Ruaje tek faqja kryesore
Open the Bible can be just a tap away! Tap the icon at the bottom of your browser and choose "Add to Home Screen"
Mbylle

Hyr

Hyr teHape Biblën:

Regjistrohu

Save your progress by creating a FREE account! Get started by filling out the info below:

Rikuperimi i Llogarisë

Kërko një fjalëkalim të ri:

Vendos adresën tënde të emailit më poshtë dhe një fjalëkalim i përkohshëm do të të dërgohet me email. Ti mund të ndryshosh fjalëkalimin herën tjetër kur të identifikohesh.

Na Kontakto

Na dërgo një mesazh ose shiko pyetjet e shpeshta nëse dëshiron të dish më shumë rreth nesh.

Romakëve 7:7-25

Lufta ndërmjet mishit dhe frymës

7 Çfarë të themi, pra? Se ligji është mëkat? Kurrë mos qoftë! Mëkatin nuk do ta kisha njohur, veçse me anë të ligjit; sepse nuk do ta kisha njohur epshin, po të mos thoshte ligji: “Mos ki epsh!.” 

8 Por mëkati, duke marrë shkas nga ky urdhërim, ngjalli në mua çdo epsh, sepse, pa ligj, mëkati është i vdekur. 

9 Dikur unë jetoja pa ligj, por, kur erdhi urdhërimi, mëkati u ngjall dhe unë vdiqa, 

10 dhe urdhërimi që u dha për jetë, ai u gjet tek unë për vdekje. 

11 Sepse mëkati, duke marrë shkas me anë të urdhërit, më mashtroi dhe me anë të tij më vrau. 

12 Kështu ligji është i shenjtë, dhe urdhërimi i shenjtë, i drejtë dhe i mirë. 

13 Ajo gjë, pra, që është e mirë u bë vdekje për mua? Kurrë mos qoftë; por mëkati, që të duket mëkat, me anë të së mirës më pruri vdekjen, që mëkati të bëhet edhe më tepër mëkat nëpërmjet urdhërimit. 

14 Sepse ne e dimë se ligji është frymëror, por unë jam mishëror, i shitur nën mëkatin. 

15 Sepse unë nuk kuptoj atë që bëj, sepse nuk bëj atë që dua, por bëj atë që urrej. 

16 Edhe, nëse bëj atë që nuk dua, unë jam në një zë me ligjin se është i mirë. 

17 Por tani nuk jam më unë që veproj, por mëkati që banon në mua. 

18 Sepse unë e di se në mua, domëthënë në mishin tim, nuk banon asgjë e mirë, sepse dëshira ndodhet tek unë, por të bëj të mirën nuk e gjej. 

19 Në fakt të mirën që unë e dua nuk e bëj; por të keqen që s’dua, atë bëj. 

20 Edhe, në qoftë se bëj atë që nuk dua, s’jam më vetë ai që e bëj, por është mëkati që rri në mua. 

21 Gjej, pra, këtë ligj, se kur unë dua të bëj të mirën, e keqja ndodhet në mua. 

22 Sepse unë gjej kënaqësi në ligjin e Perëndisë sipas njeriut të brendshëm, 

23 por shoh një ligj tjetër në gjymtyrët e mia, që lufton kundër ligjit të mendjes sime dhe që më bën rob të ligjit të mëkatit që është në gjymtyrët e mia. 

24 Oh, i mjeri njeri që jam! Kush do të më çlirojë nga ky trup i vdekjes? 

25 I faleminderit Perëndisë, me anë të Jezu Krishtit, Zotit tonë. Unë vetë, pra, me mendjen, i shërbej ligjit të Perëndisë, por, me mishin ligjit të mëkatit.

Tjetra
Audio
1 x

Pali e dinte si ishte të luftoje me mëkatin para dhe pas takimit të tij jetëndryshues me Jezusin. “Gjej, pra, këtë ligj, se kur unë dua të bëj të mirën, e keqja ndodhet në mua” (Romakëve 7:21). 

Duke hedhur vështrimin mbrapa në përvojën e tij të mëparshme, atij i kujtohej se si dëshirat e tij të mira pengoheshin vazhdimisht nga një impuls tjetër të cilin ai nuk e kuptonte plotësisht. Ai ndihej si i burgosur, i paaftë për të bërë jetën që dëshironte të jetonte, dhe kjo e bënte të ndihej i mjerueshëm. “Oh, i mjeri njeri që jam! Kush do të më çlirojë nga ky trup i vdekjes?” (Romakëve 7:24). 

Përgjigjja nuk ishte të përpiqej më shumë. Pali e dinte se tundimi ishte më i fuqishëm se ai. Ai kishte nevojë për ndihmë dhe kur ai besoi në Jezu Krishtin, ai e gjeti ndihmën. Kjo është arsyeja pse ai iu përgjigj pyetjes së tij: “Kush do të më çlirojë?” me përgjigjen triumfuese: “I falem nderit Perëndisë, me anë të Jezu Krishtit, Zotit tonë!” (Romakëve 7:25).

NJË LUFTË QË NUK KA PËRFUNDUAR 

Të bëhesh i krishterë nuk do të thotë se beteja jote me mëkatin dhe tundimin ka mbaruar. 

Kur vjen tek Krishti, ti bëhesh një person i ri. Jeta jote e re jetohet me besim në Birin e Perëndisë, por është gjithashtu një jetë në trup (Galatasve 2:20). Për këtë arsye është një luftë kaq e fortë! Për sa kohë që je në trup, do të përjetosh tërheqjen e tundimit. Nuk mund t’i shmangesh kësaj beteje. 

Rrënjët e mëkatit janë kaq të thella brenda nesh, saqë edhe kur vijmë te Krishti, ato nuk shkulen. Tundimi është ende rreth nesh dhe impulset për të mëkatuar mbeten brenda nesh. Pali u referohet këtyre si “veprat e trupit” (Romakëve 8:13), “veprat e mishit” (Galatasve 5:19); ato janë “gjymtyrët tuaja që janë mbi tokë” ose “njeriu i vjetër” (Kolosianëve 3:5; Efesianëve 4:22). 

Mishi është si një burim uji që nxjerr vazhdimisht mënyra të reja për të mos e kënaqur Perëndinë. Është si një zjarr i tërbuar që vazhdon të lëshojë shkëndija, dhe secila fazë e jetës ka grackat e veta të veçanta. Është e lehtë të mendosh se konflikti ka mbaruar kur një tundim largohet, por kjo nuk ndodh kurrë. Përgjatë gjithë rrjedhës së jetës tënde, natyra e vjetër do të vazhdojë duke sugjeruar mendime, fjalë dhe veprime të reja që nuk i pëlqejnë Perëndisë. 

Ke nevojë të dish se lufta jote me mëkatin nuk është një shenjë dështimi. Kjo është përvoja normale e një të krishteri të vërtetë. I krishteri është si një peshk që noton kundër rrjedhës së lumit. Stërmundimi është një shenjë e sigurt se po shkon në drejtimin e duhur. Alternativa e vetme është të ndjekësh rrjedhën. 

TË SHKOJMË NË SULM

Perëndia i bën thirrje çdo të krishteri që të marrë iniciativën dhe të fillojë një sulm aktiv kundër mëkatit në jetën e tij. Ne duhet të sulmojmë gjithçka në mendimet, fjalët ose veprimet tona që nuk i pëlqejnë Perëndisë: 

“Vrisni, pra, gjymtyrët tuaja që janë mbi tokë” (Kolosianëve 3:5).

“Që për sa i përket sjelljes së mëparshme, të zhvishni njeriun e vjetër që prishet sipas epsheve mashtruese” (Efesianëve 4:22).

“Nëse me anë të Frymës i vrisni veprat e trupit, do të jetoni” (Romakëve 8:13).

E folura e dhunshme dhe agresive e Palit pasqyron mësimin e Jezusit në lidhje me si duhet të merremi me mëkatin në jetën tonë. 

“Në qoftë se syri yt të shtyn në mëkat, nxirre dhe hidhe prej teje” (Mateu 18:9). Pa dyshim që Jezusi nuk po urdhëronte vetëgjymtimin, por Ai e bëri të qartë se ne duhet të ndërmarrim veprime rrënjësore kundër mëkatit në jetën tonë. 

Reagimi ynë i parë ndaj këtyre urdhërimeve mund të jetë që të shikojmë tek tundimet që na kanë pushtuar në të kaluarën dhe të protestojmë se nuk jemi në gjendje ta bëjmë këtë. Por Shkrimet gjithmonë i flasin besimtarit të krishterë si dikush që ka fuqinë të marrë masa. Perëndia të ka vendosur në një pozicion për të luftuar. Fryma e Shenjtë i jepet çdo personi që i përket Jezusit, dhe me fuqinë e Tij ti je në gjendje jo vetëm që të përfshihesh në këtë luftë, por edhe ta fitosh atë: “Mëkati nuk do të zotërojë më mbi ju” (Romakëve 6:14).

TË IDENTIFIKOSH ARMIQTË

Shkrimet tregojnë shembuj të veçantë të llojeve të mëkateve kundër të cilave duhet të luftojmë në mendimet, fjalët dhe veprimet tona. 

Mëkatet në mendimet tona përfshijnë papastërtinë, epshin, idhujtarinë, dëshirat e liga, lakminë, zemërimin, hidhërimin, xhelozinë dhe ambiciet egoiste. Mëkatet në fjalët tona përfshijnë shpifjen, keqdashjen dhe të folurit e pandershëm. Mëkatet në veprimet tona përfshijnë imoralitetin seksual, tërbimet, magjinë, dehjen, grindjen, përçarjen dhe orgjitë (Kolosianëve 3:5, 8; Efesianëve 4:29; Galatasve 5:19-21). 

Nuk duhet të ketë vend për asnjë nga këto gjëra në jetën e një besimtari të krishterë. Perëndia na bën thirrje që t’i zhdukim ato nga jeta jonë. Ne nuk duhet të tregojmë kurrfarë mëshire për to. 

Të lutem, mos i ndërliko me shumë gjërat duke thënë se nuk i reziston dot. Nëse nuk i reziston dot, atëherë eja tek i ringjalluri Zoti Jezu Krisht me besim dhe Ai do të të çlirojë. Nëse ke ardhur te Krishti, atëherë fuqia e Tij është duke punuar në ty. 

Mos thuaj që nuk mund ta mposhtësh tundimin. Pa Krishtin, ti do të ishe një rob i mëkatit. Me Krishtin ti je i fuqizuar dhe i pajisur për betejë. 

Pamja e luginës së dytë

Lufta kundër mëkatit është përgjegjësia jote. Perëndia nuk do ta luftojë këtë betejë për ty, por Ai do ta luftojë atë me ty. 

Perëndia të ka thirrur të përfshihesh në luftë dhe Ai të ka pajisur për të. Imagjino një ushtar plotësisht të armatosur që është duke ecur në patrullë. Papritmas vjen një armik duke vrapuar drejt tij. Ushtari përdor pajisjet që i janë dhënë, dhe ndërmerr veprime për ta mposhtur armikun, para se armiku ta shkatërrojë atë. 

Tundimet do të vijnë vazhdimisht kundër teje dhe Perëndia të thërret që të largohesh prej tyre para se të të shkatërrojnë. Ai të ka pajisur për këtë betejë. Me fuqinë dhe praninë e Frymës së Shenjtë, Ai të ka vendosur në një pozicion për të luftuar dhe për të fituar.

Tjetra
Përdore këtë pyetje për t’u angazhuar më thellë me Fjalën e Perëndisë. Diskuto rreth saj me një person tjetër, ose përdore atë si një pyetje personale reflektimi.
  1. Perëndia na thërret të luftojmë kundër mëkatit që fshihet në zemrat tona. Si do të luftoje kundër fuqisë së krenarisë, lakmisë, apo zilisë në jetën tënde?
Save Progress
Shko në fillim