Ruaje tek faqja kryesore
Open the Bible can be just a tap away! Tap the icon at the bottom of your browser and choose "Add to Home Screen"
Mbylle

Hyr

Hyr teHape Biblën:

Regjistrohu

Save your progress by creating a FREE account! Get started by filling out the info below:

Rikuperimi i Llogarisë

Kërko një fjalëkalim të ri:

Vendos adresën tënde të emailit më poshtë dhe një fjalëkalim i përkohshëm do të të dërgohet me email. Ti mund të ndryshosh fjalëkalimin herën tjetër kur të identifikohesh.

Na Kontakto

Na dërgo një mesazh ose shiko pyetjet e shpeshta nëse dëshiron të dish më shumë rreth nesh.

Luka 4:16-30

Jezusin e dëbojnë nga Nazareti

16 Dhe erdhi në Nazaret, ku ishte rritur, dhe siç e kishte zakon ditën e shabatit, hyri në sinagogë dhe u ngrit për të lexuar. 

17 I dhanë librin e profetit Isaia; e hapi dhe gjeti vendin ku ishte shkruar: 

18 “Fryma e Zotit është mbi mua, sepse ai më vajosi për të ungjillizuar të varfërit; ai më dërgoi për të shëruar ata që e kanë zemrën të thyer, për të shpallur çlirimin e të burgosurve dhe kthimin e të parit të verbërve, për të dërguar në liri të shtypurit, 

19 dhe për të predikuar vitin e pranueshëm të Zotit.” 

20 Pastaj, si e mbylli librin dhe ia dha shërbyesit, u ul; dhe sytë e të gjithëve në sinagogë u drejtuan mbi të. 

21 Atëherë ai nisi të thotë: “Sot ky Shkrim u përmbush në veshët tuaja.” 

22 Dhe të gjithë jepnin dëshmi dhe mrekulloheshin për fjalët e hirit që dilnin nga goja e tij, dhe thoshnin: “Po ky, a nuk është biri i Jozefit?.” 

23 Dhe ai u tha atyre: “Me siguri ju do të më përmendni fjalën e urtë: Mjek, shëro veten tënde”; ato që dëgjuam se u bënë në Kapernaum, bëji edhe këtu në atdheun tënd.” 

24 Por ai tha: “Me të vërtetë po ju them se asnjë profet nuk është pranuar në atdheun e vet. 

25 Por në të vërtetë po ju them se në kohën e Elias, kur qielli u mbyll për tre vjet e gjashtë muaj dhe u bë një zi e madhe buke në të gjithë vendin, ishin shumë të veja në Izrael; 

26 dhe tek asnjëra nga ato nuk u dërgua Elia, përveçse te një grua e ve në Sareptë të Sidonit. 

27 Dhe në kohën e profetit Elise kishte shumë lebrozë në Izrael; dhe asnjë prej tyre nuk u pastrua, përveç Naamanit Sirianit.” 

28 Kur i dëgjuan këto fjalë, të gjithë ata që ishin në sinagogë, u zemëruan shumë. 

29 Dhe u ngritën, e dëbuan nga qyteti dhe e çuan deri në buzë të malit, mbi të cilin ishte ndërtuar qyteti i tyre, për ta hedhur poshtë. 

30 Por ai, duke kaluar përmes tyre, u largua.

Tjetra
Audio
1 x

Reagimi ndaj Jezusit ishte padyshim i përzier. Mrekullitë dhe mësimet e Tij u sollën gëzim të madh shumë njerëzve, por deklaratat e Tij nxitën zemërim dhe kundërshtim të thellë te shumë të tjerë.

Shpallja dramatike e Jezusit se Ai ishte Vetë Mesia, e ktheu në një trazirë shërbesën e qetë të adhurimit në sinagogën e Nazaretit, dhe bashkësia e dëboi Jezusin nga qyteti i Tij (Luka 4:28-32). Sa për ta, Ai ishte djali i Jozefit. Ndaj shpallja e Jezusit ishte blasfemi për ta. Që nga ajo ditë Ai nuk ishte më i mirëpritur në qytetin e tyre. 

TË LUTEM LARGOHU!

Diçka e ngjashme ndodhi edhe kur Jezusi çliroi burrin e pushtuar nga frymërat e liga në krahinën e gadarenasve. Në vend që ta mirëprisnin Jezusin në qytetin e tyre dhe të kërkonin ndihmën e Tij për probleme të tjera, vendasit iu lutën që të largohej që andej! Kështu ai hipi në një varkë dhe u largua. 

Kur Jezusi shëroi njeriun e verbër që nga lindja, fqinjët e tij e sollën te farisenjtë. Në vend që të lavdëronin Perëndinë për mrekullinë, ata e dëbuan atë nga sinagoga dhe kjo u bë procedura e tyre standarde për këdo që pranonte se Jezusi ishte Krishti (Gjoni 9:22). 

RRËNJËT E KUNDËRSHTIMIT

Kundërshtimi ndaj Jezusit përqendrohej në deklaratat e Tij unike dhe të jashtëzakonshme. Vetëm Perëndia jep jetë, vetëm Perëndia ringjall të vdekurit dhe vetëm Perëndia shpall gjykimin përfundimtar. Jezusi deklaroi se këto të drejta i përkasin Atij! Ai tha: “Gjërat në fakt që bën Ati, i bën po ashtu dhe Biri… Sepse ashtu si Ati ringjall të vdekurit dhe u jep jetë, po kështu edhe Biri i jep jetë kujtdo që do. Sepse Ati nuk gjykon asnjë, por gjithë gjyqin ia dha Birit, që të gjithë ta nderojnë Birin ashtu siç nderojnë Atin” (Gjoni 5:19–23).

Jezusi po deklaronte se çdo njeri që ka jetuar ndonjëherë, është përfundimisht përgjegjës para Tij. Nuk kishte asnjë paqartësi në fjalët e Tij. Jezusi ”thoshte se Perëndia ishte Ati i vet, duke e bërë veten të barabartë me Perëndinë” (Gjoni 5:18). Këto pretendime shkaktojnë ofendim të thellë në çdo kulturë. Prandaj nuk duhet të na habisë fakti që për këtë arsye “judenjtë kërkonin edhe më tepër ta vrisnin” (Gjoni 5:18).

Farisenjtë menduan se duke iu kundërvënë Jezusit, ata po mbronin Dhiatën e Vjetër, por Jezusi deklaroi se ata nuk e kishin kuptuar thelbin e Dhiatës së Vjetër, sepse e gjithë Dhiata e Vjetër fliste për Të: “Ju hetoni Shkrimet sepse mendoni të keni nëpërmjet tyre jetë të përjetshme; dhe ato janë këto që dëshmojnë për mua. Por ju nuk doni të vini tek unë që të keni jetën… Sepse në qoftë se ju do t’i kishit besuar Moisiut, do të më besonit edhe mua, sepse ai ka shkruar për mua. Por në qoftë se ju nuk u besoni shkrimeve të tij, si do t’u besoni fjalëve të mia?” (Gjoni 5:39-40, 5:46-47)

PËRDORIMI I FUQISË SË DJALLIT 

Ashpërsia e kundërshtimit ndaj Jezusit u bë e qartë kur farisenjtë e akuzuan se po bënte mrekulli me fuqinë e djallit. Jezusi sapo kishte çliruar një njeri të pushtuar nga një demon. Farisenjtë nuk mund ta mohonin dot mrekullinë, që sapo e kishin parë të gjithë. Ata kishin nevojë për një shpjegim, prandaj u thanë njerëzve:Ky nuk i dëbon demonët veçse me anë të Beelzebubit, kreut të demonëve.” (Mateu 12:24).

Kjo ishte një akuzë e pazakontë. Fortesat e Satanit po binin, teksa po çliroheshin njerëzit që padyshim ishin të pushtuar nga demonët. Nëse Jezusi po e bënte këtë me fuqinë e Satanit, atëherë Satani do të ishte duke shkatërruar vetë mbretërinë e tij (Mateu 12:26)!

Jezusi iu përgjigj farisenjve duke i pyetur për fuqinë me të cilën njerëzit e tyre dëbonin demonët. Kjo pyetje ishte e sikletshme për farisenjtë, sepse ata nuk ishin në gjendje t’i ndihmonin njerëzit e shtypur nga fuqitë e errëta.

Jezusi i dëboi demonët me fuqinë e Frymës së Perëndisë dhe kjo, siç deklaroi Ai, ishte një tjetër provë se mbretëria e Perëndisë, sundimi i Tij çlirues, kishte mbërritur (Mateu 12:28).

Njerëzit ishin shumë të polarizuar nga deklaratat dhe mrekullitë e Jezusit. Por nuk mund ta shmangnin dot vendimin. Jezusi u ofroi një zgjedhje të qartë: “Kush nuk është me mua, është kundër meje” (Mateu 12:30).

GURË NË TEMPULL

Në një rast tjetër, Jezusi po jepte mësim në tempullin e Jerusalemit. “Unë jam drita e botës; kush më ndjek nuk do të ecë në errësirë, por do të ketë dritën e jetës” (Gjoni 8:12). Ndërsa Jezusi fliste, shumë njerëz i besuan Atij dhe Ai vazhdoi t’i mësonte ata. “Nëse do të qëndroni në fjalën time, jeni me të vërtetë dishepujt e mi;  do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t’ju bëjë të lirë” (Gjoni 8:31-32).

Ideja që ata kishin nevojë që Jezusi t’i çlironte, i ofendoi këta besimtarë të rinj: “Ne jemi pasardhës të Abrahamit dhe s’kemi qenë kurrë skllevër të askujt”, thanë ata (Gjoni 8:33).

Një bashkëbisedim i gjatë rrodhi më pas mbi premtimet që Perëndia i kishte bërë Abrahamit dhe pasardhësve të tij. Pastaj Jezusi u tha: “Abrahami, ati juaj, ngazëllehej në shpresën që të shihte ditën time; e pa dhe u gëzua” (Gjoni 8:56).

Njerëzit mbetën të habitur me këtë deklaratë. “Ti ende nuk je pesëdhjetë vjeç dhe e paske parë Abrahamin?” (Gjoni 8:57).

“Në të vërtetë, në të vërtetë unë po ju them: Para se të kishte lindur Abrahami, unë jam!” (Gjoni 8:58).

Me këto fjalë Jezusi e identifikoi veten plotësisht me Perëndinë e Abrahamit, Isakut, dhe Jakobit, i cili i ishte shfaqur Moisiut dhe i kishte zbuluar emrin e Tij “UNË JAM” (Eksodi  3:14). Kur njerëzit i dëgjuan këto fjalë nga Jezusi, ata morën gurë për ta vrarë. Por Jezusi u fsheh dhe kështu u largua nga tempulli (Gjoni 8:59).

Pamja e luginës së dytë

Kundërshtimi i ashpër dhe urrejtja e thellë që u tregua ndaj Jezusit, ishte një tragjedi e madhe. Përfytyroni se sa të mira do të ndodhnin në Nazaret, në krahinën e gadarenasve, ose në qytetin e madh të Jerusalemit, nëse do ta kishin mirëpritur dhe ftuar Jezusin të qëndronte.

Apostulli Gjon e përmblodhi me këto fjalë kundërshtimin që iu bë Jezusit: “Ai erdhi tek të vetët dhe të vetët nuk e pranuan” (Gjoni 1:11). Ky reagim nuk e habiti Jezusin. “Dhe gjyqi është ky: Drita erdhi në botë dhe njerëzit deshën errësirën më tepër se dritën, sepse veprat e tyre ishin të mbrapshta” (Gjoni 3:19).

Por disa e pranuan Jezusin. Ata e ndoqën Atë dhe panë lavdinë e Tij. Historia e tyre na çon te mali tjetër.

Tjetra
Përdore këtë pyetje për t’u përfshirë më thellë me Fjalën e Perëndisë. Diskuto rreth saj me një person tjetër, ose përdore atë si një pyetje personale reflektimi.
  1. Pse shumë njerëz e kundërshtuan me forcë Jezusin? Çfarë arsyesh mund të ketë dikush që i kundërvihet Jezusit sot?
Save Progress
Shko në fillim