Ruaje tek faqja kryesore
Open the Bible can be just a tap away! Tap the icon at the bottom of your browser and choose "Add to Home Screen"
Mbylle

Hyr

Hyr teHape Biblën:

Regjistrohu

Save your progress by creating a FREE account! Get started by filling out the info below:

Rikuperimi i Llogarisë

Kërko një fjalëkalim të ri:

Vendos adresën tënde të emailit më poshtë dhe një fjalëkalim i përkohshëm do të të dërgohet me email. Ti mund të ndryshosh fjalëkalimin herën tjetër kur të identifikohesh.

Na Kontakto

Na dërgo një mesazh ose shiko pyetjet e shpeshta nëse dëshiron të dish më shumë rreth nesh.

Ezdra 7:1-28

Udhëtimi i Ezdras nga Babilonia në Jeruzalem 

1 Mbas këtyre gjërave, nën mbretërimin e Artakserksit, mbretit të Persisë, Ezdra, bir i Serajahut, bir i Azarias, bir i Hilkiahut,

2 bir i Shalumit, biri i Tsadokut, bir i Ahitubit,

3 bir i Amariahut, bir i Azarias, bir i Merajothit,

4 bir i Zerajahut, bir i Uzit, bir i Bukit,

5 bir i Abishuas, bir i Finehasit, bir i Eleazarit, bir i Aaronit, kryeprift;

6 ky Ezdra vinte nga Babilonia. Ishte një shkrues kompetent në ligjin e Moisiut të dhënë nga Zoti, Perëndia i Izraelit. Mbreti i dha të gjitha ato që ai kërkoi, sepse dora e Zotit, Perëndisë të tij, ishte mbi të.

7 Në vitin e shtatë të mbretit Artakserksit, u ngjitën gjithashtu në Jeruzalem disa nga bijtë e Izraelit dhe të priftërinjve, Levitë, këngëtarë, derëtarë dhe nethinej.

8 Ezdra arriti në Jeruzalem në muajin e pestë, që ishte viti i shtatë i mbretit.

9 Ai e filloi udhëtimin e tij nga Babilonia ditën e parë të muajit të parë dhe arriti në Jeruzalem ditën e parë të muajit të pestë, sepse dora mirëbërëse e Perëndisë të tij ishte mbi të.

10 Në të vërtetë Ezdra i ishte kushtuar me gjithë zemër të studjonte ligjin e Zotit, ta zbatonte në praktikë dhe të mësonte në Izrael statutet dhe dekretet.

Dekreti i Artakserksit në favor të Ezdras 

11 Ja kopja e letrës që mbreti Artakserks i dorëzoi priftit Ezdra, shkruesit, një shkrues kompetent në urdhërimet e Zotit dhe në statutet e tij e dhëna Izraelit.

12 “Artakserksi, mbret i mbretërve, priftit Ezdra, shkruesit kompetent në ligjin e Perëndisë të qiellit. Përshëndetje, e të tjera.

13 Unë kam nxjerrë një dekret sipas të cilit kushdo nga populli i Izraelit dhe nga priftërinjtë e tij dhe nga Levitët e mbretërisë sime që ka vendosur lirisht të shkojë në Jeruzalem, mund të vijë me ty.

14 Në të vërtetë ti je dërguar nga ana e mbretit dhe nga shtatë këshilltarët e tij për të bërë hulumtime në Judë dhe në Jeruzalem mbi ligjin e Perëndisë tënd, që është në duart e tua,

15 dhe për t’i çuar argjendin dhe arin që mbreti dhe këshilltarët e tij ia kanë ofruar spontanisht Perëndisë të Izraelit, banesa e të cilit është në Jeruzalem,

16 dhe tërë argjendin dhe arin që mund të gjesh në tërë krahinën e Babilonisë, së bashku me ofertën vullnetare, që bëhen në mënyrë spontane nga populli dhe nga priftërinjtë për shtëpinë e Perëndisë të tyre në Jeruzalem.

17 Prandaj me këto para ti do të kujdesesh të blesh dema, desh dhe qengja me ofertat e tyre të ushqimit dhe të libacioneve, dhe do t’i ofrosh mbi altarin e shtëpisë së Perëndisë tuaj që është në Jeruzalem.

18 Sa për pjesën tjetër të argjendit dhe të arit, do të bëni atë që të duket e mirë ty dhe vëllezërve të tu, sipas vullnetit të Perëndisë tuaj.

19 Edhe veglat që të janë dhënë për shërbimin e shtëpisë së Perëndisë tënd, vendosi përsëri përpara Perëndisë të Jeruzalemit.

20 Për çfarëdo lloj nevoje tjetër të shtëpisë së Perëndisë tënd që të takon ty ta plotësosh, do ta plotësosh me shpenzimet e thesarit mbretëror.

21 Unë, mbreti Artakserks, urdhëroj të gjithë arkëtarët e krahinës matanë Lumit: gjithçka që do të kërkojë prifti Ezdra, shkruesi i ligjit të Perëndisë të qiellit, t’i plotësohen menjëherë,

22 deri në njëqind talenta argjendi, njëqind kore gruri, njëqind bate vere dhe njëqind bate vaji dhe kripë në sasi të pakufizuar.

23 Tërë ato që janë urdhëruar nga Perëndia i qiellit të zbatohen me zell për shtëpinë e Perëndisë të qiellit. Pse zemërimi duhet të bjerë mbi mbretërinë e mbretit dhe të bijve të tij?

24 Përveç kësaj ju njoftojmë se nuk është e lejueshme të merren haraçe, tatime ose taksa kalimi nga asnjë prej priftërinjve, levitëve, këngëtarëve, derëtarëve, nethinejve dhe shërbëtorëve të kësaj shtëpie të Perëndisë.

25 Dhe ti, o Ezdra, sipas diturisë së Perëndisë tënd që ti zotëron, cakto zyrtarë dhe gjyqtarë që t’i sigurojnë drejtësinë tërë popullit që ndodhet në krahinën matanë Lumit, gjithë atyre që njohin ligjet e Perëndisë tënd; dhe ua mëso atyre që nuk i njohin.

26 Dhe ai që nuk respekton ligjin e Perëndisë tënd dhe ligjin e mbretit t’i jepet menjëherë gjyqit, ose me vdekje, ose me dëbim ose me konfiskimin e pasurisë ose me burgim”.

27 I bekuar qoftë Zoti, Perëndia i etërve tanë, që i ka shtënë një gjë të tillë zemrës së mbretit, që të zbukurojë shtëpinë e Zotit që është në Jeruzalem,

28 dhe më bëri të gëzoj favoret te mbreti, këshilltarët e tij dhe të tërë princat e fuqishëm mbretërorë. Kështu e ndjeva veten të trimëruar, sepse dora e Zotit, Perëndisë tim, ishte mbi mua, dhe mblodha krerët e Izraelit që të niseshin me mua.

Tjetra
Audio
1 x

Populli i Perëndisë ishte zemërthyer. Shtëpitë u ishin shkatërruar dhe ata vetë u dëbuan në një humbëtirë të Babilonisë, të quajtur Lumi Kebar. 

Populli i Perëndisë u ul pranë lumenjve të Babilonisë dhe vajtoi. Kombi i tyre madhështor ishte shndërruar në një komunitet të vogël të mbijetuarish, dhe Kanaani ishte kthyer në një shkreti pa jetë. Teksa mendonin për qytetin e shkatërruar të Jerusalemit, ata pyetën: “Si mund të këndonim këngët e ZOTIT në një vend të huaj?” (Psalmi 137:4). 

SHPRESË NË LUGINË

Perëndia i foli popullit të Tij të dekurajuar nëpërmjet profetit Ezekiel. Atij iu dha një vegim, ku pa një platformë fluturuese, që mbartte fronin e Perëndisë. Ajo qëndronte pezull mbi tempullin në Jerusalem, por më pas u zhvendos në lindje. Domethënia ishte e qartë. Perëndia e kishte braktisur Jerusalemin, por jo popullin e Tij dhe as premtimet e Tij. Plani i Perëndisë për të bekuar botën tani përqendrohej te ky grup të mërguarish, që jetonin një mijë e njëqind kilometra në lindje të Jerusalemit. Pavarësisht se ishin në një humbëtirë këta njerëz ishin në qendër të vullnetit të Perëndisë.

Më vonë, në një vegim tjetër, Ezekieli pa një luginë me kocka të thata. Ishte një pamje shkretimi dhe vdekjeje, që nuk tregonte shpresë. Por ndërsa shikonte, Ezekieli pa që kockat u bashkuan, u mbuluan me mish, muskuj dhe lëkurë, e më pas u ngritën në jetë si një ushtri e madhe. Ishte një pamje e asaj që Perëndia do të bënte për popullin e Tij.  Ai do të sillte jetë të re nga shkatërrimi. 

JOSHJA E ËMBËL E SUKSESIT

Disa nga njerëzit e Perëndisë qenë të suksesshëm në Babiloni. Mbreti Nebukadnetsar e vendosi Danielin dhe të rinj të tjerë shumë të talentuar në një rrugëtim të shpejtë arsimor, që i përgatiti ata për karriera të shkëlqyera. Këtyre studentëve të rinj mbreti u dha emra babilonas, bëri që ata të arsimoheshin në letërsinë babilonase, dhe u dha mundësinë të shijonin jetën e mirë duke u ofruar të njëjtin ushqim, që shërbehej në tryezën e tij. 

Para një mijë vitesh, faraoni e përndoqi popullin e Perëndisë dhe i bëri skllevër. Nebukadnetsari ndoqi një plan tjetër. Në vend të përndjekjes ai u ofroi begati. Qëllimi i tij ishte ta joshte popullin e Perëndisë me mundësitë e jetës në Babiloni, derisa ata të kapeshin aq shumë pas ndjekjes së suksesit, sa ta harronin thirrjen e tyre, që i dallonte si populli i Perëndisë. 

Kjo funksionoi me disa nga njerëzit e Perëndisë, por të tjerë, si Danieli, ishin të vendosur që sado të suksesshëm të bëheshin, ata kurrë nuk do të harronin se i përkisnin Zotit dhe se thirrja e tyre më e lartë ishte që ta nderonin Atë.

KRIJIMI I NJË KOMUNITETI TË RI 

Shtatëdhjetë vjet pasi populli i Perëndisë qe çuar në mërgim, Babilonia ra përpara perandorisë në ngritje të medëve dhe të persëve. Kiri, mbreti i ri, nxori një dekret që të gjithë judenjtë në mërgim kishin lirinë të ktheheshin në Jerusalem. 

Një grup prej rreth pesëdhjetë mijë njerëzish u bashkua me vizionin e krijimit të një komuniteti të ri në qytetin e Perëndisë dhe u kthye nën udhëheqjen e Zorobabelit  (Ezdra 2:64-67). Pasi rindërtuan shtëpitë e tyre, ata ngritën një altar dhe nisën të ofronin flijime, ashtu si Perëndia e kishte urdhëruar Moisiun. Më pas rindërtuan tempullin. Kjo ishte një arritje e mrekullueshme, që shënoi një fillim të ri për popullin e Perëndisë. 

Pamja nga mali i pestë

Populli i Perëndisë ishte plot me entuziazëm, por ata nuk e kuptonin Ligjin e Perëndisë. Kur prifti Ezdra i vizitoi, ai u trondit nga gjendja frymërore e popullit, dhe iu fut punës për t’i dhënë formë komunitetit duke u mësuar Fjalën e Perëndisë (Ezdra 7:6).

Pak kohë më vonë, Perëndia ngriti një udhëheqës tjetër të quajtur Nehemia. Ai pa që, megjithëse tempulli kishte përfunduar, askush nuk ishte marrë me muret. Qyteti i madh i Perëndisë ishte pa mbrojtje dhe me fare pak infrastrukturë. Perëndia i vendosi në zemër Nehemias që të bënte diçka në lidhje me këtë situatë (Nehemia 2:1-18).

Kur muret u rindërtuan, njerëzit u mblodhën në sheshin kryesor për të adhuruar Perëndinë. Ata i kërkuan Ezdrës të nxirrte Librin e Ligjit. Ezdra duhet të ketë ndier një gëzim të madh, teksa i mësonte Fjalën e Perëndisë këtij komuniteti njerëzish, të cilët po i përkushtoheshin një jete të re me besim dhe bindje. 

Jerusalemi u mbush me tingujt e muzikës dhe këngës. Populli i Perëndisë ishte kthyer në qytetin e Perëndisë dhe po ngazëllonte, sepse Perëndia u kishte dhënë gëzim të madh (Nehemia 12:43).

DIÇKA MUNGONTE

Por diçka mungonte. Për këdo që kishte parë madhështinë e tempullit të Salomonit, tempulli i ri ishte një zhgënjim i madh. Kur u hodhën themelet, të rinjtë brohorisnin, por të moshuarit që mbanin mend tempullin e vjetër, qanin (Ezdra 3:12-13). Ndërtesa e re dukej si një hije e dobët e tempullit të madh që dikur kishte tërhequr vëmendjen e botës.

Ata pak të mërguar që ishin kthyer, thjesht nuk kishin mjaft burime për një ndërtesë në lartësinë e tempullit të Salomonit. Ndaj dhe Perëndia dërgoi profetët Hagai dhe Zakaria, për t’i thënë popullit që të mos “përbuznin ditën e gjërave të vogla” (Zakaria 4:10; shih gjithashtu Hagai 2:3). 

Por kishte një problem edhe më të madh. Dikur Vendi Shumë i Shenjtë strehonte arkën e besëlidhjes ku prania e Perëndisë kishte qëndruar. Arka ishte vendtakimi i Perëndisë me njeriun. Por arka humbi dhe nuk u gjet më. Pra, Vendi Shumë i Shenjtë, që dikur mbante simbolin e pranisë së Perëndisë, u kthye në një dhomë krejt të zbrazët.  

Kur tempulli i Salomonit u kushtua gati pesëqind vite më parë, reja e pranisë së dukshme të Perëndisë mbushi ndërtesën. Por kjo nuk ndodhi kurrë në tempullin e dytë. Populli i Perëndisë këndoi këngë lavdërimi. Ata ofruan lutje, dhurata, dhe flijime, por mbetën të etur për praninë e Perëndisë dhe përmbushjen e premtimeve të Tij. 

Kjo gjë vazhdoi përgjatë një lugine tjetër të gjatë dhe të errët. Perëndia qëndroi i heshtur për katërqind vjet. Pastaj, një ditë, Ai i foli një prifti të moshuar të quajtur Zakaria, ndërsa ai po kryente shërbimin e tij në tempull. Ai do të bëhej me djalë dhe do ta quante Gjon. Detyra e rëndësishme e Gjonit do të ishte ta përgatiste popullin e Perëndisë për ardhjen e Zotit. Më në fund kishte ardhur koha. Perëndia po përmbushte premtimet që i kishte bërë Abrahamit dhe Davidit në mënyrën më të jashtëzakonshme.

Tjetra
Përdore këtë pyetje për t’u përfshirë më thellë me Fjalën e Perëndisë. Diskuto rreth saj me një person tjetër, ose përdore atë si një pyetje personale reflektimi.
  1. Teksa i afrohemi fundit të Dhiatës së Vjetër, çfarë ke mësuar në lidhje me problemet thelbësore të racës njerëzore? Çfarë shprese ofron Dhiata e Vjetër?
Save Progress
Shko në fillim