Ruaje tek faqja kryesore
Open the Bible can be just a tap away! Tap the icon at the bottom of your browser and choose "Add to Home Screen"
Mbylle

Hyr

Hyr teHape Biblën:

Regjistrohu

Save your progress by creating a FREE account! Get started by filling out the info below:

Rikuperimi i Llogarisë

Kërko një fjalëkalim të ri:

Vendos adresën tënde të emailit më poshtë dhe një fjalëkalim i përkohshëm do të të dërgohet me email. Ti mund të ndryshosh fjalëkalimin herën tjetër kur të identifikohesh.

Na Kontakto

Na dërgo një mesazh ose shiko pyetjet e shpeshta nëse dëshiron të dish më shumë rreth nesh.

Hebrenjve 2:5-18

Krishti, Bir i njeriut dhe kryeprift i mëshirshëm

5 Sepse nuk ia nënshtroi engjëjve botën, që ka për të ardhur, për të cilën po flasim, 

6 por dikush dëshmoi diku, duke thënë: “Ç’është njeriu, që të kujtohesh për të? Ose i biri i njeriut që të kujdesesh për të? 

7 Ti e bëre për pak kohë më të vogël nga engjëjt, ti e kurorëzove me lavdi dhe me nder dhe e vure përmbi veprat e duarve të tua; 

8 Ti e nënshtrove gjithçka nën këmbët e tij.” Sepse, mbasi ia nënshtroi atij gjithçka, nuk la asgjë pa ia nënshtruar. Por tani nuk shohim ende gjithçka të nënshtruar, 

9 por atë, që u bë për pak kohë më i vogël se engjëjt, Jezusin, e shikojmë të kurorëzuar me lavdi dhe me nder, për shkak të vuajtjes së vdekjes, që me anë të hirit të Perëndisë për të gjithë njerëzit, të provonte vdekjen. 

10 Sepse i kishte hije atij, për të cilin të gjitha janë dhe nëpërmjet të cilit të gjitha u bënë, duke çuar shumë bij në lavdi, ta bënte të përsosur me anë vuajtjesh, kreun e shpëtimit të tyre. 

11 Sepse si ai, që shenjtëron, edhe ata që shenjtërohen janë të gjithë prej një; për këtë shkak nuk turpërohet t’i quajë vëllezër, 

12 duke thënë: “Vëllezërve të mi do t’ua shpall emrin tënd, do të të këndoj himne në mes të kishës.” 

13 Edhe përsëri: “Do të kem besim në të.” Dhe përsëri: “Ja unë, dhe fëmijët, që m’i dha Perëndia.” 

14 Sepse, duke qenë se bijtë kanë të përbashkët mishin dhe gjakun, po ashtu edhe ai u bë pjestar në po ato gjëra, që të shkatërronte, me anë të vdekjes, atë që ka pushtetin e vdekjes, domethënë djallin, 

15 edhe të çlironte të gjithë ata që nga frika e vdekjes i ishin nënshtruar robërisë për tërë jetën. 

16 Sepse ai, pra, nuk kujdeset për engjëjt, por kujdeset për farën e Abrahamit. 

17 Prandaj ai duhej t’u ngjante në çdo gjë vëllezërve, që të bëhej kryeprift i mëshirshëm e besnik në punët e Perëndisë, për pajtuar mëkatet e popullit.

18 Sepse, në atë, që vuajti vetë kur u tundua, mund t’u ndihmojë atyre, që tundohen.

Tjetra
Audio
1 x

Kemi mbërritur në luginën e fundit të jetës së krishterë. Mali i madh i lavdisë së përjetshme të Perëndisë duket në horizont, por shtegu që na çon atje, kalon përmes luginës së hijes së vdekjes. Një ditë, ti do të kalosh përmes kësaj lugine, dhe kur ta bësh, Krishti do të jetë me ty.

Kur Jezusi vdiq, Ai e ndryshoi natyrën e vdekjes për çdo besimtar. Do të na duhet ende të kalojmë përmes kësaj lugine, por vdekja nuk ka fuqi mbi ata që i përkasin Jezusit. 

Libri i Hebrenjve shpjegon se çfarë ndodhi kur Jezusi vdiq, dhe se si vdekja jote do të jetë ndryshe si rezultat i kësaj: “Për shkak të vuajtjes së vdekjes, që me anë të hirit të Perëndisë për të gjithë njerëzit, të shijonte vdekjen” (Hebrenjve 2:9).

Jezusi po kalonte një agoni të madhe në shpirt, ndërsa përgatitej të përballej me vdekjen. “Shpirti im është thellësisht i trishtuar,” tha Ai në Kopshtin e Gjetsemanit (Mateu 26:38). Thellësisht i trishtuar!

Asgjë tjetër nuk e kishte trishtuar kaq thellë Jezusin. Por ndërsa Ai priste vdekjen e Tij, Ai tha: “Ati im, nëse është e mundur, largoje prej meje këtë kupë” (Mateu 26:39). Pamja e asaj që do të përjetonte, e mbushi Jezusin me ankth. Po ta dije se çfarë kishte në atë kupë, do ta kuptoje pse Ai ishte kaq i tmerruar nga mendimi se duhej ta pinte atë. 

VDEKJE E DYFISHTË 

Bibla flet për vdekjen në dy dimensione. Vdekja e parë, ajo fizike, është e njohur për të gjithë ne. Por ekziston edhe “vdekja e dytë” (Zbulesa 2:11; 20:6,14; 21:8). Ky është gjykimi i Perëndisë që do të derdhet në Ditën e Fundit.

Jezusi përjetoi njëkohësisht si vdekjen e parë ashtu edhe vdekjen e dytë. Njerëzit e ligj e gozhduan në kryq, ku jeta u derdh nga trupi i Tij. Në të njëjtën kohë, Perëndia i vendosi mëkatet tona mbi Jezusin dhe e derdhi mbi Të gjykimin që na takonte neve. Prandaj kur lexojmë se me hirin e Perëndisë Ai shijoi vdekjen për të gjithë, kjo do të thotë se Ai i shijoi të dy dimensionet e vdekjes së bashku (Hebrenjve 2:9).

Shpëtimtari ynë u përball me vdekjen si askush tjetër më parë apo si askush pas tij. Ai e duroi vdekjen në të dyja dimensionet njëkohësisht. Dhe nëse përballja me atë vdekje të dyfishtë ishte kaq e tmerrshme për Jezusin teksa e shihte të afrohej, si duhet të ketë qenë vallë kur ndodhi në realitet? 

Besimtarët e krishterë nuk do ta shijojnë kurrë vdekjen e dytë. Krishti e duroi atë për ne dhe ia hoqi gjembin (1 e Korintasve 15:55). Vdekja është ende një luginë e errët, por natyra e saj ka ndryshuar për çdo besimtar. Për këtë e kishte fjalën Jezusi kur tha: “Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se ai që mban fjalën time, nuk do ta shohë kurrë vdekjen, përjetë” (Gjoni 8:51). Të krishterët përballen me vdekjen pa gjembin e saj. Vdekja jote nuk do të thotë ndarje nga Ati, por hyrje në praninë e Tij.

MOS KI FRIKË

Nëse shumë njerëz vdesin paqësisht, disa durojnë vuajtje të mëdha. Mundësia e vdekjes mund të jetë e frikshme edhe për një person që është i sigurt për fatin e përjetshëm të tij ose të saj. Prandaj është e dobishme të mendosh se çfarë do të ndodhë kur të jesh në çastin e largimit nga kjo jetë.

Ungjijtë regjistrojnë një rast kur Jezusi shkoi te dishepujt ndërsa ata ishin në një barkë në liqen. Natën vonë, Jezusi doli për t’i takuar duke ecur mbi ujë. Kur dishepujt e panë, ata menduan se ishte një fantazmë, dhe u tmerruan. Por Jezusi u foli:“Merrni zemër, jam unë, mos kini frikë!” (Marku 6:50).

Kjo është një tablo e shkëlqyeshme e asaj që ndodh me besimtarin në momentin e vdekjes. Disa të krishterë vdesin paqësisht dhe duket se kanë një ndjesi të fortë që po iu hapet qielli. Të tjerë, vdesin duke u përleshur fort, dhe ashtu si dishepujt, përjetojnë një frikë të madhe. Sido që të jetë, Jezusi po vjen t’i marrë në shtëpi. 

MOMENTI I MBËRRITJES 

Bibla na jep një tablo tjetër të mrekullueshme se si do të jetë vdekja për besimtarin. Kur shihet nga kjo anë e luginës, është Krishti që vjen të na marrë në shtëpi, por kur shihet nga qielli, do të jetë momenti i mbërritjes.

Kur të mbërrish në qiell, Jezusi do të qëndrojë pranë teje dhe do të të paraqesë tek Ati (Hebrenjve 2:13). Ai ka premtuar që nëse ti e rrëfen Jezusin para njerëzve, Ai do të të rrëfejë ty përpara Atit të Tij në qiell (Mateu 10:32). Krishti me kënaqësi do ta identifikojë veten e Tij me të gjithë njerëzit e Tij. Para Atit Ai do të thotë: “Ja unë, dhe fëmijët, që m’i dha Perëndia” (Hebrenjve 2:13).

Atë ditë, fjala e Krishtit do të jetë e vetmja gjë me rëndësi. Ai do të të rrëfejë përpara Atit dhe Ai do të të futë në gëzimin e jetës së përjetshme. Ky është premtimi i Tij, prandaj nga çfarë të kemi frikë? 

Pamja nga lugina e katërt 

Për besimtarin e krishterë, vdekja është kalimi në praninë e menjëhershme dhe të vetëdijshme të Jezusit. Kjo dhuratë është e jona, sepse Krishti duroi vdekjen e dytë për ne. Ai ia hoqi gjembin vdekjes dhe e ndryshoi natyrën e saj për të gjithë njerëzit e Tij. 

Përvoja e vdekjes mund të jetë e frikshme, por Krishti do të ecë me ty përmes saj, dhe Ai do të të sjellë në shtëpi. I krishteri mund të thotë me siguri: “Edhe sikur të ecja në luginën e hijes së vdekjes, nuk do të kisha frikë nga asnjë e keqe, sepse ti je me mua; shkopi yt dhe kërraba jote janë ato që më japin zemër” (Psalmi 23:4).

Në anën tjetër të luginës qëndron maja më e lartë e malit, që është edhe destinacioni i udhëtimit tonë. Lavdia e atij mali ia kalon çdo gjëje që kemi parë ose mund të rrokim ndonjëherë. Por Perëndia na ka dhënë një pamje të shkurtër të asaj që Ai ka rezervuar për ne, dhe tani do të kthehemi drejt këtij vizioni përfundimtar. 

Tjetra
Përdore këtë pyetje për t’u përfshirë më thellë me Fjalën e Perëndisë. Diskuto rreth saj me një person tjetër, ose përdore atë si një pyetje personale reflektimi.
  1. Në ç’mënyra, këto mësimet e fundit, të kanë bërë që t’i përshtatësh pritshmëritë e tua për jetën e krishterë?
Save Progress
Shko në fillim