Ruaje tek faqja kryesore
Open the Bible can be just a tap away! Tap the icon at the bottom of your browser and choose "Add to Home Screen"
Mbylle

Hyr

Hyr teHape Biblën:

Regjistrohu

Save your progress by creating a FREE account! Get started by filling out the info below:

Rikuperimi i Llogarisë

Kërko një fjalëkalim të ri:

Vendos adresën tënde të emailit më poshtë dhe një fjalëkalim i përkohshëm do të të dërgohet me email. Ti mund të ndryshosh fjalëkalimin herën tjetër kur të identifikohesh.

Na Kontakto

Na dërgo një mesazh ose shiko pyetjet e shpeshta nëse dëshiron të dish më shumë rreth nesh.

Gjyqtarët 2:6-23

Vdekja e Jozueut 

6 Jozueu i dha urdhër popullit të largohet dhe bijtë e Izraelit shkuan secili në trashëgiminë e tij për të marrë në zotërim vendin.

7 Populli i shërbeu Zotit gjatë gjithë jetës së Jozueut dhe gjatë gjithë jetës së pleqve që jetuan pas Jozueut, dhe që kishin parë të gjitha veprat e mëdha që Zoti kishte bërë për Izraelin.

8 Pastaj Jozueu, bir i Nunit dhe shërbëtor i Zotit, vdiq në moshën njëqind e dhjetë vjeç,

9 dhe e varrosën në territorin e trashëgimisë së tij në Timath-Heres, në krahinën malore të Efraimit, në veri të malit Gaash.

10 Kur tërë ai brez u bashkua me etërit e vet, mbas atij doli një brez i ri që nuk e njihte Zotin, as veprat që kishte bërë për Izraelin.

Izraeli jepet pas idhujtarisë së Baalëve dhe të Ashtarothëve 

11 Bijtë e Izraelit bënë atë që ishte keq në sytë e Zotit dhe u vunë në shërbim të Baalit;

12 ata braktisën Zotin, Perëndinë e etërve të tyre, i cili i kishte nxjerrë nga Egjipti, dhe adhuruan perëndi të tjera ndërmjet perëndive të popujve që i rrethonin, ranë përmbys para tyre dhe kështu provokuan zemërimin e Zotit;

13 ata brakisën Zotin dhe u vunë në shërbim të Baalit dhe të Ashtarothit.

14 Dhe zemërimi i Zotit u ndez kundër Izraelit dhe e dha në dorë të kusarëve që e zhveshën; dhe ai i shiti në duart e armiqve të tyre që ndodheshin rreth e qark, të cilëve nuk qenë më në gjendje t’u bënin ballë.

15 Kudo që shkonin dora e Zotit ishte kundër tyre dhe u sillte mjerime, ashtu si kishte thënë Zoti, ashtu siç u ishte betuar ai; dhe u hidhëruan shumë.

16 Pastaj Zoti nxirrte gjyqtarë, që i lironin nga duart e atyre që i zhvishnin.

17 Mjerisht ata nuk i dëgjonin as gjyqtarët e tyre, por kurvëroheshin përpara perëndive të tjera dhe binin përmbys para tyre. Ata braktisën shpejt rrugën e ndjekur nga etërit e tyre, të cilët u ishin bindur urdhrave të Zotit; por ata nuk vepruan ashtu.

18 Kur Zoti u nxirrte gjyqtarë, Zoti ishte me gjyqtarin dhe i lironte nga dora e armiqve të tyre gjatë gjithë jetës së gjyqtarit; sepse Zoti prekej nga vajtimet e tyre të shkaktuara nga ata që i shtypnin dhe i mundonin.

19 Por kur gjyqtari vdiste, ata vazhdonin të korruptoheshin më shumë se etërit e tyre, duke ndjekur perëndi të tjera dhe duke rënë përmbys para tyre; dhe nuk hiqnin dorë aspak nga veprat e tyre dhe nga sjellja e tyre kokëforte.

20 Prandaj mëria e Zotit u ndez kundër Izraelit, dhe ai tha: “Duke qenë se ky komb ka shkelur besëlidhjen që unë kisha përfunduar me etërit e tyre dhe ata nuk i janë bindur zërit tim,

21 edhe unë nuk do të dëboj më para tyre asnjë prej kombeve që Jozueu la kur vdiq;

22 kështu me anë tyre do të vë në provë Izraelin për të parë në se do t’i përmbahen rrugës së Zotit dhe do të ecin në të siç bënë etërit e tyre, ose jo”.

23 Prandaj Zoti i la këto kombe të qëndrojnë aty pa i dëbuar menjëherë, dhe nuk i dha në duart e Jozueut.

Tjetra
Audio
1 x

Mjafton vetëm një brez për të ndryshuar një kulturë dhe çuditërisht, edhe pas gjithë asaj që Perëndia kishte bërë, u desh vetëm një brez që populli i Tij ta harronte plotësisht Perëndinë. Pasi Jozueu dhe brezi i tij kishin vdekur: “doli një brez i ri që nuk e njihte ZOTIN, as veprat që kishte bërë për Izraelin” (Gjyqtarët 2:10). Ky ishte fillimi i një kohe të errët për popullin e Perëndisë, që do të zgjaste gati treqind vjet (rreth viteve 13001000 para Krishtit). 

Perëndia i kishte dhënë popullit të Tij gjithçka që i duhej për lulëzimin e kombit të ri. Secili nga dymbëdhjetë fiset kishte udhëheqjen e vet dhe çdonjëri ishte i përkushtuar në mbrojtjen e të tjerëve. Ata jetuan nën të njëjtat ligje, të cilat kishin për qëllim të kultivonin një jetesë me Perëndinë në qendër, dhe uniteti i tyre u forcua, teksa ndanin festat e rregullta të falënderimeve. 

Por e gjithë kjo u zhduk vetëm gjatë një brezi. Pjesëmarrja në festa u pakësua, u organizuan vende takimi alternative, dhe shumë shpejt ndjenja e unitetit kombëtar humbi. Përkushtimi i fiseve për mbrojtjen e përbashkët u zvogëlua, dhe në vend që të jetonin të bashkuar nën Ligjin e Perëndisë: “secili bënte atë që i dukej e drejtë në sytë e tij” (Gjyqtarët 17:6; 21:25). Sigurisht që rezultati ishte një kaos i vërtetë. 

CIKLE QË PËRSËRITEN

Libri i Gjyqtarëve dokumenton një cikël ngjarjesh, që përsëriten shumë herë gjatë një periudhe prej rreth treqind vitesh. Cikli fillonte kur populli i Perëndisë shkonte pas idhujve (Gjyqtarët 2:11-12). Perëndia e kishte thirrur popullin e Tij të jetonte në një mënyrë që reflektonte karakterin e Tij. Prandaj, kur donin të bënin atë që ishte e drejtë në sytë e tyre, ata krijonin perënditë e tyre, të cilët do t’ua miratonin veprat. 

Kjo ishte një shkelje e drejtpërdrejtë e urdhërimit të parë, prandaj Perëndia i dorëzoi në duart e armiqve të tyre, të cilët pushtuan vendin dhe i plaçkitën (Gjyqtarët 2:14).

Atëherë populli i thërriste Perëndisë për ndihmë, dhe Perëndia ngrinte një udhëheqës (të quajtur gjyqtar) për t’i çliruar (Gjyqtarët 2:16). Fryma e Perëndisë erdhi mbi këta udhëheqës ushtarakë duke u dhënë sukses në betejë. Ata rikthenin sigurinë dhe në përgjithësi kishte paqe gjatë gjithë jetës së gjyqtarit. Por shumë shpejt pas vdekjes së gjyqtarit, njerëzit ktheheshin tek idhujt dhe i gjithë cikli përsëritej (Gjyqtarët 2:18-19).

DHUNTI PA KARAKTER

Personazhi më i njohur dhe sigurisht më interesanti nga të gjithë gjyqtarët ishte Sansoni. Perëndia i kishte dhënë një dhunti të pazakontë të fuqisë fizike, e cila e aftësoi të arrinte fitore të jashtëzakonshme për popullin e Perëndisë. 

Sansoni ishte një hero i jashtëzakonshëm, i cili ngjalli një shpresë të re kur gjithçka dukej se kishte humbur. Në një vend të pushtuar nga armiqtë, ai ishte një njeri që mund të luftonte për çlirimin e popullit të tij duke korrur fitore të mahnitshme. Sansoni arriti të mposhtte një mijë filistenj duke luftuar trup më trup i armatosur vetëm me nofullën e një gomari të ngordhur (Gjyqtarët 15:15).  

Problemi ishte se forca e tij fizike nuk përputhej me karakterin e tij moral. Martesa dhe jeta e tij personale ishin rrëmujë dhe ndonjëherë ai sillej si një rrugaç. Dhuntia e Sansonit ia tejkalonte karakterit të tij dhe historia e tij e bën lexuesin të mendojë: Me siguri që Perëndia duhet të ketë një çlirimtar më të mirë për njerëzit e Tij se Sansonin! 

NË KËRKIM TË NJË UDHËHEQËSI 

Në mungesë të një udhëheqjeje të qartë dhe një themeli moral të miratuar, jeta në Kanaan u bë gjithnjë e më kaotike. Mes popullit të Perëndisë po shtohej pakënaqësia, ndaj ata filluan të kërkojnë përreth për një lloj të ri udhëheqjeje.

Dobësia e dukshme ishte se gjyqtarëve u mungonte vazhdimësia. Kombet e tjera kishin mbretër me ushtri aktive, dhe kur një mbret vdiste, pasardhësi i tij kurorëzohej menjëherë. 

Perëndia nuk kishte caktuar një mbret mes popullit të Tij për arsyen e thjeshtë se Vetë Ai ishte Mbreti i tyre. Por të mbështeteshe te Perëndia, do të thoshte të jetoje me anë të besimit, dhe njerëzit menduan se do të ishte më mirë që t’i udhëhiqte dikush që mund ta shihnin. 

Perëndia e paralajmëroi popullin për të drejtat e mbretërve të ardhshëm, por ata e kishin ndarë tashmë mendjen. Ata donin një mbret (1 i Samuelit 8:8-20). Kështu që Perëndia u dha atyre atë që kërkuan, dhe Samueli vajosi Saulin si mbretin e parë të Izraelit. 

NJË ZHGËNJIM I MADH

Sauli kishte stilin dhe shtatin e një monarku, por rezultoi të ishte një zhgënjim i madh. Fitoret e tij të para e bënë mendjemadh, dhe ai mendoi se mund të zgjidhte se cilave prej urdhërimeve të Perëndisë t’u bindej. Ai ishte i bindur se, për sa kohë i ofronte flijime Perëndisë, gjithçka do të shkonte mirë. Sauli nuk e kishte kuptuar që rituali fetar nuk ka vlerë nëse nuk shoqërohet me bindjen ndaj Perëndisë (1 i Samuelit 15:22). 

Profeti Samuel kishte detyrën e pakëndshme të ballafaqimit me Saulin: “Ke hedhur poshtë fjalën e Zotit”, i tha ai, “dhe Zoti të ka hedhur poshtë ty, që ti të mos jesh më mbret mbi Izraelin” (1 i Samuelit 15:26).

Sauli kishte mundësinë të pranonte disiplinën e Perëndisë dhe të niste një kapitull të ri bindjeje. Por nuk e bëri. Ai u fiksua pas ndjekjes së pamëshirshme të Davidit, të cilin Perëndia e kishte zgjedhur si mbretin e ardhshëm të Izraelit, dhe vitet e fundit të jetës i kaloi duke u përpjekur të shkatërronte të ardhmen.

Si përfundim, Sauli vrau veten në fushën e betejës (1 i Samuelit 31:4). Ky ishte një fund i trishtueshëm i një jete tragjike, duke dalë kështu nga lugina e gjatë dhe e errët e kaosit që populli i Perëndisë kishte përjetuar. 

Pamja e luginës së tretë

Lugina e tretë na mëson se zgjedhjet kanë rëndësi. Kur një komb largohet nga Ligji i Perëndisë, pëlhura e shoqërisë do të griset shumë shpejt. Udhëheqësit e shquar, të cilëve u mungon integriteti, gjithmonë do të sjellin zhgënjim në fund. Zgjedhjet e dobëta çojnë gjithmonë në pasoja të dhimbshme.

Por në këtë luginë kaotike ka edhe shpresë. Perëndia nuk e braktisi kurrë popullin e Tij. Edhe kur ata bënë zgjedhje të pakthyeshme, si caktimi i një mbreti, Perëndia qëndroi besnik ndaj premtimit të Tij dhe vazhdoi të përmbushte qëllimin e Tij. 

Perëndia i shpengon vendimet e këqija dhe e çon përpara qëllimin e Tij për jetën tonë, edhe përmes rrethanave që nuk duhet të kishin ndodhur kurrë. Nuk ka zgjedhje, sado e dobët, që mund të të çojë përtej hirit të Perëndisë. Shumë shpejt ky hir do të ndërhynte përsëri për popullin e Perëndisë nëpërmjet një mbreti të ri, emri i të cilit ishte David.

Tjetra
Përdore këtë pyetje për t’u përfshirë më tej me Fjalën e Perëndisë. Diskuto rreth saj me një person tjetër, ose përdore si një pyetje personale reflektimi.
  1. Cilat janë cilësitë kryesore që duhet të kërkojmë te një udhëheqës? Pse?
Save Progress
Shko në fillim