Ruaje tek faqja kryesore
Open the Bible can be just a tap away! Tap the icon at the bottom of your browser and choose "Add to Home Screen"
Mbylle

Hyr

Hyr teHape Biblën:

Regjistrohu

Save your progress by creating a FREE account! Get started by filling out the info below:

Rikuperimi i Llogarisë

Kërko një fjalëkalim të ri:

Vendos adresën tënde të emailit më poshtë dhe një fjalëkalim i përkohshëm do të të dërgohet me email. Ti mund të ndryshosh fjalëkalimin herën tjetër kur të identifikohesh.

Na Kontakto

Na dërgo një mesazh ose shiko pyetjet e shpeshta nëse dëshiron të dish më shumë rreth nesh.

Romakëve 7:7-25

Lufta ndërmjet mishit dhe frymës 

7 Çfarë të themi, pra? Se ligji është mëkat? Kurrë mos qoftë! Mëkatin nuk do ta kisha njohur, veçse me anë të ligjit; sepse nuk do ta kisha njohur epshin, po të mos thoshte ligji: ”Mos ki epsh!”.

8 Por mëkati, duke marrë shkas nga ky urdhërim, ngjalli në mua çdo epsh,sepse, pa ligj, mëkati është i vdekur. 

9 Dikur unë jetoja pa ligj, por, kur erdhi urdhërimi, mëkati u ngjall dhe unë vdiqa,

10 dhe urdhërimi që u dha për jetë, ai u gjet tek unë për vdekje.

11 Sepse mëkati, duke marrë shkas me anë të urdhrit, më mashtroi dhe me anë të tij më vrau.

12 Kështu ligji është i shenjtë, dhe urdhërimi i shenjtë, i drejtë dhe i mirë.

13 Ajo gjë, pra, që është e mirë u bë vdekje për mua? Kurrë mos qoftë; por mëkati, që të duket mëkat, me anë të së mirës më pruri vdekjen, që mëkati të bëhet edhe më tepër mëkat nëpërmjet urdhërimit.

14 Sepse ne e dimë se ligji është frymëror, por unë jam mishëror, i shitur nën mëkatin.

15 Sepse unë nuk kuptoj atë që bëj, sepse nuk bëj atë që dua, por bëj atë që urrej.

16 Edhe, nëse bëj atë që nuk dua, unë jam në një zë me ligjin se është i mirë.

17 Por tani nuk jam më unë që veproj, por mëkati që banon në mua.

18 Sepse unë e di se në mua, domethënë në mishin tim, nuk banon asgjë e mirë, sepse dëshira ndodhet tek unë, por të bëj të mirën nuk e gjej.

19 Në fakt të mirën që unë e dua nuk e bëj; por të keqen që s’dua, atë bëj.

20 Edhe, në qoftë se bëj atë që nuk dua, s’jam më vetë ai që e bëj, por është mëkati që rri në mua.

21 Gjej, pra, këtë ligj, se kur unë dua të bëj të mirën, e keqja ndodhet në mua.

22 Sepse unë gjej kënaqësi në ligjin e Perëndisë sipas njeriut të brendshëm,

23 por shoh një ligj tjetër në gjymtyrët e mia, që lufton kundër ligjit të mendjes sime dhe që më bën rob të ligjit të mëkatit që është në gjymtyrët e mia.

24 Oh, i mjeri njeri që jam! Kush do të më çlirojë nga ky trup i vdekjes?

25 I faleminderit Perëndisë, me anë të Jezu Krishtit, Zotit tonë. Unë vetë, pra, me mendjen, i shërbej ligjit të Perëndisë, por, me mishin ligjit të mëkatit.

pastedGraphic.png

Romakëve 8:-1-17

Jeta e re nën hir, sipas Frymës së Shenjtë dhe të birësimit

1 Tani, pra, nuk ka asnjë dënim për ata që janë në Krishtin Jezus, që nuk ecin sipas mishit, por sipas Frymës,

2 sepse ligji i Frymës së jetës në Krishtin Jezus më çliroi nga ligji i mëkatit dhe i vdekjes.

3 Sepse atë që ishte e pamundur për ligjin, sepse ishte pa forcë për shkak të mishit, Perëndia, duke dërguar birin e tij në shëmbëllim mishi mëkatar, edhe për mëkat, e dënoi mëkatin në mish,

4 që të përmbushet kërkesa e drejtë e ligjit në ne, që nuk ecim sipas mishit, por sipas Frymës.

5 Sepse ata, që jetojnë sipas mishit, e çojnë mendjen në gjërat e mishit, por ata që jetojnë sipas Frymës, në gjërat e Frymës.

6 Sepse mendja e mishit është vdekje, por mendja e Frymës është jetë dhe paqe.

7 Sepse mendja e mishit është armiqësi ndaj Perëndisë, sepse nuk i nënshtrohet ligjit të Perëndisë dhe as nuk mundet.

8 Prandaj ata që janë në mish nuk mund t’i pëlqejnë Perëndisë.

9 Nëse Fryma e Perëndisë banon në ju, ju nuk jeni më në mish, por në Frymë. Por në qoftë se ndokush nuk ka Frymën e Krishtit, nuk është i tij.

10 Dhe, nëse Krishti është në ju, trupi është i vdekur për shkak të mëkatit, por Fryma është jetë për shkak të drejtësisë.

11 Por në qoftë se Fryma i atij që ringjalli Krishtin prej së vdekurish banon në ju, ai që e ringjalli Krishtin prej së vdekurish do t’u japë jetë edhe trupave tuaj vdekatarë me anë të Frymës së tij që banon në ju.

12 Prandaj, vëllezër, jemi debitorë jo të mishit, që të jetojmë sipas mishit,

13 sepse, po të jetoni sipas mishit, do të vdisni; por, nëse me anë të Frymës i vrisni veprat e trupit, do të jetoni.

14 Sepse të gjithë ata që udhëhiqen nga Fryma e Perëndisë janë bij të Perëndisë.

15 Sepse ju nuk keni marrë një frymë skllavërie, që të keni përsëri frikë, po keni marrë frymën e birërisë, me anë të së cilës ne thërrasim: ”Aba, o Atë!”.

16 Vetë Fryma i dëshmon frymës sonë që jemi bij të Perëndisë.

17 Dhe nëse jemi bij, jemi dhe trashëgimtarë, si trashëgimtarë të Perëndisë ashtu edhe bashkëtrashëgimtarë të Krishtit, nëse vuajmë bashkë me të, që edhe të përlëvdohemi bashkë.

Tjetra

Historia Vazhdon

Pas Ditës së Rrëshajëve, kisha vazhdoi të rritej. Të Krishterët dalloheshin nga një gëzim i pazakontë dhe dashuria e tyre për njëri-tjetrin, u tregua nga mënyra se si ata ndanin pasuritë e tyre. Kisha ishte jashtëmase tërheqëse dhe jeta e besimtarëve të hershëm, tërhoqi vëmendjen për shkak të autenticitetit të mesazhit të tyre. 

Më pas, besimtarët u përndoqën për besimin e tyre në Krishtin. Ata u shpërndanë dhe në këtë mënyrë lajmi i mirë filloi të përhapet. Zoti kishte premtuar se të gjithë kombet e tokës, do të bekoheshin nëpërmjet Abrahamit. 

Besimtarët e hershëm ishin të gjithë pasardhës të Abrahamit, dhe përmes tyre premtimi i Zotit u përmbush, kur lajmi i mirë i Jezu Krishtit filloi të përhapet përreth tokës. 

Sauli nga Tarsi, udhëhoqi përndjekjen e besimtarëve derisa Zoti ndërhyri në jetën e tij në mënyrë të mrekullueshme, duke e kthyer atë besimtar në Krishtin. Kundërshtari më i ashpër i kishës, u bë nismëtari i saj më i madh dhe ne e njohim atë më mirë si apostulli Pal. 

Fryma e Shenjtë ia zbuloi të vërtetën Palit në mënyrë të drejtpërdrejt, ashtu siç kishte bërë me profetët në Dhjatën e Vjetër; dhe në këtë mënyrë, të vërtetat e mëdha të besimit të Krishterë, u shkruajtën nëpërmjet tij në letrat e Dhjatës së Re. Këto letra u shkruan për të Krishterët e zakonshëm, të cilët po luftonin për të jetuar besimin e tyre, nën presionet e botës së tyre. 

E vërteta e Zotit nuk ka ndryshuar dhe Fjala e Tij ende na flet edhe sot. 

Kanë kaluar disa vite që kur Xhoni, përdori për herë të parë drogë në një festë. Ai kishte provuar një cigare dhe mendoi se nuk do ta bënte më. Por e bëri, dhe pastaj disa javë më vonë, ai provoi diçka edhe më të fortë. 

Ai e kishte të vështirë të pranonte se kishte rënë në grackën e drogës, por miqtë e tij e dinin se kjo ishte e vërteta. Pastaj një ditë, Xhoni u kap me drog në zotërim. Policia ngriti akuza kundrejt tij dhe gjykata vendosi një gjobë të rëndë. Kishte një gjobë për të paguar, por Xhoni nuk kishte para. 

Pas një ekzaminimi të dhimbshëm dhe të thellë të situatës, nëna e Xhonit vendosi ta pagoi gjobën e tij, por më vonë pyeste veten nëse kishte bërë gjënë e duhur. “Kam frikë se duke paguar gjobën, thjesht po e lejoj atë të vazhdojë zakonin e tij,” tha ajo. 

Ajo kishte të drejtë. Xhoni ende po përballet me problemin e varësisë. Droga po ushtron një pushtet në jetën e tij, dhe nëse ai do të “shpëtohet” ai pushtet duhet të shkatërrohet. 

Kur Adami dhe Eva kryen mëkatin e parë, kishte dy pasoja afatgjata. Mëkati solli një dënim kundër tyre dhe krijoi një fuqi brenda tyre. Kështu që, kur Zoti na shpëton përmes Jezus Krishtit, Ai na shpëton nga mëkati dhe fuqia e mëkatit. Në librin e Romakëve, Apostulli Pal shpjegon më shumë se si e ka bërë Zoti këtë. Për të na ndihmuar të kuptojmë mësimin e tij, dua të të prezantoj me tre personazhe. 

Emrat e tyre janë Armiqësori, I Pafuqishmi dhe Shpresuesi. Mundohu të vendosësh, se me cilin e gjen veten më shumë. Pastaj do të shohim, se çfarë ka për të thënë Zoti për secilin prej tyre dhe për ne. 

Armiqësori: Pa Dëshirë dhe Pa Aftësi 

“Sepse mendja e mishit është ‘armiqësi’ ndaj Perëndisë, sepse nuk i nënshtrohet ligjit të Perëndisë dhe as nuk mundet.” (Romakëve 8:7)

Pali po flet për një person, mendja e të cilit është armiqësor ndaj Zotit. Kështu që ne do ta quajmë atë “Armiqësori”. 

Në një kohë, vetë Pali ishte armiqësor. Ai udhëhoqi një persekutim të ethshëm kundër besimtarëve të Krishterë. Ai ishte “duke shfryrë ende kërcënime dhe kërdi kundër dishepujve të Zotit” (Veprat 9:1). Kjo është armiqësi. 

Pastaj kur ai po udhëtonte në rrugën e Damaskut, Zoti i ringjallur Jezu Krishti iu shfaq dhe i tha “pse po më përndjek”. 

Zemërimi i dhunshëm i Palit kundër të Krishterëve, ishte në të vërtetë, një reflektim i një zemërimi më të thellë kundër Krishtit. Nuk është e nevojshme të shikosh shumë larg, për të takuar Armiqësorin në shoqërinë tonë sot. Ai nxehet shumë, kur përmendet Zoti në publik. Sugjerimi, se ekziston një Zot në parajsë që na krijoi dhe të cilit të gjithë duhet t’i japim llogari në fund, është thellësisht fyese për të. 

Ti mund të kesh vënë re, se shumë njerëz të sjellshëm dhe të respektuar, janë armiqësorë kur bëhet fjalë për gjërat e Zotit. Një bisedë mund të jetë mjaft e qetë, derisa përmendet emri i Zotit. Pastaj, është sikur të jetë ndezur një çelës dhe një armiqësi e thellë brenda shpirtit të tyre është hapur. Armiqësori nuk ka as dëshirë dhe as aftësi, për të ndjekur ligjin e Zotit. 

I Pafuqishmi: Dëshiron por nuk ka Aftësi 

“Sepse unë nuk kuptoj atë që bëj, sepse nuk bëj atë që dua, por bëj atë që urrej.” (Romakëve 7:15)

Në kapitullin e shtatë të Romakëve, ne njihemi me një personazh tjetër të cilin do ta quajmë “I Pafuqishmi”. 

I Pafuqishmi e di se ligji i Zotit është i mirë dhe ai dëshiron ta respektojë atë, por ai nuk ka aftësinë ta bëjë këtë (shih Romakëve 7:17,18). Ai është një “rob i ligjit të mëkatit”. Është sikur ai të jetë i lidhur me zinxhirë dhe nuk mund të lirohet. Kjo e bën atë të ndihet absolutisht i mjeruar. 

“Oh, i mjeri njeri që jam,” thotë ai “Kush do të më çlirojë nga ky trup i vdekjes?” (Romakëve 7:24).

Shpresuesi: Dëshiron dhe ka Aftësi 

Në kapitullin 8 të Romakëve, njihemi me një personazh të tretë të cilin do ta quajmë “Shpresuesi”. 

Pali i thotë Shpresuesit  “Me anë të Frymës i vrisni veprat e trupit” (shih Romakëve 8:13). Kjo ishte pikërisht ajo që I Pafuqishmi, nuk mund të bënte! Por Shpresuesi, është në një pozicion krejt ndryshe! 

Ai ka dëshirë të luftojë kundër mëkatit në jetën e tij, por gjithashtu ka aftësinë të triumfoj dhe arsyeja është, që Fryma e Zotit jeton në Të. 

Shpresuesi dhe I Pafuqishmi, përballen me të njëjtat sfida. Ata ndiejnë fuqinë e të njëjtave tundime. Dallimi midis tyre nuk qëndron në betejë, por në rezultatet e arritura. I Pafuqishmi, përballet me disfatën e pashmangshme: Shpresuesi, përballet me fitoren përfundimtare.  

Pearl Harbor

Kur Pearl Harbor u sulmua në 7 Dhjetor të 1941, Winston Churchill ishte në Checkers, fshati ku mund të qëndronin për t’u strehuar Kryeministrit Britanikë. Pasi dëgjoi lajmin, ai i telefoni Presidentit Roosevelt, i cili i konfirmoi atë që kishte ndodhur. 

“Është shumë e vërtetë,” i tha Roosevelt, “Ata na kanë sulmuar në Pearl Harbor. Tani jemi të gjithë në të njëjtën varkë. ” Churchill mbajti shënim mendimet e tij, ndërsa shkoi në shtrat atë natë: 

Asnjë amerikan nuk do të mendojë keq për mua, nëse deklaroj se është gëzimi i madh për mua, të kemi Shtetet e Bashkuara në krahun tonë. Ne kemi fituar në fund të fundit. Po, pas Dunkirkut, pas rënies së Francës … pas shtatëmbëdhjetë muaj luftimesh të vetmuara dhe nëntëmbëdhjetë muajve të përgjegjësisë sime nën një stres të rëndë. Ne e kemi fituar luftën. Anglia do të jetoj; Britania do të jetoj!

Sa kohë do të zgjas lufta ose në çfarë mënyre do të mbaroj, askush nuk e di, dhe as mua në këtë moment nuk më intereson. Shumë fatkeqësi, kosto e jashtëzakonshme dhe mundime qëndrojnë përpara, por nuk ka dyshim për fundin. Çdo gjë tjetër është thjesht zbatimi i saktë i forcës së fuqishme. Shkova në shtrat dhe fjeta gjumin e të shpëtuarve dhe të mirënjohësve.

Lufta do të zgjaste edhe për katër vite të tjera. Do të vazhdonte të ishte një luftë e hidhur, por edhe në dhjetor të 1941, Churchill mund të thoshte, “ne në fund të fundit kemi fituar”. Rezultati i fitores ishte i sigurt. Gjatë sulmit të rrufeshëm të vitit 1940, Churchill kishte qenë I Pafuqishëm. Por tani ai ishte Shpresues. Dallimi qëndronte në përfshirjen e një force të jashtëzakonshme. 

Nëse i përket Krishtit, Fryma e Shenjtë është me ty dhe në ty. Ti nuk je I Pafuqishëm, prandaj mos fol sikur të jesh i tillë. Zoti të ka vendosur në një pozitë, krejtësisht të re “në Krishtin”. Ti do të përballesh me të njëjtat beteja si më parë, por do të ketë një rezultat tjetër. “Sepse mëkati nuk do të zotërojë më mbi ju” (Romakëve 6:14).

Identifiko Pozicionin Tënd

Me cilin nga tre miqtë tanë identifikohesh? Armiqësorin, Të Pafuqishmin apo Shpresuesin? 

Është e rëndësishme t’i përgjigjesh kësaj pyetje me kujdes, sepse nuk mund të bësh hapin tjetër përpara në jetën tënde frymërore, derisa të kuptosh se ku je. 

Fjala e Zotit për Armiqësorin 

Por Perëndia e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne. (Romakëve 5:8)

Nëse je Armiqësor, Zoti të thotë: “Unë të dua ty”. Zoti e derdhi dashurinë e Tij ndaj nesh, ndërsa ne ishim akoma armiqësorë ndaj Tij. Ai të ka dashur gjatë të gjitha luftimeve të tua, rezistencës dhe luftimeve kundër Tij. Ai të do akoma, madje edhe në armiqësinë tënde. 

Zoti ofron një amnisti për ata që janë armiqësorë. Ai të fton të ulësh armët e tua dhe të jep mundësinë të pendohesh. Të pendohesh do të thotë të heqësh dorë nga rezistenca jote ndaj Zotit. Jezus Krishti erdhi në botë dhe u kryqëzua, në mënyrë që ata që dikur ishin armiq të Zotit, të bëheshin miqtë e Tij. 

Fjala e Zotit për të Pafuqishmin

Fjala e Zotit për të Pafuqishmin është krejt ndryshe. Ai tashmë dëshiron të bëjë atë që është e drejtë. Problemi i tij është se ai nuk ka fuqi. 

Kur I Pafuqishmi bërtet i dëshpëruar  “Kush do të më çlirojë nga ky trup i vdekjes?” Përgjigja e Zotit është “Jezus Krishti” (Romakëve 7:24-25). Jeta e Krishterë ka të bëjë me fuqinë e Zotit që hyn në shpirtin tënd, për të thyer fuqinë që ka qenë duke sunduar mbi ty. Krishti do të të çlirojë. 

Eja tek Krishti me besim. Tregoji Atij që nuk mund ta jetosh këtë jetë pa Të. Tregoji atij se ke nevojë për fuqinë e Frymës së Tij të Shenjtë, në mënyrë që të kesh aftësinë, si dhe dëshirën, për të jetuar një jetë të re. Pyet dhe do të marrësh. Kërko dhe do të gjesh. Zoti do të të japë një emër të ri. Ti nuk do të jesh më I Pafuqishëm, ti do të jesh Shpresues. 

Fjala e Zotit për Shpresuesin 

Zoti i thotë Shpresuesit, t’i vrasi veprat e trupit me fuqinë e Frymës (shih Romakëve 8:13). 

“Fillo një betejë të qëllimshme kundër mëkatit që ka mbetur në ty, Shpresues. Mëso të luftosh dhe mos thuaj kurrë se je I Pafuqishëm. Fryma e Zotit është brenda teje. Krishti të ka vendosur në një pozicion ku mund të luftosh dhe të fitosh.”

A po e përdor siç duhet këtë force të fuqishme?

A mund të identifikosh mëkate specifike, ndaj të cilave je duke bërë një sulm të qëllimshëm, në këtë pikë të jetës tënde? 

A je duke u lutur rreth tyre? A ke hartuar një strategji për të ndryshuar, duke e ditur që fuqia e Frymës të është dhënë, për ta bërë të mundur këtë gjë? 

Shpresues, Fryma e Zotit është brenda teje. Lufto! Mos harro, se armiku do të përpiqet të të ngatërrojë, në lidhje me pozicionin tënd. Ai adhuron t’i thotë Shpresuesit, se ai është në të vërtetë I Pafuqishëm. Shumë nga sukseset e tij më të mëdha, vijnë nga kjo lloj propagande. Prandaj është e rëndësishme, të identifikosh pozicionin tënd dhe pastaj të ndjekësh udhëzimet e Zotit. 

Nëse je Armiqësor, pendohu. Dashuria e Zotit arrin deri tek ti. 

Nëse je I Pafuqishëm, eja. Krishti do të të çlirojë.

Nëse jeni Shpresues, lufto. Fryma e Shenjtë është brenda teje. 

Një Moment Lutje

O At i Hirshëm,

Faleminderit që nëpërmjet Jezus Krishtit, ti ke bërë një mënyrë që armiqtë e tu të bëhen miqtë e tu. Faleminderit që Krishti erdhi jo vetëm për të paguar dënimin e mëkatit, por edhe për të thyer fuqinë e mëkatit. 

Faleminderit që e ke bërë të mundur jetën e Krishterë, me fuqinë e Frymës Tënde. Më ndihmo ta zbatoj siç duhet, fuqinë e Frymës në betejat e mia dhe kështu të mund të triumfoj për hir të Jezusit, Amen. 

Tjetra
Përdori këto pyetje për t'u përfshirë më tepër në Fjalën e Zotit. Diskuto rreth tyre me një person tjetër, ose përdori si pyetje personale reflektimi.
  1. Si ja tregon Zoti dashurinë e Tij atyre që janë "armiqësorë"?
  2. Pse është jeta e Krishterë kaq e vështirë?
  3. Nëse je "shpresues", cilat janë betejat kryesore që po lufton tani? Si po shkojnë ato?
  4. A beson se Fryma e Shenjtë e Zotit, do të vijë pranë atyre që ndihen të pafuqishëm? Çfarë të pengon të besosh në Jezusin dhe të kërkosh ndihmën e Frymës së Tij në betejat e tua?
Save Progress
Shko në fillim