Ruaje tek faqja kryesore
Open the Bible can be just a tap away! Tap the icon at the bottom of your browser and choose "Add to Home Screen"
Mbylle

Hyr

Hyr teHape Biblën:

Regjistrohu

Save your progress by creating a FREE account! Get started by filling out the info below:

Rikuperimi i Llogarisë

Kërko një fjalëkalim të ri:

Vendos adresën tënde të emailit më poshtë dhe një fjalëkalim i përkohshëm do të të dërgohet me email. Ti mund të ndryshosh fjalëkalimin herën tjetër kur të identifikohesh.

Na Kontakto

Na dërgo një mesazh ose shiko pyetjet e shpeshta nëse dëshiron të dish më shumë rreth nesh.

1 Pjetri 1:1-9

Drejtimi dhe përshëndetjet

1 Pjetri, apostull i Jezu Krishtit, të zgjedhurve në diasporën e Pontit, të Galatisë, të Kapadokisë, të Azisë dhe të Bitinisë, 

2 të zgjedhurve sipas paranjohjes së Perëndisë, Atit, me anë të shenjtërimit të Frymës, për bindje dhe për spërkatje me gjakun e Jezu Krishtit; hir dhe paqe ju shtoftë.

Veprimet e hirit për shpresën e shpëtimit

3 Qoftë bekuar Perëndia, Ati i Zotit tonë Jezu Krisht, i cili sipas mëshirës së tij të shumtë na rilindi për një shpresë të gjallë me anë të ringjalljes së Jezu Krishtit prej së vdekurish, 

4 për një trashëgim të paprishshëm, të panjollë dhe të pafishkur, që është ruajtur në qiejt për ju, 

5 që nga fuqia e Perëndisë me anë të besimit jeni të ruajtur, për shpëtimin që është gati për t’u zbuluar në kohën e fundit. 

6 Për këtë ngazëllehuni, ndonëse tani, në qoftë se duhet, për pak kohë, duhet të trishtoheni në tundime të ndryshme, 

7 që sprova e besimit tuaj, që është shumë më i çmuar nga ari që prishet, edhe pse sprovohet me zjarr, të dalë për lëvdim, nder e lavdi në zbulesën e Jezu Krishtit, 

8 të cilin, megjithëse ju nuk e keni parë, e doni, duke besuar në të, megithëse tani nuk e shihni, dhe ngazëllohuni nga hare të patregueshme dhe të lavdishme, 

9 duke marrë fundin e besimit tuaj, shpëtimin e shpirtrave.

Tjetra
Audio
1 x

Gjëra të këqija u ndodhin njerëzve të mirë. Ndonjëherë gjëra të tmerrshme u ndodhin njerëzve të mrekullueshëm, dhe Perëndia e lejon këtë. 

Ndoshta ke menduar se nëse ndjek një jetë të perëndishme, ti pret që Perëndia të të mbajë larg vuajtjeve të mëdha në jetën tënde. Por nuk ka një mundësi të tillë. Besimi i krishterë nuk na jep imunitet ndaj vuajtjeve në një botë të rënë. 

Personi më i madh dhe më i perëndishëm që ka jetuar ndonjëherë, vuajti më shumë se kushdo tjetër. Ai u refuzua nga familja e Tij. Ai qau pranë varrit të një prej miqve të Tij më të dashur. Ai u tradhtua. Ai vuajti padrejtësi. Dhe Ai u kryqëzua. Ai na bën thirrje të ecim në hapat e Tij, dhe Ai na e thotë shkoqur se: “në botë do të keni shtrëngim” (Gjoni 16:33). Perëndia nuk na premtoi kurrë një rrugë pa dhimbje drejt qiellit. 

PRETENDIME DHE PRITSHMËRI TË RREME 

Që nga ditët e saj më të hershme, kisha është trazuar nga mësues që ofrojnë më shumë nga sa ka premtuar Perëndia. Ata e përshkruajnë përvojën e krishterë si maja malesh pa lugina. Por një mesazh që i shpërfill luginat, nuk është mjaftueshëm i madh sa për gjithë jetën. Kjo ngre pritshmëri të rreme dhe nuk ka asgjë për t’i thënë një bote në vuajtje. 

Çdo i krishterë ecën nëpër luginën e vuajtjeve. Vuajtjet e tua mund të përfshijnë dhimbjen fizike, humbjen e njerëzve të dashur, stresin, sëmundjet, tradhtinë, zhgënjimin, padrejtësinë, apo edhe abuzimin. Besimtarët janë përballur me të gjitha këto në luginën e vuajtjeve. Pali flet për pikëllimin, ngushticën, përndjekjen, urinë, të zhveshurit, rrezikun dhe shpatën (Romakëve 8:35). Dhe kur je duke ecur përmes luginës tënde, ke nevojë të dish se çfarë thotë Perëndia për përvojën tënde. 

VUAJTJA KA KUPTIM

Gjëja e parë që Perëndia dëshiron që ti të dish rreth vuajtjes, është se ajo nuk është e pakuptimtë. Pali thotë: “duke ditur që shtrëngimi prodhon durimin” (Romakëve 5:3). Shtrëngimet tona prodhojnë “për ne, një peshë të përjetshme të pamasë e të pashoqe të lavdisë” (2 e Korintasve 4:17). Vuajtja jote ka një rezultat. Ajo prodhon diçka. Ajo arrin diçka. Instinkti ynë i parë në mes të dhimbjes është të ndiejmë se nuk ka kuptim, por Perëndia na thotë se nuk është kurrë e tillë. 

Mendo për një zhardhok që mbillet. Ti gërmon një gropë në tokë, e vendos aty zhardhokun, pastaj e mbulon me dhe e gjithashtu me pleh. Përfytyroje procesin nga perspektiva e zhardhokut! Nëse zhardhoku do të mund të fliste, do të thoshte: “Më kanë hedhur në tokë. Më kanë mbuluar me dhe. Nuk mund ta shoh dot as dritën e diellit.” Por zhardhoku ka jetë brenda tij. Kjo jetë del lart duke iu drejtuar dritës, dhe dheu që ka mbuluar zhardhokun, si përfundim ka dhënë kontributin e vet në rritjen e tij.

Besimi yt do të sulmohet nga shumë përvoja të dhimbshme, por besimi i vërtetë është si një farë e gjallë që i jep trupit përpjetë për të dalë në sipërfaqe. Perëndia dëshiron që ti të dish se sprovat që të kërcënojnë për të të mbuluar, do të jenë mjeti me anë të cilit do të rritesh. 

TË KALOSH TESTIN

Sprovat janë gjithashtu mjetet, me anë të cilit besimi yt vërtetohet si i vërtetë. Vuajtja prodhon këmbëngulje, dhe këmbëngulja prodhon karakter (Romakëve 5:4). Kur ti këmbëngul përmes luginës së vuajtjes, po tregon se besimi yt është i vërtetë (1 e Pjetrit 1:7). 

Nuk do ta harroj mbrëmjen kur rreth njëzet anëtarë të bashkësisë sonë u mblodhën për të treguar historitë e tyre të humbjes së një personi të dashur. Secili prej tyre kishte përjetuar vdekjen e djalit ose vajzës së tyre. 

Folëm gjatë për pyetjet e papërgjigjura dhe për dhimbjen e pazgjidhur, por në fund të mbrëmjes, një gjë më bëri më shumë përshtypje se çdo gjë tjetër. Ja ku ishin njëzet persona, të cilët kishin përjetuar dhimbje të paimagjinueshme. Vuajtja e tyre mbetej një mister, e megjithatë ata ende e donin Krishtin.

Prova më e madhe e veprës së vërtetë të Perëndisë në zemrën e njeriut, është se kur Perëndia lejon që një person të vuajë, ai ose ajo akoma e do Perëndinë. Populli i Perëndisë e do Perëndinë për atë që Ai është, jo thjesht për çfarë u jep. 

Reagimi yt ndaj Perëndisë në kohët e vështirësive do të jetë një nga gjërat që do të zbulojë më qartë se kush je. Karakteri real i besimit të vërtetë demonstrohet në luginën e vuajtjes. 

KARAKTERI PRODHON SHPRESË

Udhëtimi yt përmes kësaj lugine do të të drejtojë gjithashtu drejt shpresës (Romakëve 5:4). Diku thellë, në çdo zemër, ekziston një ëndërr për jetën që do të donim ta kishim. Vuajtja na kujton se ëndrra nuk mund të përmbushet kurrë në këtë botë të rënë. Kultura jonë i është dhënë me mish e me shpirt arritjes së parajsës këtu. Vuajtja na shkëput nga ajo ndjekje dhe e drejton vëmendjen tonë drejt ditës kur nuk do të ketë më vdekje, vajtime, të qara apo dhimbje, dhe kur Perëndia do të fshijë çdo lot nga sytë tanë (Zbulesa 21:4). 

Pamja e luginës së tretë

Përfytyro veten sikur po ndërton tablonë e një loje formuese. Para se të fillosh, të jepen tre informacione: Së pari, prodhuesit garantojnë që të gjitha pjesët e dhëna në kuti i përkasin së njëjtës fotoje. Së dyti, prodhuesi nuk i ka siguruar të gjitha copëzat. Dhe së treti, copëzat që mungojnë, do të sigurohen kur gjithçka që mund të bëhet me copëzat ekzistuese, të jetë përfunduar.

Ti e hap kutinë dhe fillon t’i bashkosh copëzat. Ndërsa puna përparon, ti gjen disa copëza që të irritojnë jashtë mase; ato nuk lidhen me çfarë që ke bërë, dhe nuk përshtaten me njëra-tjetrën. 

Ndoshta ke arritur në një pikë të tillë në jetën tënde. Ekziston një copëz që thjesht duket se nuk përshtatet me asgjë. Nuk e dallon dot se si kjo copëz mund të ketë ndonjë vend të dobishëm në jetën tënde. Ti e urren atë dhe dëshiron ta heqësh qafe, por pa këtë copëz me formë të çuditshme,  nuk plotësohet dot tabloja e plotë e jetës tënde.

Një ditë, Perëndia do të të japë copëzat e tjera. Atëherë do ta shohësh se çfarë vendi zë në tablo ajo copëz që të ka shkaktuar kaq shumë dhimbje. Dhe kur ajo ditë të vijë, ti do të gëzohesh më shumë për atë copëz të vetme sesa për të gjitha të tjerat. 

Tjetra
Përdore këtë pyetje për t’u përfshirë më thellë me Fjalën e Perëndisë. Diskuto rreth saj me një person tjetër, ose përdore atë si një pyetje personale reflektimi.
  1. Mendo për një situatë dhimbjeje apo humbjeje në jetën tënde. Si të rriti Perëndia përmes asaj përvoje?
Save Progress
Shko në fillim