Ruaje tek faqja kryesore
Open the Bible can be just a tap away! Tap the icon at the bottom of your browser and choose "Add to Home Screen"
Mbylle

Hyr

Hyr teHape Biblën:

Regjistrohu

Save your progress by creating a FREE account! Get started by filling out the info below:

Rikuperimi i Llogarisë

Kërko një fjalëkalim të ri:

Vendos adresën tënde të emailit më poshtë dhe një fjalëkalim i përkohshëm do të të dërgohet me email. Ti mund të ndryshosh fjalëkalimin herën tjetër kur të identifikohesh.

Na Kontakto

Na dërgo një mesazh ose shiko pyetjet e shpeshta nëse dëshiron të dish më shumë rreth nesh.

Veprat e Apostujve 2:1-46

Zbritja e Frymës së Shenjtë 

1 Kur erdhi dita e Rrëshajëve, ata ishin të gjithë bashkë, në një mendje të vetme, në të njëjtin vend.

2 Dhe befas nga qielli u bë një ushtimë, si ajo e një ere që fryn furishëm, dhe e mbushi gjithë shtëpinë ku ata po rrinin.

3 Dhe atyre iu dukën gjuhë, si prej zjarri, të cilat ndaheshin dhe zinin vend mbi secilin prej tyre.

4 Kështu të gjithë u mbushën me Frymën e Shenjtë dhe filluan të flasin në gjuhë të tjera, ashtu si Fryma e Shenjtë ua jepte atyre të shpreheshin.

5 Por në Jeruzalem banonin disa judenj, njerëz të devotshëm, nga të gjitha kombet nën qiell.

6 Kur u bë ajo ushtimë, turma u mblodh dhe u hutua, sepse secili nga ata i dëgjonte të flisnin në gjuhën e vet.

7 Dhe të gjithë habiteshin dhe mrekulloheshin dhe i thoshin njëri-tjetrit: ”Ja, a nuk janë të gjithë galileas këta që flasin?

8 Dhe si vallë secili nga ne i dëgjon të flasin në gjuhën e vet amtare?

9 Ne partët, medët, elamitët dhe banorët e Mesopotamisë, të Judesë dhe të Kapadokisë, të Pontit dhe të Azisë,

10 të Frigjisë e të Pamfilisë, të Egjiptit dhe të pjesëve të Libisë pranë Kirenës, dhe të ardhurit nga Roma, judenj dhe prozelitë,

11 Kretas dhe arabë, i dëgjojmë të flasin për gjërat e mëdha të Perëndisë në gjuhët tona!”.

12 Dhe të gjithë habiteshin dhe ishin hutuar dhe i thoshin njëri-tjetrit: ”Ç’do të thotë kjo?”.

13 Kurse të tjerë i përqeshnin dhe thoshin: ”Janë plot me verë të ëmbël!”.

Fjala e Pjetrit ditën e Rrëshajave 

14 Por Pjetri u çua në këmbë bashkë me të njëmbëdhjetët e ngriti zërin e tij dhe u foli atyre: ”O burra judenj dhe të gjithë sa banoni në Jeruzalem, merrni njoftim për këtë dhe u vini veshin fjalëve të mia.

15 Këta nuk janë të dehur, siç po mendoni ju, sepse është vetëm ora e tretë e ditës.

16 Por kjo është ajo që ishte thënë nëpërmjet profetit Joel:

17 “Dhe në ditët e fundit do të ndodhë, thotë Perëndia, që unë do të përhap nga Fryma ime mbi çdo mish; dhe bijtë tuaj e bijat tuaja do të profetizojnë, të rinjtë tuaj do të shohin vegime dhe të moshuarit tuaj do të shohin ëndrra.

18 Në ato ditë do të përhap nga Fryma im mbi shërbëtorët e mi dhe mbi shërbëtoret e mia, dhe do të profetizojnë.

19 Dhe do të bëj mrekulli lart në qiell dhe shenja poshtë mbi tokë: gjak, zjarr e avull tymi.

20 Dielli do të kthehet në errësirë dhe hëna në gjak, para se të vijë dita e madhe dhe e shquar e Zotit.

21 Dhe do të ndodhë që kushdo që të thërrasë emrin e Zotit, do të shpëtohet”.

22 Burra izraelitë, dëgjoni këto fjalë: Jezusi nazarenas, njeriu i dëftyer nga Perëndia ndër ju me vepra të fuqishme, dhe mrekulli dhe shenja që Perëndia bëri ndër ju me anë të tij, siç e dini edhe vet,

23 ai, pra, sipas këshillit të caktuar dhe të paranjohur të Perëndisë, ju dorëzua juve dhe ju e zutë dhe, me duart e të padrejtëve, e gozhduat në kryq dhe e vratë.

24 Por Perëndia e ka ringjallur, pasi e zgjidhi nga ankthet e vdekjes, sepse nuk ishte e mundur që ai të mbahej nga vdekja.

25 Në fakt Davidi thotë për të: “E pata vazhdimisht Zotin para meje, sepse ai është në të djathtën time, që unë të mos lëkundem.

26 Prandaj u gëzua zemra ime dhe ngazëlleu gjuha ime, dhe edhe mishi do të prehet në shpresë.

27 Sepse ti nuk do ta lësh shpirtin tim në hades dhe nuk do të lejosh që i Shenjti yt të shohë kalbjen.

28 Më dëfteve udhët e jetës, ti do të më mbushësh me gëzim me praninë tënde”.

29 Burra vëllezër, lejohem t’ju them haptas për Davidin patriark që ai vdiq dhe u varros; dhe varri i tij është ndër ne deri ditën e sotme.

30 Ai, pra, duke qenë profet, e dinte se Perëndia i kishte premtuar me betim se nga fryti i belit të tij, sipas mishit, do të ngjallet Krishti për t’u ulur mbi fronin e tij;

31 dhe, duke parashikuar këtë, foli për ringjalljen e Krishtit, duke thënë se shpirti i tij nuk do të lihej në hades edhe mishi i tij nuk do të shihte kalbjen.

32 Këtë Jezus, Perëndia e ka ringjallur; për këtë të gjithë ne jemi dëshmitarë!

33 Ai, pra, duke qenë i ngritur në të djathtë të Perëndisë dhe duke marrë nga Ati premtimin e Frymës së Shenjtë, derdhi atë që ju tani shihni dhe dëgjoni.

34 Sepse Davidi nuk është ngritur në qiell, madje ai vetë thotë: “Zoti i ka thënë Zotit tim: Ulu në të djathtën time,

35 derisa unë t’i vë armiqtë e tu stol të këmbëve të tua!”.

36 Ta dijë, pra, me siguri, gjithë shtëpia e Izraelit se atë Jezus që ju e keni kryqëzuar, Perëndia e ka bërë Zot e Krisht”.

Të kthyerit e parë

37 Kur ata i dëgjuan këto gjëra, u tejshpua zemra e tyre dhe pyetën Pjetrin dhe apostujt: ”Burra vëllezër, ç’duhet të bëjmë?”.

38 Atëherë Pjetri u tha atyre: ”Pendohuni dhe secili nga ju le të pagëzohet në emër të Jezu Krishtit për faljen e mëkateve; dhe ju do të merrni dhuratën e Frymës së Shenjtë.

39 Sepse premtimi është për ju dhe për bijtë tuaj dhe për gjithë ata që janë larg, për ata që Zoti, Perëndia ynë, do t’i thërrasë”.

40 Dhe me shumë fjalë të tjera po dëshmonte dhe i nxiste, duke u thënë: ”Shpëtohuni nga ky brez i çoroditur!”.

41 Dhe ata që e pranuan fjalën e tij me gëzim, u pagëzuan; atë ditë u shtuan rreth tri mijë shpirtra.

42 Por ata ishin ngulmues në mësimin e apostujve dhe në bashkësi dhe në thyerjen e bukës dhe në lutjet.

43 Edhe çdo shpirti i hyri frika; dhe shumë mrekullira e shenja bëheshin nëpërmjet apostujve.

44 Por gjithë ata që besonin ishin bashkë dhe kishin çdo gjë të përbashkët.

45 Dhe i shisnin pronat e pasuritë dhe ua ndanin të gjithëve, sipas nevojës së secilit.

46 Dhe ngulmonin me një mendje të vetme çdo ditë në tempull dhe, duke e thyer bukën nga shtëpia në shtëpi, merrnin ushqimin me ngazëllim dhe me thjeshtësi zemre.

Tjetra

Historia Vazhdon 

Pas Ringjalljes, Jezusi “iu paraqit i gjallë me shumë prova bindëse” ( Veprat e Apostujve 1:3).

Duke bërë një përmbledhje të rrëfimeve tek Ungjijtë dhe 1 Korintasve 15, ka të paktën nëntë raste të ndryshme ku Krishti iu shfaq dishepujve, kur ishin në grup ose në mënyrë individuale njërit ose dy prej tyre.

Në një rast, Krishti iu shfaq një grupi me më shumë se pesëqind njerëz, shumica e të cilëve ishin akoma gjallë në kohën kur Pali shkroi për të dhe ishin në gjendje të jepnin dëshmi, për të vërtetën e rrëfimit të Tij (shih 1 Korintasve 15:6).

Në fund të dyzet ditëve, Jezusi shkoi në malin e Ullinjve me dishepujt e Tij.  Ai i porositi ata të shkonin dhe të bënin dishepuj të të gjitha kombeve dhe u premtoi atyre praninë e Tij të vazhdueshme. Por udhëzimi që morën menjëherë ishte të prisnin në Jeruzalem. Jezusi u kishte mësuar atyre rreth Frymës të Shenjtë. Tani Ai i premtoi se Fryma do të vinte. 

Pastaj Jezusi u ngjit në qiell. Dishepujt e panë të shkonte. Ai u zhduk në mes të reve, që në Dhjatën e Vjetër përfaqësonin praninë e Zotit. Ai po kthehej tek Ati i Tij. Dishepujt u kthyen në Jeruzalem dhe pritën—deri në Ditën e Rrëshajëve. 

Kryetari raportoi, se lista e kishës tani kishte njëqind e njëzet anëtarë. Ata nuk kishin qenë në gjendje, të kishin një ndërtesë të tyre dhe kështu ata ende takoheshin në një dhomë të katit të dytë, që e merrnin me qira në qytet. 

Kishte një shpirt të mirë në mbledhjen e lutjes dhe shumë diskutime rreth asaj se si ata duhet të plotësonin një pozicion udhëheqës, që ishte bërë i lirë. Por përveç kësaj, nuk ndodhte shumë. Detyra për të arritur komunitetin përreth dukej se ishte larg tyre. Kishte shumë pak para, shumë pak njerëz dhe jashtë vendit të tyre të takimit, një kulturë që ishte shumë mendje ngushtë për mesazhin e tyre. Kështu ishte kisha në fillim të librit të Veprave. 

Por Krishti kishte folur për një ngjarje, që do të ndryshonte çdo gjë. Mbas jo shumë ditësh, ata do të ishin “të pagëzuar në Frymën e Shenjtë” (shih Veprat e Apostujve 1:5). Pastaj, ai tha “Por do të merrni fuqi kur Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ju dhe do të bëheni dëshmitarë në Jerusalem dhe në gjithë Judenë dhe Samarinë dhe deri në skajin e dheut ” (Veprat 1:8).

Ata nuk do duhej të prisnin gjatë. Vetëm dhjetë ditë pasi Jezusi u ngjit në qiell dhe pesëdhjetë ditë mbas ringjalljes, ishte një festë e quajtur Rrëshajat. 

Ishte një festë e madhe dhe Jeruzalemi mbushej me vizitorë që vinin nga shumë vende të botës. Në ditën e Rrëshajëve, Fryma e Shenjtë zbriti mbi besimtarët e parë të Krishterë. Pas kësaj ngjarje, kisha ishte krejtësisht ndryshe. 

Një Zhurmë Si Era 

Kur erdhi dita e Rrëshajëve, ata ishin të gjithë bashkë, në një mendje të vetme, në të njëjtin vend. Dhe befas nga qielli u bë një ushtimë, si ajo e një ere që fryn furishëm, dhe e mbushi gjithë shtëpinë ku ata po rrinin. (Veprat e Apostujve 2:1-2)

Në antikitet, shumë gjuhë përdorin të njëjtën fjalë për “erë”, “frymë” ose “Shpirt”. Zhurma e erës është e ngjashme me tingullin e frymëmarrjes, vetëm se është shumë më e fortë dhe zgjat më shumë. 

Para se Jezusi të ngjitej në qiell, Ai u dha frymë dishepujve dhe tha: “Merrni Frymën e Shenjtë” (Gjoni 20:22). Jezusi po shpjegonte se çfarë do të ndodhte në ditën e Rrëshajëve. 

Kështu që, kur dishepujt dëgjuan një zhurmë si ushëtima e erës së furishme vetëm disa ditë më vonë, ata menjëherë e lidhën këtë, me tingullin e frymës së Jezusit mbi ta dhe kuptuan se kjo ishte përmbushja e asaj që Jezusi kishte premtuar. 

Në fillim të historisë së Biblës, Zoti i fryu frymë jete Adamit. Një trup i pajetë qëndronte i shtrirë në tokë, derisa Zoti i dha puthjen e jetës. Pastaj Adami u bë një qënie e gjallë. Kisha është trupi i Krishtit. Ishte si një trup pa jetë, derisa Jezusi fryu jetën e Frymës së Tij në të. Zoti fryu frymë jete tek këta njerëz dhe ata nuk ishin më kurrë të njëjtë. 

Topa të Mëdhenj Zjarri

Dhe atyre iu dukën gjuhë, si prej zjarri, të cilat ndaheshin dhe zinin vend mbi secilin prej tyre. (Veprat e Apostujve 2:3)

Mundohu të imagjinosh veten, në mes të këtyre njëqind e njëzet vetave kur kjo ndodhi! Ajo çfarë ata panë, duhet të ketë qenë absolutisht e llahtarshme. 

Një top zjarri i ndarë në disa flakë të ndara individuale, ose “gjuhë zjarri”, që qëndruan mbi çdo person në dhomë. Gjëja e mahnitshme është, se asnjëri prej tyre nuk u dogj. 

Në Dhjatën e Vjetër, Zoti iu shfaq Moisiut në flakët e zjarrit që qëndronte mbi një shkurre që nuk u dogj. Tani, në ditën e Rrëshajëve, Zoti dha të njëjtën shenjë të pranisë së Tij të menjëhershme me dishepujt e parë. Duhet të ketë qenë mbresëlënëse. 

Kur Zoti iu shfaq Moisiut në zjarr, Ai i dha detyrën që të nxirrte Hebrenjtë jashtë nga skllavëria e tyre në Egjipt. Tani Zoti po vinte në formë zjarri, për t’i dhënë një detyrë të re kishës së Tij. 

Mundohu të imagjinosh veten në atë dhomë, kur zjarri i Zotit zbriti poshtë. Mbi cilin do kishe menduar që do të qëndronte? Mbi Pjetrin, Jakobin apo Gjonin, apo ndoshta tek të tre? Apo ndoshta tek të njëmbëdhjetë dishepujt. 

Por ndërsa zjarri zbret poshtë, ai ndahet në shumë flakë, dhe flakët po qëndrojnë mbi shumë njerëz në dhomë. Ti shikon lart me frikë ndërsa kupton se një nga flakët po vjen edhe drejt teje. Shikon rreth e rrotull tek të tjerët në dhomë. Dhe çdo flakë qëndron mbi secilin prej tyre. 

Në Dhjatën e Vjetër, Zoti u dha praninë dhe fuqinë e Tij disa prej njerëzve të Tij. Tani, Ai po u jepte Frymën e Tij të Shenjtë të gjithëve. Zoti ishte duke i dhënë detyrën çdo besimtari, për të çuar përpara qëllimin e Tij në botë. 

“Kështu të gjithë u mbushën me Frymën e Shenjtë dhe filluan të flasin në gjuhë të tjera, ashtu si Fryma e Shenjtë ua jepte atyre të shpreheshin.” (Veprat 2:4).

Papritmas dhe vetvetiu, të gjithë të njëqind e njëzet besimtarët, zbuluan se ishin në gjendje të flisnin në një gjuhë të huaj që nuk e kishin mësuar kurrë. 

Kjo ishte e kundërta e asaj që kishte ndodhur shumë kohë më parë, në kullën e Babelit. Në fillim të historisë së Biblës, ndërsa rebelimi i njeriut kundër Zotit kishte marrë të tatëpjetën, njerëzit ndërtuan një qytet me një kullë që do të shpallte madhështinë e tyre dhe të siguronte sigurinë e tyre. 

Zoti zbriti dhe e theu vrullin e mbretërisë pa zot të njeriut, duke futur ngatërresën e gjuhëve të shumta, për herë të parë në racën njerëzore. 

Duhet të ketë qenë shumë e çuditshme. Një ditë, një mik që e njeh prej vitesh të përshëndet, por çdo gjë që ai flet të duken si dërdëllitje të kota. 

Të tjerë gjithashtu po nxjerrin tinguj të pakuptueshëm. Nuk është e vështirë të imagjinohet se çfarë ka ndodhur. Njerëzit që flisnin të njëjtën gjuhë, u bashkuan me njëri tjetrin dhe më pas grupet e ndryshme të gjuhëve u ndanë nga njëri-tjetri, duke u përhapur në të gjithë botën. 

Në Babel, gjuhët ishin një shenjë e gjykimit të Zotit për rebelimin e njeriut. Gjuhët sollën ngatërresë. Njerëzit nuk mund të komunikonin më, dhe kështu që ata u përçanë. Dita e Rrëshajëve ishte komplet e kundërta. Njerëz nga çdo komb nën qiell, ishin mbledhur në Jeruzalem (Veprat 2:5). 

Kur Fryma e Zotit erdhi, apostujt e gjetën veten duke folur në mënyrë spontane, në një gjuhë të huaj që nuk e kishin mësuar kurrë më parë. Kështu që njerëzit nga e gjithë bota, të mund të dëgjonin dhe kuptonin lajmin e mirë të Jezus Krishtit në gjuhën e tyre. 

Në Babel, gjuhët ishin një gjykim nga Zoti që i çoi njerëzit në pështjellim dhe në shpërndarjen e tyre. Ndërsa në Rrëshajat, gjuhët ishin një bekim nga Zoti që i drejtoi njerëzit në kuptimin e plotë dhe të mblidheshin së bashku. 

Për Çdo Fis dhe Komb 

Njerëzit në të gjithë Jeruzalemin, e dëgjuan zhurmën e erës dhe nuk kaloi shumë dhe u mblodh një turmë (2:6). Kur turma mbërriti, gjetën njëqind e njëzet besimtarët që shpallnin gjërat e mëdha që Zoti kishte bërë, në gjuhë të ndryshme. Zoti kishte vendosur që njerëzit nga çdo komb dhe grup gjuhësh, do të dëgjonin lajmin e mirë të Jezus Krishtit. Gjuha nuk do të ishte pengesë për ungjillin. 

Zoti i fryu frymën e jetës së Tij kishës. Prania e tij erdhi dhe qëndroi mbi ta, ndërsa ai i dha detyrën që ata të përparonin në qëllimin e Tij në botë. Ditën e Rrëshajave, lindi një kishë e orientuar drejt misionit. 

Në atë ditë, njerëz nga shumë kultura zbuluan besimin në Krishtin, dhe më pas u kthyen në shtëpitë e tyre, për të përhapur ungjillin mes njerëzve të tyre, në mënyrë që njerëzit e të gjitha gjuhëve dhe kulturave, të zbulonin bekimin e ungjillit. 

Era, Zjarri dhe Gjuhët Sot 

Ndërsa kemi studiuar Biblën, kemi parë disa raste, kur prania e Zotit u bë e njohur në një mënyrë të dukshme. Ne i quajmë këto raste teofani dhe ato kanë gjithmonë një rëndësi të madhe. Në një rast teofanie, Zoti bën për disa njerëz në mënyrë të dukshme, atë që bën për të gjithë njerëzit e tij në mënyrë të padukshme. 

Sipas mendimit tim, kështu duhet t’i kuptojmë ngjarjet e jashtëzakonshme të ditës së Rrëshajëve. Perëndia po na mëson përmes erës, zjarrit dhe gjuhëve, atë që ai gjithmonë dëshiron të bëjë në mes të njerëzve të Tij. 

Zoti dëshiron t’i japë frymë të re jete njerëzve të Tij. Ai nuk dëshiron që kisha e Tij të jetë një organizatë që shikon vetëm interesat e veta, që funksionon thjesht në një nivel njerëzor, por të jetë një trup i gjallë i mbushur me jetën e Zotit. 

Zoti dëshiron të vajosë jo vetëm disa udhëheqës, por secilin nga njerëzit e Tij për shërbesë. Prania dhe fuqia e Zotit të Plotfuqishëm, qëndron mbi çdo besimtar në Zotin Jezus Krisht. Dhe qëllimi i madh i Zotit është që bekimi i Tij, të rrjedhë përmes popullit të Tij në të gjitha kombet e tokës. 

Çdo i krishterë dhe çdo kishë, ka një pjesë për të luajtur në këtë qëllim. Për disa njerëz, kjo do të thotë, të shkojnë në një kulturë tjetër dhe të mësojnë një gjuhë tjetër, në mënyrë që lajmi i mirë i Jezusit të njihet. Për të tjerë, thirrja e Zotit do të jetë të gjejnë zërin, në gjuhën që Zoti tashmë i ka dhënë. 

Zoti vendos në mënyrë të mrekullueshme grupe njerëzish, rreth çdo besimtari, që të mund të komunikojmë lajmin e mirë të Jezusit në gjuhën e tyre. Ndoshta ti mund të flasësh, në gjuhën e adoleshentëve të shkollës së mesme, ose të fëmijëve më të vegjël. 

Zoti ka krijuar lidhjet në jetën tënde, në një mënyrë që ti të mund të komunikosh, me një grup të caktuar njerëzish. Gjeji se kush janë ata, shoqërohu me ta dhe tregoju atyre për Jezusin. 

Një Moment Lutje

O At Qiellor,

Faleminderit që e ke dhënë dhuratën e Frymës Tënde të Shenjtë, të gjithë fëmijëve të tu. Fryje frymën e jetës tënde në mua dhe më mbush me Frymën e Shenjtë. 

Më përgatit për gjithçka ti më ke thirrur të bëj. Hapi sytë e mi, të shikoj njerëzit që ke vendosur rreth meje dhe më jep guximin dhe kurajon, të flas për ty në një mënyrë që ata të kuptojnë. Më përdor për të përparuar qëllimin Tënd dhe për të sjellë bekimin tënd tek të tjerët. 

Lutem për kishën tënde. Le ta dallojmë jetën e Frymës tënde midis nesh dhe të luajmë rolin tonë së bashku, në sjelljen e lajmit të mirë të Jezusit në botë.

Në emrin e Jezusit unë lutem, Amen. 

Tjetra
Përdori këto pyetje për t'u përfshirë më tepër në Fjalën e Zotit. Diskuto rreth tyre me një person tjetër, ose përdori si pyetje personale reflektimi.
  1. Cila ka qenë përvoja jote me kishën?
  2. Si e sheh Frymën e Shenjtë duke punuar në jetën tënde, në një grup të vogël apo në kishë?
  3. Në këtë kapitull, mësuam se çdo i Krishterë është i fuqizuar dhe i talentuar t'i shërbejë Zotit. Si e ke parë Zotin të të përdorë në jetën e të tjerëve?
  4. Me cilin grup njerëzish ndihesh veçanërisht i aftë të komunikosh në "gjuhën" e tyre?
Save Progress
Shko në fillim