Ruaje tek faqja kryesore
Open the Bible can be just a tap away! Tap the icon at the bottom of your browser and choose "Add to Home Screen"
Mbylle

Hyr

Hyr teHape Biblën:

Regjistrohu

Save your progress by creating a FREE account! Get started by filling out the info below:

Rikuperimi i Llogarisë

Kërko një fjalëkalim të ri:

Vendos adresën tënde të emailit më poshtë dhe një fjalëkalim i përkohshëm do të të dërgohet me email. Ti mund të ndryshosh fjalëkalimin herën tjetër kur të identifikohesh.

Na Kontakto

Na dërgo një mesazh ose shiko pyetjet e shpeshta nëse dëshiron të dish më shumë rreth nesh.

Danieli 1:1-21

Edukimi i Danielit dhe i të rinjve të tjerë hebrenj në oborrin e Nebukadnetsarit

1 Në vitin e tretë të mbretërimit të Jehojakimit; mbretit të Judës, Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, u nis kundër Jeruzalemit dhe e rrethoi.

2 Zoti atëherë dha në duart e tij Jehojakimin, mbretin e Judës, bashkë me një pjesë të orendive të shtëpisë së Perëndisë, që ai i transportoi në vendin e Shinarit, në shtëpinë e perëndisë së tij dhe i vendosi orenditë në shtëpinë e thesarit të perëndisë së tij.

3 Pastaj mbreti i tha Ashpenazit, kreut të eunukëve të tij, t’i sjellë disa nga djemtë e Izraelit, qofshin prej fisi mbretëror apo prej familjesh fisnike,

4 të rinj që të mos kishin asnjë të metë, por të hijshëm, të pajisur me urti, që të kishin njohuri dhe të mësonin shpejt, që të ishin të aftë të shërbenin në pallatin e mbretit dhe të cilëve të mund t’u mësohej letërsia dhe gjuha e kaldeasve.

5 Mbreti u caktoi atyre një racion të përditshëm ushqimesh të shijshme nga ato të mbretit dhe verë nga ajo që ai vetë pinte; ata duhet të edukoheshin në tre vjet, në mbarim të të cilëve do të kalonin në shërbim të mbretit.

6 Midis tyre ishin bijtë e Judës: Danieli, Hananiahu, Mishaeli dhe Azaria.

7 Kreu i eunukëve u vuri atyre emra të tjerë: Danielit i vuri emrin Beltshatsar, Hananiahut Shadrak, Mishaelit Meshak dhe Azarias Abed-nego.

8 Por Danieli vendosi në zemër të tij të mos e ndotë veten me ushqimet e shijshme të mbretit dhe me verën që pinte ai vetë; dhe i kërkoi kreut të eunukëve ta lejonte që të mos ndotej.

9 Perëndia bëri që Danieli të gjejë hir dhe dhemshuri te kreu i eunukëve.

10 Kreu i eunukëve i tha pastaj Danielit: “Unë kam frikë nga mbreti, zoti im, që ka caktuar ushqimin tuaj dhe pijen tuaj. Pse ai duhet të shikojë fytyrat tuaja më të trishtuara nga ato të të rinjve të moshës suaj? Kështu do të vinit në rrezik kokën time te mbreti”.

11 Atëherë Danieli i tha Meltsarit, që kreu i eunukëve kishte caktuar si të parë mbi Danielin, Hananiahun, Mishaelin dhe Azarian;

12 “Të lutem, vëri në provë shërbëtorët e tu për dhjetë ditë, dhe të na jepen perime për të ngrënë dhe ujë për të pirë.

13 Pastaj të ekzaminohet në praninë tënde pamja jonë dhe pamja e të rinjve që hanë ushqimet e shijshme të mbretit; do të veprosh pastaj me shërbëtorët e tu në bazë të asaj që do të shikosh”.

14 Ai e pranoi këtë propozim të tyre dhe i vuri në provë dhjetë ditë.

15 Në mbarim të dhjetë ditëve pamja e tyre dukej më e bukur dhe e kishin mishin më të plotë se të gjithë djemtë që kishin ngrënë gjellët e shijshme të mbretit.

16 Kështu Meltsari u hoqi atyre gjellët e shijshme dhe verën që duhet të pinin dhe u dha perime.

17 Katër të rinjve Perëndia u dha njohuri dhe mend në gjithë letërsinë dhe diturinë; dhe Danieli fitoi njohuri për çdo lloj vegimi dhe ëndrre.

18 Në mbarim të kohës së caktuar nga mbreti që t’ia çonin këta të rinj, kreu i eunukëve i shpuri përpara Nebukadnetsarit.

19 Mbreti foli me ta, por midis tyre nuk u gjet asnjë si Danieli, Hananiahu, Mishaeli dhe Azaria, prandaj këta u pranuan në shërbim të mbretit.

20 Dhe mbi çdo çështje që kërkonte urtësi dhe gjykim dhe për të cilat mund t’i pyeste mbreti, i gjeti dhjetë herë më lart se tërë magjistarët dhe astrologët që ishin në tërë mbretërinë e tij.

21 Kështu Danieli vazhdoi deri në vitin e parë të mbretit Kir.

Tjetra

Historia e Danielit flet për një nga njerëzit e Perëndisë në një tokë të huaj, dhe kjo na tregon se si të jetojmë në një kulturë laike dhe materialiste. Danieli ishte pjestar i një grupi të vogël studentësh të talentuar që u morën në Babiloni pas rrethimit të parë të Jeruzalemit. Ai duhet të ketë qenë adoleshent kur ka mbërritur atje, dhe ai qëndroi në Babiloni për tërë jetën e tij.

Kur familja jonë erdhi fillimisht në Shtetet e Bashkuara, gruaja ime, Karen, jepte mësim në një kopsht fëmijësh parashkollorë për të Krishterë. Një ditë fëmijët ishin ulur në tapet duke biseduar për zgjedhjet presidenciale. Karen u tha atyre se ajo nuk do votonte, dhe pastaj i pyeti ata se cila mendonin se mund të ishte arsyeja e saj për këtë.

“A është sepse je shumë e vjetër?” 

“Ndoshta ngaqë po na jep mësim ne?”

“Ndoshta sepse ke ndonjë takim më vonë?”

Përfundimisht, një fëmijë i zgjuar pyeti, “A mos është ngaqë je nga Anglia, Znj. Smith?”

“Po,” tha Karen, “dhe a e dini se çfarë më quajnë këtu? Një banor i huaj.”

Dy javë më vonë, kur fëmijët ishin ulur në tapet për lutjen e mëngjesit, një vajzë e vogël filloi të lutej për gruan time. “Zot i dashur, të lutem ndihmoji njerëzit që të mos e quajnë Znj. Smith një banuese të huaj, sepse nuk është gjë e këndshme.”

Të Huaj me Pasaportë Qiellore

Bibla e përdor fjalën “të huaj” ose “shtegtarë” kur përshkruan popullin e Perëndisë (1 Pjetri 2:11). Ti nuk i përket kësaj bote në mënyrë të përhershme. Ti i përket një qyteti tjetër, “mjeshtër dhe ndërtues i të cilit është Perëndia” (Hebrenjve 11:10), dhe ti nuk mund ta kuptosh dot jetën tënde në këtë botë derisa të kesh kuptuar se kjo nuk është ajo për të cilën Perëndia të ka krijuar. 

Nëse je i Krishterë, ti je si një njeri me dy pashaporta. Njëra prej tyre do skadojë, sepse kur Krishti të rikthehet, identitetet kombëtare do jenë histori, ndërsa gjithë njerëzit e Perëndisë bashkohen në qiell. Por pashaporta jote si qytetar i qiellit nuk do skadojë kurrë. Do të mbetet përjetë. Arti i jetës së Krishterë është të jetosh në këtë botë pa u konsumuar prej saj. Ne duhet ta përdorim këtë pak kohë që na është dhënë në jetën tonë këtu për tu përgatitur për jetën e përjetshme që do të vijë. 

Adoleshent i Rrëmbyer!

Imagjino Danielin të ulur në bankat e shkollës së tij në Jeruzalem. Dikush troket në derë. Më pas dera hapet, tre ushtarë nga ushtria Babilonase hyjnë brenda, dhe e çojnë Danielin 700 milje larg, në Babiloni. Prindërit e tij janë të alarmuar, dhe ata nuk mund të bëjnë asgjë për ta ndaluar këtë.

Por kur Danieli mbërrin në Babiloni, ai sheh se në vend që ta burgosnin dhe të abuzonin me të, atë e trajtuan si princ dhe e regjistruan në shkollën më të mirë të vendit. Ai ishte përzgjedhur për të marrë pjesë në një program intensiv të përshpejtuar arsimor, që do ta shpinte në shërbim të mbretit. Nëse ai i luan letrat e tij siç duhet, ai do të fitojë një nga pozicionet e punës më të lakmuara në Babiloni.

Presioni për t’u Përshtatur 

Duke qenë i rritur nën influencën e njerëzve të perëndishëm, Danieli tani ishte në një mjedis ku ai ishte komplet i panjohur. Ata që udhëtojnë dinë gjithçka rreth këtij presioni. Kur hipën në një avion apo hyn në një hotel, askush nuk të njeh. Ti mund të jesh cilido që ti do të jesh, dhe kjo ka presionin e saj. Danieli u vu nën kujdesin e një mësuesi kujdestar të quajtur Ashpenaz, i cili u caktua t’i mësonte atij letërsinë dhe gjuhën e Babilonasve (Danieli 1: 4).  Po të ishte në Jeruzalem, Danieli do të studionte Hebraishten dhe Biblën. Por Bibla nuk ishte pjesë e programit arsimor në Babiloni. 

Në vend të kësaj, Danieli ishte i ekspozuar ndaj një larmie të gjerë lëndësh, shumica e të cilave duhet të kenë qënë në konflikt të drejtpërdrejtë me atë që ai kishte mësuar nga Bibla në fëmijëri. Duke e mbushur mendjen e Danielit me mësimin Babilonas, Ashpenazi po përpiqej që ta gërryente besimin e veçantë të Danielit në Perëndinë, kështu që në fund të tre viteve në kolegj, ai do të dilte me një botëkuptim krejtësisht Babilonas. Ai sigurisht që do të ishte Hebre, por do të mendonte dhe do të vepronte si Babilonas. 

Përveç sfidës së studimeve, Danieli do të përballej me presion edhe nga mësuesi që e ndiqte atë, si dhe nga studentë të tjerë: “Si mund të besosh seriozisht se Perëndia yt është i vetmi Perëndi? Si mund të besosh se ti je i vetmi që di të vërtetën?” Të rinj të Krishterë përballen me të njëjtin presion në universitetet jo të krishtera sot.

Prindërit shpesh shqetësohen në lidhje me atë që fëmijët studiojnë në shkollat e sotme. Studentët shpesh herë studiojnë lëndë që e kundërshtojnë të vërtetën në mënyrë të drejtpërdrejtë. Por kjo nuk është diçka e re. Është e njëjta situatë me të cilën Danieli u përball, dhe Perëndia na ka dhënë një shembull se çfarë qëndrimi të mbajmë ndaj këtij presioni. Në vend që ta mundonte, edukimi jo i krishterë në fakt e ndihmoi Danielin të zhvillonte karakterin e tij. Falë mirësisë së Perëndisë, kjo u bë mjeti me anë të të cilit besimi i tij u forcua dhe u rrit në pjekuri.

Duke Ndjerë Shijen e Jetës Luksoze

Përgjatë historisë së tyre, populli i Perëndisë, jetoi nën dy lloje krejt të ndryshme shtypjesh. Plani i Faraonit ishte të persekutonte popullin e Perëndisë. Ai ishte i pamëshirshëm, dhe i nënshtroi ata me punë të rënda. Satani përdor të njëjtat taktika sot, në shumë vënde ku të Krishterët persekutohen për besimin e tyre. Por Nebukadnetsari ishte më mendjemprehtë në planin e tij. Strategjia e tij ishte t’i bënte për vete njerëzit e Perëndisë, dhe t’i shtynte drejt kulturës Babilonase duke hapur dyert e mundësive për ta, dhe duke i vendosur në rrugën e shpejtë drejt suksesit. 

Armiku i shpirtit tonë akoma përdor taktikat e Nebukadnetsarit, dhe ato kanë treguar të jenë shumë të efektshme. Strategjia është e thjeshtë: Si fillim, bëj të dehet populli i Perëndisë me magjepsjen dhe shkëlqimin e dukshëm të kësaj bote. Së dyti, gërryeji praktikat dhe vlerat e tyre të veçanta, derisa ata të jenë futur aq thellë në kulturën e botës, saqë thirrja e tyre e veçantë për të jetuar për lavdinë e Perëndisë të jetë mposhtur. 

Danielit i’u ofrua një “racion i përditshëm ushqimesh të shijshme nga ato të mbretit…” por ai “vendosi në zemër të tij të mos e ndotë veten me ushqimet e shijshme të mbretit” (1:5, 8). Disa sygjerojnë se kjo kishte të bënte me ligjet e Judenjve rreth ushqimit, por unë besoj se Danieli e kuptoi që Nebukadnetsari po përpiqej ta joshte atë me mundësitë e reja për një jetë të mirë në Babiloni. Dhe ai ishte i vendosur që kjo nuk do të ndodhte kurrë. Ai do të jetonte, shërbente, dhe përparonte në Babiloni, por nuk do ta lejonte kurrë Babiloninë të zaptonte zemrën e tij. 

Danielit i duhej një mënyrë për ta mbajtur këtë të ngulitur në mendjen e tij. Kështu që ai zgjodhi të zhvillonte një disiplinë për veten. Ai e refuzoi ofertën për të shkuar çdo ditë në restorantin më të mirë në qytet, dhe në vend të kësaj, hëngri një tufë perimesh. Ai nuk e bëri këtë për shkak të ndonjë ligji të jashtëm, por nga një dëshirë e brëndshme. Ishte një disiplinë që zgjodhi ta bënte vullnetarisht, që e ndihmonte atë të kujtonte thirrjen e tij të veçantë. 

A je realist sot në lidhje me presionet që bota vendos mbi ty? Çdo ditë përballesh me një mënyrë jetese që është egoiste dhe nuk ka vend për Perëndinë. Ajo që të duhet është një strategji për t’i rezistuar presionit. 

Kultivimi i Aftësisë për të Thënë Jo 

Ashtu si Danieli, edhe ne kemi nevojë të kultivojmë aftësinë për ti thënë “jo” paudhësisë (Titit 2:11-12), dhe kjo fillon me gjëra të vogla.

Disa të Krishterë sillen sikur ekziston vetëm një pyetje që kërkon përgjigje për vendimet praktike të jetës. Ne pyesim, “A është e drejtë apo e gabuar?” dhe nëse nuk është e paligjshme apo e pamoralshme, atëherë ne përqafojmë lirinë tonë për të shijuar apo përjetuar gjithçka duam. Por ka edhe një pyetje tjetër që ne duhet të bëjmë në lidhje me gjithçka që hyn në hapësirën e lirisë që kemi: “A është zgjuarsi ta bëj këtë?”

Çfarë argëtimi duhet të zgjedhësh? Në çfarë festash duhet të shkosh? Çfarë shoqërie duhet të kesh? Për çfarë duhet t’i shpenzosh paratë e tua?

Shembulli i Danielit na kujton se, ndërsa i marrim këto vendime, duhet të kemi parasysh potencialin afatgjatë që me kalimin e kohës do zhytemi në vlerat dhe mënyrën e jetesës të kësaj bote. Danieli nuk mund të ndryshonte atë çfarë ata i mësonin në shkollë, por ai mund të krijonte një hapësirë në jetën e tij që i kujtonte çdo ditë se ai ishte një shërbëtor i Perëndisë. 

Besnik dhe i Suksesshëm 

Perëndia i dha Danielit dhe miqve të tij sukses të madh në studimet e tyre. Ai “u dha njohuri dhe mend në gjithë letërsinë dhe diturinë” (Danieli 1:17). Besnikëria dhe suksesi nuk është e thënë të jenë alternativa të njëra-tjetrës: ato janë partnerë të natyrshëm. Danieli e tregoi veten besnik në gjëra të vogla, dhe Perëndia i besoi atij gjëra më të mëdha. Ai u vendos në një pozitë të lartë brenda qeverisë më të fuqishme të kohës së tij. 

Kurrë mos mendo se besnikëria ndaj Krishtit do të thotë se duhet të kënaqesh me pak. Danieli tregoi se atij mund t’i besohej. Ai ishte besnik ndaj Perëndisë, dhe Perëndia hapi derën e mundësive për të. Ai u bë komandanti i dytë i mbretit të Babilonisë, dhe i’u dha autoritet përtej asaj që ai kishte ëndërruar ndonjëherë. Ai triumfoi mbi të dyja, dhe ishte në gjendje tu thoshte dishepujve të Tij, “Merrni zemër, unë e kam mundur botën” (Gjoni 16:33).

Një Shteg i Hapur

Danieli jetoi një jetë të perëndishme dhe të suksesshme në një kulturë të pasur dhe të paperëndishme duke ushtruar përmbajtje në mënyrë të vullnetshme. Perëndia nuk na thërret të jetojmë me masa të rrepta, por kënaqësia e padisiplinuar gërryen perëndishmërinë. 

Joshjet e pasurisë, fuqisë, dhe kënaqësisë janë të forta, dhe ato mund ta rrëmbejnë lehtë zemrën tënde. Ajo që të duhet, është një dashuri për Perëndinë, që është më e fortë. Ndërsa dashuria për Krishtin mbush zemrën tënde, ajo do t’i dëbojë gjithnjë e më shumë dashuritë më të vogla, që në rast të kundërt do të të mbanin rob.

Tjetra
Përdori këto pyetje për t'u angazhuar më thellë me Fjalën e Perëndisë. Diskuto rreth tyre me një person tjetër, ose përdori ato si pyetje personale reflektimi.
  1. Ku është presioni i kulturës më i madh mbi ty personalisht? Çfarë efekti është duke pasur mbi ty? Mendo për gjëra specifike.
  2. Mendo për një vendim që ke marrë muajin e kaluar. Thjesht ke bërë pyetjen, "A është kjo e drejtë apo është e gabuar?" A do të kishte ndihmuar më shumë sikur të kishe pyetur, "A është ky vendim i zgjuar?"
  3. Si po i reziston qëllimisht presioneve të botës përreth teje? Nga ku mund të fillosh?
  4. A duken besnikëria dhe suksesi si alternativa të njëra-tjetrës? Apo ke menduar për to si partnerë të natyrshëm? Pse ose pse jo?
  5. Si mund ta përdorësh më së miri kohën që ke në tokë për t'u përgatitur për jetën e përjetshme që do të vijë?
Save Progress
Shko në fillim