Ruaje tek faqja kryesore
Open the Bible can be just a tap away! Tap the icon at the bottom of your browser and choose "Add to Home Screen"
Mbylle

Hyr

Hyr teHape Biblën:

Regjistrohu

Save your progress by creating a FREE account! Get started by filling out the info below:

Rikuperimi i Llogarisë

Kërko një fjalëkalim të ri:

Vendos adresën tënde të emailit më poshtë dhe një fjalëkalim i përkohshëm do të të dërgohet me email. Ti mund të ndryshosh fjalëkalimin herën tjetër kur të identifikohesh.

Na Kontakto

Na dërgo një mesazh ose shiko pyetjet e shpeshta nëse dëshiron të dish më shumë rreth nesh.

Zanafilla 12:1-9

Thirrja e Abramit, Abrami në Kanaan 

1 Por Zoti i tha Abramit: “Largohu nga vendi yt, nga të afërmit e tu dhe nga shtëpia e babait tënd, dhe shko në vendin që do të të tregoj.

2 Unë prej teje do të bëj një komb të madh, do të të bekoj dhe do ta bëj të madh emrin tënd, dhe ti do të jesh një bekim.

3 Dhe unë do të bekoj të gjithë ata që do të të bekojnë dhe do të mallkoj ata që do të të mallkojnë, te ti do të jenë të bekuara tërë familjet e tokës”.

4 Atëherë Abrami u nis siç i kishte thënë Zoti dhe Loti shkoi me të. Abrami ishte shtatëdhjetë e pesë vjeç kur u nis nga Harani.

5 Dhe Abrami mori me vete Sarajn, gruan e tij, dhe Lotin, birin e të vëllait, dhe të gjithë pasurinë që kishin grumbulluar dhe personat që kishin blerë në Haran, dhe u nisën për të vajtur në vendin e Kanaanëve. Kështu ata arritën në vendin e Kanaanit.

6 Abrami e kapërceu tokën deri te vendi i Sikemit, deri tek lisi i Morehut. Në atë kohë ndodheshin në atë vend kanaanejtë.

7 Atëherë u shfaq Zoti përpara Abramit dhe i tha: “Unë do t’ua jap këtë vend pasardhësve të tu”. Atëherë Abrami i ndërtoi aty një altar Zotit që i ishte shfaqur.

8 Së këtejmi u zhvendos drejt malit në lindje të Bethelit dhe ngriti çadrat e tij, duke pasur Bethelin në jug dhe Ainë në lindje; dhe ndërtoi aty një altar kushtuar Zotit dhe i bëri thirrje emrit të Zotit.

9 Pastaj Abrami filloi një udhëtim, duke vazhduar të zhvendoset në drejtim të Negevit.

Tjetra
Audio
1 x

Përfytyro tmerrin dhe më pas gëzimin e Evës, kur ajo lindi foshnjën e parë në botë. U duk sikur Kaini solli një shpresë të re në botën e errët, por vite më vonë ajo shpresë u shua kur ai vrau vëllanë e tij, Abelin (Zanafilla 4:8). Foshnja e parë u bë vrasësi i parë në botë. Familja e parë u copëtua dhe në dhimbjen e tyre të thellë prindërit e parë i thirrën Perëndisë për ndihmë (4:26).

E keqja dhe dhuna u shumëfishuan me kalimin e brezave në historinë njerëzore. Një veprim i vetëm mosbindjeje në kopsht çoi në një valë dhune, që përfshiu tokën: “Dhe tani Zoti pa që ligësia e njerëzve ishte e madhe mbi tokë dhe që tërë synimet e mendimeve të zemrës së tyre nuk ishin gjë tjetër, veçse e keqja në çdo kohë” (Zanafilla 6:5).

Perëndia nuk e kishte harruar premtimin e Tij se e keqja nuk do të triumfonte, kështu që Ai ndërhyri me një përmbytje katastrofike duke shkatërruar të gjithë racën njerëzore, përveç një familjeje (Zanafilla 6–7). Perëndia qe i mëshirshëm me Noeun dhe familjen e tij, sepse ai i besoi Perëndisë dhe iu bind urdhrave të Tij. Ata ishin të mbrojtur edhe në mes të Përmbytjes dhe iu dha përgjegjësia të rifillonin njerëzimin. Por ata bartën me vete farat e mëkatit në botën e re. Nuk kaloi shumë dhe rebelimi njerëzor kundër Perëndisë mori sërish hov.

Perëndia ndërhyri për herë të dytë me ngatërrimin e gjuhës së njeriut (Zanafilla 11). Ky gjykim bëri që njerëzit të ndaheshin në grupe sipas gjuhëve që flisnin, të cilat shpejt zhvilluan kulturat e tyre të veçanta. Dhe ndërsa u përhapën mbi tërë faqen e dheut, farat e konfliktit të ardhshëm ishin mbjellë tashmë.

Pastaj Perëndia hyri në historinë njerëzore me një iniciativë të re hiri, që depërtoi në jetën e një burri të quajtur Abraham. 

PREMTIMI I MADH I BEKIMIT TË PERËNDISË

Abrahami nuk dinte asgjë për Perëndinë. Ai lindi rreth vitit 2000 para Krishtit dhe u rrit në lindje të lumit Eufrat, ku ai dhe familja e tij adhuronin idhujt (Jozueu 24:2). Kur njerëzit nuk e njohin Perëndinë që i ka krijuar, ata instiktivisht vendosin diçka ose dikë tjetër në vendin e Tij. Idhujt e Abrahamit ishin përpjekja e tij për të gjetur kuptim dhe qëllim në jetë.

Një ditë, Perëndia iu shfaq Abrahamit (Veprat 7:2), ashtu si i qe shfaqur Adamit në kopsht. Abrahami duhet të ketë pyetur veten pse Perëndia zgjodhi të fliste me të. Bibla nuk na jep asnjë shpjegim. Ne dimë vetëm që, kur bota ishte në errësirë të thellë, Perëndia ia zbuloi Veten një njeriu dhe ne të gjithë duhet të jemi shumë mirënjohës për këtë. 

Perëndia i bëri Abrahamit një premtim të veçantë: “Unë prej teje do të bëj një komb të madh, do të të bekoj dhe do ta bëj të madh emrin tënd, dhe ti do të jesh një bekim” (Zanafilla 12:2).

Më pas, Perëndia konfirmoi dhe zgjeroi premtimin e Tij. Abrahami do të kishte shumë pasardhës, të cilëve Perëndia do t’u jepte tokë nga lumi Nil deri në atë Eufrat (Zanafilla 15:5, 18). Këto premtime duhet ta kenë hutuar Abrahamin, sepse toka për të cilën Perëndia e kishte fjalën, ishte tashmë e populluar dhe Abrahami nuk kishte fëmijë. Dukej e pamundur, por Abrahami i besoi premtimit të Perëndisë (Zanafilla 15:6).

BESIM I SPROVUAR DERI NË PIKËN E FUNDIT

Besimi i Abrahamit u vu në provë deri në pikën e fundit. Sarah, gruaja e tij, nuk kishte më moshë për të lindur fëmijë kur Perëndia i dha premtimin e një fëmije. Kjo ide iu duk kaq qesharake, saqë ajo qeshi kur e dëgjoi (Zanafilla 18:12). 

Perëndia ishte besnik ndaj premtimit të Tij dhe kështu Sarah lindi një bir. Ajo e quajti atë Isak, që do të thotë “e qeshur” (Zanafilla 21:5-6). Perëndia i dha gëzim këtij çifti të moshuar dhe si rrjedhojë gjithë botës, sepse përmes një pasardhësi të Abrahamit Perëndia do të bekonte çdo komb mbi faqen e dheut.

Vite më vonë, Perëndia e sprovoi edhe më tej besimin e Abrahamit. Ai i tha Abrahamit që ta shpinte Isakun në malin Moriah, dhe atje ta flijonte si holokaust. Ideja e një babai që flijon birin e tij, është kaq e neveritshme për ne dhe për Perëndinë, saqë mund ta humbasim lehtë thelbin e historisë. Perëndia kishte premtuar se bekimi i Tij do të vinte në çdo komb përmes pasardhësve të Abrahamit. Tani Ai po i tregonte Abrahamit se sa do t’i kushtonte ai bekim. 

Abrahami iu bind Perëndisë dhe shkoi në malin Moriah. Ai ndërtoi një altar dhe e vendosi birin e tij aty. Në atë kohë Isaku duhet të ketë qenë një djalë i ri, kështu që harro çdo paraqitje artistike që mund të kesh parë me një fëmijë të vogël, të shtrirë e të pafuqishëm mbi altar. Isaku mbajti drutë mbi supet e tij (Zanafilla 22:6). Ai ishte në lulen e rinisë dhe po të donte, mund ta mundte lehtësisht Abrahamin, i cili ishte mbi njëqind vjeç. 

Perëndia ndërhyri në momentin më kritik: “Mos e zgjat dorën kundër djalit”, i tha Ai. Pastaj Abrahami pa një dash të zënë në një shkurre, kështu që ai e mori dashin dhe e flijoi si holokaust në vend të të birit (Zanafilla 22:12-13).

Qëllimi i Perëndisë nuk ishte kurrë që Abrahami ta flijonte Isakun. Historia e një babai që është i gatshëm të heqë dorë nga i biri, dhe e një biri të gatshëm të japë jetën e tij, hedh një dritë të fuqishme mbi çmimin që do të kishte përmbushja e premtimit të Perëndisë dhe ardhja e bekimit të Tij tek të gjithë popujt (shih Romakëve 8:32).

Një ditë, Perëndia do të bënte atë që Abrahami dhe Isaku vetëm e ilustruan. Perëndia Atë dha Birin e Tij. Perëndia Bir dha Veten e Tij për ne (Galatasve 2:20). Biri i premtuar zuri vendin tonë dhe u ofrua si flijim për mëkatet tona. 

Pamja nga mali i dytë

Premtimet e Perëndisë për Abrahamin formojnë majën e dytë, të lartë, të malit të historisë biblike. Nga ky mal, ne mund t’i hedhim një shikim të shpejtë asaj që qëndron përpara. Perëndia kishte premtuar se do të bekonte njerëz nga çdo komb në tokë, dhe Ai u zotua ta bënte këtë nëpërmjet pasardhësve, që do të vinin nga Abrahami (Zanafilla 22:17). Nga këtej e tutje veprimtaria e Perëndisë do të përqendrohet te këta njerëz, të cilëve iu dhanë premtimet e Perëndisë.

Abrahami jetoi aq gjatë, sa mund të shijonte Isakun, birin e premtuar. Por do të kalonin edhe katërqind vjet të tjera, para se pasardhësit e tij të merrnin Tokën e Premtuar. Historia e ngjarjeve të asaj kohe, do të na zbresë në luginën e dytë.

Tjetra
Përdore këtë pyetje për t’u përfshirë më tej me Fjalën e Perëndisë. Diskuto rreth saj me një person tjetër, ose përdore si një pyetje personale reflektimi.
  1. Abrahami adhuronte idhuj deri në çastin kur Perëndia iu shfaq. Si ndryshon Perëndia i Biblës nga një idhull?
Save Progress
Shko në fillim