Perëndisë për të gjithë ata që besojnë tek Ai.

Një Shteg i Hapur

Ndoshta ti mendon se nëse do të ndihesh mjaft keq për mëkatet e tua, ti do të rregullosh marrëdhënien tënde me Perëndinë. Ose ndoshta ti mendon se nëse i bindesh Perëndisë duke marrë pjesë në kishë dhe duke thënë lutjet e tua, ti mund të shlyesh mëkatet e tua. Këto gjëra janë të mira, por ato nuk mjaftojnë. Është sakrifica e Krishtit dhe derdhja e gjakut të Tij që bën shlyerjen me Perëndinë. “Ai është shlyesi për mëkatet tona; dhe jo vetëm për tonat, por edhe për ato të të gjithë botës” (1 Gjoni 2:2).

Shënime:

1. Duke qenë se kishte rreth dy milion njerëz në kamp, mund të supozojmë se 1,997,000 iu përgjigjën thirrjes së Moisiut dhe qëndruan me të. Ne e dimë këtë, sepse kishte 3,000 njerëz që refuzuan ftesën dhe ajo ditë ishte dita e fundit e jetës së tyre (Eksodi 32:28).
2. Kur mbaroi e gjithë puna, pjesët u mblodhën së bashku, dhe tabernakulli u ndërtua ditën e parë të muajit të parë të vitit të dytë (Eksodi 40:17). Ata kishin mbërritur në Sinai në ditën e parë të muajit të tretë, pasi ishin larguar nga Egjipti (Eksodi 19:1), kështu që kishin kaluar dy muaj. Ne gjithashtu e dimë, që Moisiu ishte larg, për dy periudha prej gjashtë javësh. Pra, koha e udhëtimit plus mungesat e Moisiut janë rreth pesë muaj. Tabernakulli u ndërtua në fillim të vitit të dytë, dhe kështu ata duhet të kenë kaluar shtatë muajt e mbetur të vitit duke punuar me të.

Tjetra
Përdori këto pyetje për t'u angazhuar më thellë me Fjalën e Perëndisë. Diskuto rreth tyre me një person tjetër, ose përdori ato si pyetje personale reflektimi.
  1. Nëse do të kishe mundësinë të dëgjoje zërin e Perëndisë duke të dhënë Dhjetë Urdhërimet e Tij, a mendon se do të ishte mjaftueshëm për ty që t'i respektoje ato? Pse po, ose pse jo?
  2. A është detyra e Perëndisë që të falë njerëzit? Pse po, ose pse jo?
  3. Pse nuk mjafton të ndjesh keqardhje apo të jesh i bindur, në mënyrë që të rikthehet prania e Perëndisë kur një person ka mëkatuar? Çfarë do të duhej që të bëhej e mundur kjo?
  4. Çfarë është një "shlyerje"?
  5. Cili është ndryshimi midis sakrificave të kafshëve në Dhjatën e Vjetër dhe sakrificës së Jezusit në kryq?
Save Progress
Shko në fillim