Ruaje tek faqja kryesore
Open the Bible can be just a tap away! Tap the icon at the bottom of your browser and choose "Add to Home Screen"
Mbylle

Hyr

Hyr teHape Biblën:

Regjistrohu

Save your progress by creating a FREE account! Get started by filling out the info below:

Rikuperimi i Llogarisë

Kërko një fjalëkalim të ri:

Vendos adresën tënde të emailit më poshtë dhe një fjalëkalim i përkohshëm do të të dërgohet me email. Ti mund të ndryshosh fjalëkalimin herën tjetër kur të identifikohesh.

Na Kontakto

Na dërgo një mesazh ose shiko pyetjet e shpeshta nëse dëshiron të dish më shumë rreth nesh.

Mateu 27:24-31

Jezusi përpara Pilatit 

24 Por Pilati, duke parë se nuk po arrinte gjë, madje se po bëhej trazirë, mori ujë dhe i lau duart para turmës, duke thënë: “Unë jam i pafaj për gjakun e këtij të drejti; shikojeni ju.” 

25 Dhe gjithë populli duke u përgjigjur tha: “Qoftë gjaku i tij mbi ne dhe mbi fëmijët tanë!.” 

26 Atëherë ai ua liroi atyre Barabën; dhe mbasi e fshikulloi Jezusin, ua dorëzoi, që të kryqëzohet. 

27 Atëherë ushtarët e qeveritarit, mbasi e çuan Jezusin në pretoriumin e qeveritarit, mblodhën rreth tij gjithë kohortën. 

28 Dhe, pasi e zhveshën, i vunë një mantel të kuq të ndezur. 

29 Dhe i thurën një kurorë me ferra, ia vunë mbi krye dhe i dhanë një kallam në dorën e djathtë; dhe, duke u gjunjëzuar përpara tij, e përqeshnin duke thënë: “Përshëndetje, o mbret i Judenjve!.” 

30 Pastaj e pështynë, morën kallamin dhe me të i binin në kokë. 

31 Dhe, mbasi e përqeshën, ia hoqën mantelin dhe e veshën me rrobat e tij; dhe e çuan për ta kryqëzuar.

Tjetra
Audio
1 x

Juda vendosi ta tradhtonte Jezusin pas një feste. Një grua kishte derdhur parfum të shtrenjtë mbi këmbët e Jezusit. Ishte një dhuratë bujare dhe një shprehje e bukur dashurie. Për Jezusin ky ishte një akt adhurimi, ndërsa për dishepujt harxhim parash. Pas kësaj ngjarjeje ndodhi që Juda, njëri nga dymbëdhjetë apostujt, shkoi te krerët e priftërinjve dhe bëri ujdi për tridhjetë monedha argjendi për të tradhtuar Jezusin (Mateu 26:14-16).

Natën para kryqëzimit, Jezusi ndau një vakt me dishepujt e Tij. “Kam pasur dëshirë të madhe ta ha këtë Pashkë bashkë me ju, para se të vuaj,” tha Ai (Luka 22:15). Juda ishte në tryezë dhe Jezusi u afrua me dashuri. “Një nga ju do të më tradhtojë,” tha Ai (Gjoni 13:21). Gjoni e pyeti Jezusin se kush do të bënte një gjë të tillë, dhe Jezusi i tha se do të ishte personi të cilit i dha bukën. Pastaj Jezusi i ofroi bukën Judës, i cili e mori atë dhe u largua nga dhoma, duke dalë jashtë natën (Gjoni 13:22-30).

AGONI NË KOPSHT

Pas darkës, Jezusi shkoi me tre dishepujt e Tij më të afërt në një kopsht të quajtur Gjetsemane, ku u përball me tmerrin e plotë të vuajtjes që e priste. “Shpirti im është thellësisht i trishtuar, deri në vdekje” (Mateu 26:38). Pastaj u largua për t’u lutur vetëm.

Me një agoni të thellë në shpirtin e tij, Jezusi iu përgjërua Atit: “Ati im, nëse është e mundur, largoje prej meje këtë kupë; megjithatë, jo si dua unë, por si do ti” (Mateu 26:39). Pastaj, në një akt vendimtar përkushtimi ndaj Atit, Ai tha: “Ati im, në qoftë se nuk është e mundur që kjo kupë të largohet prej meje, pa e pirë, u bëftë vullneti yt!” (Mateu 26:42).

Pasi mbaroi me lutjen, Jezusi u kthye te tre dishepujt, që i kishte zënë gjumi. Në atë moment arriti Juda, që drejtonte një turmë të madhe të armatosur me shpata dhe shkopinj. Kur Juda e identifikoi Jezusin, ata e arrestuan dhe e çuan në shtëpinë e Kajafës, kryepriftit.

Të gjithë dishepujt e braktisën Jezusin dhe u larguan. Ai ishte krejtësisht vetëm kur filluan vuajtjet e Tij.

“KUSH TË GODITI?”

Ngjarjet që ndodhën në shtëpinë e Kajafës, ishin një përzierje e çuditshme midis një gjykimi dhe marrjeje në pyetje. Kryeprifti e vuri Jezusin nën betim.

“Po të përbej për Perëndinë e gjallë të na thuash nëse ti je Krishti, Biri i Perëndisë” (Mateu 26:63).

“Ti e the!” i përgjigjet Jezusi (Mateu 26:64).

Kjo përgjigje ndezi tërbimin e kryepriftit. Kajafa e akuzoi Jezusin për blasfemi dhe shtatëdhjetë anëtarët e sinedrit e shpallën Jezusin fajtor për vdekje. Pastaj, duke u mbledhur rreth Jezusit, ata e pështynë në fytyrë dhe e goditën me grushta. Ata ia mbuluan sytë dhe e goditën me radhë. “Profetizo! Cili është ai që të ra?” thonin ata (Mateu 26:68).

DUKE LËSHUAR MALLKIME

Ndërsa kjo po ndodhte, Pjetri kishte hyrë në oborrin e shtëpisë së kryepriftit. Dikush që kishte qenë me Judën në kopsht, e njohu Pjetrin si një nga ndjekësit e Jezusit dhe e sfidoi (Gjoni 18:26). 

Pjetri shpërtheu në zemërim, duke mallkuar dhe duke u betuar se nuk e njihte Jezusin. E folura e dhunshme e Pjetrit shprehte atë që ai ndiente. Ai dëshironte me gjithë zemër që të mos e kishte takuar kurrë Jezusin.

Në atë çast Jezusi tërhiqet zvarrë nga shtëpia e kryepriftit për në anën tjetër të oborrit. I mbuluar nga të pështyrat dhe i mavijosur nga goditjet e shumta, Ai dëgjoi zërin e mikut të Tij, Pjetrit, që mallkonte dhe betohej se nuk e kishte njohur kurrë Jezusin.

Jezusi u kthye dhe e pa Pjetrin drejt e në sy, ndërsa ai fliste (Luka 22:61). Zëri i mallkimeve të Pjetrit duhet ta ketë lënduar Jezusin më shumë se të gjitha goditjet në shtëpinë e kryepriftit. 

RUAJTJA E LIGJIT DHE E RENDIT 

Kajafa dorëzoi Jezusin te Pilati, guvernatori romak, i cili kishte autoritetin ta dënonte Jezusin me vdekje. Pilati ishte i bindur se nuk kishte asnjë bazë për akuzat kundër Jezusit, prandaj, në përpjekje për të shmangur marrjen e një vendimi, ai e dërgoi Jezusin te mbreti Herod. Por Herodi e ktheu Atë përsëri te Pilati. 

Pilati thirri krerët e priftërinjve dhe u tha: “Ju më prutë këtë njeri si çoroditës të popullit; dhe ja, unë, pasi e hetova para jush, nuk kam gjetur tek ky njeri asnjë nga fajet për të cilat ju e paditni, dhe as Herodi, sepse ju dërgova tek ai, dhe, ja, ai s’ka bërë asgjë që të meritojë vdekjen” (Luka 23:14-15).

Në këtë moment, turma që ishte mbledhur filloi të ulërinte dhe të kërkonte që Jezusi të kryqëzohej. Detyra e Pilatit ishte të ruante ligjin dhe rendin. Por nuk kishte as ligj dhe as rend në veprimet e tij, përveç llojit më të lig të egoizmit. Pilati e dinte se Jezusi ishte i pafajshëm, por njerëzit po kërkonin vdekjen e Tij, dhe Pilati kishte frikë nga trazirat. Kështu ai e dorëzoi Jezusin për t’u kryqëzuar.

NJË KURORË PËR MBRETIN

Kishte një urrejtje të thellë në mizorinë e egër që u hodh mbi Jezusin. Së pari, Ai u fshikullua. Një kamxhik lëkure me copa kockash ia copëtoi shpinën.

Pastaj e zhveshën. Ushtarët e veshën me një mantel të kuqërremtë dhe filluan ta përqeshin. Krishti kishte deklaruar se ishte Mbret, prandaj ata vendosën t’i jepnin një kurorë. Dikush preu disa degë nga një shkurre me gjemba, i përdrodhi dhe ia ngjeshi me forcë mbi kokë. I dhanë një kallam në dorë dhe duke u tallur, u gjunjëzuan dhe thanë: “Përshëndetje, o mbret i judenjve” (Mateu 27:29; Marku 15:18; Gjoni 19:3). E pështynë, i morën shkopin dhe e goditën në kokë vazhdimisht.

Brutaliteti i kësaj torture të vazhdueshme bëri që fytyra e Jezusit të shpërfytyrohej aq shumë, saqë s’mund të njihej (shih Isaia 52:14). Pas gjithë këtij abuzimi, ata e çuan Jezusin që të kryqëzohej. 

Pamja e luginës së tretë

Vuajtjet e Jezusit tregojnë thellësinë e urrejtjes kundër Perëndisë, e fshehur në zemrat e njerëzve. Problemi më i thellë i natyrës njerëzore nuk është padituria jonë për Perëndinë, por rebelimi ynë kundër Tij. Nëse Jezusi do të vinte në kulturën tonë sot, ne do ta kryqëzonim Atë përsëri. Nuk do të përdornim një kryq dhe gozhda. Do ta kryqëzonim me tallje në emisionet televizive. Urrejtja do të ishte e njëjtë.

Jezusi vuajti shumë në duart e qenieve njerëzore. Ai erdhi te ne dhe ne e kryqëzuam. Kjo tregon thellësinë e natyrës mëkatare të njeriut, ku të gjithë jemi pjesëtarë.

Tjetra
Përdore këtë pyetje për t’u përfshirë më thellë me Fjalën e Perëndisë. Diskuto rreth saj me një person tjetër, ose përdore atë si një pyetje personale reflektimi.
  1. Si do ta shpjegoje mizorinë dhe dhunën e skajshme, që u hodh mbi Jezusin? Pse Jezusi nuk u hakmor?
Save Progress
Shko në fillim