Ruaje tek faqja kryesore
Open the Bible can be just a tap away! Tap the icon at the bottom of your browser and choose "Add to Home Screen"
Mbylle

Hyr

Hyr teHape Biblën:

Regjistrohu

Save your progress by creating a FREE account! Get started by filling out the info below:

Rikuperimi i Llogarisë

Kërko një fjalëkalim të ri:

Vendos adresën tënde të emailit më poshtë dhe një fjalëkalim i përkohshëm do të të dërgohet me email. Ti mund të ndryshosh fjalëkalimin herën tjetër kur të identifikohesh.

Na Kontakto

Na dërgo një mesazh ose shiko pyetjet e shpeshta nëse dëshiron të dish më shumë rreth nesh.

Luka 23: 32-49

Kryqëzimi

32 Dhe dy të tjerë, që ishin keqbërës, i prunë bashkë me të, për t’i vrarë.

33 Dhe kur arritën në vendin që quhet ”Kafka”, aty e kryqëzuan atë dhe keqbërësit, njërin në të djathtë dhe tjetri në të majtë.

34 Dhe Jezusi tha: ”O Atë, fali ata sepse nuk dinë ç’bëjnë”. Pastaj, pasi i ndanë rrobat e tij, hodhën short.

35 Dhe populli rrinte aty për të parë; dhe kryetarët me popullin e përqeshnin, duke thënë: ”Ai i shpëtoi të tjerët, le të shpëtojë veten, po qe se me të vërtetë është Krishti, i zgjedhuri i Perëndisë”.

36 Edhe ushtarët e tallnin, duke iu afruar dhe duke i ofruar uthull,

37 dhe duke thënë: ”Nëse ti je mbreti i judenjve, shpëto veten”.

38 Përveç kësaj përmbi kryet e tij ishte një mbishkrim me shkronja greke, latine dhe hebraike: “KY ËSHTË MBRETI I JUDENJVE”.

39 Tani një nga keqbërësit e kryqëzuar e shau duke thënë: ”Nëse ti je Krishti, shpëto vetveten dhe neve”.

40 Por ai tjetri duke e përgjigjur e qortoi duke i thënë: ”A s’ke frikë nga Perëndia, që je nën të njëjtin dënim?

41 Në realitet, ne me të drejtë jemi dënuar, sepse po marrim ndëshkimin e merituar për ato që kemi kryer, ndërsa ky nuk ka bërë asnjë të keqe”.

42 Pastaj i tha Jezusit: ”Zot, kujtohu për mua kur të vish në mbretërinë tënde”.

43 Atëherë Jezusi i tha: ”Në të vërtetë po të them: sot do të jesh me mua në parajsë”.

Vdekja e Jezusit

44 Ishte afërsisht ora e gjashtë dhe errësira e mbuloi gjithë vendin deri në orën e nëntë.

45 Dielli u err dhe perdja e tempullit u nda në mes.

46 Dhe Jezusi bërtiti me zë të lartë dhe tha: ”O Atë, në duart e tua po e dorëzoj frymën tim!”. Dhe, si tha këto, dha fryma.

47 Atëherë centurioni, kur pa ç’ndodhi, përlëvdoi Perëndinë duke thënë: ”Me të vërtetë ky njeri ishte i drejtë!”.

48 Dhe gjithë turma, që ishte mbledhur për të parë ç’po ndodhte, kur e pa këtë, u kthye duke rrahur kraharorin.

49 Të gjithë të njohurit e tij dhe gratë që e kishin ndjekur që nga Galileja qëndronin larg, duke parë këto gjëra.

Tjetra

Historia Vazhdon

Jezusi e filloi shërbesën e Tij publike kur ishte rreth tridhjet vjeç. Mesazhi i Tij ishte mjaft i thjeshtë: “Pendohuni, sepse mbretëria e qiejve është afër!” (Mateu 4:17).

Zoti ishte duke hapur hyrjen për në parajsë, dhe po ftonte njerëzit ti nënshtroheshin autoritetit të Tij. Kudo që Jezusi shkonte, Ai bënte mirë. Ai i mësoi njerëzit me autoritet, dhe mrekullitë e Tij zbuluan fuqinë dhe lavdinë e Tij.

Ai ishte në gjendje të mposhte shkatërrimet e natyrës, të çlirojë njerëzit e pikëlluar nga pushteti i demonëve dhe të shërojë sëmundjet. Në tre raste, Ai ringjalli sërisht dikë që kishte vdekur ( shih Luka 7:11-17; 8:41-42, 49-56; Gjoni 11:1-44).

Ndërsa lajmet për Jezusin u përhapën, edhe kundërshtimi ndaj Tij u rrit. Shumë i konsideruan pretendimet e Tij kërcënuese dhe disa filluan një komplot për ta vrarë. Kjo nuk e befasoi Jezusin. Ai u tha dishepujve të Tij, se Ai duhej të shkonte në Jeruzalem për të vuajtur dhe për të vdekur. Ai gjithashtu u tha atyre se, ditën e tretë, Ai do të ringjallej sërisht, por ata nuk e kuptuan se për çfarë e kishte fjalën.

Një natë, një turmë e madhe e armatosur me shpata dhe pishtarë erdhi për ta arrestuar Atë. Më pas e shpunë në një proces gjyqësor, në të cilin dëshmitarë të rremë folën kundër Tij. Guvernatori Romak duhet të kishte mbështetur procesin e ligjit, por përkundrazi, ai i pyeti njerëzit se çfarë duhet të bëhej me Jezusin. Ata kërkuan që Ai të kryqëzohej. Kështu Pilati ia dorëzoi Atë.

Unë kam një mik, që shkoi të jetonte me një klan primitiv në Tajlandën Veriore. Pasi fitoi pranimin, ai ndërtoi një shtëpi në fshatin e tyre dhe filloi të mësonte gjuhën. Njerëzit e klanit adhuronin paraardhësit e tyre. Miku im shkoi atje, për t’u treguar atyre lajmin e mirë të Jezus Krishtit. 

E pyeta se si ai filloi ta shpjegonte ungjillin, në mënyrë që këta njerëz ta kuptonin. “Është shumë e thjeshtë,” tha ai, “ne u tregojmë atyre historinë e Biblës.” Ai filloi duke i shpjeguar se kush është Zoti dhe se si Ai e krijoi botën. 

Ai i tregoi historinë se si prindërit tanë të parë, u dëbuan nga Kopshti i Edenit dhe më pas i drejtoi në historinë e Dhjatës së Vjetër, duke i shpjeguar Ligjin, sakrificat dhe premtimin e Zotit për të dërguar një shpëtimtar. 

“Është si një pikturë me copëza, duhet t’u shpjegosh çdo copëz të pikturës, përpara se ata të kuptojnë mesazhin,” tha ai. 

Krijimi dhe Plotësimi i Pikturës

Amerika postmoderne është shumë ndryshe nga xhunglat e Tajlandës, por ne hasim disa probleme të ngjashme kur duam të flasim për ungjillin. Ka qenë një kohë në këtë vend, ku shumica e njerëzve kishin njohuri për historitë kryesore të Biblës. Por nuk është më kështu. 

Nëse duam ta shpjegojmë qartë mesazhin e Krishterë në kulturën tonë sot, duhet ta tregojmë të gjithë historinë. Nuk është e mjaftueshme të thuash, “Zoti e dërgoi Jezusin të vdiste për mëkatet tona”, sepse kjo nuk do ketë shumë rëndësi për një person që nuk e di kush është Zoti, çfarë është mëkati, ose pse dikush që vdes do të bënte një ndryshim.

Kjo është arsyeja pse studiuam fillimisht historitë e kopshtit, ligjit dhe sakrificës. Ne kemi mësuar që mëkati çon në vdekje, por Zoti pranoi vdekjen e një kafshe në vend të asaj të një mëkatari. Zoti po i krijonte të gjitha këto copëza historie në mendjet e njerëzve të Tij, në mënyrë që të ishim në gjendje të kuptonim, se çfarë do të ndodhte në kryq. 

Kryqi është përgjigjja e Zotit, për problemin e paraqitur në historinë e Biblës. Kur e kuptojmë shkallën e rëndësisë së problemit, do të jemi në gjendje të shohim madhështinë e zgjidhjes. Jezusi qëndroi i varur në kryq për gjashtë orë. Ajo që ndodhi gjatë këtyre orëve të agonisë së pandalshme dhe torturuese, na sjell në zemër të historisë biblike. 

Falja Është Liruar

“Dhe kur arritën në vendin që quhet ”Kafka”, aty e kryqëzuan atë.” (Luka 23:33)

Mëkati i njeriut arriti tmerrin e plotë dhe pasqyrimin e tij më të tmerrshëm në Kalvar. Jo vetëm që nuk i kishim respektuar urdhërimet e Zotit dhe kishim sfiduar emrin e Zotit, por tani po kryqëzonim Birin e Zotit. 

Ndonjëherë pyes veten, se çfarë duhet të kenë menduar në ato momente engjëjt, ndërsa vëzhgonin atë që po ndodhte në kryq. Ata do kenë mbetur jashtë mase të habitur, kur kanë parë Birin e Perëndisë, të merrte trajtën e njeriut kur lindi në botë. Më pas ata panë atë trup të shqyer nga një kamxhik, me ferra të ngulura në kokën e tij dhe gozhda që shponin duart dhe këmbët e Tij. 

Nëse ka pasur ndonjëherë një moment në historinë njerëzore kur gjykimi i Zotit duhej të binte, ky ishte. Por Jezusi bërtiti “O At, fali ata sepse nuk dinë se ç’bëjnë” (23:34).

Krishti e dinte që gjykimi i Zotit do të vinte, por Ai po thoshte “Mos e lër të bjerë mbi ta, le të bjerë mbi mua dhe vetëm mbi mua. Më lër të jem, drita e paralajmërimit të rrufesë për gjykimin tënd, mbi mëkatin e tyre. Më lejo të jem sakrifica që konsumohet, por mos lejo që gjykimi yt të bjerë mbi ta “. 

Ashtu si Zoti e kurseu Adamin kur mallkimin e tij e mori toka, ashtu Zoti i kurseu ata që qëndronin përreth kryqit, ndërsa gjykimi i Tij për mëkatin e tyre ra mbi Jezusin. 

Kjo është zemra e ungjillit. Jezusi qëndron nën gjykimin e Zotit për mëkatet tona. Krishti i kërkon Atit, që ta largojë ndëshkimin nga ne dhe Ai e merr atë mbi Vete. Në këtë mënyrë lirohet falja. Kur Krishti u lut “O At fali ata”, lutja e Tij përfshinte dhe priftërinjtë që e dënuan atë, turmën që e përqeshi dhe ushtarët që e kryqëzuan Atë. 

Por kjo përhapet edhe më tej. Lutja gjithashtu përfshinte edhe dishepujt që e braktisën, dhe besimtarët e Dhjatës së Vjetër që kishin pritur për Të. Lutja e tij mbulonte mëkatin e çdo personi që do të vinte tek Ai. Dhe nëse lutja e Tij, mund të mbulonte mëkatet e atyre që e gozhduan Atë në kryq, atëherë ajo do të mbulojë çdo mëkat që ti ke bërë ose që mund të bësh. 

Parajsa u Hap

Në krah të Jezusit, ishte një burrë që e kishte shpërdoruar në mënyrë tragjike të gjithë jetën e tij. Pasi kishte ndjekur një jetë të mbushur me krime, ai ishte përballur me drejtësinë njerëzore dhe tani po paguante çmimin. Së shpejti vdekja do t’ia lehtësonte vuajtjet, por pastaj ai do të hynte në praninë e Zotit, ku do të përballej me drejtësinë Hyjnore. 

Pozita e tij dukej e pashpresë. Ai u kthye me dhimbje drejt Jezusit dhe i tha   ”Zot, kujtohu për mua kur të vish në mbretërinë tënde” (23:42). 

Ai nuk dinte shumë për Jezusin dhe vetëm pak çaste më parë, ai ishte bashkuar me keqbërësin në anën tjetër të Jezusit, duke u tallur me pretendimet e Tij. 

Por ndërsa vdekja po afrohej, diçka ndryshoi. Ai dukej se kishte një vetëdije të re se sa e mrekullueshme do të ishte të hyje në praninë e Zotit. Të përqeshte Jezusin nuk dukej më e përshtatshme. “A nuk ke frikë nga Zoti?” – i tha ai shokut të tij. 

Ai e kishte dëgjuar Jezusin duke u lutur, “O At, fali ata”.  Mbase Krishti mund të falte edhe atë. Ai e kuptoi që Krishti ishte një mbret dhe shpresonte që mbase Jezusi mund të kujtohej edhe për të. Jezusi iu përgjigj atij, ”Në të vërtetë po të them: sot do të jesh me mua në parajsë” (23:43). 

Parajsë! Jeta e këtij njeriu kishte qenë një serë zgjedhjesh katastrofike, por Jezusi i premtoi atij një trasferim të menjëhershëm, përmes vdekjes, në një jetë me gëzim absolut.

Vuajtja e tmerrshme që ai po duronte së shpejti do të mbaronte dhe pastaj ai do të hynte në përjetësi. Por ai nuk do të përballej me dënimin e Zotit, sepse Jezusi po e merrte atë për të. 

Para se të mbaronte dita, Jezusi do ta fuste këtë njeri në praninë e Zotit. Para se të mbaronte dita, Jezusi do ta shoqëronte këtë njeri në praninë e Zotit. Papritmas ky njeri, për të cilin bota nuk mbante asgjë, zbuloi se falë Jezusit, ai do të hynte shumë shpejt në gëzimin më të madh që një qenie njerëzore mund të njohë ndonjëherë.  

Kur Jezusi vdiq, rruga e kthimit për te prania dhe bekimi i Zotit, u hap për të gjithë ata që do të vijnë. 

Dielli Ndaloi së Ndriçuari

Ishte rreth orës së gjashtë, kur errësira pushtoi gjithë vendin deri në orën e nëntë, Jezusi kishte vuajtur gjykimin e njerëzve (23:44). Tani ai do të duronte gjykimin e Zotit. Ndërsa Jezusi hyri në zemrën e vuajtjeve të Tij, Zoti bëri që dielli të mos ndriçonte më. 

Krishti hyri në të gjitha dimensionet e ferrit ndërsa ishte në kryq. Në orët e errësirës ai mbajti fajin tonë, duroi zemërimin e Zotit dhe vuajti përqeshjen e së keqes. Ai i duroi të gjitha këto, vetëm, pa rehatinë e pranisë së Atit të Tij. 

Në mes të vuajtjeve të tij Ai bërtiti, “Zoti im, Perëndia im pse më ke braktisur?” Asnjë fjalë nuk mund të shprehë thellësinë e vuajtjes së Tij. 

Por pastaj, errësira kaloi. Stuhia kishte mbaruar. Gjykimi i derdhur mbi Krishtin u konsumua—mbaroi. Drejtësia ishte përmbushur. Në fund të tre orëve të errësirës, Jezusi thirri, “U krye” (shih Gjoni 19:30).

Vdekja është Mposhtur

Mbeti vetëm që Ai të jepte jetën e Tij. Nuk ishte një proces torturues, i largimit të shpirtit nga trupi, për Të. Jezusi thirri me zë të lartë, “O At, në duart e tua po e dorëzoj frymën time!” (Luka 23:46).

Këtu ka një shënim të triumfit. Ai kishte lëshuar faljen dhe kishte hapur parajsën, pasi në errësirë Ai u bë sakrifica për mëkatet tona në kryq. Ai kishte përfunduar gjithçka që Ati i kishte dhënë për të bërë. Beteja kishte mbaruar dhe fitorja u shpall. 

Vdekja është si një luginë e errët, nëpër të cilën duhet të kalojmë të gjithë. Është një vend i errët, por për të Krishterin është një vend i sigurt. Krishti ka zhdukur armiqtë që fshiheshin atje dhe kur të vijë momenti që ti të kalosh nëpër atë luginë, prania e Tij do të jetë me ty. 

Një Moment Lutje

O At i Hirshëm,

Faleminderit që Jezusi vuajti dhe vdiq në kryq për mua. Faleminderit që Ai mbajti dënimin me vdekje për mëkatet e mia dhe që përmes vdekjes së Tij, mëshira jote vjen tek unë.

Faleminderit që Ai ka hapur parajsën, në mënyrë që përmes vdekjes së Tij, të mund të hyj në jetën e përjetshme në praninë Tënde. Faleminderit që Ai ishte vetëm në errësirë, kështu që unë kurrë nuk duhet të përballem vetëm me errësirën.

Unë jam mëkatari për të cilin vdiq Jezusi. Me kënaqësi i besoj Atij si Shpëtimtarin tim dhe marr me besim dhuratat mahnitëse që Ai ka blerë për mua. 

Merre adhurimin tim në emrin e Jezusit, Amen. 

Tjetra
Përdori këto pyetje për t'u përfshirë më tepër në Fjalën e Zotit. Diskuto rreth tyre me një person tjetër, ose përdori si pyetje personale reflektimi.
  1. Ndërsa lexon për vuajtjet e Krishtit në kryq, çfarë emocionesh ndjen?
  2. Pse Jezusi duhej të vdiste në kryq? Pse nuk mundej që Zoti thjesht të na falte pa sakrifikuar Birin e Tij?
  3. Dy hajdutë u kryqëzuan pranë Jezusit. Pse mendon se njëri i besoi Atij dhe tjetri jo?
  4. Si mendon, çfarë realizoi vdekja e Jezusit? Çfarë ndryshimi do të bëjë për ty?
Save Progress
Shko në fillim