Ruaje tek faqja kryesore
Open the Bible can be just a tap away! Tap the icon at the bottom of your browser and choose "Add to Home Screen"
Mbylle

Hyr

Hyr teHape Biblën:

Regjistrohu

Save your progress by creating a FREE account! Get started by filling out the info below:

Rikuperimi i Llogarisë

Kërko një fjalëkalim të ri:

Vendos adresën tënde të emailit më poshtë dhe një fjalëkalim i përkohshëm do të të dërgohet me email. Ti mund të ndryshosh fjalëkalimin herën tjetër kur të identifikohesh.

Na Kontakto

Na dërgo një mesazh ose shiko pyetjet e shpeshta nëse dëshiron të dish më shumë rreth nesh.

2 Samuelit 7:1-16

Zoti i premton Davidit të vendosë përgjithnjë shtëpinë dhe mbretërinë e tij

1 Ndodhi që, kur mbreti u vendos në shtëpinë e tij dhe Zoti i siguroi paqe nga të gjithë armiqtë që e rrethonin,

2 mbreti i tha profetit Nathan: “Shiko, unë banoj në një shtëpi prej kedri, por arka e Perëndisë ndodhet poshtë një çadre”.

3 Nathani iu përgjigj mbretit: “Shko, bëj gjithçka ke në zemër, sepse Zoti është me ty”.

4 Por po atë natë fjala e Zotit iu drejtua Nathanit në këtë mënyrë:

5 “Shko t’i thuash shërbëtorit tim David: Kështu thotë Zoti: “A do të më ndërtosh një shtëpi, që unë të banoj në të?

6 Sepse nuk kam banuar në një shtëpi nga dita që kam nxjerrë bijtë e Izraelit nga Egjiptit e deri më sot, por kam bredhur nën një çadër dhe në një tabernakull.

7 Kudo që kam shkuar në mes të të gjithë bijve të Izraelit, a i kam folur vallë ndonjë fisi të cilin e kisha urdhëruar të ushqente popullin tim të Izraelit, duke i thënë: Pse nuk më ndërtoni një shtëpi prej kedri?”.

8 Tani do t’i thuash kështu shërbëtorit tim David; Kështu thotë Zoti i ushtrive: “Unë të mora nga vatha, ndërsa shkoje me dele, që ti të bëheshe udhëheqës i Izraelit, i popullit tim.

9 Kam qenë pranë teje kudo që ke shkuar, kam shfarosur tërë armiqtë e tu para teje dhe e bëra emrin tënd të madh si ai i të mëdhenjve që janë mbi dhe.

10 Do t’i caktoj një vend Izraelit, popullit tim, dhe do ta ngulit që ai të banojë në shtëpinë e tij dhe të mos e shqetësojë më, që njerëzit e këqinj të mos vazhdojnë ta shtypin si në të kaluarën,

11 nga dita që kam vendosur gjyqtarë mbi popullin tim të Izraelit. Do të të siguroj paqe nga tërë armiqtë e tu. Përveç kësaj Zoti të shpall se ka për të të ndërtuar një shtëpi.

12 Kur t’i kesh mbushur ditët e tua dhe të jesh duke pushuar bashkë me etërit e tu, unë do të ngre mbas teje pasardhësit e tu që do të dalin nga barku yt dhe do të vendos mbretërinë tënde.

13 Ai do të ndërtojë një shtëpi në emrin tim dhe unë do ta bëj të qëndrueshëm për gjithnjë fronin e mbretërisë së tij.

14 Unë do të jem për të një baba dhe ai një djalë për mua; kur do të bëjë ndonjë të keqe, unë do ta dënoj me shufra njeriu dhe me goditje të bijve të njerëzve,

15 por mëshira ime do të largohet, ashtu siç ia kam hequr Saulit, që e kam hequr nga detyra para teje.

16 Shtëpia jote dhe mbretëria jote do të bëhen të qendrueshme për gjithnjë para meje, dhe froni yt do të jetë i qëndrueshëm për gjithnjë”.

Tjetra
Audio
1 x

Davidi e filloi jetën e tij si një bari i panjohur në Betlehem, më i vogli mes tetë vëllezërve. Por Perëndia ishte me Davidin, dhe pasi ai mposhti Goliathin, kampionin e armiqve të Izraelit, të gjithë e mësuan kush ishte Davidi. Populli i Perëndisë kishte një hero. 

Sigurisht që Mbreti Saul nuk mendonte kështu! Kur tifozët e asaj kohe filluan të këndonin: “Sauli vrau mijëshen e tij dhe Davidi dhjetëmijëshen e tij” (1 i Samuelit 18:7), kjo sa nuk e çmendi fare Saulin. Davidit iu desh të arratisej për të shpëtuar jetën e vet, por dora e Perëndisë ishte mbi të. Kur Sauli vdiq, Davidi u kurorëzua mbret. 

Gjëja e parë që Davidi bëri, ishte marshimi drejt Jerusalemit. Edhe pse populli i Perëndisë kishte jetuar në atë tokë për më shumë se treqind vjet, ata nuk e kishin pushtuar atë qytet të madh. Davidi e pushtoi Jerusalemin dhe vendosi atje pallatin e tij mbretëror dhe qendrën e qeverisjes së tij (2 i Samuelit 5).

RIKTHIMI I ARKËS SË HUMBUR

Pastaj Davidi solli arkën e besëlidhjes në Jerusalem (2 i Samuelit 6). Atë ditë u bë një festë e madhe. Kur populli i Perëndisë ishte në shkretëtirë, prania e dukshme e Perëndisë kishte zbritur poshtë tek arka. Por gjatë mbretërimit të mbretit Saul arka ishte lënë në shtëpinë e Abinadabit dhe ishte harruar krejtësisht. Ky gjest tregon mjaftueshëm për jetën frymërore të kombit në atë kohë. 

Davidi dëshironte të vendoste simbolin e pranisë së Perëndisë në qendër të jetës së kombit, prandaj ai e mori arkën në Jerusalem. Davidi jetonte në një pallat mbretëror e madhështor, dhe nuk iu duk e përshtatshme që arka, vendi ku Perëndia banonte, të qëndronte e mbuluar nga një çadër.  

Mbreti donte të ndërtonte një tempull, që mund të konsiderohej si shtëpia e arkës, por Perëndia kishte plane të tjera, të cilat ia njoftoi Davidit nëpërmjet profetit Natan. Davidi dëshironte të bënte diçka madhështore për Perëndinë, por Perëndia po përgatiste diçka të jashtëzakonshme për Davidin–dhe për të gjithë njerëzimin.

NJË PREMTIM MADHËSHTOR

“Unë do të ngre mbas teje pasardhësit e tu… dhe do të vendos mbretërinë tënde”, thotë Perëndia. “Ai do të ndërtojë një shtëpi në emrin tim dhe unë do ta bëj të qëndrueshëm përgjithnjë fronin e mbretërisë së tij. Unë do të jem për të një baba dhe ai një djalë për mua” (2 i Samuelit 7:12–14).

Davidi u mahnit nga pesha dhe lavdia e këtyre premtimeve. Është e lehtë ta kuptojmë se biri i tij do të ndërtonte një tempull, por si mundej që një bir i Davidit të përshkruhej si bir i Perëndisë? Dhe si mundej që mbretëria e një mbreti të zgjaste përgjithmonë? Perëndia po premtonte të bënte diçka që ia kalonte çdo përfytyrimi të Davidit.

E gjithë historia ka të bëjë me mënyrën se si bekimi i Perëndisë do të vinte mbi të gjithë njerëzimin. Perëndia kishte premtuar tashmë se bekimi i Tij do të vinte nëpërmjet një pasardhësi të Abrahamit. Tani, pas një mijë vitesh, Perëndia po e bënte të qartë se premtimi do të vinte nëpërmjet një mbreti, që ishte pasardhës i Davidit. Ky premtim e kufizon kërkimin për personin kryesor në përmbushjen e premtimeve të Perëndisë. 

BEKIM I PAKRAHASUESHËM

Davidi u bë mbret rreth një mijë vjet para lindjes së Krishtit dhe mbretëroi për dyzet vjet (2 i Samuelit 5:4). Gjatë asaj kohe populli i Perëndisë gëzoi bekime të pakrahasueshme. Nën udhëheqjen e fortë të Davidit, armiqtë e Izraelit u mposhtën, dhe kufijtë e kombit ishin të sigurt. Me një mbrojtje të fortë, ekonomi të lulëzuar dhe udhëheqje të qëndrueshme, populli i Perëndisë nuk kishte qenë kurrë në një pozitë më të mirë se kjo. 

TEMPULLI I SALOMONIT

Pas vdekjes së Davidit, bekimi i Perëndisë vazhdoi përmes mbretërimit të djalit të tij, Salomonit, i cili filloi të përmbushte planet e të atit, duke ndërtuar një tempull në Jerusalem. Ishte një projekt gjigant ndërtimi, që përfshinte 30,000 burra, të cilët prisnin pemët në Liban, 80,000 gurgdhendës, 70,000 transportues dhe 3300 përgjegjës, që punonin në gurore (1 i Mbretërve 5:13-16). 

Salomoni i kushtoi vëmendje të veçantë pjesës së brendshme të tempullit. Në tabernakullin e vjetër, Vendi Shumë i Shenjtë ishte i ndarë me perde, por në tempullin e ri, ai ishte një dhomë e pandriçuar rreth dhjetë metër e gjerë, dhjetë metër e gjatë dhe dhjetë metër e lartë. Ishte një kub i përsosur (1 i Mbretërve 6:20).

Në Vendin Shumë të Shenjtë, Salomoni vendosi dy skulptura shumë të mëdha të figurave engjëllore të quajtur kerubimë (1 i Mbretërve 6:23–28). Krahët e tyre mbulonin tërë dhomën duke treguar ndarjen e njeriut nga Perëndia. 

Kur tempulli mbaroi së ndërtuari, populli i Perëndisë u mblodh për një shërbesë kushtimi. Priftërinjtë sollën Arkën e Besëlidhjes në tempull dhe e vendosën në Vendin Shumë të Shenjtë, poshtë krahëve të kerubimëve (1 i Mbretërve 8:6). 

Kur priftërinjtë u larguan, ndodhi diçka e mrekullueshme. Reja e pranisë së lavdishme të Perëndisë mbushi tempullin (1 i Mbretërve 8:10-11). Hera e fundit që Perëndia e kishte treguar kaq dukshëm lavdinë e pranisë së Tij, ishte në shkretëtirë, më shumë se katërqind vjet më parë. Tani, i njëjti Perëndi, lavdia e të cilit zbriti dhe qëndroi mbi arkën, kishte ardhur në tempullin e Salomonit. Reagimi i parë i Salomonit ishte adhurimi. Prania e Perëndisë ishte me popullin e Tij. Më në fund kishte një vend mbi tokë ku mund të njihej prania e Perëndisë (1 i Mbretërve 8:29).

Pamja nga mali i katërt

Salomoni mbretëroi për dyzet vjet. Ai u bë shumë i njohur për urtësinë e tij dhe vizitorë mbretërorë vinin nga e gjithë bota për të admiruar arritjet e tij. Salomoni akumuloi pasuri të mëdha dhe gjatë mbretërimit të tij e kishte zili gjithë bota. Në kohët e Davidit dhe të Salomonit populli i Perëndisë kishte arritur kulmin e zhvillimit. 

Fatkeqësisht, në vitet e tij të fundit, Salomoni, i njohur për urtësinë e tij të pazakontë, bëri disa gabime të mëdha. Duke qenë se e gjithë vëmendja e tij u përqendrua në Jerusalem, në jugun e vendit, ai e armiqësoi popullin në veri duke mbjellë kështu farat e ndarjes së mbretërisë. 

Rrënja e rënies së Salomonit ishte statusi i tij si person i famshëm në rang ndërkombëtar. Ai nuk iu bind Perëndisë dhe u martua me shumë gra, që adhuronin perëndi të tjera (1 i Mbretërve 11:1). Ato e bindën Salomonin të ndërtonte altare për perënditë e tyre, dhe në fund të mbretërimit të tij, idhujtaria kishte zënë rrënjë mes popullit të Perëndisë. Ky ishte fillimi i një lugine tjetër të gjatë dhe të errët.

Tjetra
Përdore këtë pyetje për t’u përfshirë më thellë me Fjalën e Perëndisë. Diskuto rreth saj me një person tjetër, ose përdore atë si një pyetje personale reflektimi.
  1. Çfarë premtoi Perëndia se do të bënte për Davidin? Pse ky premtim është kaq i rëndësishëm në historinë e Biblës?
Save Progress
Shko në fillim