Ruaje tek faqja kryesore
Open the Bible can be just a tap away! Tap the icon at the bottom of your browser and choose "Add to Home Screen"
Mbylle

Hyr

Hyr teHape Biblën:

Regjistrohu

Save your progress by creating a FREE account! Get started by filling out the info below:

Rikuperimi i Llogarisë

Kërko një fjalëkalim të ri:

Vendos adresën tënde të emailit më poshtë dhe një fjalëkalim i përkohshëm do të të dërgohet me email. Ti mund të ndryshosh fjalëkalimin herën tjetër kur të identifikohesh.

Na Kontakto

Na dërgo një mesazh ose shiko pyetjet e shpeshta nëse dëshiron të dish më shumë rreth nesh.

Zanafilla 6:5-22

Lajmërimi i përmbytjes dhe përgatitjet e Noeut

5 Dhe tani Zoti pa që ligësia e njerëzve ishte e madhe mbi tokë dhe që tërë synimet e mendimeve të zemrës së tyre nuk ishin gjë tjetër veçse e keqja në çdo kohë.

6 Dhe Zoti u pendua që kishte krijuar njeriun mbi tokë dhe u brengos për këtë në zemër të vet.

7 Kështu Zoti tha: “Unë do të shfaros nga faqja e dheut njeriun që kam krijuar, duke filluar nga njeriu deri te kafshët, te rrëshqanorët, te zogjtë e qiellit, sepse pendohem që i kam krijuar”.

8 Por Noeu gjeti hir në sytë e Zotit.

9 Kjo është prejardhja e Noeut. Noeu ishte një njeri i drejtë dhe i patëmetë midis bashkëkohësve të tij. Noeu eci me Perëndinë.

10 Dhe Noeu pati tre bij: Semin, Kamin dhe Jafetin.

11 Por toka ishte e prishur para Perëndisë dhe plot e përplot me dhunë.

12 Tani Perëndia vështroi tokën dhe ja, ajo ishte e prishur, sepse çdo mish i tokës kishte shthurur sjelljen e tij.

13 Dhe Perëndia i tha Noeut: “Kam vendosur t’i jap fund çdo mishi, sepse toka për shkak të njerëzve është plot me dhunë; ja, unë do t’i zhduk bashkë me tokën.

14 Bëj një arkë prej druri; bëje arkën me dhoma dhe lyeje me bitum nga jashtë e nga brenda.

15 Por ti do ta ndërtosh në këtë mënyrë: gjatësia e arkës do të jetë treqind kubitë, gjerësia pesëdhjetë dhe lartësia tridhjetë.

16 Do ta bësh arkën me një dritare dhe do ta mbarosh me një kubit mbulese nga sipër; anash arkës do të vendosësh derën dhe do ta bësh me tre kate, pra me katin e poshtëm, të mesëm dhe të sipërm.

17 Dhe ja, unë vet kam për të sjellë përmbytjen e ujërave mbi tokë, për të shkatërruar nën qiellin çdo mish që ka frymë jete; çdo gjë që ndodhet mbi tokën ka për të vdekur.

18 Por unë do të caktoj besëlidhjen time me ty dhe ti do të futesh në arkën: ti, fëmijët e tu, gruaja jote dhe gratë e bijve të tu.

19 Dhe nga çdo gjë që jeton prej çdo lloj mishi fut në arkë dy nga çdo lloj, për t’i ruajtur me vete gjallë bashkë me ty; dhe të jenë mashkull dhe femër.

20 Nga zogjtë sipas llojit të tyre, nga bagëtia sipas llojit të tyre dhe të gjithë rrëshqanorët e tokës sipas llojit të tyre, dy nga çdo lloj do të vijnë te ti, që të ruhen gjallë.

21 Dhe merr për vete nga çdo ushqim që hahet, grumbulloje dhe ruaje, në mënyrë që të shërbejë si ushqim për ty dhe për ata”.

22 Dhe Noeu veproi ashtu, bëri pikërisht të gjitha ato që Perëndia i kishte urdhëruar.

Tjetra

Në mësimin e kaluar pamë se si njohja e së keqes ndryshoi gjithçka. Parajsa ishte e humbur. Burri dhe gruaja përjetuan vështirësi në punën e tyre dhe mosfunksionim në martesën e tyre. Ata ishin zhvendosur nga shtëpia e tyre dhe ishin larg nga prania e Perëndisë. Njohja e së keqes u përhap. Por Perëndia nuk do të lejojë që ajo të mbizotërojë.

Gjithçka që duhet të dish për jetën buron nga dy bindje: ti duhet të dish se kush është Perëndia dhe kush je ti. Nëse i kupton këto dy gjëra ti do të kesh një themel të fortë për jetën. Nëse nuk i kupton ti do ta gjesh veten në mëshirë të fatit.

Këto të vërteta janë themelore për një botëkuptim biblik. Një botëkuptim, është një grup bindjesh thelbësore që përcaktojnë se si mendojmë dhe si jetojmë. Njerëzit zgjedhin stile jetese të ndryshme, sepse ata funksionojnë në bazë të bindjeve të ndryshme thelbësore se kush është Perëndia dhe kush ata janë.

Të mbash një botëkuptim biblik do të thotë të besosh që Perëndia të krijoi ty, se Ai ka të drejta absolute mbi jetën tënde, dhe se çdo dhuratë e mirë vjen nga dora e Tij. Nëse e beson këtë, gëzimi yt më i thellë do të jetë ta njohësh atë dhe t’i bindesh Atij. Por nëse beson se jeta jote është një aksident, se të përket ty, dhe se dhuratat e mira vijnë rastësisht, atëherë jeta jote do të rrotullohet rreth zbulimit dhe të qenit besnik ndaj vetes.

Dhe nëse beson se kur të vdesësh nuk do të ekzistosh më, do të jetë e natyrshme për ty që të ndjesh se qëllimi yt në jetë është të gjesh përmbushjen. Por nëse arrin të besosh se pas jetës tënde të shkurtër në këtë botë do të takohesh me Perëndinë që të ka krijuar, përparësia jote e parë do të jetë të përgatitesh për atë ditë.

Këto janë dy botëkuptime krejtësisht të ndryshme, dhe nuk mund të jenë të dyja të vërteta. Këto bindje janë si një timon në një varkë që do të kontrollojnë drejtimin që do marrësh në jetë. Bindjet e formuara thellë në zemrën tënde sot, do të përcaktojnë se ku do të jesh nesër.

I Njëjti Fillim, Drejtime të Ndryshme

Që nga fillimi, familja njerëzore ka qenë e ndarë në përgjigjen e saj ndaj Perëndisë. Adami dhe Eva patën dy fëmijë, dhe vëllezërit e parë të botës vendosën kursin e anijeve të tyre në drejtime krejtësisht të ndryshme. Abeli ​​e kërkonte Perëndinë, por Kaini i rezistoi Perëndisë dhe zemërimi i tij u derdh mbi vëllain e tij. Në fund, Kaini vrau Abelin, duke u bërë kështu vrasësi i parë në botë.

Veprimet e Kainit e izoluan atë nga Perëndia dhe nga familja e tij, por Perëndia tregoi dashamirësi të madhe ndaj tij. Arritjet e Kainit ishin mbresëlënëse. Ai ndërtoi një qytet, dhe pasardhësit e tij dhanë kontribut të rëndësishëm në muzikë, art dhe kulturë. Por pa Perëndinë kishte një shqetësim të vazhdueshëm në jetën e tij.

Pas vdekjes së Abelit, Perëndia i dha një djalë tjetër Adamit dhe Evës. Emri i tij ishte Seth, dhe përqëndrimi i historisë biblike është në linjën e pasardhësve të tij.

Hiri Madhështor

Përgjatë Biblës ne zbulojmë se Perëndia arrin t’i shpëtojë njerëzit me anë të hirit nëpërmjet besimit, dhe në Krishtin. Modeli është vendosur që në fillim në historinë e Noeut: “Noeu gjeti hir në sytë e Zotit” (Zanafilla 6:8).

Perëndia veproi me mirësi dhe dhembshuri ndaj Noeut, së pari duke e paralajmëruar atë se po vinte gjykimi, dhe së dyti duke i treguar atë që duhej të bënte për të shpëtuar: “Bëj një arkë prej druri” (6:14).

Paralajmërimet e gjykimit në Bibël nuk janë një shpërthim i zemëratës së një Perëndie hakmarrës; ato janë një thirrje e hirshme e një Perëndie të dashur, i cili po thotë: “Unë duhet të shkatërroj të keqen dhe do ta bëj. Por unë nuk dua t’ju shkatërroj, dhe ja si mund të shpëtoni.”

Besim në Veprim

Perëndia i tha Noeut që të përgatitej për një përmbytje të madhe që s’ishte parë ndonjëherë. Në të njëjtën mënyrë, Perëndia na thotë të përgatitemi për diçka që nuk ka ndodhur kurrë më parë. Jezus Krishti do të vijë të gjykojë të gjallët dhe të vdekurit.

Besimi e pranon si të qenë atë që Perëndia ka thënë, dhe e vërteton këtë me vepra. Dëshmia e besimit të Noeut ishte se ai ndërtoi një arkë. Ai e besoi atë që Perëndia i kishte thënë, dhe ai veproi sipas fjalës së Tij. “Besimi pa vepra është i vdekur” (Jakobi 2:26). Besimi i vërtetë është një pemë e gjallë që shpërthen me frytet e bindjes.

Jezusi përdori historinë e Noeut për të nxjerrë një krahasim: “Por, ashtu si qe në ditët e Noeut, kështu do të jetë edhe në ardhjen e Birit të njeriut. Sepse, ashtu si në ditët përpara përmbytjes, njerëzit hanin dhe pinin, martoheshin dhe martonin, derisa Noeu hyri në arkë; dhe nuk kuptuan asgjë, deri sa erdhi përmbytja dhe i fshiu të gjithë; kështu do të ndodhë në ardhjen e Birit të njeriut.” (Mateu 24: 37-39).

Të ushqehesh, të pish, dhe të martohesh, janë të gjitha dhurata të mira nga Perëndia, por nëse i shijojmë këto gjëra dhe nuk mendojmë fare për gjykimin që do të vijë, gëzimi ynë do të jetë i shkurtër. Prioriteti i madh i Noeut ishte të bëhej gati për ditën që Perëndia i kishte thënë se do të vinte, dhe e vetmja mënyrë për të qenë gati ishte të besonte ato që Perëndia i kishte treguar, dhe të bënte atë që Ai kishte urdhëruar.

Perëndia i tha Noeut të hynte në arkë shtatë ditë të plota para se shiu të fillonte (Zanafilla 7:4-7). Të ngarkoje arkën dhe të qëndroje në të, kur nuk kishte akoma as edhe një pikë shiu, ishte një veprim besimi. Nuk kishte asnjë arsye tjetër për të hyrë brenda, përveçse Fjalës së Perëndisë. Noeu duhet të jetë ndjerë mjaft i marrë.

Por pastaj shiu erdhi, dhe së bashku me të burime uji dolën nga toka (7:11). Anija e ndërtuar në shkretëtirë u ngrit, dhe Noeu dhe familja e tij u ngritën dhe u trasportuan në një botë të re.

Krishti dhe Arka

Përmbytja ishte një gjykim që nuk do të përsëritet më kurrë (shiko Zanafilla 9:8-16). Por Perëndia na paralajmëron për një gjykim tjetër më të tmerrshëm që do të vijë. Ashtu si Perëndia e siguroi arkën për Noeun, Ai ka siguruar një mënyrë që ne të shpëtohemi nga gjykimi i fundit, nëpërmjet Jezus Krishtit.

Të gjithë ata që ishin brenda arkës ishin të sigurt. Të gjithë ata që ishin jashtë arkës u shkatërruan. Perëndia ka siguruar një arkë për ne. Jezus Krishti është ajo arkë!

Perëndia foli përmes predikimit të Noeut duke u thënë njerëzve të ditës së tij se ekzistonte një arkë ku mund të hynin dhe të shpëtoheshin (2 Pjetri 2:5). Në të njëjtën mënyrë, Perëndia na drejton te Krishti dhe na thotë se ne mund të shpëtohemi nëse do të vijmë tek Ai.

Apostulli Pal i përshkruan të krishterët si “të jesh në Krishtin” (shih Romakëve 8:1). Ashtu siç ishte Noeu në arkë, kështu edhe ti mund të jesh në Krishtin. Kur të vijë Dita e Gjykimit, ata që janë “në Krishtin” do të jenë të mbrojtur nga gjykimi i Perëndisë, dhe do të ngrihen prej Tij dhe do të çohen në një botë të re të lavdishme.

Kjo arkë është e hapur për të gjithë ata që do të vijnë. Jezusi tha, “atë që vjen tek unë, unë nuk do ta nxjerr jashtë” (Gjoni 6:37). Njerëzit e kohës së Noeut kishin një derë të hapur mundësie. Një arkë u ndërtua, dhe i gjithë komuniteti mund të ishte shpëtuar. Por përveç familjes së Noeut nuk kishte asnjë person tjetër të vetëm që besoi paralajmërimin e tij.

Gjej Strehë nga Shiu

Një ditë, para disa vitesh, isha ulur në dhomën e studimit në Londër, duke shkruar një predikim për të dielën në vijim. Jashtë po binte një shi i madh—një shi i vërtetë Londinez!

Një çift i moshuar ishin duke ecur në rrugë. Shiu padyshim i kishte kapur në befasi, sepse asnjëri prej tyre nuk kishte një mushama apo një çadër. Ata qëndruan nën një pemë që ishte buzë pronës sonë. Ishte dimër, dhe pema ishte absolutisht e zhveshur, kështu që nuk ishte për ta aspak strehë e mirë.

Unë vesha një pallto dhe shkova jashtë tek ata. “Do të bëheni qull këtu jashtë,” iu thashë. “Pse nuk vini në shtëpinë time?” Ata më vështruan, dhe me stilin e vërtetë të sjellshëm anglez thanë: “Jo, faleminderit shumë, ne jemi shumë mirë këtu.” “Por ju po bëheni qull!”, ju thashë. “Mund të vini brenda dhe të thaheni”.

Asgjë që thashë nuk mund t’i bindte ata, dhe ndërkohë isha duke u lagur vetë. E lashë derën e shtëpisë hapur dhe u thashë që nëse do të donin të hynin, ata ishin më shumë se të mirëpritur. Por ata qëndruan jashtë. Akoma edhe sot, nuk e kuptoj se nga se kishin frikë ata.

Ajo stuhi e papritur e shiut është një pamje e përshtatshme e gjykimit të Perëndisë. Nëse qëndron jashtë, shiu do të bjerë mbi ty drejtpërdrejt dhe do të tronditesh prej tij. Por nëse je në shtëpi, shiu do të bjerë mbi çati, dhe duke qenë se ndodhesh brenda, nuk do të të prekë.

Jezus Krishti është streha që Perëndia ka siguruar për ty—arka që të strehon kundër stuhisë së gjykimit të Perëndisë. Kur Jezusi vdiq në kryq, gjykimi i Perëndisë për mëkatet tona ra mbi Të, dhe Perëndia na fton të vijmë tek Ai që është strehimi ynë. Nëse je në Krishtin, gjykimi i Perëndisë nuk do të bjerë mbi ty, sepse ai tashmë ka rënë mbi Të. “Tani, pra, nuk ka asnjë dënim për ata që janë në Krishtin Jezus” (Romakëve 8:1).

Këtu shtrohet pyetja: A je ti “në Krishtin”? A e ke vendosur besimin tënd tek Ai si Shpëtimtari dhe Zoti yt? Pse do të qëndroje jashtë, kur dera është e hapur për ty që të hysh brenda?

Një Shteg i Hapur

Hiri, besimi, dhe shpëtimi “në Krishtin” nuk janë ide të reja që shfaqen në Dhjatën e Re. Bibla është një histori e vetme. Perëndia është i hirshëm. Ai gjithmonë ka qenë dhe gjithmonë do të jetë.

Arka na ndihmon të kuptojmë se çfarë do të thotë të jesh “në Krishtin”. Ashtu si Noeu dhe familja e tij qëndruan dhe u trasportuan të sigurtë përmes gjykimit të Perëndisë sepse ishin në arkë, kështu ne do të qëndrojmë të sigurt përmes gjykimit përfundimtar nëse qëndrojmë “në Krishtin”.

Një Moment Lutje

Atë, unë besoj se ti je Krijuesi dhe ti ke të drejta absolute mbi jetën time. E pranoj që kam njohuri për të keqen, dhe se jam i përjashtuar nga parajsa. Unë e besoj Fjalën Tënde për gjykimin që do të vijë, dhe e pranoj që përveç Teje, nuk kam asnjë shpresë tjetër.

Faleminderit që me hirin Tënd dërgove Zotin Jezus Krisht. Besoj në Të sot. Unë e vendos gjithë besimit tim tek Ai. I bëj thirrje Atij të jetë Shpëtimtari im. Me anë të Frymës Tënde të Shenjtë më vendos në Të, dhe më shpëto nëpërmjet Jezus Krishtit. Amen.

Tjetra
Përdori këto pyetje për t'u angazhuar më thellë me Fjalën e Perëndisë. Diskuto rreth tyre me një person tjetër, ose përdori ato si pyetje personale reflektimi.
  1. Në një shkallë nga 1 (aspak) deri në 10 (në mënyrë të përsosur), sa mirë mendon se e njeh Perëndinë? Sa mirë mendon se e njeh veten?
  2. Si e shfaqi Perëndia hirin/mirësinë ndaj Noeut? Cili është reagimi yt kur dëgjon paralajmërimin e Perëndisë për një gjykim të ardhshëm? Sa shumë ke menduar rreth saj?
  3. Si e tregoi Noeu besimin? Si e tregon ti besimin?
  4. Si është Jezusi i ngjashëm me arkën? Pse mendon se shumë njerëz dështojnë për të ardhur tek Ai?
  5. Me fjalët e tua, çfarë mendon se do të thotë të jesh “në” Krishtin?
Save Progress
Shko në fillim