Ruaje tek faqja kryesore
Open the Bible can be just a tap away! Tap the icon at the bottom of your browser and choose "Add to Home Screen"
Mbylle

Hyr

Hyr teHape Biblën:

Regjistrohu

Save your progress by creating a FREE account! Get started by filling out the info below:

Rikuperimi i Llogarisë

Kërko një fjalëkalim të ri:

Vendos adresën tënde të emailit më poshtë dhe një fjalëkalim i përkohshëm do të të dërgohet me email. Ti mund të ndryshosh fjalëkalimin herën tjetër kur të identifikohesh.

Na Kontakto

Na dërgo një mesazh ose shiko pyetjet e shpeshta nëse dëshiron të dish më shumë rreth nesh.

Levitiku 16:1-22

Flijimet vjetore të shlyerjes të ofruara për priftin dhe për popullin

1 Zoti i foli Moisiut mbas vdekjes së dy bijve të Aaronit, që vdiqën kur u paraqitën para Zotit me zjarr të ndaluar.

2 Zoti i tha Moisiut: “Foli Aaronit, vëllait tënd, dhe thuaji të mos hyjë në çfarëdo kohe në shenjtërore, përtej perdes, përpara pajtuesit që ndodhet mbi arkë, që të mos vdesë, sepse unë do të shfaqem në renë mbi pajtuesin.

3 Aaroni do të hyjë në shenjtërore në këtë mënyrë; do të marrë një dem të vogël për flijimin për mëkatin dhe një dash për holokaustin.

4 Do të veshë tunikën e shenjtë prej liri dhe do të mbajë mbi trupin e tij pantallona prej liri; do të ngjeshë brezin prej liri dhe do ta vërë mbi kokë çallmën prej liri. Këto janë veshjet e shenjta; ai do t’i veshë pasi ta ketë larë trupin me ujë.

5 Nga asambleja e bijve të Izraelit do të marrë dy cjep për flijimin e mëkatit dhe një dash për holokaustin.

6 Aaroni do të ofrojë demin e vogël për flijimin e mëkatit, që e ka për vete, dhe do të bëjë shlyerjen për vete dhe për shtëpinë e tij.

7 Pastaj do t’i marrë të dy cjeptë dhe do t’i paraqesë përpara Zotit në hyrje të çadrës së mbledhjes.

8 Aaroni do t’i hedhë në short dy cjeptë: njëri prej tyre do të caktohet për Zotin dhe tjetri do të shërbejë si cjap për shlyerjen e fajit.

9 Aaroni do të afrojë cjapin e caktuar për Zotin dhe do ta ofrojë si flijim për mëkatin;

10 por cjapi i caktuar si cjap fajshlyes do të paraqitet i gjallë para Zotit, me qëllim që mbi të të bëhet shlyerja dhe për ta çuar pastaj në shkretëtirë si cjap fajshlyes.

11 Aaroni do të ofrojë, pra, demin e vogël të flijimit për mëkatin dhe do të bëjë shlyerjen për vete dhe për shtëpinë e tij; dhe do ta therë demin e vogël të flijimit për mëkatin për vete.

12 Pastaj do të marrë një temjanicë plot me qymyr të ndezur të marrë nga altari përpara Zotit dhe do t’i ketë duart e tij të mbushura me temjan të parfumuar në pluhur, dhe do të çojë çdo gjë matanë velit.

13 Do ta vërë temjanin mbi zjarr përpara Zotit, me qëllim që reja e temjanit të mbulojë pajtuesin që është mbi dëshminë; kështu ai nuk do të vdesë.

14 Pastaj do të marrë ca gjak të demit të vogël dhe do ta spërkatë me gishtin e tij mbi pajtuesin nga ana lindore, do të spërkatë shtatë herë edhe pak gjak me gishtin e tij përpara pajtuesit.

15 Pastaj do të therë cjapin e flijimit për mëkatin, që është për popullin, dhe do të çojë gjakun e tij matanë velit; dhe do të bëjë me këtë gjak atë që ka bërë me gjakun e demit të vogël; do ta spërkatë mbi pajtuesin dhe para pajtuesit.

16 Kështu do të bëjë shlyerjen për shenjtëroren, për shkak të papastërtive të bijve të Izraelit, të shkeljeve të tyre dhe të të gjitha mëkateve të tyre. Do të veprojë në të njëjtën mënyrë për çadrën e mbledhjes, që mbetet midis tyre, në mes të papastërtive të tyre.

17 Në çadrën e mbledhjes, kur ai do të hyjë në shenjtëroren për të bërë shlyerjen, nuk do të ketë njeri, derisa ai të ketë dalë dhe të ketë bërë shlyerjen për veten, për shtëpinë e tij dhe për tërë asamblenë e Izraelit.

18 Ai do të dalë drejt altarit që ndodhet para Zotit dhe do të bëjë shlyerjen për të: do të marrë ca gjak nga demi i vogël dhe ca gjak nga cjapi dhe do ta vërë mbi brirët e altarit rreth e qark.

19 Pastaj do të spërkatë ca gjak mbi të me gishtin e tij shtatë herë me radhë; kështu do ta pastrojë dhe do ta shenjtërojë nga papastërtitë e bijve të Izraelit.

20 Kur të ketë mbaruar së kryeri shlyerjen për shenjtëroren, për çadrën e mbledhjes dhe për altarin, do të afrojë cjapin e gjallë.

21 Aaroni do të vendosë të dyja duart e tij mbi kokën e cjapit të gjallë dhe do të rrëfejë mbi të tërë padrejtësitë e bijve të Izraelit, të gjitha shkeljet e tyre, tërë mëkatet e tyre, dhe do t’i vërë mbi kokën e cjapit; pastaj do ta çojë në shkretëtirë me anë të një njeriu të zgjedhur enkas.

22 Cjapi do të mbartë mbi vete në tokë të vetmuar të gjitha padrejtësitë e tyre dhe ai njeri do ta lërë të shkojë në shkretëtirë.

Tjetra

Historia Vazhdon

Populli i Zotit u lodhën duke pritur për Moisiun dhe i mbushën mendjen vëllait të Moisiut, Aaronit, të bënte një idhull. Pastaj i lejuan vetes një festë të shfrenuar, për të festuar zotin e ri që kishin bërë. Prandaj, edhe ndërkohë që Zoti ishte duke i dhënë ligjet e Tij Moisiut në majë të malit, njerëzit poshtë malit ishin të zënë duke i thyer ato. Zoti nuk e imponon Veten e Tij ndaj atyre që nuk e duan Atë. Ai i tha popullit se ata mund të shkonin në tokën e Kanaanit, ku ata mund të shijonin lirinë dhe prosperitetin, por Ai nuk do të shkonte me ta. 

Më pas populli arriti të kuptonte dhe të pranonte se prania e Zotit ishte më e rëndësishme, sesa liria dhe prosperiteti. Po si mund të rikthehej prania e Zotit tek këta njerëz, që kishin mëkatuar kaq haptazi kundër Ligjit të Tij? Gjatë shtatë muajve në vijim, populli ndoqi udhëzimet e Zotit për të ndërtuar tabernakullin. Kjo ishte një qendër lëvizëse adhurimi, e ndarë në zona të ndryshme nga një sërë perdesh, dhe përmbante pjesë të ndryshme të mobiljeve me një simbol. Në qendër ishte një zonë e quajtur “Vendi Më i Shenjtë”. Në të njëjtën ditë të çdo viti, kryeprifti duhej të shkonte atje dhe të ofronte një flijim. Atëherë, Zoti premtoi, se prania e Tij do të zbriste në atë vend të shenjtë. 

Nëse do të duhet të përballesh ndonjëherë me një gjykatë, me shumë mundësi, do të duash të marrësh një avokatë që të përfaqësoj çështjen tënde. Gjykatat janë vende që të frikësojnë dhe veprojnë nën disa rregulla mjaft komplekse, kështu që ke nevojë për ndihmën e një avokati, që të të përfaqësoj para gjykatësit dhe të flasi në emrin tënd. 

Në Dhjatën e Vjetër, priftërinjtë bën diçka të ngjashme në prani të Zotit. Ata vepronin në një qendër lëvizëse adhurimi, që quhej tabernakull. Në qendër të tabernakullit, ndodhej Vendi Më i Shenjtë, që ishte i fshehur nga pamja nga një perde e rëndë. Brenda ishte Arka e Besëlidhjes. Ishte një arkë prej druri, e bartur në shtylla, me një mbulesë sipër. Nga mbulesa ngriheshin dy figura të arta të Kerubinëve – engjëjt që përfaqësonin gjykimin e Zotit, të cilët kishin ruajtur hyrjen në Kopshtin e Edenit. 

Midis këtyre dy figurave, ishte një zonë e njohur si “mbulesa e shlyerjes” ose “vendi i mëshirës”. Zoti kishte thënë, se Ai do të takohej me Kryepriftin në vendin më të shenjtë, Ditën e Shlyerjes që festohej një herë në vit (Levitiku 16:2, Eksodi 25:22).

Një Dramë me Pesë Akte

Perëndia shpesh na mëson nëpërmjet figurave, dhe Dita e Shlyerjes, është ndihma e Tij më e madhe e shfaqur në mënyrë vizuale.

Ajo çfarë ndodhi ishte si një dramë me pesë akte, secila prej tyre na drejton drejt Jezus Krishtit, dhe na ndihmon të kuptojmë rëndësinë e vdekjes së Tij në kryq. 

Akti i Parë: Prifti Shfaqet 

Nëse do kishe patur mundësinë të shihje kryepriftin, do e kuptoje menjëherë, që ai ishte një nga njerëzit më të rëndësishëm në vend. Madhështia e rrobës së tij, shfaqte dinjitetin e zyrës së tij. Por në Ditën e Shlyerjes, kryeprifti nuk mbante veshur rrobën e tij dhe dilte në rrugë i veshur me një rrobë të thjeshtë të bardhë. Njerëzit do të viheshin në rradhë përgjatë rrugës njëri pas tjetrit, ndërsa ai ecte drejt tabernakullit, si një boksier që është duke hyr në ring. 

Akti i Dytë: Prifti Përgatitet

Përpara se kryeprifti të dilte përpara pranisë së Zotit dhe të ofronte një sakrificë për mëkatet e popullit, prioriteti i tij i parë, ishte të merrej me vetë mëkatet e tij. Ai merrte gjakun e një demi të therur dhe e shpinte në vendin më të shenjtë dhe e spërkaste në vendin e mëshirës. 

Akti i Tretë: Shlyerja është Kryer

Pastaj dy cjep nxirreshin përpara. Njëri ishte i therur dhe kryeprifti e merrte gjakun e tij mbrapa perdes, dhe e spërkaste atë në vendin e mëshirës, midis dy figurave të arta të Kerubinëve, që përfaqësonin gjykimin e Zotit. Drejtësia ishte e kënaqur dhe mëshira u lëronte, në momentin që sakrifica u kryente. 

Ashtu si në kopsht, Zoti e devijoi mallkimin larg nga Adami tek toka, po kështu, Zoti ishte i gatshëm të lejonte që dënimi me vdekje të shkonte tek një kafshë, në vend që të shkonte tek një mëkatar.  

Akti i Katërt: Mëkati është Rrëfyer

Ajo çfarë ndodh më pas, ishte pjesa më dramatike e të gjithë Ditës së Shlyerjes. Cjapi i gjallë merrej përpara. Zoti e kishte udhëzuar kryepriftin që “ të vendosë të dyja duart e tij mbi kokën e cjapit të gjallë dhe do të rrëfejë mbi të tërë padrejtësitë e bijve të Izraelit” (Levitiku 16:21).

Shpesh jam stërmunduar të bëj një lutje të llogjikshme, ndërsa mbaj një fëmijë dy vjeçar në krahë, i cili përpëlitet dhe përpiqet dëshpërimisht t’i shpëtojë shtrëngimit tim. Por një problem i tillë nuk është asnjë gjë, në krahasim me atë që kryeprifti duhej të përballej këtu! Ai duhet të rrëfente të gjitha mëkatet e Izraelit, ndërkohë që mbante me të dyja duart një cjap të gjallë!

Kryeprifti vinte në dukje mëkate specifike në lutjen e tij, dhe nëse ti do të kishe qenë në mes të turmës, do e pranoje se disa nga mëkatet që ai po rrëfente, ishin të tuat. 

Ndërsa kryeprifti lutej, një akt trasferimi zinte vend. Faji për këto mëkate ishte hequr nga njerëzit, dhe ishte vendosur mbi cjapin. Kryeprifti “do t’i vërë mbi kokën e cjapit” (16:21). Kështë që në fund të kësaj lutjeje, atje qëndronte vetëm një cjap i mbushur me faje! 

Akti i Pestë: Faji është Hequr

Pastaj Zoti i tha kryepriftit, “pastaj do ta çojë cjapin në shkretëtirë me anë të një njeriu të zgjedhur enkas” (16:21). Imagjinoje skenën ndërsa cjapin e nxjerrin jashtë, midis çadrave dhe më pas jashtë kampit dhe deri në shkretëtirë. Ti vazhdon ta shohësh, derisa cjapi dhe njeriu bëhen thjesht një pikë në horizont, dhe pastaj nuk arrin më t’i shohësh.

Nuk arrij të imagjinoj, një prezantim vizual më të fuqishëm të ungjillit. Kjo dramë me pesë akte, ishte si një provë para shfaqjes së vërtetë që u zhvillua kur Jezus Krishti erdhi në botë. Ishte si një parapremierë, që na tregonte se çfarë të kërkonim dhe çfarë të prisnim kur Ai të vinte. 

Duke vazhduar përpara nëpër 1500 vjet histori, mund të kalosh nga prova, në natën e madhe të fillimit të shfaqjes, në ngjarjen kryesore me Jezus Krishtin në rolin e Kryepriftit. 

Akti i Parë: Krishti Shfaqet

Në Dhjatën e Re, një tjetër Kryeprift shfaqet. Ai nuk është një nga djemtë e Aaronit si të tjerët; Ky Prift është Biri i Perëndisë! Lavdia e Tij, është shumë më e madhe se rroba madhështore e veshur nga kryeprifti. Ai e ndau lavdinë e Atit, përpara se bota të krijohej. Por ashtu si Kryeprifti nuk mbante veshur rrobën e tij madhështore në Ditën e Shlyerjes, ashtu edhe Krishti la mënjanë lavdinë e Tij dhe mori formën e një shërbëtori. Ai u mbështoll me lecka dhe u shtri në një grazhd.

Akti i Dytë: Krishti Përgatitet

Jezusi bëri vullnetin e Atit dhe përmbushi të gjithë veprën, që Ati i kishte dhënë Atij për të bërë. Ai përfaqësonte atë çfarë, çdo prift tjetër dëshironte që të ishte. Ai jetoi jetën që asnjë kryeprift tjetër, nuk ishte në gjendje të jetonte. Jeta e tij e përsosur e kualifikoi Atë, që të arrinte atë që të gjithë kryepriftërinjtë e tjerë, mundën vetëm ta ilustronin në teori. 

Akti i Tretë: Krishti Bën Shlyerjen 

Pas tre vitesh të shërbesës së Tij publike, Jezusi u arrestua dhe u dënua me kryqëzim. Në kryq, ai u bë sakrifica për mëkatet tona. Gjykimi i Zotit u largua nga ne dhe shkoi mbi Të. Kur gjaku i Tij u derdh, drejtësia e Zotit u kënaq dhe mëshira e Zotit u lirua. 

Akti i Katërt: Rrëfimi i Mëkateve Tona

Këtu futesh edhe ti në skenë për të luajtur pjesën tënde në dramë. Ashtu siç kryeprifti i vendoste të dyja duart mbi kokën e cjapit të gjallë dhe rrëfente mëkatet e popullit, Zoti të fton ty “të qëndrosh pa lëvizur” përpara Jezus Krishtit, si një akt besimi dhe t’ia rrëfesh të gjitha mëkatet e tua Atij. 

Sakrifica e ofruar nga Jezusi, është e mjaftueshme për të mbuluar mëkatet e të gjithë botës. Por nuk është kështu, derisa ti të shkosh tek Ai në besim dhe të rrëfesh që sakrifica e Tij, është e vendosur edhe për mëkatet e tua në veçanti. A e ke bërë këtë? Kur e bën këtë, Zoti e konsideron fajin e mëkatit tënd si të transferuar tek Jezus Krishti. Është vendosur mbi të dhe përfshihet në mëkatin për të cilin ai vdiq. 

Akti i Pestë: Mëkatet Tona Janë të Fshira

Kur mëkatet tona u vendosën mbi Krishtin, Zoti premtoi se ai do ti shpinte ato aq larg nga ne, sa larg është lindja nga perëndimi (Psalmi 103:12).

Mundohu të imagjinosh një person, i cili ka qenë duke luftuar me një ndërgjegje të trazuar. Le ta quajmë atë Sara. Ajo ka bërë një zgjedhje të pamend dhe pyet veten, nëse Zoti do mund ta fali atë ndonjëherë. Sara është në mes të turmës, duke parë dramën e madhe të Ditës së Shlyerjes. Të nesërmen, ajo është ende duke luftuar me ndërgjegjen e saj, kur një mik i afrohet për të biseduar me të. 

Sara, mendo pak për atë që pe dje. Çfarë ndodhi kur kryeprifti kapi atë cjapin nga koka? 

Ai rrëfeu mëkatet tona. 

Dhe a e rrëfeu ai edhe mëkatin tënd?

Po, në fakt e bëri, dhe kur ai po e rrëfente atë me zë të lartë, u ndjeva kaq shumë e turpëruar. 

Çfarë ndodhi me mëkatet që ai rrëfeu?

Ato u vendosën mbi kokën e cjapit. 

Dhe çfarë i ndodhi cjapit? 

Atë e shpunë shumë larg. 

Sa e larg e shpunë atë, Sara?

Më larg nga sa mund të shihja. 

Merre këtë skenë dhe zbatoje në jetën tënde. A i imagjinon dot mëkatet e tua që të largohen kaq shumë, sa të mund të mos ti shohësh dot më? Zoti dëshiron që të dish, se përmes veprës së përfunduar të Krishtit, mëkati yt është falur dhe faji yt është fshirë. 

Një Moment Lutje

O At i Hirshëm,

Faleminderit që Zoti Jezus Krisht, erdhi në botë për të qenë Kryeprifti im. Faleminderit që Ai ishte i gatshëm të linte mënjanë lavdinë e Tij dhe të lindte në një grazhd. 

Faleminderit për jetën e Tij të përsosur, që e kualifikoi Atë për të bërë shlyerjen. Faleminderit që Ai e bëri shlyerjen duke dhënë jetën e Tij dhe duke derdhur gjakun e Tij. Unë besoj në Zotin Jezus Krisht dhe, tani, kam besim tek Ai si Shpëtimtarin dhe Zotin tim. 

Unë të rrëfej mëkatet e mia Ty. (Merr kohën që të duhet, për t’i rrëfyer mëkatet e tua Zotit.) 

Faleminderit që Krishti vdiq për këto mëkate. Faleminderit që i largove këto mëkate nga unë. 

Më ndihmo tani të shijoj paqen, duke ditur se Ti i ke larguar ato nga unë, aq larg sa është lindja nga perëndimi, përmes Jezus Krishtit, Zotit tonë. 

Amen.

Tjetra
Përdori këto pyetje për t'u përfshirë më tepër në Fjalën e Zotit. Diskuto rreth tyre me një person tjetër, ose përdori si pyetje personale reflektimi.
  1. Nëse do të kishe qenë në mes të turmës Ditën e Shlyerjes, çfarë do të kishte bërë më shumë përshtypje?
  2. Nëse Billy Graham ose Nënë Tereza do të kishin qenë kryeprifti ose priftëresha, secilit do t’i duhej të bënte shlyerjen për mëkatet e veta, para se të sillnin mëkatet e të tjerëve përpara Zotit. Në një shkallë nga 1–10 (1: pa mëkat, 10: plotësisht i lig), ku do ta vendosje secilin prej tyre? Ku do ta vendosje veten tënde?
  3. Çfarë lloj mbrojtje do të paraqisje, për të treguar pafajsinë tënde përpara Ligjit të Zotit?
  4. Çfarë do kishe ndjerë, nëse do të kishe qenë edhe ti në mes të turmës Ditën e Shlyerjes, duke parë cjapin që zhdukej në horizont?
Save Progress
Shko në fillim